Një aeroplan ushtarak i Kremlinit është përplasur me një pallat në qytetin rus afër Krimesë, duke shkaktuar një shpërthim të madh zjarri.
Sipas mediave të huaja mësohet se avoni hyri në bllokun e banesave në Yeysk, një qytet turistik në Detin Azov pranë Krimesë.
Aeroplani dyshohet se ishte një bombardues luftarak Su-34, motori i të cilit nuk u ndez siç duhet gjatë ngritjes. Si pasojë e kësja përplasje deri më tani janë konstatuar se janë dëmtuar 15 apartamente, ndërkohë nuk dihet ende numri i viktimave ku sipas autoriteteve dyshohet të jetë i lartë.
Ndërkohë, të dy pilotët e aroplanit që u rrëzua, kanë arritur të dalin para rrëzimit.
Pilotët u hodhën dhe raportuan se shkaku i rrëzimit ishte ndezja e njërit prej motorëve gjatë ngritjes.