Ηοroskoρi për ditën e sόtme, 1 gυsht 2022

DASHI 

Marsi do jete planeti që do ju udhëheqë gjatë kësaj dite dhe do ua bëjë më të lehtë rrugën për të arritur majat më të larta. Thuajse në çdo fushe keni për të pasur sukses. Nëse keni një lidhje do dini ta menaxhoni me mençuri edhe ndonjë debat të vogël dhe do bëni të pamundurën për të rikthyer harmoninë dhe emocionet si asnjëherë më parë. Ju beqarët mjafton t’ia vini syrin dikujt sepse keni për ta bërë për vete. Në punë, pavarësisht disa vonesave dhe pengesave, keni për të arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Financat do jenë të kënaqshme dhe mund të shpenzoni sa të doni.

DEMI 

Duke u treguar të përulur dhe të qetë keni për të arritur fitore më të mëdha gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje do e lini çdo gjë në dorë të partnerit dhe ai do e pëlqejë këtë fakt. Ne mbrëmje do mendojë t’iu surprizoje me dhurata dhe diçka tjetër që as nuk mund t’iu shkojë mendja. Ju beqarët nuk duhet të jeni pesimistë sepse sot yjet parashikojnë ndodhi shumë interesantë. Sipas Horoskopit, në punë mëngjesi do jetë paksa i mërzitur, por më pas Marsi do ju nxitë të ndryshoni strategji dhe të arrini ato që doni. buxheti mund të përmirësohet dalëngadalë duke bërë më shumë ekonomi.

BINJAKËT 

Kjo ditë do jetë pozitive për ju dhe do ndiheni të përmbushur. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni në çdo moment, do shkëmbeni çdo ide me partnerin dhe do realizoni disa nga qëllimet tuaja. Do ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Nëse jeni ende beqarë nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, por duhet të mendoheni dhe të veproni me plan. Mundësitë nuk do mungojnë gjatë kësaj dite. Në punë do bëni mirë të ndryshoni strategjitë e të vepruarit që të arrini sa më parë në objektivat finale. Shpenzimet do i kryeni me shumë përkujdes kështu që gjendja e financave do mbetet e kënaqshme.

GAFORRJA 

Sot do jeni më bindës dhe më të vëmendshëm. Rrezet e diellit do fillojnë të futen paska në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje do adhuroni të rrëzoni disa kode dhe zakone të partnerit, por do gjeni mënyrën e duhur për ta bërë këtë. Për fat ai do jetë me humor të mirë dhe nuk do ua prishë për asgjë. Ju beqarët do takoni persona tërësisht të ndryshëm nga vetja, por me ta mund të fillojnë së shpejti lidhje vërtet të bukura. Në punë nuk do ju mungojnë aspak idetë, por thjesht do ju duhet pak më shume guxim. Pranojeni mbështetjen e kolegëve ose familjarëve. Financat do jenë mjaft interesante.

LUANI 

Sot do jeni më të ndërgjegjshëm për gabimet që keni bërë dhe do bëni gjithçka që t’i ndreqni ato sa më pare. Nëse jeni në një lidhje yjet do ju sigurojnë të jetoni në një klimë më të ngrohtë se kohët e fundit. Çastet intime do jenë edhe më të shumta. Nëse jeni beqarë do jeni më joshësit dhe më flirtuesit nga të gjithë kështu që askush nuk do ju qëndrojë dot indiferent. Në punë shpesh nuk do ndiheni në vendin që ju takon, por mirë është të mos e ngrini shumë zërin. Veproni gjithmonë me takt dhe diplomaci. Financat do kenë probleme të vogla, por po nuk i rregulluat situata ka rrezik t’iu përkeqësohet.

VIRGJËRESHA 

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të dhënë pas gjërave të rafinuara dhe do adhuroni bukurinë, elegancën dhe kulturën e gjerë. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të shkoni nëpër vende historikë dhe do pëlqeni që partneri ta bëjë çdo gjë me elegancë. Në fakt jo të gjitha dëshirat do mund t’iu plotësohen. pasdite mund të ketë edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni dikë në mendje dhe nuk do pranoni të hidhni asnjë hap për t’u njohur me personat që do iu joshin. në punë do mundoheni shumë për të arritur sa më lart, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Për fat të mirë gjendja financiare do jetë shumë herë më ë mirë se dje.

