E rëndë: 20-υjeçari ndërron jetë në sρital (Detajet e para)

Sillet me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërron jetë një 20 vjeçar.

Nga burimet në polici paraprakisht bëhet me dije se Mateo Llabani, është ndjerë keq në një lokal në Bilisht,

dhe për shkak të gjendjes së rënduar u transportua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për mjekim të specializuar por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Shkak dyshohet mbidozë e lëndëve narkotike, megjithatë pritet që nga autopsia të zbardhet arsyeja e vdekjes së 20 vjeçarit.

Llabani ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit, ndërsa do ti behet autopsia , për të vërtetuar nëse ishte mbidoza ajo që i mori jetën të riut.

Shenja në trup nga kqyrja paraprake nuk ka. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje dëshmitarë si edhe familjarë të të ndjerit.

Βαrriera i çan “Benzin” mespërmes, 40 vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Vasto, në via Cardone.

Rreth orës 22:00 një Mercedes, për arsye ende nën hetim nga policia, humbi kontrollin dhe përfundoi duke u përplasur me barrierën e rrugës, e cila çau automjetin.

40-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin Vasto pas operacioneve të vështira për nxjerrjen e tij nga makina.

Karabinierët dhe policia shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit që mund të kishte rezultuar fatal për shqiptarin.

Horoskopi për ditën e sόtme, e Premte 30 Qershor 2023

Dashi

Do tregoheni shumë striktë në dashuri sot dhe shpesh do e vini partnerin/en në siklet. Mos e teproni nëse nuk doni të keni mosmarrëveshje të mëdha. Beqarët do duhet të marrin disa vendime të cilat mund t’ua ndryshojnë përfundimisht jetën. Në planin financiar gjërat do shkojnë më së miri.

Demi

Dialogu nuk do mungojë për asnjë moment sot në lidhjen që keni krijuar. Nga ana tjetër partneri/ja do iu joshë gjatë gjithë kohës dhe do iu bëjë të ndiheni më së miri. Beqarët nuk duhet të pranojnë çdo lloj ftese pa qenë të sigurtë për personat. Në planin financiar shmangni shpenzimet e tejskajshme.

Binjakët

Nëse mendoni se ka ardhur koha ta zyrtarizoni lidhjen tuaj flisni seriozisht me atë që keni në krah dhe bëjani të qartë gjërat. Boll më duke e shtyrë kohen pak e nga pak. Beqarët do jenë të privilegjuar në dashuri. Edhe pse nuk e kane kërkuar me ngulm princi i kaltër do mbërrijë. Financat do duan më shumë kujdes dhe maturi.

Gaforrja

Marrëdhënia në çift do përmirësohet mjaft gjatë kësaj dite. Do flisni për gjithçka me partnerin/en tuaj dhe do i harroni problemet që keni pasur dikur. Beqarët do i japin me shumë prioritet jetës familjare dhe miqve. Dashuria për ta do jetë në vend të dytë. Dielli do iu ndihmoje ta përmirësoni situatën financiare.

Luani

Do keni disa përballje të vogla sot me atë që keni në krah, megjithatë nuk pritet asgjë alarmuese. Mos mendoni gjithmonë se jeni ju që keni të drejtë. Beqarët do kenë mundësi ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Bëjini sytë katër. Financat do jenë mjaft të luhatura. Nuk është momenti i duhur për të kryer shpenzime.

Virgjëresha

Plutoni do jetë i vendosur keq në qiellin tuaj të dashurisë dhe problemet ndërmjet jush dhe partnerit/es do jenë të mëdha. Mos u nxitoni për asgjë. Beqarët do kenë takime mjaft impresionuese me persona të veçante. Problemet materiale duhet t’i zgjidhni sa më shpejt të mundni. Edhe shpenzimet duhet t’i ulni.

Peshorja

Jeta juaj sentimentale do jetë e mbushur me surpriza të këndshme sot. Do jeni të gatshëm të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm që atmosfera të nxehet. Beqarët do jenë më të mbyllur në vetvete dhe nuk do përfitojnë nga ftesat që do iu bëhen për të dale. Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë.

