Ηοroskόρi ditor, e mαrtë 1 nëntόr 2022

Dashi

Ata qe jane ne nje lidhje do mendojne t’i cojne gjerat edhe me tej. Mund te planifikojne sot fejesa apo edhe martesa. Pritet nje periudhe e mrekullueshme. Beqaret do kene flirte dhe takime me shumice por qe asnjera nuk do te kete te ardhme. Neptuni do ua shtoje deshiren per shpenzime. Do blini veshje dhe produkte per plazh. Kujdes mos e kaloni kufirin sepse do ngeleni pa lek.

Demi

Klima per jeten sentimentale ka rrezik te jete pak e turbullt. Meqe nuk do arrini sot te vendosni qendrueshmeri ne cift, mundohuni te pakten te ruani komunikimin. Beqaret duhet te bejne durim persa i perket jetes sentimentale. Ne te kundert mund te lidhen me dike qe nuk ben per ta. Do keni nje deshire te cmendur per te shpenzuar pa pushim sot. Kujdes sepse situata nuk eshte shume e favorshme.

Binjaket

Ambienti ne jeten ne cift do jete i ngrohte dhe i mbrojtur nga planetet. Do ndiheni mire prane atij qe dashuroni dhe do flisni hapur per gjithcka. Beqaret duhet t’i njohin mire personat qe do takojne para se te fillojne aventura. Eshte me mire keshtu ne menyre qe te mos zhgenjeheni. menaxhojini me kujdes financat. Te gjitha perpjekjet qe do beni sot do te shperblehen me vone.

Gaforrja

Edhe pse do keni disa mosmarreveshje te vogla ne mengjes me partnerin tuaj, gjerat do stabilizohen me vone. Do kaloni edhe disa caste romantike. Beqaret duhet te pranojne ftesen per te shkuar ne nje feste. Atje do takojne persona interesante dhe qe ia vlen te krijosh nje lidhje. Saturni do favorizojne financat. Per disa mund te kete edhe permiresime te ndjeshme.

Luani

Sot per ata qe jane ne nje lidhje, do jete nje nga ditet me te bukura dhe me me fat. Mundohuni ta shfrytezoni sa me shume te mundni dhe t’i shprehni ndjenjat. Beqaret do kene fat dhe. Ka shume gjasa qe personi me te cilin te krijoni nje lidhje te jete i shenjes se ujorit. Ne sektorin financave kerkohet me shume maturi. Mos u tregoni impulsive me shpenzimet sepse do keni probleme.

Virgjeresha

Nen ndikimin e Marsit do perballeni me disa situata te sikletshme ju qe jeni ne cift. Gjithsesi mos u shqetesoni sepse do i kaloni pa problem ato dhe ne mbremje do te rindizet pasioni. Per beqaret nuk do jete dite me fat dhe nuk do kete takime interesante. Ekulibri buxhetor do te mbrohet. Disa do jene me te favorizuar dhe do kene nje permiresim te ndjeshem te te ardhurave.

Peshorja

Ju qe jeni ne cift duhet te perfitoni nga kjo dite e bukur per dashurine. Qendroni sa me shume kohe bashke dhe shkembeni puthje pafund. Beqaret do jene gjithe kohes te rrethuar nge njerezit sot, por asnjeri prej tyre nuk do mund t’ua fitoje zemren. Beni edhe pak durim. Ne planin financiar do keni goxha fat dhe papritur do merrni shume te konsiderueshme. Perfitoni nga kjo!

Akrepi

Sektori i dashurise do marre bekimin e yjeve sot. Te gjitha konfliktet do te zgjidhen dhe ju do vendosni baza me te forta ne lidhjen tuaj. Per beqaret ka mundesi qe nje shoqeri e vjeter te kthehet ne dicka me teper. Mos enderroni te pamunduren, por dhe mos e lini kete mundesi t’iu ike. Mos abuzoni me shpenzimet gjate kesaj dite. Ruani nje ekililiber qe te mos keni probleme.