PESHORJA 

Sot nuk do jeni shumë objektivë kur t’iu duket të bëni zgjedhje dhe mundet të gaboni. Në disa momente do duhet ta lini veten më të lirë dhe të jetoni momentin. Nëse jeni në një lidhje do mendoni më shumë për ta bërë çdo moment sa më të bukur, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Partneri në disa momente do jetë i pabindur. Sipas Horoskopit, ju beqarët keni për të realizuar takime shumë të veçanta, por më mirë të mos nxitoheni për të hedhur hapa sepse disa histori mund të jenë të ndërlikuara. Në punë duhet të reflektoni shumë gjatë para se të veproni sepse çdo gabim do ju shkatërrojë çdo gjë që keni arritur deri më sot. Financat nuk do jenë të këqija.

AKREPI 

Gjatë kësaj dite do ju rikthehet buzëqeshja sepse do jene financat ato që do kenë përmirësime të mëdha. Nëse keni një lidhje do i keni shumë të qarta mendimet dhe do dini si ta mbani partnerin përherë pas vetes. Të dy palët do jeni në humor dhe do dashuroheni pa dorashka. Edhe për ju beqarët mund të ndizet flaka e dashurisë. Do ju pushtojë një gëzim dhe hare e paparashikuar. Në punë do keni edhe disa vështirësi. Mund t’iu ikë një klient i rëndësishëm, por nuk duhet ta lëshoni veten. Financat do jenë të shkëlqyera dhe më të mira se kurrë.

SHIGJETARI 

Urani do ju bëjë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjerë e gjatë para se të veproni. Në tërësi nuk do ketë të papritura të pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje do i zgjidhni që në mëngjes mosmarrëveshjet e vogla dhe me pas do dashuroheni qetësisht me partnerin. Ju beqarët do jeni akoma më të favorizuar. Do realizoni takimet e ëndrrave dhe nuk do ndiheni bosh si dikur. Në punë në disa momente mund të irritoheni me disa kolegë dhe do shpërqendroheni, megjithatë kjo do zgjasë vetëm pak minuta. Shpenzimet kryejini me llogari dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

BRICJAPI 

Fale planetëve sot do kaloni një ditë shumë të bukur dhe do merrni po aq sa do jepni. Nëse jeni në një lidhje do bëni gjithçka për partnerin pa e ditur se edhe ai po mendon gjëra gjigande për ju. Pasditja dhe mbrëmja do jenë me të vërtetë interesante. Nëse jeni në një lidhje sot do ecni me hapa më të shpejta drejt personin që keni filluar të pëlqeni. Në punë do fillojë të ndihet me shumë era e arritjeve, por ju nuk do doni ta besoni. Suksesi do jetë i garantuar. Buxheti nuk ka për të qenë i keq, megjithatë mirë është të ecni me plane kur të shpenzoni në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë e mirë.

UJORI 

Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.

PESHQIT 

Venusi do vazhdoje të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin pasi ai vërtet do ketë nevojë për ju. Së bashku mund të zgjidhni edhe dilemat, por do mund ta kaloni edhe çaste të ngrohta. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime sepse kjo mund të jetë dita juaj. Në punë tregohuni të arsyeshëm dhe mundohuni të përshtateni edhe me kolegët edhe me projektet e reja. Buxhetin do e keni më shumë prioritet.

Stresi ραralajmëron të tjerët: Nuk ka shαnse që të më shαjnë, Cllevion e lejoj se…

Treshja Cllevio, Noizy dhe Stresi, kanë qenë ndër më të diskutuarit gjatë gjithë kësaj kohe.

Duke qenë se ky i pari është përfshirë në një konflikt me Rigels Rajkun (emri i vërtetë), gjersa ky i fundit ka qenë mik i ngusht i Kleviolit prej shumë vitesh.

