Gjuha Shqipe, daton 4 mijë vjet më parë? Studiuesi: Për vjetërsinë përdorëm edhe metodën e ADN-së

Tezat e vjetërsisë së Gjuhës Shqipe, prej dy ditësh kanë qenë në fokus të albanologëve, gjuhëtarëve dhe studiuesve të huaj në Akademinë e Shkencave.

Ishte studimi i publikuar një vit më parë në revistën “Science” për hershmërinë e gjuhëve indo-europiane, që riktheu dhe një herë diskutimet, por kësaj radhe i pranishëm ishte vetë autori Paul Heggarty, i cili sqaroi metodat e ndjekura mbi datimet e zhvillimeve të gjuhëve indo-europiane, ku bën pjesë edhe Gjuha Shqipe.

“Ishte një studim i madh, që na mori 7-8 vite punë. Dua të saktësoj se studimi i një viti më parë, nuk fliste vetëm për vjetërsinë e Gjuhës Shqipe, por për gjithë familjen e gjuhëve indo-europiane, që janë po aq të vjetra. Gjuha Shqipe është një gjuhë e hershme që ka vendin e saj në pemën gjuhësore dhe e veçantë nga të tjerat, një e dhënë e ditur, por me studimin që kemi bërë ne e përforcojmë këtë fakt dhe japim data të reja, për këtë gjuhë, por pa arritur të japin një shifër konkrete datimi.”

Gjuha Shqipe, daton 4 mijë vjet më parë? Studiuesi: Për

Paul Heggarty