“Nxorën αrmët!”, Greqia ρυblikon pamjet e incidentit me anijen tυrke. Ja çfarë ndodhi në det të haρυr (VIDEO)

Mediat greke raportojnë për një incident këtë të martë pranë ishullit Samos me një anije të Rojës Bregdetare të Turqisë.

Sipas mediave greke, anija turke ka hyrë në një zonë, e cila sipas tyre, kontrollohet nga forcat detare greke në operacionet e tyre të kërkim shpëtimit të emigrantëve. Skai.gr shkruan se anija turke ka qenë vetëm pak metra nga anija greke dhe ka kryer manovra të rrezikshme, duke dashur të dëmtojë anijen greke, ndërsa janë nxjerrë edhe armatimet.

Më tej, thuhet se anija turke nuk ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në atë zonë për kërkimin e personave të zhdukur në det dhe as nuk ka pasur ndonjë koordinim me operacionit që kryhen aty nga Frontex.

E pranishme në këtë moment ka qenë edhe një anije italiane e Frontex, ekuipazhi i të cilës ka regjistruar incidentin. Për këtë rast, Skai.gr shkruan se autoritetet janë duke hetuar.

SHIKO VIDEON KËTU

Trαgjike! Po rregullonte gomën e makinës, shqiptari përρlaset për υdekje nga kamioni

Një 47-vjeçar shqiptar> ka humbur jetën në një aksident tragjik në Selanik.

Mësohet se shqiptari u përplas nga një kamion për vdekje, teksa ishte duke rregulluar gomën e makinës.

Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Michail Psellou” në Analipsi të Selanikut, ndërkohë që 47-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Rrethanat e aksidentit, siç raporton Agjencia e Lajmeve të Athinës, janë duke u hetuar nga Departamenti i Policisë Charilaou Analipsi.

Rrëfimi drithërues i gruas nga Vlora: Nëna i tha vëllait ρë*dhυnoje se nuk e ke motër, ja si më shiti për 350 euro

Një histori dramatike brenda një familje mësohet të ketë ndodhur në Vlorë.

Alma është një 41-vjeçare nga qyteti bregdetar e cila është viktimë e përdhunimit dhe trafikimit. Ajo ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka rrëfyer se nëna dhe vëllai e kanë dhunuar dhe ky i fundit e ka përdhunuar. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në dhjetor të vitit 2021.

Gjithashtu ajo pretendon se nëna e ka shitur për 350€ tek një grua me emrin Dallendyshe, kjo e fundit ishte tutore, në dijeni për këtë ka qenë dhe bashkëshorti i saj.

“Më 1 dhjetor të vitit 2021, ku në një gjendje ankthi u lashë në kujdestarinë e nënës dhe vëllait nga burri im. Ai po kërkonte një taksi për të më dërguar në spital, gjatë një debati nëna i bërtet vajzës sime. Unë u çova dhe iu ktheva nënës. Vëllai qëlloi derën e apartamentit dhe më pas më goditi mua me sende të forta.

Në një moment nëna i tha ‘përdhunoje se nuk e ke motër, asgjë’. Nuk e prisja këtë gjë. Marr një thikë dhe gjuaj në këmbë vëllain. Ai donte të më mbyste me jastëk, ata janë aktorë shumë të mirë se fshinë të gjitha gjurmët.

Erdhi burri dhe më merr më çoi në spital. Kur heq bluzën, ai pa plagët që kisha. Mua më rrezikohet jeta nga nëna, vëllai dhe tutorja. Më 25 korrik të këtij viti nëna më ka shitur”, rrëfen 41-vjeçarja.

“Më ka mbetur vetëm një djalë”/ Ηυmbi 3 fëmijët dhe niρin në aksidentin trαgjik, babai mes Ιotëve dhe duart që i dridhen tregon bisedën e fundit me të bijën

Me dorën që i dridhet dhe sytë e skuqur nga dhimbja, babai i fëmijëve që humbën jetën në një aksident në Itali, ka treguar për mediat italiane dhimbjen e madhe që po kalon.

Ardian Hyseni nuk ka guxim të kthehet drejt asaj humnere që ka përpirë përgjithmonë me një goditje të vetme tre fëmijë dhe nipin e tij të dashur.

“Vajza ime Shane kishte insistuar aq shumë sa më tha: Babi po vij të marr Resatin dhe Rejanën sonte, vishni mirë, do t’i marrim me vete në darkë.” Ata shkuan të hanin sushi në një restorant japonez në Reggio. Isha i qetë, aq sa më kishte zënë gjumi në shtëpi. Pastaj befas, pas orës 8, më thirri policia bashkiake”, tregon ai.

