EΙektricisti fik gjithë dritat e fshatit për të takuar të d αshυrën fshehυrazi në errësirë

Janë të pafund çmenduritë dhe sakrificat që bëhen në emër të dashurisë.

Kjo histori vjen nga India.

Për javë të tëra banorët e fshatit Ganespurmm u detyruan të qëndronin në errësirë pas ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike sa herë që elektricisti takonte të dashurën e tij.

Dhe dritat stakoheshin sa herë që perëndonte dielli.

Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të ngjashme.

Të indinjuar, shumë nga banorët e fshatit filluan t’i kushtonin vëmendje kohës së ndërprerjes së energjisë elektrike dhe arritën në përfundimin se rryma binte gjithmonë pas perëndimit.

Pas disa ditë hulumtimesh ata zbuluan shkaktarin. Ai ishte vetë elektricisti i fshatit. Ata fillimisht menduan ta dëbonin nga vendlindja. Por kur mësuan historinë detyruan dy të dashuruarit që të martoheshin.