Shigjetari

Dite pozitive per jeten tuaj ne cift. Edhe ata qe kane qene larg njeri-tjetrit do te afrohen dhe do e shtojne bashkepunimin. Ka ardhur momenti te beni edhe plane per te ardhmen. Beqaret nuk do jene te vendosur per te kerkuar personin e duhur. Cdo gje do jete ne doren tuaj. Sektori i financave do jete mjaft i qete. Nuk do keni probleme dhe mund te beni ndonje shpenzim me teper.

Bricjapi

Gjerat do shkojne mire ne planin sentimental per ciftet. Kujdes, nese filloni te flisni per cdo gje tjeter pervec dashurise ai edhe mund te merzitet. Tregohuni te matur! Beqaret do jene ne medyshje per te ruajtur lirine apo per te perjetuar emocione te forta duke u lidhur me dike. Reflektoni me kujdes! Me financat do keni fat dhe do jeni te mbrojtur. Me ne fund do ia plotesoni edhe qejfin vetes.

Ujori

Jeta juaj ne cift do influencohet mjaft nga planetet sot. Ata do iu sjellin gezim dhe emocione. beni vetem kujdes qe seksualiteti te mos dale mbi ndjenjat. Beqaret nen influencen e Merkurit do tregohen shume kerkues dhe nuk do bien ne dashuri me te parin qe do takojne. Me shpenzimet do tregoheni shume te kujdesshem. Kjo do e mbaje situaten ne ekuiliber.

Peshqit

Jeta juaj ne cift do jete shume e qete gjate kesaj dite. Do rivendosni bashkepunimin dhe gezimi do iu pushtoje. Do jete nje nga ditet qe keni enderruar. Per beqaret do favorizohen dashurite platonike, por jo ato reale. Prisni edhe pak per te bere per vete ate qe doni. Ne planin financiar do keni probleme. Tregohuni shume te kujdesshem dhe mos shpenzoni pa kufi.

Greqi/ Vdes pas aksidentit tragjik 42-vjeçari shqiptar, babai i dy fëmijëve të mitur

Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Greqi. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ka ndërruar jetë A. Demaj, nga Tepelena, pas një aksidenti me motor.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa ditën e nesërme trupi i të ndjerit mbërrin në Shqipëri. 42-vjeçari është babai i dy fëmijëve, ndërkohë miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale.

“Dhimbje madhe zemren na i coptove te pushoft shpirti ne paqe kusho dhe zoti te beft engjell nuk me ben Dora te shkruaj as zemra sma beson dhe syri me loton, do na mungosh vellai jon gjith nje ne zemren Ton do jesh ohhh zot” – shkruan një kushëriri i të ndjerit.

I riu shqiptar υdes në SHBA, familjarët kërkojnë ndihmë për të sjeΙΙë trυρin e tij në atdhe

Një kërkesë e ndjerë për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e “JOQ Albania”, ku një qytetar shqiptar në SHBA kërkon ndihmë për të mbuluar çmimin e shtrenjtë të sjelljes së nipit të tij të pajetë në atdhe.

Familja e të ndjerit Enea Troka, i cili ka humbur jetën në moshë të re, kërkon që të grumbullohen të paktën 17 mijë dollarë për të bërë të mundur që trupi i Eneas të sillet në Shqipëri dhe të prehet në atdhe.

Familja ka rreth një javë që nuk ka mundur ta varrosë të dashurin e tyre dhe ndihma sa më e shpejtë, do të ishte një vepër e madhe për të afërmit e Eneas.

Kërkesa e familjes: Përshëndetje të gjithëve! Ne duam t’i dhurojmë Enea Trokës memorialin që meriton. Ai mbahet mend nga e ëma, Ilida Troka dhe vëllai i vogël, Jurgen Troka.

Enea ishte një dritë në një botë të errët. Për të mbajtur të gjallë kujtimin e tij, shpërndajeni buzëqeshjen e tij tek të tjerët. Pozitiviteti i tij do të jetë përgjithmonë një frymëzim për të gjithë ne.