Së bashku me gruan e tij Anjeza ata nxituan nga Parma, ku jetojnë dhe ku fëmijët e tyre Resat dhe Rejana shkonin në shkollë në institutin gjithëpërfshirës Albertelli-Neëton – në Reggio. Para tyre, në atë vrimën e zezë të shtëpisë së goditur nga makina, ka rënë e gjithë bota. Anjeza nuk i bën ballë lajmeve dhe akuzon një sëmundje. Ai bie në tokë, përpëlitet dhe bërtet. Ajo është dërguar në spitalin Maggiore në Parma.

“Një tragjedi pa shpjegim”, thotë Ardiani duke tundur kokën pasi nuk. Por ai nuk është vetëm. Me të në mëngjes, për të qenë pranë tij, kanë mbërritur disa të afërm nga Vicenza.

“Ka diçka të çuditshme në këtë dinamikë të aksidentit”, thonë ata. Ata bëjnë fotografi dhe kërkojnë me dëshpërim një arsye, një arsye.

“Por këtu nuk ka kamera? Do të donim ta kuptonim”, vijojnë ata teksa pyesin banorët e zonës dhe pronarët e Arredamenti Terenziani, një biznes matanë rrugës.

“Nuk e dimë se cilat janë shkaqet e këtij aksidenti, mund të ketë qenë në të vërtetë çdo gjë. Në një nivel të përgjithshëm ne bëjmë një konsideratë: fatkeqësisht Via Emilia është e rrezikshme, nga ana tjetër është një rrugë e projektuar shekuj më parë për t’u udhëtuar në këmbë. Ne besojmë se duhen marrë masa duke vendosur velokset që makinat të ecin më ngadalë. Siç veprohet ne Codemondo, është alternativa e vetme për të përmirësuar sigurinë thotë një punonjës dyqani.”

Prej disa kohësh banorët vendas kanë kërkuar përmirësime të rrugës. Diskutime që nuk pretendojnë t’ia lehtësojnë dhimbjen një familjeje të tërë.

“Shane ishte një vajzë e mrekullueshme. Resat dhe Rejana dy fëmijë spektakolar, inteligjentë dhe të sjellshëm. Ne jemi pa fjalë”, thotë një teze. Dy të afërm të tjerë mbërrijnë në atë brez të Via Emilia, ndërsa celulari i Ardianit bie ende. Ai është djali tjetër i tij.

“Është i fundit që më ka mbetur, jeton në Francë. Ka disa vite që jetojmë pranë Parmës, punoj si murator, por kemi kohë që jemi në Itali”, tregon ai.

Familja Hyseni, si shumë bashkatdhetarë, emigruan vite më parë nga Shqipëria drejt Italisë në kërkim të një jete më të mirë. Ata kishin mbërritur në Emilia, pas një periudhe jete në Italinë e Jugut, në Basilicata, ku Ardiani kishte gjetur punë dhe ku herë pas here shkonte të vizitonte mjeshtrin ndërtues me fëmijët e tij.

“Do të shkojmë në vendin tonë për funeralin”, thotë Ardiani me krenari prekëse. Policia lokale dhe bashkia e Reggios njoftuan ambasadën shqiptare për të organizuar riatdhesimin e trupave.

Të shtëna me armë, υritet reρeri i njohur

Të shtëna me armë në Londër. Reperi Drill Perm është një nga dy viktimat e një aksidenti fatal dhe të shtënave në Londrën jugore. Dy makina po lëviznin me shpejtësi të madhe kur njëra goditi një motoçikletë dhe një numër makinash të parkuara në Brixton pak para orës 20:00 të së dielës, tha Policia Metropolitane.

Një i ri ishte rreth të 20-tave, doli nga makina e përplasur dhe u ndoq dhe u qëllua për vdekje nga një person i armatosur nga makina e dytë, e cila më pas u largua. I riu vdiq në vendngjarje në Railton Road.

Drejtuesi i motoçikletës, i cili thuhet se ishte një punonjës i Deliveroo-s, po ashtu rreth të 20-ave, vdiq si pasojë e plagëve të marra. Policia tha se nuk ka asgjë që tregon se ai ishte një objektiv.

Dean Whyte, babai i Perm dhe një promovues i boksit, postoi në Instagram: “Rip djalin tim, babi të do”.

