Moderatori dhe analisti i djathtë Çim Peka, paralajmëron se mbrëmjen e sotme do të publikojë një video ekskluzive, nga ato që ai i quan takime të fshehta të ish-kryedemokratit Lulzim Basha me socialistin Taulant Balla.
Këto pamje, do të publikohen në televizionin që Çim Peka drejton, sipas asaj që pretendon vetë analisti dhe moderatori i njohur, mbrëmjen e kësaj të mërkure në orën 20.45.
“Sot ne 20.45 video ekskluzive nga takimet e fshehta Basha-Balla. Nga akuzat per Toyota Yaris tek takimet e fshehta dhe si u shit sakrifica e demokrateve. Ne 20.45 ne SYRI”, shkruan Peka.
https://www.facebook.com/CimPekaLiveSyri/posts/622984493180640