A heΙmohesh duke ngrënë ρeshk me djathë? Ja si qëndron e vërteta mbi kombinimin “e fαmshëm”

Nëse ha peshk me qumësht, djathë apo me kos helmohesh”, këtë “këshillë”, shqiptarët e kanë dëgjuar shpesh. Ajo është rrënjosur aq thellë në ndërgjegjien tonë sa asnjë prej nesh me siguri nuk ka guxuar ta provojë me të vërtetë, nga frika e një helmimi të rrezikshëm.

Sa të vërteta janë paralajmërimet e nënave dhe gjysheve tona? A është me të vërtetë ky kombinim kaq i rrezikshëm sa mund të përfundojmë në spital?

Lexoni më poshtë në këtë artikull që të mësoni të vërtetat dhe legjenda mbi këtë kombinim të ‘kobshëm’.

Besohet se kjo bestytni të ketë nisur në Jeruzalem. Vite më parë, njerëzit përballeshin me paralajmërime të forta se peshku me qumështin dhe nën produktet e tij ishin një kombinim i tmerrshëm për shëndetin. Nga aty ideja u përhap në të gjithë globin.

Megjithatë nga pikëpamja shkencore, nuk ka asnjë arsye përse peshku dhe produktet e bylmetit të mos konsumohen së bashku apo në të njëjtën kohë. Shkencëtarët hedhin poshtë pretendimet se kombinimi i këtyre produkteve mund të jetë kaq i dëmshëm apo mund të çojë në pigmentim të lëkurës.

Ndërkohë, recetat që na serviren në restorante përfshijnë edhe gatime me peshk me salca të ndryshme bulmeti.