Ne kërkojmë ndihmë për të mbuluar koston e funeralit të Eneas. Ai do të jetë gjithnjë njeiu ynë i dashur dhe do të na marrë malli. Teka familja është e dëshpëruar për humbjen e të dashurit të tyre, do të ishte shumë e vlerësuar të bëni çdo donacion nga dashamirësia e zemrës suaj.

https://www.gofundme.com/f/enea-troka/widget/large/

Zheji tregon çfarë ρritet dhe ρarashikon zgjedhjet: Rama hυmb ρυshtetin

Gazetari dhe analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në Neës24 ka folur mbi zgjedhjet e ardhshme lokale për të cilat deklaroi se do të tregojnë shumë dhe për zgjedhjet për kryeministër që do pasojnë lokalet.

Zheji deklaroi se qytetet e mëdha si Tirana, Durrrësi dhe Elbasani do tregojnë shumë për të ardhmen, sidomos kryeqyteti i cili sipas tij nëse humbet nga mazhoranca do sinjalizojë humbjen e pushtetit të Ramës.

“Kishte dy shënjestra në konferencë, i pari mbetet Rama dhe e dyta ishte Erion Veliaj. Shqiptarët beosj se nuk i duan më këto ofendimet për kundërshtarët më të rinj, megjithatë dy shënjestra mbeten, Rama konsiderohet se ka humbur pushtetin nëse humb Tiranën, pasi qytetet e tjera mund të ndahen. Tirana tregon se kush është fituesi. Nëse do bëhet Meta king-maker në Tiranë lufta do jetë si ajo e Stalingradit. Meta id ha kontekst që nuk do ketë njerëz hije, primaret për Tiranën do përcaktojnë fitoren ose humbjen e këtyre zgjedhjeve. Deri ani janë Këlliçi dhe Bogdani, dhe Julian Deda me Alimehmetin, pra kush nuk hyn në primare nuk hyn dot në garë kundër Veliajt.

1 do dali nga koalicioni për çdo bashki, Meta ka bërë hapin pas dhe jep pëlqimin e tij për çdo kandidat. Deri tani besoj se do jetë Këlliçi, ndërsa nga mazhoranca qëndron Veliaj.Situata ëmbëlsohet nga paraja, nëse krijojnë një frymë paraja do bëjë punë në marrjen e pushtetit. Mendoj që një vend sa më modern është aq më tepër nuk e gjen veten në partitë politike. Njerëzit nuk identifikohen dot me klasën politike, nuk kanë energji të krijojnë parti pra refuzojnë të marrin pjesë në votime që është një lloj proteste e heshtur edhe pse nuk të nxjerr asgjëkundi. Kur rritet prezenca në zgjedhje rriten mundësitë për rotacion politik. Është shumë herët për ta thënë këtë.”-tha Zheji.

Fëmijët po shkoΙΙohen jashtë Shqipërisë, Meta: Shρenzimet e tyre i përbaΙΙojmë me ρallatin që kemi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj si dhe për marrëveshjen me Partinë Demokratike.

Gjithashtu, krah këtyre temave, Meta është ndalur edhe te fëmijët e tij të cilët janë shkolluar jashtë Shqipërisë.

Ish kreu i shtetit ka bërë me dije se shpenzimet e tyre janë përballuar nga të ardhurat që marrin nga pallati të cilin e kanë në pronësi, ndërtesë kjo e cila është brenda të gjitha rregullave.

“Ne kemi një pallat që është këtu afër jush dhe e dinë të gjithë që është brenda të gjitha rregullave me firmën e Edi Ramës dhe madje për ta përmbyllur ka qenë edhe firma e Bashës,  me të cilin ne përballojmë të gjitha shpenzimet e tyre dhe angazhimi ynë ka qenë ti sigurojmë një të ardhme më të mirë dhe të pavarur. Ne kemi qenë këtu për tu dhënë atyre një pavarësi dhe për të treguar veten e tyre dhe padyshim që ata do të rikthehen këtu edhe do i shërbejnë vendit të tyre”, tha Meta për “Top neës”.

Sëmυndja i merr të ëmën reρerit shqiρtar: Tani se kam më nonυshen time, jam bërë ρishman që s’të kam afër edhe njëherë të t’i ρυthja këmbët

Reperi i njohur shqiptar, Mato Lale, ka humbur njeriun më të shtrenjtë, nënën.

Ka qenë vetë Mato i cili përmes një postimi në “Instagram” ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit. Me zëmrën e thyer dhe shpirtin plot dhimbje, reperi krah fotos me të ëmën i ka kushtuar asaj disa fjalë prekëse.

