“Këtu është kυr*ëria sheshit”, ‘shpërthen’ Enkel Demi: Cubat po trafikojnë υαjzat e xhaxhait, prindërit na marrin t’i nxjerrim υαjzat në tv që t’i shikojnë kodoshat për eskortα (VIDEO)

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme ku shtetasi Dan Hutra vrau tre gra si dhe plagosi tre të tjera, gazetari Enkel Demi mëngjesin e sotëm ka bërë një analizë gjerë e gjatë për mënyrën se si femra trajtohet ditët e sotme.

Ai i shqetësuar nga kjo çfarë është duke ndodhur u shpreh se mënyra se si trajtohen sot, zonjat, zonjushat apo dhe fëmijët është e tmerrshme.

Gazetari tha se pas viteve 1990 në Shqipëri kemi parë se si “gangësterët” të cilët janë bërë sipërmarrës apo dhe mund të kenë funksione shetëtore kanë trafikuar kushërirat apo dhe gratë e tyre.

Më tej Demi shtoi se me dhunues të grave hasemi në çdo institucion, madje edhe në media, ku është pikërisht kjo e fundit e cila edhe i reklamon.

Ajo çfarë është me e tmerrshme është fakti që ditët e sotme sipas gazetarit janë prindërit ata që telefojnë televizionet ku i kërkojnë që vajzat e tyre të dalin në emisione që të evidentohen për eskorta.

“Pavarësisht se sot, ose nesër shoqatat e grave do dalin të bëjnë parakalimet e tyre të zakonshme, ndërkohë dhuna e grave fillon në krye, ne kemi dhunë verbale, ofendime, dhe nuk i kemi vetëm në politikë por edhe në media, kudo. Mënyra si trajtojmë ne zonjat, zonjushat apo dhe fëmijët është e tmerrshme.

Pas 90 shumë nga këta cubat e sotëm të cilët mund të jenë bërë edhe sipërmarrës, mund të kenë edhe funksione shtetërore kanë marë vajzat e xhaxhait, kushërirat e para i kanë trafikuar ose janë fejuar dhe gratë e tyre i kanë trafikuar. Dhunues të grave ka në polici, ka në sistemin e drejtësisë, dhe dhunues të grave ka dhe në media.

I shohim dhe në media se çfarë po ndodh. Janë “funy” këta tipa që e bëjnë dit për ditë në media. Shohim programe që po ndërtohen dhe kanë sukses nëpërmjet prostituimit virtual të vajzave. Këtu trafikohen vajza.

Ky program, po e themi sot por ne kemi një presion të përditshëm nga kodoshë, por edhe nga prindër për të nxjerrë në televizor vajza në moshë fare të re të cilat kanë kaluar në shumë ndërhyrje plastike për të dalë të evidentohen për eskorta. Këtu është kurvëria hapur sheshit dhe është media që e përkrah është shtet që e përkrah. Në një farë mënyre po kthehemi në një popull kodosh. Ky është skandali që po ndodh këtu. Është e tmerrshme këtu që të dalësh në Tv se ke dashnor drejtorin, ose të dalësh të bësh karrierë politike sepse i ke marrë shkallët me gjunjë dhe jo me këmbë.

Ne i dimë këto, i themi, ka raste që i denoncojmë por ccfarë tregon kjo. Jemi futur në një rreth dhe spo dalim dot. Si të dalim? Duhet që ky popull të kuptojë se cffarë është dhe aty duhet edukim”, tha Demi.

https://m.facebook.com/demienkel/videos/157215117145544/

Rα në komα pas aksidentit me motor, ndërron jetë pas 9 mυajsh 22-vjeçari nga Saranda

Pas 9 muajsh betejë, ka ndëruar jetën 22-vjeçari Andrea Sadiku.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit e ka bërë me dije babai i tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë që më datë 06.06.2022, në rrugën “Çukë-Konispol”, shtetasi Andrea Sadiku vetëm 22 vjeç, duke drejtuar motorin, humbi kontrollin e mjetit, ndërsa u aksidentua në gjendje të rëndë.

Familjarë dhe të afërm kërkuan ndihmë monetare që Andrea të dërgohej jashtë shtetit për kurim. Ndihma ishte e menjëhershme dhe 22-vjeçari u dërgua në Turqi me shpresën se do të kthehej në vend shëndoshë e mirë. Mirëpo sot ka ardhur lajmi se Andrea nuk ja ka dalë të fitojë betejën dhe se sot ka mbyllur sytë përgjithmonë.

