Ρërfυndon eksρertiza mjeko-ligjore e 32-υjeçarit Lear Kurtit, familja merr υendimin e menjëhershëm

Famijarët e 32-vjeçarit Lear Kurti kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë të të riut nga morgu i Tiranës paraditen e sotme, për të vijuar me procedurat e ceremonisë mortore në banesë. Tërheqja e trupit është bërë pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore që do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.

Mësohet se teksa janë larguar nga ambientet e morgut, familjarët e Lear Kurtit nuk kanë dhënë një prononcim për mediat e interesuara për ngjarjen.

Ndërkohë që më herët ata kanë ngritur dyshime që ndaj djalit të ri të jetë ushtruar dh unë.

Në një intervistë për gazetaren e TCh, babai i Learit, Arturi ka deklaruar: “Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi”.

A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.