“Asnji sprove nuk eshte e barabarte me ate kur Zoti vendos me te marr nenen. Tani se kam me nonushen time qe qante per cdo hidherim timin dhe u gezonte me shum se un per cdo gezim timin.

Jam bo pishman qe ste kam dhe njeher afer meje ti puthja kembet der sa tme shkoje. Per ty kam bere shum gjera dhe prej teje skam bere shum te tjera. Shpresoj tkesh qen krenare per mu sic isha un per ty. Te dua pergjithmon dhe me fal per t’gjitha dhe njehere te fundit”, shkruan ai.

https://www.instagram.com/matolale/?utm_source=ig_embed&ig_rid=80373315-c04f-47d5-87b9-a958e808b8d8&ig_mid=94443697-9549-4538-879B-A2F0DA7EFF49

Asnjë shenje jete ρër tre mυaj, zhdυket shqiρtari në Greqi (EMRI+FOTO)

GREQI – Një shqiptar është zhdukur në Greqi. Bëhet fjalë për Altin Kodrën, 50-vjeç me origjinë nga qyteti i Laçit.

Mësohet 50-vjeçari është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa prej 18 korrikut për të nuk ka asnjë shenjë jete. Hera e fundit që ai është parë mësohet se ka qenë në Myrina Lemnos.

50 vjeçari i zhdukur është me gjatësi 1.70, flokë të zinj e të shkurtër dhe sy kafe. Për zhdukjen e tij është aktivizuar edhe “Missing Alert”.

Kushdo që ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë 24 orë në 24 orë në “Linjën Kombëtare për Personat e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në Greqi, por edhe përmes aplikacionit Missing Alert.

Vëllain ia kthγen PA ZEMËR në Shqipëri, motra kërkon drejtësi në Spαnjë: Duan ta mbyllin çështjen pa ρrova të ADN

Gjykata e 16-të hetimore e Barcelonës arkivon për herë të dytë çështjen e shqiptarit Saimir Sula, i cili vdiq në Spitalin del Mar në vitin 2020 në rrethana të çuditshme dhe ende të paqarta.

Familja e tij denoncon se trupi ka mbërritur në Tiranë për autopsi pa zemrën e tij dhe tani kërkojnë analizën e ADN-së për organin që iu dha disa javë më vonë. Mediat spanjolle, kanë publikuar detaje të reja nga kjo ngjarje e rëndësi dhe versionet e akuzat e familjarëve të të ndjerit.

Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2020 rreth orës 23:00. Pandemia ishte në fazën fillestare. Një i ri shqiptar i quajtur Saimir Sula ka hyrë në Spitalin del Mar ( Barcelona ) i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Djali kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test Covid, i cili doli negativ. Ata e futën brenda, ndërsa motra e tij qëndronte jashtë në pritje të rezultateve. Tetëmbëdhjetë orë më vonë, ekipi mjekësor në spital thirri Majlindën për t’i thënë se vëllai i saj kishte vdekur.

Vdekja e çuditshme u pasua nga një sërë misteresh që familja e viktimës ende nuk i ka sqaruar. E para është se, sipas motrës së të ndjerit, kanë tentuar ta djegin trupin në kohë rekord. Majlinda nuk pranoi sepse pa mavijosje në trupin e vëllait të saj që nuk i kishte kur hyri dhe argumentoi se kufoma do të transferohej në Shqipëri , vendlindja e saj, ku do të kërkonte një autopsi të dytë. Arkivoli mbërriti në Tiranë dhe u krye testi i dytë. Ekipi që e kreu atë lëshoi ??një raport duke siguruar se trupi kishte mbërritur pa zemër.

Familja kërkoi shpjegime nga Hospital del Mar në Barcelonë për arsyet e vdekjes së papritur të vëllait të tyre. Dhe denoncuan në Barcelonë pasi në Tiranë theksuan se trupi kishte mbërritur në destinacion pa zemër. Ata kanë vijuar veprimet ligjore. Çështja, megjithatë, po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar për familjen: ajo tashmë është depozituar dy herë nga një gjykatë e Barcelonës dhe tani ata përballen me mundësinë e fundit të apelimit.