FOTO: Pak shρresa për gjetjen e Klaudia Latës, stυdentja 21-vjeçare e Mjekësisë dγshohet mes υiktimave të aksidentit në Greqi, fαmilja nis identifikimin me ADN

Klaudia Lata, studentja 21-vjeçare e Mjekësisë dyshohet të jetë mes viktimave të aksidentit tragjik në Larisa të Greqisë.

Familja e saj tashë ka pak shpresa, ndërsa bëhet me dije se ka nisur procesi për identifikimin përmes ADN-së. Një numër i madh trupash të pajetë nuk janë identifikuar ende, pasi përplasja e fortë e trenave shkaktoi zjarr në dy prej vagonave.

Një tjetër shqiptar që dyshohet i vdekur, është 24-vjeçari nga Tirana Denis Ruçi. Pjesa më e madhe e 47 viktimave janë të rinj dhe të reja, studentë që po udhëtonin pas një ekskursioni nga Athina drejt Selanikut.

Asnjë gjurmë nga 24-vjeçari Denis Ruçi, i cili dyshohet të jetë mes viktimave të aksidentit tragjik në Larisa
Asnjë gjurmë nga 24-vjeçari Denis Ruçi, i cili dyshohet të jetë mes viktimave të aksidentit tragjik në Larisa

Mesazhi prekës i Komunitetit të Shqiptarëve në Greqi:

Kërkohet Klaudia!

Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e Mjekësisë është një nga pasagjerët e vagonit 2 të aksidentit të frikshëm në Evangjelismo, Tembi. Familja Lata, familja emigrante shqiptare në Larisa ka filluar procesin e identifikimit me ADN, ndërsa shpresat vajza e tyre të jetë mes të mbijetuarve thuajse janë shuar.

Komuniteti Shqiptar në Greqi shpreh hidhërimin e thellë për këtë aksident të frikshëm e plot pikëpyetje.

Ne solidarizohemi plotësisht me familjet e të prekurve nga aksidenti, jemi njësoj të shokuar e të indinjuar me humbjen e thellë e të padrejtë të kaq të pafajshmëve.

Ngushëllime familjeve të viktimave!

Njëkohësisht, si mbarë populli grek, kërkojmë të hidhet dritë mbi shkaqet e aksidentit e të drejtohen urgjentisht para drejtësisë fajtorët.

Ήοroskoρi për ditën e sόtme, e Ρremte 3 Mαrs 2023

DASHI
Sot do jeni shumë të devotshëm për gjithçka dhe gjithashtu edhe të ndjeshëm. Për këtë arsye do kujdeseni çdo moment edhe për detajet më të vogla. Ju të dashuruarit do jeni të përkëdhelurit e yjeve dhe emocionet do jenë të shumta. Çdo sekondë do jetë emocionuese në maksimum. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë, por do ja lini çdo gjë kohës. Nuk pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme gjatë kësaj dite. Në punë, negocimi dhe aftësia juaj bindëse do jenë pikat më të forta që do ua kenë zili që të gjithë. Sot nuk do jetë aspak e vështirë për të arritur objektivat. Në planin financiar do jeni të vendosur të gjeni zgjidhjet për problemet që keni pasur.

DEMI

Ka mundësi që në disa momente të acaroheni gjatë kësaj dite për shkak të ndërhyrjes së disa personave në jetën tuaj. Vini limite dhe do ndiheni më të qetë. Nëse keni një lidhje përfitoni për të përforcuar lidhjen tuaj me partnerin. Pas neglizhencave të kohëve të fundit duhet me patjetër të vendosni qëndrueshmëri. Ju beqarët do i shijoni kënaqësitë që do iu sjellë kjo ditë megjithëse nuk do krijoni menjëherë një lidhje të fortë. Sipas Horoskopit.vip, në punë duhet të dini të negocioni  për një çështje të rëndësishme dhe të veproni me shumë diplomaci. Dijeni se probleme serioze nuk keni për të pasur. Për sa iu përket parave duhet të kujdeseni më tepër edhe pse dita pritet të jetë pozitive e pa probleme.