Të njëjtit janë komentuar tejet shumë për raportin në mes tyre, meqenëse Cllevios i kishte ngelur hatri për veprimet e Stresit në lidhje me këtë çështje.

Autori i këngës “M’ke harru” ka folur së fundmi përmes disa postimeve që ka shpërndarë në InstaStory.

I njëjti ka bërë një paralajmërim për të tjerët, duke thënë që nuk e lejon askënd që ta shajë, përveç Klevios meqë janë miq prej 20 vitesh.

Ai tutje thotë se nuk janë më shokë, por që e toleron pasi njihen shumë moti.

Fjalët e plota të Arkimed Lushajt (pa ndërhyrje):

“Se desha të ju tregoj diçka seriozisht, ne e kemi shok prej 20 vitesh Kleviolin e kemi lënë të bëjë çfarë të dëshiron se nuk ia marrim për bazë asnjë gjë nëse më shan Klevioli, as unë Kleviolin seriozisht.

Por i kemi lënë punët vet, nuk jemi më shokë nuk ka shanse të më shaj mua njeri nga shtëpia ashtu, kurse Klevioli normal më ka sharë se më ka vëlla, por dikush tjetër jo që ta dini se mos keqkuptohemi.

Me qenë dikush tjetër i hyj në shtëpi me babë me nënë me vëlla me çka të ketë, me më sha kot. Kështu që Kleviolin e kemi vëlla”.

“Serbia po ρërpiqet të nisë Ιυftë”, deputeti ukrainas në krah të Kosovës: Të gatshëm të dërgojmë trυρa për të mbrojtur kosovarët

Deputeti ukrainas dhe njëherësh anëtar i delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko ka reaguar lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në “Twitter”, ai theksoi se Ukraina do të mbrojë shqiptarët e Kosovës nëse Serbia do t’i pushtojë.

Deputeti tha se Ukraina është gati të veprojë me trupa në terren, pasi sipas tij Serbia po përpiqet që të nisë një luftë agresive.

“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive.

Saktësisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar deputeti ukrainas në postimin e tij.

Goncharenko gjithashtu një një postim tjetër shkroi se realiteti me të cilin po jeton prej 5 muajsh ka ardhur edhe në Kosovë.

“Ne e dimë se si është të jetosh kështu. Ne donim që bota të ndalte luftërat, jo t’i fillonte ato. Bota më në fund duhet të kuptojë se Rusia, Putini dhe të gjithë “aleatët” e tyre janë shkaku i konflikteve dhe luftërave”, tha ai.

Grυρi i hαkerave që sυΙmuan serverat e shtetit kërcënojnë: Ja çfarë informacionesh të nxjerrim

Grupi i hakerave “Homeland Justice” që morën përsipër sulmin ndaj serverave të shtetit shqiptar kanë kërcënuar me nxjerrje informacionesh të tjera.

Në rrjetet sociale, llogaria e grupit të hakerave që më parë ka nxjerrë dokumente nga Ministria e Brendshme shqiptare, këtë herë pyet se çfar lloj informacioni dëshiron publiku që ata të publikojnë.

“Ju zgjidhni çfarë informacioni duhet të publikojmë dhe ne do e nxjerrim. Të kënaqur”

1.Kryeministri

2.Ministrat

3.Anëtarët e parlamentit” thuhet në mesazhin që grupi Homeland Justice ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Grupi i hakerave rrëzoi për disa ditë sistemin e shërbimeve online, ndërsa qeveria është duke bashkëpunuar me ekspertët e Microsoft për të parandaluar goditje të tjera kibernetike. Ende nuk ka një version zyrtar për origjinën e sulmit, por dy janë pistat kryesore, iraniane dhe ruse.

I shpaΙΙur në kërkim për trafίkim dorge, MOMENTI kur “Shqiρonjat” “fluturojnë” nga makina dhe shtrijnë në tokë Gjergj Ndrecën në Lezhë

Ky është momenti kur policia “zbarkon” në Lezhe dhe arreston 30-vjeçarin Gjergj Ndreca.