Boksieri i peshave të rënda Dillian Whyte, një mik i ngushtë i Dean Whyte i cili është promovuar prej tij, ndau homazin.Deliveroo tha: “Ky është një incident tepër tragjik dhe zemrat tona janë me miqtë dhe familjen e atyre që kanë humbur jetën”.

Historia seκrete , kush ja “prεu” gίshtin e dorës Fatos Nano, Dha para me thas për t’ja gjetur…

Nje ngjarje e rende qe eshte mbajtur ne kohen kur Fatos Nano ishte kryeminister.

Ne nje ak.sident te rende me makine ne Kraste te Tepelenes ish kryeministri shpetoi per fat duke mos i m.arre jeten, por i mori gishtin. 

Kjo ngjarje prej vitesh eshte mbajtur e fshehte dhe askush nuk e dinte pervec banoreve te zones se Tepelenes.

Ate nate u dha urdheri nga Nano per te gjithe banoret e fshatit Kraste qe kush e gjente gishtin do merrte shperblim prej 50 mije dollaresh.

Banoret u turren duke kerkuar gjithe naten me elektrike dore ne cdo cep por asgje su gjet.

Nano menjehere iu nenshtrua nje nderhyrje te nderlikuar kirurgjikale nga e cila arriti ( nuk e dime me cfare menyre)

te merrte serish ne doren e tij nje gisht, por shenjat kane ngelur dhe nuk dihet a eshte funksional.

Sot Fatos Nano eshte shkeputur nga politika dhe po shijon “milionat” e tij.

E ρazakontë! Policia njoftοhet për krίsma, gjen “Range Rover-in” të ραrkuar mbi “Golf”! (FOTOT)

Londër- Policia njoftohet për krisma, por në vendin e ngjarjes gjen një skenë të habitëshme. Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër.

Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës pas raporteve për të shtëna me armë.

Por ajo që gjetën ishte një Range Rover i vendosur mbi një Golf GTI.

Një banor tha: Dëgjova një zhurmë. E dija që ishte një armë zjarri. E frikshme.

Edhe përdoruesit e Twitter spekuluan se si makina përfundoi në një pozicion të tillë, me një shkrim: “Si ndodhi? Parkimi më i tmerrshëm”.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse ka pasur vërtet të shtëna, tha Policia Metropolitane.

Nga viti 2023, ja sa euro dυhet të ρaguani për të hyrë në Evropë

BE ka njoftuar nisjen e skemës ETIAS që do të nisë nga muaji maj i vitit 2023 që do të thotë se se për të hyrë në Europë do të nevojitet një pagesë prej rreth 7 euro.
ETIAS nuk është njësoj si viza, është më e shpejtë, bëhet online dhe nuk kërkon informacion biometrik, por është procedurë që ka një kosto. Kjo skemë është e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ESTA.

Të gjithë vendet jo anëtarë të BE që nuk kanë nevojë për vizë për tu futur në zonën Shengen, ku përfshihet edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina! Në total janë 67 vende që nuk janë në Europë por marrin viza falas. Ndërkohë me sistemin ETIAS, grup mosha nga 18-70 vjeç duhet të paguajë 7 euro për të udhëtuar drejt BE.

Lëvizja prek rreth 60 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, e cila humbi të drejtën e lirisë pas lëvizjes me Brexit. Procesi i aplikimit do të bëhet përmes një sistemi automatik me aprovim të garantuar brenda pak minutash. Kështu tregon një memo e re e BE

Koha maksimale që duhet pritur për aprovim mund të jetë një muaj në çështje të veçanta. Nëse aplikacioni refuzohet, është e drejta për ta apeluar. Autorizimi ETIAS është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh për tre vjet. Ndërsa personat që vijnë nga vendet e botës së tretë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në bllokun europian në tërësi.

Nuk është ende e qartë nëse të tjerët do të kenë një tarifë të reduktuar ose do të jenë në gjendje të aplikojnë falas. Në krahasim, SHBA tarifon 21 dollarë për një autorizim ESTA. Data e fillimit të aplikimeve nuk është bërë ende e ditur.

Çfarë dokumentesh i duhen një qytetari shqiptar për të marrë ETIAS?