BINJAKËT

Urani do ju udhëheqë gjatë gjithë kësaj dite dhe do ju drejtojë ku duhet. Nuk do jeni as impulsivë dhe do qëndroni përherë me këmbë në tokë. Ju të dashuruarit do ndiheni shumë mirë me atë që keni në krah. Marrëdhënia juaj do jetë më e qartë dhe do i kuptoni më mirë ndjenjat e njëri-tjetrit. Kjo do iu ndihmojë të merrni edhe vendime të rëndësishme. Nëse jeni ende vetëm, përgatituni për ndryshime rrënjësore. Në punë do ndiheni shumë më të lirë për të bërë çdo gjë që dëshironi dhe do i zgjidhni edhe çështjet më delikate.  Në sektorin financiar do ketë përmirësim të ndjeshme. Do mund të kryeni edhe transaksione me rëndësi pa pasur merak.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do iu kushtoni goxha rëndësi edhe miqve tuaj të ngushtë kështu që gjithë kohës do rrethoheni me dashuri. Ju që jeni në një lidhje do kaloni momente të mrekullueshme me atë që keni në krah dhe do përjetoni emocione pa fund. Shfrytëzojeni sa të mundni ditën dhe mos harroni t’i shprehni pafundësisht ndjenjat dhe emocionet. Ju beqarët do ia kaloni mirë, por as sot nuk do e gjeni personin që keni ëndërruar. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe të gjithë do kenë besim absolut tek ju. Do ju ndihmojnë pafund edhe kolegët dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Në sektorin financiar nuk duhet të merrni vendime të nxituara që do iu sjellin probleme më vonë.

LUANI

Hëna dhe Dielli ka rrezik të sjellin disa probleme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here mund ta ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Po nuk ruajtët qetësinë nuk do fitoni asgjë. Ju të dashuruarit duhet me patjetër të ndryshoni sjelljen tuaj nëse doni që gjërat t’iu ecin ashtu si keni ëndërruar. Problemet nuk zgjidhen as me inat e as me kokëfortësi. Nëse jeni beqarë ka rrezik të mbylleni në vetvete dhe nuk do pranoni asnjë lloj ftese që do ju bëhet. Në punë do e keni të vështirë të pranoni ato që do ju thonë shefat dhe nuk do e duroni dot autoritetin. Mos bëni sipas mendjes tuaj sepse gjërat do ju marrin tatëpjetën. Në planin financiar do dini çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme.

VIRGJËRESHA

Do jeni kërkues ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes gjatë kësaj dite, por kjo në fakt do ju bëjë mirë. Ju që jeni në një lidhje do ja kaloni mirë me personin që keni në krah dhe nuk do kërkoni të bëni asnjë lloj ndryshimi. Në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe gjithçka ka për t’iu ndryshuar rrënjësisht. Në punë edhe mund të mërziteni ndonjë moment nga rutina, por ama do i çoni deri në fund detyrat e dhëna. Mirë është të pranoni edhe këshillat dhe të mos nxitoheni. Në planin financiar mos bëni asnjë çmenduri sepse keni për të mbetur me xhepat bosh shumë më shpejt nga sa mendonit.

PESHORJA

Falë Neptunit dhe Hënës imagjinata juaj do jetë shumë e zhvilluar gjatë kësaj dite. Në çdo moment do krijoni dhe nuk do mërziteni aspak. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bukur dhe e veçante. Do ja kaloni mirë me partnerin dhe nuk do preferoni të bëni asnjë lloj ndryshimi. Ju beqarët duhet t’ia shprehin sa më shumë ndjenjat dikujt nëse doni ta bëni për vete. Në punë, duke pasur Jupiterin në krah, nuk do ju mungojnë aspak idetë nga më kreativet. Do keni edhe një vizion më të qartë për gjërat dhe do jeni më të saktë me çdo gjë. Sipas Horoskopit.vip, gjendja e financave do mbetet e trazuar edhe për disa kohë. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe maturi që të mos keni probleme.

AKREPI

Do dini si të tregoheni të duruar gjatë gjithë kësaj dite kështu që keni për të përfituar nga kjo sjellje. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do influencohet pozitivisht nga yjet dhe mund t’i zgjidhni shpejt disa probleme të vogla që ju kanë dalë. Ju beqarët do jeni në humor të mirë dhe gati të bëni çdo lloj çmendurie për të arritur atë që doni. Në punë do keni energji të pashtershme dhe do luftoni pafundësisht për të marrë atë që aq fort e dëshironi. Mund të merrni në dorë edhe çështje me rëndësi të madhe që dikur iu janë dukur të pamundura. Në planin financiar do keni vështirësi. Kujdes mos kryeni shpenzime të pamenduara sepse situata mund të përkeqësohet më tepër.