Akrepi

Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do argëtoheni pa fund me personin që keni në krah. Çdo moment do jetë i veçantë dhe emocionues për ju. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim dhe do i studiojnë mirë personat që do takojnë. Në planin financiar duhet të tregoheni më vigjilentë se kurrë më parë.

Shigjetari

Jeta juaj sentimentale do ndjekë drejtimin e duhur sot. Jupiteri do iu nxitë të tregoheni më të hapur dhe t’i pranoni më lehtësisht mendimet e atij që keni në krah. Ai nga ana e tij do iu surprizojë gjithë kohës. Beqarët nuk do hedhin asnjë hap pa qenë të sigurtë. Financat nuk do jenë të mira, kujdes me shpenzimet.

Bricjapi

Ndryshime rrënjësore do ketë sot në jetën sentimentale të çifteve. Ata që kanë pasur debate do ndihen më të qetë, ndërsa ata që kanë pasur një lidhje të qëndrueshme do bëjnë plane për të ardhmen. Beqarët do kenë surpriza të këndshme. Në planin financiar çdo gjë do shkoje më së miri.

Ujori

Çiftet do gjenden përballë disa zgjedhjeve të vështira, por që duhet t’i bëjnë sot me patjetër. Mendohuni sa të mundni, por jo vetëm për veten tuaj. Beqarët do pëlqejnë jashtë mase një person që sapo ka filluar një angazhim serioz. Mërkuri do ndikojë tek financat dhe do i mbajë ato gjithë kohës të qëndrueshme.

Peshqit

Nëse jeni në një lidhje mos kërkoni të impononi mendimin tuaj mbi partnerin/en sepse do keni mosmarrëveshje të shumta. Pranojini sugjerimet e tjetrit dhe toleroni. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni të matur.

Del aυdio-përgjim i ri/ Alma: Ç’më duhet mua me SaΙën, υideo mos jeρet në media sa të iki … (Video)

Videoskandali që “fundosi” karrierën politike të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe e futi në burg, vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe mediave.

Ditën e sotme është zbuluar një tjetër variant të historisë, në të cilën dëgjohet audiopërgjimi i Alma K. me një person tjetër i cili dyshohet që të jetë edhe organizatori, të cilit i ka kërkuar që mos e bëjë publike videon para se ajo të largohej nga Shqipëria.

Videoja e mëposhtme është transkriptuar dhe publikuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

https://m.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/1566517843873642/?ref=embed_video

Ρlas keq sherri, Ilir Demalia i nxjerr Ιidhjet sekrete se ksυale Edmond Spahos: I ραguan mësueses nga Maliqi kredinë dhe takohet në apartamentin në Korçë

Analisti Ilir Demalia ka reaguar ashpër ndaj deputetit Edmond Spaho. Në një status të postuar në Facebook-un e tij Demalia nuk përmbahet,  zbulon lidhjet sekrete seksuale të deputetit.

” A e di gruaja jote se ti i paguan mësueses E… nga Maliqi creditin e saj dhe ke një apartamet me qera në katin e 7 të në Korçë dhe aty “bisedoni” me E…
Nuk je shumë larg nga Gjici o Gic Palluqe Bilbi”, shprehet ndër të tjera Demalia.

Postimi i plote:

Ku ishe ti Palluqe Edmond Spaho?!
Palluqja i Parlamentit, i paska fryrë prap bilbilit!
Për të gjithë ata që nuk e dinë, para vitit 1990 ka qenë një Palluqe që i frynte gjithë ditën bilbilit për të drejtuar trafikun apo në gjykatë kur vinte autoburgu me të burgosurit i godiste të pandehurit me grusht me shqelm dhe policia qeshte. Sot Palluqja i demo(n)kracisë është Edmond Spaho. E keni parë sa fort frynte bilbilit të Saliut në Parlament! Sytë i dolën vendit si kapak zile të biçikletave 28 tëshe kineze, gjëndrrat teroide ju frynë si bole dashi, ndërsa fytyra ju bë e e murrme si mëlçi derri se nuk ndalonte pa i thënë Saliu pusho.

