Aksident në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë furgoni i policisë së burgjeve që transporton punonjësit drejt burgut të Pojskës është përplasur me një kamion, ky i fundit ka përfunduar në kanal.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështirës.
Dëmtime ka marrë vetëm shoferi i furgonit të policisë së burgjeve ndërsa pjesa tjetër nuk kanë pësuar dëmtime.