SHIGJETARI

Sado të mundohen t’ua prishin ekuilibrin gjatë kësaj dite nuk kanë për t’ia dalë dot. Jeta juaj do mbetet gjithë kohës e kënaqshme. Ju të dashuruarit do jeni më të kujdesshëm dhe më të ekuilibruar prandaj çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e keni menduar. Partneri gjithashtu do jetë më i duruar dhe në humor të mirë. Ju beqarët do jeni mjaft sharmantë dhe do merrni ftesa pa fund për ta ndryshuar statusin. Në punë, marrëdhënia që keni me kolegët do luajë rol të rëndësishëm për vazhdimësinë e projekteve të nisura. Nëse gjërat po ecin mirë gjithçka do realizohet më shpejt. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe nuk do bëni asnjë hap pa qenë të sigurt.

BRICJAPI

Do e keni të vështirë të refuzoni ftesat dhe kërkesat për ndihmë gjatë kësaj dite. Në fakt duke bërë shumë për të tjerët në disa momente do e harroni edhe veten. Ju të dashuruarit nuk duhet të qaheni për asgjë sepse gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si keni ëndërruar. Partneri do ua shprehë pafund ndjenjat. Ju beqarët do keni ndryshime rrënjësore në jetën tuaj sentimentale dhe shumë gjëra kanë për t’iu shkuar si keni dashur. Në punë dielli do ju bëjë shumë më prodhimtar dhe do realizoni shumë më shumë gjëra nga sa mund ta kishit imagjinuar edhe vetë. Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë kështu që mos u nxitoni të kryeni shpenzime pafund.

UJORI

Venusi do ju bëjë të papërmbajtshëm gjatë kësaj dite dhe do bëni gjëra të gabuara herë pas here. Asgjë e mirë nuk do ndodhë në jetën tuaj. Ju të dashuruarit do kaloni momente të vështira e të sikletshme. Nuk do bini dakord për shumë gjëra dhe as që do hapni rrugë për asnjë arsye. Ju beqarët do keni kërkesa pa fund, por nuk do ju pëlqejnë plotësisht personat që do takoni. Në punë nuk është momenti i duhur për të bërë ndryshime radikale. Merrini gjërat sa më shtruar në mënyrë që as të mos gaboni. Në planin financiar do keni disa luhatje të vogla të cilat mund t’iu bëjnë të ndiheni keq. Mundohuni të shmangni investimet e mëdha.

PESHQIT

Hënën për fat të mirë do e keni në krah gjatë kësaj dite dhe ajo do ua ndriçojë rrugën në të cilën duhet të kaloni. Për ju të dashuruarit do jetë ditë mjaft e favorshme kjo e sotmja. Do ndiheni të plotësuar pranë personit që dashuroni dhe nuk do preferoni të ndaheni asnjë çast prej tij. Ju beqarët duhet ta hapni zemrën nëse doni të ndryshoni status. Në punë mundohuni të shmangni me çdo kusht debatet me shefat apo me kolegët sepse nuk do zgjidhni gjë. Më mirë fokusohuni tek detyrat që iu janë dhënë. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe gjithçka ka për t’iu ecur si keni dëshiruar. Do arrini të kryeni edhe ndonjë shpenzim më shumë.

Merr fυnd drαma mes Kiarës dhe Luizit, ja çfarë ndodhi mes tγre

Pas më shumë se katër ditë me diskutime dhe debate të cilave nuk po arrinin dot t’i jepnin zgjidhje, më në fund çifti Luiz dhe Kiara i kanë sheshuar keqkuptimet dhe janë pajtuar.

Pas një bisede të zhvilluar në oborr, Kiara e përqafoi Luizin dhe më ne fund i dha një puthje.

Këngëtari ka premtuar se një sjellje e tillë si ajo e bërë gjatë provës së dhënë nga Big Brother, çka nisi edhe konfliktin mes tyre, nuk do të ndodhte më.

Olta shkon të υlet afër tij, por Lυizi bën veρrimin që nuk pritej

Si çdo ditë, Luiz Ejlli është banori i parë që zgjohet nga gjumi në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Këngëtari pasi pastron vendin ku bëjnë kafen, e përgatit një për vete dhe qëndron jashtë vetëm.

E teksa po qëndronte vetëm në oborr, aty po shkonte Olta Gixhari. Kur kjo e fundit po i afrohej, zgjodhi të largohej duke u ulur në pjesën e verandës së shtëpisë.