Palluqja Mondi, më shkruan: “Faleminderit o “demokrat” i oreve te para, qe para se te bëheshe i tille, ishe oturak i komunizmit, familjarisht. Se paku pranove qe babanë e ke pasur eksponent te Sigurimit te Shtetit ne Ministriëe e Brendshme. A ka marre apo jo njeri ne qafe ai, une nuk e di, por vendi i punes ishte qe te merrje njerez ne qafe, pasi ishe syri dhe veshi i Partise. Po te mos merrje njerez ne qafe, kur punoje ne Sigurim, te hiqnin qafe Syçi – Profesor mua më falen gabimet se siç thuan ti, njeri pa shkollë megjithëse i kam bërë 3 vjet për gjuhë dhe letërsi me korespondece pas vitit 1986 kur im ate mori pafajsinë dhe nuk arrita ta mbyll pasi u largova nga Shqipëria me ngjarjen e Ambasadave në korrik 1990. Çbëje atëherë ti Mondi Palluqja?! Pra në fjalën e fundit duhet pikëçuditëse, dhe ti nuk ke vënë asnjë shenjë pikësimi. Pak më i kujdesëshëm Mondi Palluqja bilbilushi Marshallit, se je dhe profesor!

Merresh me tima atë që ka 20 vjet që ka vdekur, 52 vjet që është larguar nga Ministria e Brëndëshme me dorëheqje për arsye “shëndetsore”.?rrestuar në 11 Mars 1975 në kulmin e terrorit ku unë im vëlla dhe nëna ime rrinim pa gjumë se pritnim çfarë po ndodh! Rruga Durrësit ku unë banoja çdo natë vinin kamionët dhe merrnin për interrnim njerëzit e që ishin damkosur si armiq të partisë. Nuk harrroj dhe sot O Palluqe, që nëna ime një tironce dem-baba dem për 24 orë qepi dy triko leshi pasi nuk dinim çfarë na priste. Ku ishe ti profesor Palluqe Spaho në atë kohë?!
Pas kësaj nënën time e çuan pastruese për të larë halet e haleve si ty. Mua 16 vjeç më çuan në gurore. Vëllain tim 14 vjeç e dërguan të pastronte mutin e Rifuxhiove. Ku isht ti O palluqe Spahiu?!

Në prill të vitit 1975 na thërrarsin në Hetuesi nënën time dhe mua në zyrën e Kryetarit të Hetuesisë Ali Korbi, i cili ishte dhe hetuesi I babait tim Binak Haxhia Demaliaj. Në zyrë ishte edhe Feçor Shehu zevëndës ministri i brëndëshëm. Pasi na lanë 4 orë pritje në koridor na erdhi një polic dhe na drejtojë në zyrën e kryetarit të Hetuesisë.

Na komunikuan se im atë është armik i partisë dhe pushtetit dhe si i tillë nëna ime duhet ta divorconte dhe unë ta mohoja si baba. Ku ishte ti Palluqe Spaho?!
A di ti si ju përgjegj nëna ime O Palluqe Spaho, tironcja e mirë dhe zonja e madhe, më beso nuk e themë se është nëna ime por kështu e njeh gjithë Tirona. Ajo pra ju drejtua Feçor Shehut dhe Ali Korbit fare thjeshte, por me një forcë karakteri që vjen nga pastërtia dhe besnikëria në të mirë e në të keq me atë me të cilin kishte lidhur jetën. Unë- ju drejtua nëna ime Feçor Shehut dhe Ali Korbit- nuk di dhe nuk merrem me politikë, por unë nuk mund të rris dy fëmijë jetim me babën gjallë. Pra nuk mundem të divorcoj tim shoq. Ku ishe ti Palluqe Spaho në atë kohë?!

