Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik mbrëmjen e sotme ku shtetasi N.P, 15 vjeç ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij me inicialet P.M i cili është paraqitur në spital në gjendje të rëndë.
Policia ka arrestuar menjëherë 15 vjeçarin që kreu plagosjen dhe e kanë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.
Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.
Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.