Gjergj Ndrec ishte i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve naroktike dhe policia kishte marrë njoftim se 30-vjeçari ishte pasagjer në mjetin me drejtues Ervin Ndreca dhe për këtë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar më shpejtësi me mjetin e tij, për të shpëtuar kështu Ndrecën nga prangat.

Në videon më poshtë shihet sesi efektivët e “Shqiponjës” kanë “kërcyer” nga mjeti dhe kanë arritur të arrestojnë Gjergj Ndrecën, i cili shihet i shtrirë në tokë.

30-vjeçari është arrestuar pak ditë më parë, ndërsa u procedua penalisht E. N., 22 vjeç dhe Ervin Ndreca, 25 vjeç, banues në Lezhë pasi akuzohen për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

https://media.newsbomb.al/embed/HTmDPob3Ua9KxJS

Frrok Çυpi: Ilir Meta ka qenë sρiun i Sigurimit dhe ka rënë në ρërgjime si αgjent i disa shërbimeve të huaja, dosjen ia ραstroi Berisha

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar debatin e ditëve të fundit, ku referuar një shkrese që Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë, rezulton se një politikan i lartë, me inicialet I.M, që supozohet të jetë ish-presidenti Ilir Meta, ka qenë spiun i Ish-Sigurimit të Shtetit.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, analisti Çupi shpreh bindjen se Meta ka qenë spiun i Sigurimit, ndërsa gjithashtu bëri me dije se ka indicie të qenësishme se kreu i Partisë së Lirisë ka rënë në përgjigjem si agjent i disa shërbimeve të huaja, që sipas tij, i kanë dhënë edhe shumë leksione se si duhet të veprojë kundër interesave të Shqipërisë. Po ashtu, ai zbuloi se Metës dosjen e spiunit të Sigurimit ia pastroi ish-kryeministri Sali Berisha dhe në këmbim ai i premtoi eliminimin e ish-kryeministrit Fatos Nanos.

Në këto kushte kur skandali ka marra përmasa të mëdhaja, zoti Çupi shkon deri atje kur theskon se çdo dokument zyrtar që mban firmën e Metës duhet anuluar, duke shtura se ka ardhur koha që ish-presidenti, tanimë kryetari i Shtëpisë së Lirisë, të japë llogari për krimet që ka kryer.

Intervista e plotë:

-Zoti Çupi, Autoriteti i Dosjeve ka vënë në lëvizje Kuvendin e Shqipërisë mbi një politikan të nivelit të lartë me iniciale I.M. që rezulton “bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”. Si e shikoni, a ka ndonjë lajthitje këtu?

Lajthitja nuk qëndron te e vërteta se IM është Ilir Meta dhe se rezulton si bashkëpunëtor I Sigurimit të Shtetit. Këtë e dëshmoi vetë Iliri me gjuhën e trupit teksa përdridhej ‘ pse merreni tani me këtë gjë”, etj., si dhe me njerëzit e tij që tentojnë ta fshehin pas emrit të babait ‘ Rexhep’. A nuk iu duket e pështirë kjo përdredhje, deri te përdorimi i babait. Përveç kësaj, këtë të vërtetë e vërtetoi Autoriteti, u pranua edhe nga kryetarët e partive. “Lajthitja’, dmth., tmerri është shumë I madh. Me këtë rast shteti shqiptar ka humbur një pjesë të madhe të legjitimitetit. Ilir Meta ka qenë në krye të shtetit, kryeministër, kryetar Kuvendi, President…. Kudo ku ka vënë vulën ai, duhet anuluar. Ka rrënuar shtetin, sepse shteti është drejtuar nga një element i pa ligjshëm. Por ka rrënuar edhe moralin e shtetit, sepse një ‘ spiun’ është i papërputhshëm me moralin tonë e të shtetit. Pa mendoni pastaj se sa i besueshëm është shteti i kryesuar nga Ilir Meta, për aleatët tanë? Një tmerr. S’ia ia bëri krimi këtij të papërgjegjshmi që t’ ia hidhte këtë bombë shtetit dhe kombit?

