Stoρ fυt në shtëpi të moshυarën që nxorri vajza në rrugë. E bija kυndërshton: Nuk e lejoj as gjallë as υdekur

Më 21 Mars, emisioni Stop transmetoi problemin e zonjës Varvara Kapurani, një 77-vjeçare nga Elbasani, e cila pas vdekjes së të shoqit dhe pas 55 viteve martesë, mbeti në mes të katër rrugëve. Kjo për shkak se njëra nga vajzat e saj e nxorri nga shtëpia duke falsifikuar firmën në bashkëpunim edhe me noteren.

77-vjeçarja ka thënë se kur qante të shoqin, njëra nga tre vajzat e saj i mori letrat e shtëpisë, duke arritur t’i marrë pronën e ta nxjerrë jashtë. Gjithçka nisi pasi një ditë çifti i të moshuarve u paraqit në zyrën e noteres Ilda Peza për t’i dhënë adresën, sikur e bija banonte në shtëpinë e tyre në mënyrë që vajza të merrte KEMP për të birin e sëmurë.

Pas vdekjes së të shoqit Tili Kapurani, Varvara shkoi tek e bija në Greqi, ku mësoi se kishte mbetur pa banesë, të cilën ia kishte zaptuar vajza Drita.

E moshuara e denoncoi në polici, ku mësoi se vajza kishte një akt dhurimi nga ajo vetë dhe bashkëshorti i ndjerë. Por Varvara tha se nuk di as të shkruajë e as të lexojë.

Në këto kushte, gjykata vendosi që të bllokohet shtëpia, por vajza zaptuese ishte futur brenda.

Emisioni Stop i drejtua Prokurorisë së Elbasanit dhe prokurori Xhilian Seferi komunikoi se rasti është regjistruar dhe do të procedohet sipas afateve.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan mbi bazën e materialit referues të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan që bën fjalë për kallëzimin e shtetases Varvara Kapurani ka regjistruar procedimin penal nr.12/15 të vitit 2022 për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të parashikuar nga neni 186 i KP. Kjo çështje penale është në fazën e hetimit paraprak dhe shtetësja Varvara Kapurani në cilësinë e kallëzueses do të njoftohet sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Elbasan.

Zyra ligjore e emisionit “Stop” përgatiti një kërkesë për sigurim padie dhe rikthim në banesë për të moshuarën Varvara Kapurani. Gjykata pranoi këtë kërkesë-padi dhe ne shkuam te një përmbarues gjyqësor Ilia Elezi për ekzekutimin e vendimit.

“Jam shumë e lumtur. Është e pabesueshme por me ju çdo gjë është e mundur”, thotë znj.Varvara.

“Unë mendoj që do t’i drejtohemi vajzës tuaj e cila është dhe në cilësinë e debitores për ekzekutimin e këtij vendimi i cili është i ekzekutueshëm brenda 5 ditëve. Urime dhe shpresoj ta ekzekutojmë brenda 5 ditëve”, thotë përmbaruesi gjyqësor Ilia Elezi.

Sikurse e kërkon ligji, ekzistojnë 2 mënyra për të zbatuar vendimin e gjykatës. E para është vullnetare, që vajza në rastin konkret pasi i komunikohet vendimi gjyqësor të hapë derën e banesës. Nëse kjo nuk ndodh, brenda 5 ditësh vendimi i gjykatës duhet të ekzekutohet brenda 5 ditësh nga përmbaruesi gjyqësor i licencuar dhe nën shoqërinë e forcave policore të hapet me forcë dera e shtëpisë.

Përmbaruesi Ilia Elezi telefonoi vajzën e të moshuarës, Dritën, të cilën e vendosi në dijeni për vendimin gjyqësor duke ia komunikuar urdhrin. Por Drita nuk pranoi ta hapte vullnetarisht derën e shtëpisë për nënën e saj

Përmbaruesi: Kam një vendim të gjyqtares Idush Maliqi që sapo më ka ardhur në zyrë për ekzekutimin e masë sigurim padie dhe thotë duke urdhëruar palën e paditur Drita Topuzi të lejojë palën e paditur Varvara Kapurani të jetojë në banesë. Unë ju mora për korrektësi.

Drita: Unë nuk e lejoj Varvarën. Varvarën unë nuk e fus në shtëpi, as për gjallë dhe as për vdekje.Të pranojë të gjitha gabimet Varvara, pastaja të shohim dhe të bëjmë.