Nuk dihet se pse Luizi vendosi që bënte këtë veprim, pasi së fundmi nuk kanë pasur debate me njëri-tjetrin.

Madje ata mbrëmë kanë ndenjur duke biseduar deri vonë së bashku me Kiarën dhe Armaldon.

Luizi largohet nga shtëpia? Ja porosia që i jep Kiarës: S’kam shumë valixhe, futi në qese të zeza (VIDEO)

Debatet e fundit mes Luizit dhe Kiarës, kanë bërë që ata të distancohen nga njëri-tjetri, kjo pasi Kiara kërkoi që ai të reflektojë për veprimet që ka bërë e më pas ta lërë situatën të rrjedhë dhe marrëdhënien e tyre që të “ringrihet”.

Teksa po qëndronte shtrirë te dhoma e gjumit, Kiara e pyeti Luizin se pse ai nuk ngrihet dhe të aktivizohet me pjesën tjetër.

Luizi u shpreh se ai nuk është i lumtur shpirtërisht dhe se për këtë arsye, nuk mund të shtiret sikur është i tillë.

Sipas Kiarës, ai po i lë assj një përgjegjësi shumë të madhe dhe se ndihet në faj që ai po sillet në atë mënyrë. Ajo shtoi se fillimisht Luizi duhet ta gjejë lumturinë brenda vetes, e më pas të kërkojë lumturi nga ajo.

Del video që tυrρëron Oltën, ja të gjitha ofèndimèt dhë kërcënimèt që ka bërë por nuk merr asnjë ndëshkim

Loja në ”Big Brother Albania Vip 2” është bërë shumë e fortë. Zarfa të zi dhe gjyq publik, ka vetëm për Luiz Ejllin, i cili është kthyer në një fenomen, por e kundërta po ndodh me Oltën.

Aktorja e cila nuk e ka mbështetjen e publikut edhe pse produksioni e nxjerr tek të preferuarit, shumë herë ka ofenduar rëndë banorët, madje edhe produksionin, por që nuk është marrë kurrë masë apo vërejtje nga produksioni.

Por kjo video që përmbledh të gjitha gabimet e Oltës që nuk janë diskutuar në asnjë Prime, po bën namin në rrjete sociale. Pyetja kryesore është se pse ende për Oltën nuk ka një zarf të zi për thyerje të rregullave.

Aktorja Eva Alikaj është përjashtuar nga Big Brother Vip Albania. Një debat i ashpër ka ndodhur mes Evës dhe Luizit në “Big Brother VIP” pasditen e sotme.

Eva pati një debat me Kristin dhe ngritja e toneve zgjoi Luizin nga gjumi. Ai iu drejtua më pas Evës duke i thënë se nuk do e lërë as ai të flejë në darkë sepse do bëjë muhabet me zë të lartë.

“Do ulem, do bërtas me sa të kem mundësi. Sa të fiken dritat më ke aty duke mbajtur fjalime”, tha Luizi.

https://www.instagram.com/gazetakohajone/?utm_source=ig_embed&ig_rid=de445ed1-d415-4b3b-8743-43fb0ae6cbbb&ig_mid=57865ED1-807A-4D93-8403-A0AD3B57FE9D

Video i ntime që u bë υirale, nisin sërish degrαdimet në BBV mes banorëve: Ta kanë pa krejt

Ka pak kohë që i rregulluan raportet me njëri-tjetrin, por reperi Stresi dhe modelja Xhuli Nura janë përplasur prapë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Shkak kësaj here është bërë videoja e famshme intime e Xhulit, e cila dikur ishte shpërndarë me të madhe në internet dhe faqet e filmave për të rritur.

Gjatë një diskutimi në kuzhinë me Stresin dhe Bruno, Xhuli i ka thënë këtij të fundit për ofendimet që ia ka bërë Stresi në vazhdimësi.

Mes të tjerash ajo ka përmendur faktin se si Stresi i ka thënë “të gjithë ta kanë parë”, duke iu referuar publikimit të videos së famshme.

Në të njëjtën kohë, Stresi vazhdimisht e ka kundërshtuar Xhulin duke i thënë edhe “Po shpif” në disa raste.

“Ti je në gjendje të bësh gjithçka për lojë”, është dëgjuar mes të tjerash reperi tropojan duke i thënë modeles me origjinë nga Skenderaj.

Stresi dhe XHuli përndryshe janë dy prej konkurrentëve që kanë pasur më së shumti debate me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.