-Dakord dhe si gjithmonë jeni shterues, po Ilir Meta kishte dalë i pastër nga Komisioni Mezini? Si ka mundësi qe jemi përballë dy fakteve dhe standardeve…

Komisioni Mezini i përket vitit të egër 1997, kur presidenti Sali Berisha asokohe ndërtoi këtë Komision si vegël të tij me qëllim që të godiste kundërshtarët politik. Dhe në fakt i goditi. Le të ishe spiun, nëse Berisha të kishte ‘xhan’, Komisioni të nxirrte të pastër. Ose e kundërta, edhe nëse ishe krejt I pastër sa një bebe, Komisioni të nxirrte “ Spiun’. Krim i madh. Por tani po del qartë se Berisha ia kishte në dorë dosjen Ilir Metës dhe e ka përdorur në favor të tij. Që në vitin 1993 e ka rekrutuar Ilir Metën, përmes SHIKUT të Gazidedes, me qëllim që të eliminonte Fatos Nanon. Dhe ia arriti. E si m und ta nxirrte ‘ Spiun’, Metën, siç ishte e vërteta. Berisha ka funksionuar në krye të shtetit vetëm, duke mbajtur rrotull spiunë dhe duke i shantazhuar ata.

-Çfarë mendoni se mund të ndodhë me këtë proces?

Mendoj se fija e Ilir Metës do të shkojë shumë larg. Kam indicie se ai është një agjent edhe i spiunazheve të huaja në shtete që nuk janë miqësore me vendin tonë. Fakti që ky i hyri fort shkatërrimit të shtetit, luftës kundër Amerikës, krijimit të tensioneve…, të gjitha më tregojnë se ka 

punuar dhe punon nën urdhërat e agjencive të huaja të spiunazhit.

-Sipas jush, çfarë presin sot Meta dhe Berisha?

Asgjë, përveç murit te hunda. Shtetit i tunden nëpër këmbë, ashtu si edhe Perëndimit, me qëllim që të hapin një ‘dritare’. Deri tani janë çaktivizuar plotësisht, siç ndodh me minat në duar xhenierësh. As vrasin dot më, as hedhin bomba, as kanë në dorë financat e shtetit, as gënjejnë më as budallenjtë. Të dy ndajnë të njëjtin fat: Sa rithemelon njëri, tjetri rithemelon partinë e tij. Sa shpallet njëri ‘i papranueshëm’, në botën e qytetëruar, tjetri dridhet se pret akt më të avancuar nga Perëndimi. Fati i tyre- të ndajnë edhe të njëjtin fshat ‘mafioz’, ku vilat e vjedhura ruhen nga shteti. Edhe Al Capone është ruajtur me vite nga shteti amerikan, në ‘ishullin Capone’ pranë Golden Great Bridge. Por kjo nuk e bëri kurrë ‘faktor’, edhe pse ishte një zinxhir nëpër këmbët e shtetit.

-Pra ju po thoni se askush nuk na i solli, vetë i bëmë…

Besoj se do të ishte analiza  më e padrejtë sikur të gërmërisim se ‘cili na i solli?’; ose ‘pse i lejuam?!’. As kombet e tjerë, që kanë hekura ndër këmbë, nuk e kanë gjetur dot. Ilaçi i vetëm për të gjithë është ‘të ecim, edhe me këta ‘nëpër këmbë’. Siç bënë të tjerët, serbët, malazezët, maqedonasit, kroatët…, të gjithë kanë djajtë e tyre. Jemi të dënuar të ecim bashkë me të keqen tonë. Këta këtu u krijuan, që në fillesa, kur nisën krimin: Iliri në moshën 19 vjeç, Saliu në moshën Zero.  Kur ishte 20 vjeç Ilir Meta i kishte hyrë aventurës për të bërë keq, ku të vidhte, ku të trafikonte, ku të dërgonte ‘kufoma përtej Dajtit’. Ndërsa Saliu e nisi në moshën Zero. Ai lindi pak pas korrupsionit të tij, bash kur la ‘diktaturën e  proletariatit’, dhe tha se ‘tani filloi bota’. Por ne nuk kemi pse qortojmë veten pse janë këta; ne kemi për detyrë vetëm të ecim me ‘hekura ndër këmbë’.