Feçor Shehu mu drejtua mua: – Dhe ti bën mirë mos ti ngjash Binakut se do të përfundosh si Ai!
Përgjegja ime vetëm 16 vjeç duke parë në atë gjëndje nënën timë që ishte bërë e bardhë pa pikë gjaku në fytyrë, në mënyrë instiktive të një revolte i thashe; – Po, nuk do ti ngjajë Binakut tim ati, dhe do ta mohoj, por para se të bëj këtë dua të pyes nënën time, me kë më ka mua që ti di kë kam baba?!!! Nuk po vazhdoj për gjendjen … Ku ishe ti O palluqe Spaho në atë kohë? Për Tim atë po të përsëris një gjë, gjeji një dokumet që ka dëmtuar jetën e dikujt! Në të kundërt ka ndihmuar njerëz. U hoq ai nga Sigurimi dhe prandaj përfundoj aty . Kollaj të bësh trimin sot siç bëjnë oturakë si puna jote duke I fryrë bilbilit të sekretarit të partisë së punës për 23 vjet shokut Sali, komunistit të fundit të mbetur në Europën Lindore dhe mbahe më të madhe si antikomunist ti Palluqe Mondi Bilbili. Këto janë të domumentuara dhe në dosjet e ndjekjes së tim ati dhe mua për vite me radhë me 2A nga Autoriteti Dosjeve

Më poshtë shkruan: “Syçi mos u hiq si i përndjekur, sepse me vjen te vjell zorret e barkut. Ne Kinostudio te çoi posti i babait, ti as universitet nuk ke mbaruar, je me shkolle te mesme. Le pastaj, kur nje gomar si ti, hiqeshe si “artist bohemë” bulevardit te Tiranes.
Kur më ke dëgjuar mua të them jam i përndjekur?!! Në Kinostudio kam shkuar si rekuziter ( magazinier) ta spjegova, mbas im atë morri pafajsinë dhe fillova shkollën e lartë për gjuhë dhe letërsi në Shkodër. Pra nuk kam mbajtur dërrasa. Por nga mosha 16 vjeç deri në 25 vjeç për shkak të arrestimit tim eti në 11 mars 1975, kam punuar në Gurore, ushtar në Xhenjo në Poliçan që hapnim tunelet e Poliçanit, në bujqësi, në ndëtim llaç e tulla në Ndërmarrjen 21 dhjetori dhe ty Palluqe këtë e quan paaftësi timen?!! Më shkruan se hiqesha si artist bohem?!! Unë jam tallur me artistët e Realizmit Socialist dhe kam qenë dhe jam njeri i lirë plotësisht, kjo ju vret tek unë ju dhe takëmit tuaj, se këtë se blini dot as me poste as me pare të korrupsionit dhe krimit që keni përfituar me pushtetin. Ku ishe ti në atë kohë Palluqe Spaho Bilbili?! Nuk më shantazhon dot njeri se jam njeri i lirë.
Më poshtë shkruan: “Nje gje nuk kam kuptuar, pse ne Kinostudio te thërrisnin Syçi, apo edhe ti ishe syri i ndokujt atje? Dardha nen dardhe bie Syçi.”