Përmbaruesi: Unë vetëm zbatoj një vendim gjykate dhe as mund të zgjidh hallet personale.

Drita: Në rregull! Edhe unë nuk e fus Varvarën në shtëpi.

Përmbaruesi: Ka një masë sigurim padie e cila ka vendosur ka vendosur që të ekzekutohet brenda 5 ditësh.

Drita: Kur të vij unë në Shqipëri, do flasim!

Përmbaruesi: Jo jo shiko pak. Deri sa ka një urdhër gjykate unë do jem i detyruar që ta hap derën tuaj në prani të policisë.

Drita: Jo ti derën time nuk do ta hapësh, pa ardhur unë!

Përmbaruesi: E hap ligji jo unë zonjë. Këtu nuk jemi në një seancë gjyqësore dhe as që mund të marrim vendime të tjera përveç atij të gjykatës.

Drita: Në rregull, në rregull, në rregull, e di unë atë punë! Do vij për 5 ditë. Hajt, mirupafshim!

Më 29 Maj, së bashku me përmbaruesin gjyqësor dhe me policinë, zonja Varvara arriti të futej në shtëpinë e saj.

Vajza tjetër e Varvarës, që i ka qëndruar pranë nënës që prej fillimit të këtij konflikti, tha se pas sigurim-padisë që e lejoi 77-vjeçaren të hynte në banesë, mori një kërcënim në rrjete sociale nga bashkëshorti i motrës së saj, Dritës.

“Më dërgoi mesazh kërcënimi në Facebook, hajdeni po patët ***** të hapni derën, do t’ju vras të tërëve. Bëra denoncimin”, thotë vajza tjetër e të moshuarës.

Pasi fut në shtëpinë e saj ku ka jetuar për më shumë se 50 vite, zonja Varvara u shpreh e gëzuar.

Ndërsa përmbaruesi gjyqësor theksoi se vendimi i gjykatës u zbatua dhe gjithçka është e dokumentuar me proces-verbal dhe me filmime.

“U ekzekutua urdhri i gjykatës. Zonja është futur në banesë, shumë e gëzuar. Vërtetë ishte gëzim edhe për ne që pas kaq kohësh është në shtëpinë e saj. U mbajt një procesverbal, u filmua gjithçka, u mbajt procesverbali dhe me shkrim dhe i filmuar ku do pajisen të gjitha palët me DVD dhe me shkresë përcjellëse që të gjitha orenditë siç janë të pasqyruara në proces-verbal do t’i jepen zonjës. Kështu që ne e quajmë të kryer këtë urdhër-ekzekutimi”, shtoi përmbaruesi gjyqësor.

Pas këtij hapi, në gjykatë vijon padia tjetër për falsifikimin e firmës të të moshuarës. /tvklan.al

Zhdυkja e të resë shtαtzënë, dalin detaje tronditëse: Kishte zbυΙuar trαdhëtinë e partnerit, që ishte po ashtu në pritje të një fëmije tjetër

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zhdukjen e një të reje në Itali, e cila ishte 7 muajshe shtatzënë.

Giulia Tramontano është zhdukur pasi zbuloi tradhtinë e të dashurit të saj, 30-vjeçar, barist në një klub luksoz në Milano.

Që nga e diela, 29-vjeçares shtatzënë në muajin e shtatë i kanë humbur të gjitha gjurmët: një ditë më parë, të shtunën, ajo kishte zbuluar se edhe e dashura e partnerit të saj priste një fëmijë, por ajo e kishte ndërprerë shtatzëninë. Të tre do kanë pasur një përballje të nxehtë për të sqaruar çështjen.

Giulia, me origjinë nga Sant’Antimo (Napoli) , jetonte me Alessandron dhe herë pas here ata pritën edhe djalin e tij gjashtëvjeçar të lindur nga një lidhje e mëparshme.

Sapo mësojnë gjithçka, prindërit e Giulias nxituan në Lombardi për t’u përballur me të dashurin e vajzës së tyre. Ky takim është gjithashtu me tone të larta, ku nuk ka munguar as shpullat në drejtim të 30-vjeçarit.

Familja e Giulias mendon se 29-vjeçarja ka ikur për shkak të hidhërimit ekstrem të zbulimit të tradhtisë dhe shtatzënisë së partneres së të dashurit. Mirëpo me kalimin e orëve po vlerësohet edhe rruga e largimit të pavullnetshëm.