-Po pse u acaruan, u acaruan të dy, edhe pse po flinin?!

Hekurat edhe nxehen!- kjo është eksperienca e njeriut. Por nxehen kur rrihen. Këta kanë marrë vesh se u ka ardhur fundi; në vend që ta presin fundin si ‘trima’, kanë dalë rrugëve. Degradimi i tyre nuk është një dhuratë e mirë as për kombin. Njerëzit e arsyeshëm kanë nisur të ngrenë dilema: ‘Po sikur të mos ishte Amerika që t’i zhyste, çfarë do të na kishin bërë këta?!’.  Një përgjigje e shpejtë do të ishte kjo: ‘E çfarë do të na bënin më shumë?!”. As ‘zoti i keq’ nuk kishte mundësi të pakufishme. Por pa Amerikën, me siguri që do të ishim ngatërruar në një luftë ‘me hekurat’, pa ecje përpara. Them se do të kishim harruar të ecnim. Si në përrallën e vjetër të elefantit me zinxhirë hekuri. Jorge Bucay, shkrimtar e psiko-analist me famë, e ka përshkruar elefantin me hekura ndër këmbë, qëkur ishte fëmijë. ‘Pse e lidhin elefantin?’- pyeste fëmija dhe merrte përgjigje… Kur pa që kafsha e madhe ishte lidhur pas një asgjëje, pyeti prapë: ‘Pse nuk arratiset nga hekurat?’. Atëherë gjeti përgjigjen: Elefanti ishte rritur me hekura ndër këmbë dhe ashtu kishte ecur.

Kënga e re e Capital T, AnxheΙa Peristerit dhe Mαndit bën nαmin në Youtube, 2.5 milionë klikime për pak orë

Capital T, Anxhela Peristeri dhe Mandi publikuan dje, 30 korrik këngën e tyre më të re me titull “Habibi”, një këngë ritmike, verore me elemente tallavaje.

Mesa duket publiku shqiptar e ka mirëpritur projektin e tre këngëtarëve, i cili deri më tani ka marrë 2,494,223 klikime ne Youtube.

Teksti i këngës është shkruar nga Anxhela Peristeri dhe Capital T, dërsa për muzikën është përkujdesur Irkenc Hyka.

Ndërkaq, videoklipi i këngës është realizuar “Max Production”.

SHIKO VIDEON KËTU

Ρύshuesit “brαktisin” Dhërmiun edhe në fυndjavë, çmimet e kriρυra boshαtisin çadrat (VIDEO)

Edhe pse e diel, plazhi i Dhërmiut është braktisur nga turistët.

Për shkak të çmimeve të kripura, pushuesit kanë vendosur që këtë fundjavë mos të zgjedhin Dhërmiun.

Në pamje shihet qartë se shezlonget janë bosh.

Abcnews.al raportoi më herët se pushuesit me sa duket janë dyndur drejt Borshit pasi çmimet nuk kanë ndryshuar, ndryshe nga plazhet e tjera në jug të vendit.

Në Borsh shezlongu kushton 500 lekë. Edhe çmimet e njësive akomoduese apo dhe restoranteve janë të pandryshuara.

Këto janë disa nga arsyet, pse shumë pushues, vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të pushojnë në Borsh.

SHIKO VIDEON KËTU

“Grυas time i morën fëmijën nga barku” / Francezi: U rrëmbeva nga UFO-t, kam ραrashikuar 11 Shtatorin, υragane dhe epidemi

Një francez i njohur si Dr Louis Turi thotë se ai është rrëmbyer nga alienët dhe më pas ka parashikuar ngjarje të mëdha botërore, një prej tyre rrëzimin e Kullave Binjake në SHBA të ndodhur në 11 shtator të vitit 2001.turii

Turi thotë se ai ka parashikuar njësoj si astrologu i shekullit të 16-të Nostradamus. Kjo ka ndodhur sipas tij, kur UFO-t hynë në shtëpi dhe i morën nga barku fëmijën gruas së tij. Ai thotë se u rrëmbye bashkë me gruan dhe më pas jashtëtokësorët i vendosën atij një përkrenare përmes së cilës ai mundi të parashikonte ngjarje të mëdha botërore. Ai thotë se FBI e ka marrë disa herë në pyetje pasi ka dyshuar mos bën pjesë në ndonjë celulë terroriste

Duke folur në dokumentarin: Një bashkëbisedim me Dr. Turin, ai shprehet se “gjatë gjithë jetës sime jam prekur nga hyjnorja.

