Një 25 vjeçare rrezikoi të mbytet në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë mbrëmjen e së hënës, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime bëjnë me dije se Enkeleda Trungu është përmendur ditën e sotme dhe ka kërkuar shokun e saj, Orjolin Mete, i cili nuk i dha ndihmën e parë teksa kjo e fundit rrezikoi që të mbytej.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjën e së hënës, kur e reja ndodhej në shoqërinë e shokut të saj, 32 vjeçarit në një pishinë në Linzë.
Të dy të rinjtë janë futur në pishinë për t’u larë dhe në një moment Trungu rrezikoi që të mbytej, por shoku i saj, nuk ndërhyri për ta ndihmuar, pasi nuk dinte not.
25 vjeçarja u dërgua më pas në spital në gjendje të rëndë.
32-vjeçari Mete është proceduar në gjendje të lirë, për “plagosje të rëndë nga pakujdesia” pasi nuk i dha ndihmën e duhur 25-vjeçares