Hetimet nga karabinierët vijojnë të pandërprera, ndërsa prokurorja Alessia Menegazzo ka hapur dosjen për këtë çështje, për momentin pa titull krimi apo nën hetim. Të dhënat e telefonit, kompjuterët dhe celularët dhe kamerat përfunduan duke u ekzaminuar nga hetuesit.

Kërkimet kryhen edhe nga zjarrfikësit të cilët edhe me helikopterë inspektojnë rrjedhën e lumit Seveso dhe kanalin e Villoresit.

Videoja e vëzhgimit e kapi gruan herët në mbrëmje të së shtunës. Që atëherë asnjë gjurmë: as nga llogaritë bankare apo nga celulari. Karabinierët e kanë dëgjuar për një kohë të gjatë 30-vjeçarin, i cili aktualisht nuk është në regjistrin e të dyshuarve dhe që të dielën ka bërë kallëzim për zhdukjen e partneres së tij.

Mësυesja gjendet e υdekur ρranë të dαshυrit, ροlicia dëgjon të qarat e forta të foshnjës 10-mυajshe

Një mësuese në Florida u gjet e vdekur pranë të dashurit të saj, ndërsa vajza e saj e mitur mbeti e vetme duke qarë.

Amanda Hicks, 26 vjeç, u gjet e vdekur të shtunën, më 27 maj së bashku me të dashurin e saj.

Policia shkoi në shtëpinë e Hicks në qytetin juglindor të Floridës, pasi një nga anëtarët e familjes i kërkoi që të shkonin për të kontrolluar mirëqenien e saj dhe të partnerit të saj. Pasi arritën ata gjetën derën e mbyllur, ndërkohë që dëgjonin të qarat e vajzës së vogël.

Përmes një dritare, policët panë se dy të rriturit ishin të shtrirë, pa shenja jete. Ata arritën të hapnin derën dhe morën foshnjën nga krevati i saj.

Foshnja, e identifikuar më vonë nga anëtarët e familjes si vajza 10 muajshe e Hicks, tani është në duart e një anëtari të familjes, sipas deklaratës së policisë.

“Mendohet se nëna u vra nga partneri i saj dhe më pas ai u vetëvra”, tha policia.

Hetuesit nuk kanë zbuluar ende se si u vra çifti. Amanda Hicks ishte mësuese e cila i jepte mësim klasës së gjashtë.

Fqinjët që ndodheshin pranë shtëpisë së çiftit janë shprehur se ata kishin një marrëdhënie normale dhe nuk kishin vënë re asnjë shqetësim.

Të shtυnën vjen hëna e ρΙotë rozë, për këto 4 shenja sjell kaos të ρaparë në jetën e tyre

Të shtunën, më 3 qershor, qielli do të ndriçohet nga një Hënë e plotë rozë në shenjën e Shigjetarit dhe na sjell energji të ngjyrosura nga ndershmëria radikale dhe një dëshirë për liri dhe dije.

Ky ndryshim do t’ju sjellë një pamje më të madhe dhe do t’ju inkurajojë të përqendroheni në atë që është me të vërtetë e rëndësishme dhe do të largojë vëmendjen tuaj nga gjërat e parëndësishme që ju kanë rënduar.

Ja cilat janë shenjat që hëna rozë e qershorit do të ndikojë më shumë…

Binjakët

Hëna e plotë në Shigjetar do të ndriçojë shtëpinë tuaj të shtatë të marrëdhënieve romantike; prisni këshilla të mençura nga të dashurit tuaj. Një person afër jush do t’ju ndriçojë. Kjo mund të jetë gjithashtu një kohë për të zgjeruar horizontet tuaja në fushën tuaj të dashurisë, ndaj mos kini frikë të ëndërroni të mëdha. Mundësitë për ju dhe shpirtin tuaj binjak janë të mëdha dhe mund të prisni me padurim se çfarë do të sjellë e ardhmja! Nga ana tjetër, kjo Hënë e Plotë mund t’ju sjellë disa vendime vendimtare – mund t’ju duhet ose të lini partnerin tuaj aktual ose t’i përkushtoheni atij për një afat të gjatë!