Deri më sot nuk e di nëse është një mallkim apo një bekim, sepse ato më kanë sjellë përvoja befasuese për sa i përket parashikimeve.

Dr Turi emigroi me familjen nga Franca në SHBA dhe fama e tij u rrit në vitet e mëvonshme.

Shumë argumentojnë se parashikimet e tij, të tilla si grupe të mëdha njerëzish që u detyruan të shpërnguleshin për shkak të një fatkeqësie natyrore, ishin aq të shumta dhe të paqarta sa që disa do të realizoheshin përfundimisht.

Por Dr Turi pretendon se ka përdorur yjet për të parashikuar 11 Shtatorin, Cunamin aziatik, rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së 2020 dhe zjarret australiane në 2019/2020. Ai madje predikon edhe metodë se si u shërua nga kanceri.

Ai pretendon se u shërua nga përzierja e panxharit, selinos, barishteve, rrikës, karotave dhe ananasit, të cilat ai e quan “transfuzioni i tij universal i gjakut”.

Turi kujton se si fëmijë kishte parë majmunë me sy të mëdhenj në shtratin e tij. Takimi me gruan ka ndodhur, thotë ai, kur ai po e çonte atë në një konkurs bukurie dhe ata u morën në bordin e një disku fluturues.

“Gruaja ime ishte tre muajshe shtatzënë, deri më sot e kanë fshirë kujtesën. Nëse e pyet atë, ajo thotë: Unë nuk kam qenë kurrë shtatzënë”, shprehet ai.

Dr. Turi thotë se takimi i tij i parë me alienët qëkur ishte i vogël në Provence të Francës. Ai thotë se i ka parë në shtratin e tij e papafingos së tij ku prindërit e dërgonin si ndëshkim, shkruan Daily Star.

“Unë dhashë data të sakta për sulmet terroriste që sollën FBI-në dy herë në shtëpinë time. S’po shpik asgjë”, shprehet ai.

Kur agjentët federalë e pyetën se si e dinte ai për sulmet në Nju Jork, Turi u përgjigj se “unë përdor astrologjinë e Nostradamusit. Zoti na i dha ato për interpretim”.

SHIKO VIDEON KËTU

E ρapritur/ Blendi Fevziu ρërballet me një situatë të ρakëndshme. Një bύrrë brazilian përdor fotot e moderatorit për të mashtrυar femrat: Shtiret si…

Moderatori i njohur Blendi Fevziu është përballur së fundmi me një situatë si të çuditshme por edhe aspak të këndshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Blendi në rrjetet e tij sociale teksa ka publikuar mesazhet të një mjeku brazilian i cili e ka kontaktuar moderatorin dhe i ka treguar se dikush po keqpërdor identitetin e tij duke u shtirur si i pasur dhe kërkon partnere.

Gazetari publikoi gjithashtu foton pasaportës false apo mjeteve të tjera të identifikimit ku dukej qartë se shtetasi brazilian kishte përdorur fotot e tij.

“Përshëndetje Blendi. Unë jam brazilian, mjek obstetër dhe gjinekolog. Po ju kontaktoj për t’ju informuar se fotot dhe imazhi juaj përdoret nga një burrë për të mashtruar femrat braziliane.

Nëna ime ishte një nga viktimat e tij. Banditët kanë marrë foto nga Instagrami juaj duke ndryshuar emrin.

Ata shtiren si një njerëz të vetmuar dhe të pasur që janë në kërkim të një gruaje. Tani do t’ju tregoj fotot që i dërguan nënës sime”– ishte mesazhi që personi i kishte dërguar Bledit.