“Gjithçka filloi nga një akυΙΙore”, çifti shqiptaro-gjerman tregon historinë

Esa Kanaci nga Berati dhe Philipp Heckel nga Gjermania janë një çift i ri, të cilët kanë një histori të bukur dashurie. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar se si u njohën në pavionin e një spitali dhe më pas kuptuan që jetonin në të njëjtën ndërtesë.

Esa ka theksuar se bashkë i bëri një akullore, të cilën Philipp shkoi t’ia dërgonte te shtëpia.

“Ajo është perfekte për mua. Nuk e mendoja kurrë se do gjeja dikë si ajo”, u shpreh ai.

“Unë jam larguar nga Berati në shtator të vitit 2020 dhe kam nisur punë në Gjermani. Filipi është infermier dhe punon në një firmë, e cila i gjen një punë ku të ardhurat e tij janë më të mëdha. Për fatin tonë të mirë, Filipi u pozicionua aty ku unë punoja, por në pavione të ndryshme.

Një ditë mu desh mua të shkoja te pavioni i Filipit, pasi atje kishin nevojë për më shumë punë. Aty Filipi më ka parë dhe ka pyetur kolegët: ‘Kush është kjo? A e njihni?’.

Më pas rastësisht u pamë dhe jetonim në të njëjtin kat të ndërtesës, në të njëjtën konvikt siç mund ta quaj. Më pas Filipi më ofronte gjëra, psh, unë nuk kisha makinë dhe më thoshte që nëse do të shkosh për pazare shkojmë bashkë. U bëmë bashkë. Historia jonë në fakt filloi nga një akullore. Në fakt, unë nuk i kam qejf akulloret dhe ndonjëherë çuditem se si e kam pranuar. Filipi ishte turni dytë dhe unë i pari, edhe erdhi trokiti se kishte blere akullore dhe më pyeti nëse doja. Kështu unë e ftova brenda dhe biseduam. Më tregoi historitë e veta dhe unë të tijat. Pam që u përputhëm me njëri-tjetrin”, tha Esa./abcnews.al

Dea Mishel befαson me dekΙαratën: Jam në një mαrrëdhënie me Kristin

Dea Mishel Hoxha ka konfuzuar ndjekësit e saj, pasi ka postuar një foto me Krist Aliajn, duke i vendosur mbishkrimin “jam në një marrëdhënie me Kristin”

Dy finalistët e “Big Brother VIP 2” kanë publikuar disa foto së bashku, nga prapaskenat e xhirimit ku po filmojnë për “She’s on Top”, programin që nis së shpejti në Top Channel.

Dea Mishel dhe Kristi do të jenë pjesë e jurisë për të dhënë vlerësimet e tyre për konkurrentët.

Arkitektja nuk ka saktësuar nëse marrëdhënie për të cilën flet është marrëdhënie pune apo mes tyre ka diçka më shumë.

Ajo i ka shtuar më shumë zërat për një romancë, duke shpërndarë postimin e Ronaldo Sharkës, ku Dea dhe Kristi janë nusja dhe dhëndri.

AΙαrmohen familjarët, zhdυket shqiρtari në Kretë (Foto)

Një 27-vjeçar shqiptar është zhdukur në ishullin e Kretës, Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se 27-vjeçari Xhulio Hoxha rezulton i zhdukur prej katër ditësh dhe familjarët e tij kanë ngritur alarmin në policinë greke.

Gjurmët e 27-vjeçarit kanë humbur në Vryses Apokoronou, ku ndodhet shtëpia e tij. 27-vjeçari ka sy blu-jeshile, është 1.70 m i gjatë dhe i hollë.

Ditën që u zhduk, kishte veshur xhinse, një xhup blu të errët me kapuç dhe atlete kafe.