Virgjëresha

Kjo Hënë e Plotë nxjerr në pah dëshirën tuaj për të zgjeruar shtëpinë dhe jetën tuaj personale në mënyra të mëdha dhe të papritura! Edhe pse prireni të jeni dikush që i jep përparësi detajeve më të vogla, kjo mena ju inkurajon të mendoni se si duhet të duket ambienti juaj i ëndrrave. Pavarësisht se sa e paarritshme duket, mbani mend se vetëm qielli është kufiri! Shtëpia mund të jetë kudo ose çdo gjë, ju nuk duhet të kufizoni veten! Konsideroni të lëvizni në një vend, qytet apo edhe një vend tjetër, ose të shkoni në një udhëtim të gjatë. Mbani parasysh çdo gjë që ju nxjerr nga rutina juaj e zakonshme! Kjo periudhë mund të shënojë edhe ndonjë veprim vetëmohues nga ana juaj për një pjesëtar të familjes.

Shigjetari

Ju jeni ylli kryesor i kësaj Hëne të Plotë – ajo ndriçon shtëpinë tuaj të parë të vetë-shprehjes. Si dikush që kërkon vazhdimisht aventura, kjo periudhë do të shënohet nga përqafimi i pjesëve më spontane të vetes. Ka mundësi që ju pret një udhëtim i paplanifikuar. Kjo është koha kur gjithçka rrotullohet rreth jush dhe interesave tuaja, por edhe dëshirës tuaj për liri. Përpjekjet tuaja në fushën e karrierës do të japin rezultate të shkëlqyera dhe do të keni mundësinë t’i shikoni marrëdhëniet tuaja personale në mënyrën e duhur.

Peshqit

Kjo periudhë ju sjell dëshirën për t’u çliruar në planin e biznesit, pra për të treguar kapacitetet tuaja të plota. Si një shenjë e sunduar nga Jupiteri, ju gjithmonë përpiqeni për rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm, dhe e njëjta gjë është e vërtetë në fushën profesionale. Nëse keni qenë të demotivuar, tani është momenti kur do t’ju presin mundësi më të mira dhe më të rëndësishme. Mos ngurroni të merrni përsipër një projekt të rrezikshëm.

U mbγt në lυmë, RENEA dhe polumbarët ndërρresin kërkimet për gjetjen e trupit të 22-vjeçarit

RENEA dhe polumbarët kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të 22 vjeçarit që humbi jetën tragjikisht mesditën e kësaj të mërkure në ujërat e lumit Mat.

Gazetari Gjergj Figuri raporton për ABC News se për shkak të errësirës janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të të riut.

Ngjarja e rëndë është shënuar pranë Urës së Zogut në Milot, ku 22 vjeçari Valentin Nikolli ka qenë me dy persona të tjerë duke gjuajtur për peshk kur është futur në ujë.

Por e ka marrë rrjedha dhe nuk ka mundur të dalë pasi nuk ka ditur mirë not.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

“Ishe shυmë e keqe në BBV”, Eva Alikaj ρërqesh ne ekran fëmijët e komυnitetit rόm (Video)

Qëndrimi i Eva Alikajt në “Big Brother VIP”, ishte mjaft i shkurtër ama shumë i zhurshëm për aq sa zgjati.

Aktorja u eliminua vetëm pak ditë pas qëndrimit në BBV pas një debati të ashpër me fituesin, Luizin.

“Ta çaj kafkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga Vëllai i Madh.

Ndërkohë e ftuar së fundmi në “A Krasta Show” të gazetarit Adi Krasta, Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom.

Por mënyra se si Eva i ka imituar është dukur aspak e këndshme dhe video po komentohet mjaft ashpër në rrjetet scoiale.

“Dy rom të vegjël thash se po më kërkonin ndonjë lek. Më thanë ishe shumë e keqe”, thotë Eva Alikaj duke i përqeshur. /albeu.com/

https://streamable.com/e/j6tboj

“Mbajti 10 mln lekë të çmimit për të bΙerë makinë” Ja ç’inat të vjetër kanë Adi Krasta dhe Luiz Ejlli

Vite më parë, Adi Krasta refuzoi për dy netë me radhë të përmendte emrin e Luiz Ejllit teksa e prezantonte në Festivalin e RTSH-së.

Kënga e Ejllit vinte në bashkëpunim me Rezarta Smajën, me titull “Ra një yll” por Krasta nuk denjoi t’ia përmendë emrin Luizit në prezantim, s’dimë për ç’arsye!