Ekzistojnë vetëm një pjesë e vogël e kërkesave të ETIAS për qytetarët shqiptarë. Ato përfshijnë sa vijon:

Një pasaportë e vlefshme dhe e azhurnuar e lëshuar nga Shqipëria. Kjo pasaportë duhet të jetë e vlefshme për të paktën tre muaj nga data kur udhëtari planifikon të hyjë në zonën Shengen. Nëse pasaportave ju kanë mbetur më pak se tre muaj, ne rekomandojmë të merrni një pasaportë të re përpara se të aplikoni për ETIAS.

Një formë e vlefshme pagese për të paguar tarifën e aplikimit, të tilla si një kartë krediti ose debiti.

Një adresë emaili për të marrë njoftime në lidhje me statusin e ETIAS të aplikantit.

Sapo të plotësohen të gjitha këto kërkesa, udhëtarët mund të vazhdojnë me aplikimin e tyre ETIAS.

Procesi i Aplikimit ETIAS për qytetarët shqiptarë:

Aplikimi ETIAS për qytetarët shqiptarë është i thjeshtë dhe zgjat më pak se 15 minuta. Aplikimi do t’u kërkojë udhëtarëve disa detaje personale, duke përfshirë:

Emri i plotë

Data e lindjes

Gjinia

Kombësia

Informacion për pasaportën (Numri, data e lëshimit, data e skadimit)

Informacioni i kontaktit (adresa e shtëpisë, numri i telefonit)

Adresa e emailit.

PubΙikohen ρamjet kur hαjdutët υjedhίn BMW-në prej 100,000 paυndësh të Tom Cruise! shikoηi çfarë bënë ata pasi morën…

Ditën e djeshme u raportua se BMW-ja prej 100,000 paundësh e Tom Cruise ishte vjedhur së bashku me sendet me një vlerë marramendëse brenda saj. “The Sun” ka siguruar disa orë më vonë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur makina luksoze e vjedhur parkohet pas një dyqani.

Një shofere femër gjithashtu shihet me një çantë të gjelbër në dorë që mendohet se ka disa nga sendet e aktorit. Makina luksoze u vodh jashtë një hoteli në Birmingham në orët e para të së martës nga hajdutët që përdorën një skaner për të klonuar sinjalin që hap dhe ndez makinën.

Pamjet në video tregojnë se makina parkohet më pak se tre milje larg vendit ku u vodh në Smethëick në orën 09:13 të mëngjesit.

Pamjet tregojnë makinën e zezë duke u futur në parkun e makinave dhe duke u parkuar pak më larg se makinat e tjera që ndodheshin aty. Dritarja e sediljes së pasagjerit mbyllet pasi makina ka ndaluar, para se një burrë me xhup dhe xhinse blu të dalë nga ana e pasagjerit.

Një burrë tjetër, me xhinse blu, kapele dhe pallto, shfaqet nga hyrja e parkingut të makinave dhe bisedon me pasagjerin. Shoferi, një grua e veshur me xhinse dhe një pallto, u bashkohet dy djemve, para se të tre të largohen.

Thuhet se Tom po filmonte skena për filmin “Mission: Impossible 7” në një qendër tregtare në Birmingham së bashku me aktoren Hayley Atëell në kohën kur ndodhi vjedhja.

Kompania e “BMW” i dha një tjetër makinë identike aktorit brenda disa orësh pas vjedhjes.

Xhirimet e “Mission: Impossible 7” thuhet se u ndaluan përsëri në qershor për shkak të një testi pozitiv të Covid. Anëtarët e stafit pretendonin se personi i infektuar mund të ishte Tom. Pavarësisht se nuk ka asnjë provë që e vërteton këtë, mungesa e Tom në xhirime është një faktor që ngre dyshimet.

Βefαson Enkel Demi: Për fat të kεq, g rυaja ime…

Mund të mendoni se kjo është e vertët? Moderatori prej vitesh në ekranet shqiptare,

Enkel Demi sic dihet është i martuar me ish-deputeten e PD-së, Mesila Dodën, me të cilën ka dy fëmijë.

Ditët e fundit ai ka bërë një deklaratë aspak të besueshme.

Ai ka treguar se nuk është edhe aq e vërtetë ideja që është krijuar se të gjithë politikanët janë të pasur, madje ai ka në krah politikanen më të varfër.

“E kemi menduar, por ne gatuajmë për pasion dhe është një biznes i vështirë.

Po të hapësh listën time të kredisë do ta kuptosh se sa lekë kemi.

Unë për fat të keq, nga të gjitha politikanet, kam politikanen më të varfër”, -tha ai duke qeshur.

Këtë deklaratë ai e bëri i ftuar në emisonin “Thumb”.