Kryeministri Edi Rama paralajmëron rikthimin e çmimit të druve për zjarr në nivelin e paraluftës, çka thotë se do ta bëjë përmes një vendimi të qeverisë.
Çmimi i druve për zjarr është rritur në mënyrë spekulative, duke u shitur deri në 100 mijë lekë të vjetra për metër kub.
Rama tha nga qyteti i Gjirokastrës se rritja e çmimit për drutë e zjarrit nuk ka asnjë lidhje me krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
“Do kemi vendim që nuk do të lejojmë të rrisin çmimin e druve të zjarrit. Çfarë lidhjke ka lidhje kanë drurët e zjarrit që kanë filluar të na shfaqen me dyfish çmimi, unë nuk e di. Por vendimi i qeverisë do jetë që drutë e zjarrit do shiten me çmimin e para luftë dhe pikë”, tha Rama.