Sot, është një ditë krenarie për shqiptarët pasi janë mbushur plot 10 vite nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi Beograd. E si mund të mungonte një postim nga Ballist Morina, i cili gjithashtu jep edhe një mesazh për brezin e ri.
“10 vite AUTOCHTHONOUS, 10 vite lavdi, krenari por edhe 10 vite peripeci, përndjekje, ndalime, paragjykime, përballje, sulme etj. Pavarësisht të gjithave unë dhe SHOKU i asaj nate nga SHKUPI, MOLOS PARTHINI i kemi mbijetuar sfidave fiks si SHQIPTARIA pushtimeve dhe vuajtjeve ndër vite,dekada dhe shekuj dhe kontributin për vlerat familjare,qytetare dhe at’dhetare do e japim deri n’frymën e fundit.
N’kët përvjetor nuk mund lemë pa përmendur, falënderuar edhe djemtë e kombëtares shqiptare t’futbollit t’asaj nate ku pa reagimin e fuqishëm të tyre n’mbrojtje t’flamurit AUTOCHTHONOUS e gjithë kjo që po përkujtojmë sot nuk do kishte asnji kuptim!
Urojmë gjithë shqiptarëve: Gëzuar ditë e Autoktonëve! Për brezat e rinjë këshillojmë që mbrojtja e vlerave familjare,qytetare dhe at’dhetare ka nji çmim, nganjiherë çmim edhe t’lartë por ju nuk duhet KURRË t’dekurajoheni përballë pasojave pasi mbrojtja e vlerave t’lartpëmendura nuk ka asnji çmim! ZOTI na ruajt t’gjithvë neve!”