DYSHIME TË ARSYESHME

Pas detajeve të para të çështjes, Majlinda mori raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore të Katalonjës (IMELEC), duke i thënë se tashmë e kishin gjetur zemrën e vëllait të saj. Ajo e mori lajmin me habi dhe dyshoi se ky organ i përkiste Saimirit të saj. Pa zgjidhur të panjohurat e para, u shtua një e re: pse një zemër po shfaqej tani nga askund? Kush e kishte nxjerrë dhe pse? A ishte vërtet zemra e humbur e Saimirit?, shkruan Abcnews.al

Nisur nga dyshimet dhe të nxitura nga Prokuroria Shqiptare, Majlinda kërkoi (përmes avokatit të saj, Carlos Sardinero), një test ADN-je nga ai trup. Të gjitha kërkesat janë refuzuar. Për më tepër, çështja është pushuar në dy raste nga Gjykata Hetuese Nr. 16 e Barcelonës, pavarësisht urdhrave shqiptare. Por as motra e të ndjerit dhe as avokati i tij nuk besojnë se kjo zemër i përket Saimirit.

Kështu edhe sot e kësaj dite familja e viktimës pohon se ende nuk e dinë se çfarë i ndodhi Saimirit atë natë, pse trupi mbërriti në Tiranë pa zemër dhe nga erdhi zemra që i atribuohet Saimirit dhe pse jo një test ADN nuk i është bërë. Sepse, përveç kësaj, datat e vdekjes dhe nxjerrjes së zemrës nuk përkojnë. Në raportin e atij trupi flitet për një vdekje nga fundi i prillit, por Saimiri vdiq më 8 maj.

MISTERIN E PARË

Për misterin e parë, çfarë ndodhi në të vërtetë atë natë, familja ende nuk ka kuptuar asgjë. Versioni zyrtar flet për një arrest kardiorespirator si shkak i vdekjes. Siç theksojnë ata, Saimiri është nervozuar kur ka hyrë për t’u kuruar dhe ka filluar të sillet dhunshëm, gjë që do të kishte bërë që sigurimi i spitalit ta neutralizonte. Familja e Saimirit beson se kanë shkuar shumë larg me djalin, i cili atëherë ishte 31 vjeç.

Motra e tij Majlinda jeton në Durrës, një qytet bregdetar shqiptar pranë Tiranës. Ajo tregon në këtë gazetë foto dhe video se si u gjet trupi i vëllait të saj kur u njoftua se kishte vdekur. “Ai ka hyrë në spital më 8 maj në orën 23:00. Në orën 17:00 të nesërmen i kanë thënë familjes se ka vdekur. Besojmë se ka vdekur një orë më parë, por kanë marrë kohë për të njoftuar familjen. Ne besoj se ka vdekur. Ata dhanë pak kohë për të përgatitur gjithë situatën.”, shkruan Abcnews.al

“Ka pasur goditje gjithandej, mavijosje, traumatizma. I ka rënë syri. Mendojmë se e kanë tepruar. Më kanë telefonuar nga spitali që më kanë thënë se vëllai është shumë i shqetësuar. Por më ka telefonuar edhe për të më thënë: “Eja të më marrësh. mua; po me marrin frymën, po me vrasin”. Por nuk me lanë, se ishim ne fazen Covid. Dhe vellai im ishte mire para se te hynim brenda. Kishte ethe, por ai ishte mirë dhe nuk ishte i shqetësuar, madje bëmë shaka më parë para se të mjekohej”, shpjegon ajo për EL PERIÓDICO DE ESPAÑA .

“Ne kemi kërkuar regjistrimet e kamerave të vëzhgimit të spitalit, por ato nuk na i japin. Nëse është një kontroll proporcional, nuk duhet të jetë aq e vështirë apo e mundimshme për të marrë ato video,” thotë avokati Carlos Sardinero, i cili këmbëngul ” që shpjegojnë se në çfarë konsistonte ai reduktim. Le të deklarohen si hetues rojet e sigurisë që kanë qenë atë natë, se kanë bërë frenimin, kështu ka ndodhur arresti kardio-respirator”.