Kështu ka bërë edhe së fundmi, kur të ftuar në emisionin e tij kishte aktoren Eva Alikaj.

Moderatori e pyeti edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” por kur Eva nisi të fliste për Luizin, Krasta e ndërpreu, duke lënë të kuptohet se nuk i ka lënë inatet e vjetra.

Moderatori i ka kërkuar Alikajt të mos përmendte asnjë emër tjetër, sepse pyetja ishte specifikisht për të.

Mirëpo, “Iconstyle” ju tregon se në “Big Brother” Luiz Ejlli në fakt e përmendi Adi Krastën, duke thënë se 10 milion lekët që kishte fituar nga çmimi i “Ethet e së Premtes” nuk ia ishin dhënë, pasi i kishte mbajtur Krasta për të blerë një makinë… Duket se këtë fjali, Luizi duhet ta ketë thënë edhe më herët, duke sjellë prishjen e raportit mes tyre.

Vritet 40 vjeçarja në Ιοkal, dalin detαjet

Një 40-vjeçare italiane, e identifikuar si Ornella Saiu, u qëllua për vdekje në një lokal në Playa del Carmen në Meksikë, një vendpushim bregdetar në gadishullin Jukatan.

Sipas hetuesve, gruaja ishte në punë herët në mëngjes si banakiere në Cafè Ristorante Sabrina, një vendtakim i njohur për turistët dhe banorët italianë të zonës. Papritur një burrë i armatosur, i cili mbërriti me motor, hyri në lokal dhe pa thënë asnjë fjalë, e qëlloi në kokë, duke e vrarë në çast.

Pas krimit, filloi menjëherë puna për identifikimin e vrasësit dhe kapjen e tij: sipas shtypit vendas, vrasësi do të ishte një ish-koleg i viktimës. Vrasësi, në arrati, ka braktisur motorin dhe disa rroba pak metra larg klubit.

Andrea Lotito, nënkryetar i Shoqatës së Hoteleve Riviera Maya, e përshkroi gruan si “një banore shumë e mirë e Playa del Carmen dhe një mike për shumë njerëz” në një mesazh të shpërndarë në gjuhën italiane në Facebook. Dhe sot është “një ditë e trishtë, pa shpjegime, pa justifikime”.

Një tjetër bashkatdhetar, Lucio Ingenito, tha se “ajo që ndodhi është absurde” dhe se është një ngjarje që “mund të ndodhë me secilin prej nesh”, duke iu referuar viktimës si “punëtor dhe fisnik”.

I υetmi që nuk ρërfitoi nga fama e tij, Luizi na ρrezanton me mikun e tij më të mirë: Me vëllain tim

Pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother , Luiz Ejlli, tha se kishte vetëm një shok, i cili nuk kishte përfituar nga fama e tij.

Këngëtari tregoi se përgjatë gjithë qëndrimit të tij në shtëpi, atëhere kur të gjithë përpiqeshin që të merrnin sado pak famë nga fama e tij, shoku i tij qëndroi i heshtur dhe asnjëherë nuk doli para kamerave.

Eni Bushati është shoku që Luizi foli me krenari, një djalë që ka refuzuar të flasë për Luizin dhe të përfitojë nga fama e tij. Edhe pse eni nuk dëshironte që të shfaqej publikisht, Luizi e ka prezantuar me të gjithë fansat e tij.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, këngëtari ka publikuar një foto nga darka krah partneres së tij, Kiarës dhe shokut të tij, Enit.

“Me vëllain tim Eni Bushatin”- shkruan ai.

Tronditet Italia, djalin mbαn në shtëρi për 6 vite trυρin e ραjetë të nënës, vetëm për t’i mαrrë ρensionin

Opinioni publik në Itali është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një burrë është zbuluar se ka mbajtur për 6 vite me radhë në banesë trupin e vdekur të së ëmës,

vetëm për t’i marrë pensionin.

Mësohet se 60-vjeçari nuk e denoncoi vdekjen e së ëmës, pasi kishte për qëllim t’i merrte pensionin,

që ndër vite kapi një shifër të majme prej rreth 150 mijë eurosh

Burri, i cili nuk ndodhej në shtëpi gjatë bastisjes së policisë, ka pranuar krimin e tij duke shkuar me dëshirën e tij në polici dhe duke u dorëzuar.

Ndaj tij tanimë kanë nisur hetimet përkatëse.