Po si je kaq idiot o mjeran! Po, ishte pseudonim i Sigurimit të Shtetit që ma vendosën në moshën 10 vjeçare me shefin e krimeve të Sigurimit Gëzim Çakërri, shok klas? dhe mëhallë, ku nofka apo “pseudonimi” Syçi, që prej atëherë më shumë më dinë Syçi se Ilir, një emër që e dashuroj se më talon se jam I-lir. Po si je kaq galloshe kolkoziane o i mjerë në shekullin e XXI?! Shkruan se dardha bie nën dardhë, pra unë jam si tim atë! Po unë se mohova tim atë para Feçor Shehut fëmijë do ta mohoj para teje nje çapa-çul shul professor. I ngjaje dhe ndjehem shumë mirë që i ngjajë atij babait tim.
Ti O “antikomunist I bilbilit që dashuron Agollin dhe të ka ngel gjilpëra ke Realizmi Socialist, prandaj je dhe i fryn bilbilushit të Doktorrit, normale njeriu nuk del dot prej formimit dhe botëkuptimit tij, aq sa ka dalë doktori si komunisti-antikomunist aq mund të dalësh dhe ti, jo rastësisht ngroh vezët e doktorrit. Pra Dritëroi yt shkruante:
Për Enver Hoxhën këngë thur tër jetën ( Ti Palluqe Spaho thur për Salinë!)
Se nëna ime bukë i dame dhallë;
Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm
Na puthi ne fëmijëve mu në ballë
Na puthi ne fëmijët e rreckosur
Në tymin e kandilt e të pishës
Të zverdhur press rigonit e prej gjizës
Dhe pa në sytë tonë vetëtima,
Dhe pa ata sot që ngrenë turbina.
Ndërsa idhulli yt që unë e kam takuar jo njëherë por nuk i kam shkuar dhe ndenjur zagar si ty…..
Ka shkruar:
Ku ti kërkojë rrënjët e tu, Parti?
Si një drap madhështor moi këtë vend të lashtë
Ke mbirë ndaj udhës ku shkojnë shtrëngatat
Ato rrahin e të shkulin
Po ti veç vaditesh press shqotës tyre
Dhe mes shqotash rritesh….
Pra e kupton kë ke idhuj ti shoku Oturak Palluqe Spaho, takëmin që ti i takon dhe të ka frymzuar.
Jeni kaq perverse dhe të ndyre se jeni te komleksuar dhe doni të lani m…. me sh… dhe nuk leni të gjallë dhe të vdekur, familjare dhe fëmijë pa damkosur o damllahane!
Ju nuk keni as norma as burrëri, ju jeni kurva bura.
Ke kaq ditë që merresh me familjen time, merru me mua O Palluqe Bilbil Spaho!
Di dhe unë për familjen tënde jo si sajon ti, por …. po nuk hy as ke vajzat as ke gruaja. Çfaj kanë ata që kanë një burë Bilbil Palluqe në shtëpi.
Meqë e kërkove po ta themë, A e di gruaja jote se ti i paguan mësueses E… nga Maliqi creditin e saj dhe ke një apartamet me qera në katin e 7 të në Korçë dhe aty “bisedoni” me E…
Nuk je shumë larg nga Gjici o Gic Palluqe Bilbili!
Në fakt ti duhet të jeshë objekt i SPAK edhe për pronot në Pogradec dhe Korcë. Por SPAK është ASPAK prandaj bëni ju bla-bla
Tani vazhdo se do te keshë lajme të tjera O Bilbil Palluqja Spaho.

https://www.facebook.com/ilir.demalia/posts/10230688959908664?ref=embed_post

Artan Hoxha “plas” Β0MBËN: Alma më mori në teΙefon dhe më pγeti se ku e …

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Alma K, personazhi i videos erotike në zyrën e Safet Gjicit, e ka marrë në telefon pas publikimit të kësaj video, për ta pyetur se ku e ka gjetur materialin e plotë.

I ftuar në media, Hoxha tha se detaje të reja kanë dalë nga skandali Gjici, ku një bisedë e transkriptuar mes Alma.K dhe një personi tjetër, hedh dyshime se ndaj Gjicit ka patur një skemë shantazhi.

“Më merr një moment kjo zonja, sepse më kërkonte me insistim. Në momentin që i hap telefonin, e nis bisedën, e di që kjo bisedë po regjistrohet.

I them stop një minutë, mora telefonin tjetër dhe e ndeza ta regjistroj. Sigurisht e kam regjistruar atë bisedë. Ajo donte të gjente nga e kam gjetur unë regjistrimin. Ajo kishte filluar hulumtimin tjetër. Ajo donte të gjente nga ka rrjedhur informacioni.

Dalja e filmimit të plotë prishi skemën e shantazhit të mundshëm. Në rastin konkret ka patur një marrëveshje. Uroj që agjensitë e zbatimit të ligjit ta thonë se kush është paguar dhe cfarë ka marrë”, deklaroi Hoxha.

Ραralajmërimi ‘bόmbë’ i aυokatit të njohur: Janë disa krγebashkiakë që do të shkαrkohen

Avokati Jordan Daci, i ftuar sonte në “Top Story” është shprehur se ka të tjera video erotike që do të çojnë në shkarkimin e kryebashkiakëve të tjerë në vijim.