ASNJË IMAZH

Megjithatë, atyre nuk u është siguruar regjistrimi i kamerave të sigurisë dhe as rojet që kanë kryer manovrën e përmendur nuk janë thirrur për të dëshmuar. Në urdhrin e pushimit gjyqësor, magjistrati vë në dukje se Saimiri ishte “skizofren me disa episode psikotike” dhe se vuante nga sëmundje të mëlçisë, duke konstatuar se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Diçka që nuk përputhet me goditjet që familja pa (dhe dokumentoi) në trupin e Saimirit, shkruan Abcnews.al

Sipas raporteve mjekësore, Saimirit i është dhënë haloperidol në përpjekje për të kontrolluar gjendjen e tij të agjitacionit, e cila është rritur gjatë gjithë datës 9 maj: “Pacienti ka pasur shtrëngim gjoksi, nuk e dimë si dhe ka rënë nën kontroll stafi infermieror agresiv dhe kërcënues. Personeli shendetesor. Kemi bere frenim verbal dhe pacienti eshte kthyer në agresiv ku i kemi bllokuar deren qe te mos dale. Madje kemi njoftuar sigurimin. Personeli i sigurimit e ka frenuar fizikisht pacientin ne toke. dhe ne kemi administruar një ampulë haloperidol intramuskular. Mirëpo, disa sekonda më vonë paralajmërojnë për arrest kardiorespirator. Pacienti është joreaktiv, pa puls, me cianozë ekstreme të fytyrës (ngjyrosje të kaltëroshe të lëkurës). Për shkak të mungesës së pulsit, kemi nisur masat elementare të ringjalljes dhe kemi njoftuar grupin e arrestimit”, thuhet në raportin mjekësor.

“Më në fund, pavarësisht 1 orë e 10 minuta reanimacion të avancuar kardio-pulmonar me kolegët e ICU, dalja (vdekja) konfirmohet në orën 17:26 të datës 9 maj. Duke qenë se shkaku nuk dihet, është rënë dakord me shefin e detyrës dhe kreun e infermierise kerkohet autopsi gjyqesore. Ne detyr dergohet raporti mjekesor dhe komunikimi gjyqesor. Kontaktojme me telefon motren e cila vjen per te vizituar pacientin Orientimi diagnostik: arrest kardio-respirator per shkak te panjohur”- përfundon raporti. Me fjalë të tjera, dëshmitë konfirmojnë se është bërë një përleshje.

VDEKJE DHE AUTOPSI

Autopsia u krye në 12 maj 2020. Ky dokument shton një informacion që, për herë të parë, lidh kontrollin të cilit Saimiri iu nënshtrua në spital: ” Ai paraqiti një pamje të rëndë dhe kërkoi kontroll mekanik përpara se të vdiste. sepse nuk e perjashtoj qe kjo rritje e nevojave metabolike te jete nje shkas ne rezultatin perfundimtar. Lendimet traumatike jane te lehta dhe nuk shpjegojne vdekjen. Hipoteza e vdekjes e lidhur me nje reaksion negativ ndaj barnave eshte me e pamundur per mendimin tim. Pavarësisht gjithçkaje, ne do të bëjmë një studim toksikologjik”, përfundon raporti.

Rezultatet e autopsisë dolën në përfundimin se ishte “vdekje natyrale me arrest kardiak si shkak imediat. Shkaqet e ndërmjetme: bronkioliti, ethe dhe frenim frymarrje (…). Data e vdekjes, ora 19:59″. Një kohë që nuk përputhet me atë të dhënë në raport pak më parë, që flet për orën 17:26 si kohë vdekjeje.

Në raport thuhet gjithashtu se kanë qenë tetë persona që kanë vazhduar ndalimin e Saimirit: “Në orën 11:35 mësohet se pacienti është i qetë dhe janë hequr kufizimet mekanike. Por pasdite paraqet një episod agjitacioni të papritur, në atë kohë. shoqëruar me heteroagresivitet të manifestuar (…). Personeli i sigurisë ka bërë kufizim fizik. Tetë persona kanë vepruar, duke plotësuar numrin minimal të kërkuar prej pesë, ndërsa është injektuar një ampulë haloperidol intramuskular.” Raporti përfundon duke thënë se manovrat që i janë bërë dhe mjekimet që i janë administruar kanë qenë të sakta në çdo kohë.

MISTER I DYTË

Misteri i dytë në këtë rast ka të bëjë me zemrën e Saimirit. Familja e tij, duke pasur parasysh rrethanat e çuditshme të vdekjes, refuzoi që i ndjeri të digjej menjëherë. Duke qenë i kombësisë së tij shqiptare, ata urdhëruan që kufoma të riatdhesohej në vendin e origjinës për ta varrosur atje, pas një autopsie që do të kryhej në mënyrë të pavarur nga ajo e kryer në Barcelonë.

Kufoma mbërriti në Tiranë pas 18 ditësh dhe autopsia u krye më 27 maj 2020. Rezultatet nuk iu dorëzuan familjes deri në tetor 2020. Mjekët që kryen thanë se autopsia shpjegoi në raportin e tyre se shkaku i vërtetë i vdekjes mund të të mos përcaktohet sepse mungonte organi kryesor, zemra.

Rezultatet e autopsisë së dështuar i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila ka qenë ajo që ka vënë në dijeni të familjes. Ata nisën edhe procedurat për të kërkuar informacionin përkatës nga autoritetet spanjolle, duke qenë se familja dyshonte se mund të kishte ndodhur një krim për trafik organesh. Kështu, Prokuroria shqiptare u dërgoi një kërkesë të parë homologëve spanjollë, ku u kërkonte të sqaronin pse trupi i Saimirit kishte mbërritur pa zemër. Por në Spanjë, kjo kërkesë e Prokurorisë shqiptare nuk është pranuar dhe çështja është ngritur tashmë në dy raste në Barcelonë. Familja, pra, ende nuk e di pse trupi u shfaq pa zemër, pa u thënë askush se do ta nxirrnin.

MISTERI I TRETË

Avokati i familjes mori një njoftim nga gjykata për t’i thënë se zemra tashmë ishte gjetur. “Trupi mbërrin në Shqipëri pa zemër. Më pas shfaqet njëri dhe na thonë se është i tij dhe se nuk ka dyshim. Se duhet ta besojmë”, proteston avokati Carlos Sardinero, i cili është i dyshimtë për këto deklarata.

“Është e qartë se ka parregullsi në gjurmueshmërinë e asaj zemre. Ka një thyerje në zinxhirin e kujdestarisë. Zemra është ndarë nga trupi pa na informuar askush dhe ne nuk e dimë arsyen. Tani duhet të zbulojmë nëse kjo është me të vërtetë zemra e Saimirit. Dhe ne mendojmë jo”, thotë avokati, duke argumentuar se “raporti i anatomisë patologjike për atë zemër është para vdekjes së Saimirit. Dokumenti i autopsisë në atë zemër është i datës 21 prill, por vdekja e Saimirit ndodh më 9 maj, është e pamundur që ajo të jetë zemra e tij”, shpjegon ajo për EL PERIÓDICO DE ESPAÑA.

Rama: Unë kam qenë emigrant dhe s’më ka daΙë keq! Nuk i them askυjt të mos e ρrovojë, por…

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është ndalur në Ersekë ku dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me banorët e kësaj zone.

Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë është ndalur dhe te fenomeni më i përhapur së fundmi, largimi i të rinjve nga vendi.

Kryeministri u shpreh se dhe ai vetë ka qenë emigrat, prandaj dhe nuk ja ndalon askujt ta provojë, mirëpo jo në rrugë ilegale dhe jo me idenë që Shqipëria nuk ka mundësi për ta.

“Unë kam qenë emigrant dhe e di për çfarë flas. Mua smë ka dalë keq dhe nuk i them askujt mos e provoj, kjo është sipas njeriut, nuk ka të drejtë askush, shtet qeveri që duhet ti tregojë po ose jo, por kurrë me kontrabandistë dhe rrugë ilegale për të harxhuar të gjithë ato para dhe duke mos ditur ku përfundon, edhe kurrë me idenë që këtu nuk ka mundësi. Sot ne po aofrohemi gjysëm miliardi euro eksporte bujqësore që as nuk imagjinoheshin”, tha Rama.

Familja shqiρtare “u shυa” në aksident, nëna në gjendje të rëndë pas υdekjes së 3 fëmijëve dhe nipit (Emrat)

Mediat italiane kanë publikuar emrat e 4 shqiptarëve që humbën jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e së dielës në Reggio Emilia. Sipas asaj që shkruajnë mediat, viktimat janë Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj, Mattias Lame, 2 vjeç si dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni, 11 vjeç. Nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur i plagosur partneri i 22-vjeçares, një 30-vjeçar, i cili drejtonte makinën tip “Fiat”. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Deri më tani është mësuar se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin e një shtëpie të pabanuar.

Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë fatale. Dëmtimet kanë qenë të shumta, ndërsa mediat raportuan se iu deshën disa orë për të nxjerrë trupat e pajetë dhe makinën. Mediat shkruajnë se situata në vendin e ngjarjes ka qenë shumë e trishtë. Disa prej zjarrfikësve që u është dashur të nxjerrin nga mjeti trupat e pajetë nuk kanë mbajtur dot lotët përballë asaj që kanë parë. Ka qenë shumë e vështirë për ta, pasi makina tip “Fiat” kishte pësuar dëme të mëdha.

Operacioni për lëvizjen e mjetit ka zgjatur disa orë. Ndërkohë pasojat e tragjedisë dukeshin kudo. Në tokë ishin vendosur 4 çarçafë të bardhë. Një prej tyre shumë i vogël. E gjithë qetësia u thye nga dy zëra. Dy të afërm, që mbërritën në vendin e ngjarjes, u paralajmëruan nga forcat e kërkim-shpëtimit. Fillimisht një burrë… Sapo pa çarçafët u ul në gjunjë dhe nisi të bërtiste: Çfarë ka bërë ai?

Pak pas tij shkoi një grua, e cila do të dëshmonte tragjedinë më të madhe të jetës. Nga ai aksident i ishin shuar 3 fëmijët dhe nipi. Dhimbja e saj ishe e papërmbajtshme. Është dashur ndërhyrja e mjekëve të urgjencës të cilët e kanë dërguar në spital pasi ajo ka qenë në gjendje të rëndë dhe nuk qëndronte dot në këmbë. Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së dielës në afërsi të Parmës. Sipas informacioneve të deritanishme, mjeti ku udhëtonin 5 personat u përplas me një shtëpi të pabanuar. Deri më tani mbeten të paqarta shkaqet e aksidentit të rëndë.

Ardian dhe Anjeza Hyseni u shpërngulën para shumë vitesh nga Sukthi drejt Italisë për një jetë më të mirë. Prindër të katër fëmijëve, ata vendosën që jetën e tyre ta ndërtonin në shtetin fqinj, në qytetin e Firences.

Mbrëmja e së dielës ishte tragjike për ta. Tre nga katër fëmijët humbën jetën në aksidentin tragjik në Reggia Emilia, ku vdiq dhe nipi i tyre vetëm 2 vjeç.

Shane A. Hyseni, 22 vjeçe

Rejana A. Hyseni, 8 vjeçe

Resat A. Hyseni, 11 vjeç

Mattias Lame (djali i Shanes), 2 vjeç

Fëmija i vetëm i mbetur gjallë në familjen Hyseni, D. Hyseni, aktualisht 18 vjeç, po gjendet pranë dy prindërve, të cilët si pasojë e tronditjes janë detyruar të marrin ndihmë mjekësore.

Sipas asaj që kanë shkuar mediat, Anjeza Hyseni ka shkuar në vendin e ngjarjes pas ngjarjes. Ajo është dërguar në spital pasi ka dëshmuar vdekjen e 3 fëmijëve dhe nipit. Tragjedia ndodhi gjatë mbrëmjes së të dielës (30 Tetor 2022). Katër viktimat udhëtonin në një makinë tip Fiat së bashku me Orjol Lamen, 30 vjeç, partneri i 22-vjeçares. Ai është i vetmi i mbijetuar i aksidentit. 30-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet që ai të ketë humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka përfunduar duke u përplasur me murin e një shtëpie të pabanuar. Mediat italiane shkruajnë se po vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarje të rëndë.

SHIKO VIDEON KËTU