“Ajo çfarë ndodh në këto bashki, është ajo që është vendosur se çfarë do të ndodhë kur u caktuan kryebashkiakët e rinj. Me këtë standarde kandidaturash që kemi, me këto lloj çështjesh do të duhet të mësohemi. Sepse do të dalin dhe shumë probleme të tjera, jam i sigurt që sapo ka filluar.

Ka disa hetime edhe për disa kryetarë të tjerë, që edhe mund të shkarkohen. Imagjinoni sa periudhë e shkurtër.

Ne jemi dëshmitarë që në mandatin e shkuar, një numër jo i vogël kryetarësh bashkish, ranë dëshmorë të dekriminalizimit.

Ngrihen shumë pikëpyetje, si nga pikëpamja ligjore, edhe pikëpamja morale.

Një i zgjedhur vendor, është fytyra e të gjithë atij komuniteti, në njëfarë mënyre është qytetari i parë. Dhe kur qytetari i parë bëhet pis, si duhet të ndihen qytetarët e tjerë pas këtij qytetarit të parë.

Ai është vetëm një segment i vogël i të gjithë problematikës që shteti ynë përballet. Nuk e lidh vetëm me mazhorancën aktuale, por sidomos me kulturën e injektuar në shoqërinë tonë në këto 30 e ca vite. Në shoqërinë tonë është ujitur gjithmonë parregullsia, paligjshmëria, imoraliteti. Të gjitha këto, janë toleruar për arsye votash. Gjitha ai zë për blerje votash para zgjedhjeve në Kukës, nuk do të ishte pa gjë.

Një kryetar bashkie që injoron të gjitha rregullat dhe premton një tender, ndonëse ishte tender qesharak. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse ajo zonja do të kërkonte diçka tjetër, por ajo zgjodhi që të kërkonte një tender qensh.”

“Dυa letra me ngjγrë, shih ke kαsaforta”, dalin bisedat e Noizy-t me kυshëririn: Kur qenke bërë kαq trim

Lokali në pronësi të familjes së reperit Noizy (Rigels Rajku) u përfshi dy herë nga flakët brenda muajit qershor. Së fundmi u zbulua se këto dy akte, përfshirë edhe një zjarrvënie në derën e banesës së nënës së reperit, kanë si autor kushëririn e Noizy-t, Eraldo Musteqja, i cili është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Durrësit në flagrancë pasi i kishte vënë sërish zjarrin lokalit.

Menjëherë pas arrestimit, përmes një postimi në Instagram, Noizy shkroi:

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime që në fëmijëri. Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rritur me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqarë dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Të dua vëlla i vogël”.

Në një postim të dytë në Instagram, Noizy sqaroi se “s’ka të bëjë cila fe” pasi personi në fjalë “është i sëmurë, ekstremist dhe ka nevojë për ndihmë.”

Burime të sigurta zbulojnë për Anabel se Eraldo, që është djali i dajës së Noizy-t, ishte konvertuar në një besim radikal me ide ekstremiste. Në rrjete sociale, ai prezantohej si Abdullah, në vend të emrit të tij. Po të njëjtat burime, thonë se prej kohësh ai kërcënonte familjarët e Noizy-t duke u kërkuar vazhdimisht para. Në bisedat në vijim – të shkruara midis autorit dhe njërit prej familjarëve dhe njerëzve më të besuar të Noizy-t – ai lë të nënkuptuar se dëshiron para prej tyre dhe kërcënon duke përmendur familjen dhe kasafortën.

Burimi në fjalë theksoi se familjarët janë tepër të shqetësuar nga fakti që nëpër disa portale jo të besueshme po përhapen teori aspak të vërteta për ngjarjen e rëndë, të cilat kanë si qëllim të dëmtojnë imazhin e reperit.

“Arsyeja e gjithë kësaj ngjajeje lidhet me dëshirën për të zhvatur para, e përzierë me ide ekstremiste. Nuk ekziston asnjë arsye tjetër në mes,” tha burimi.

Ρo rrisin K-të’/ BΙedi Mane organizon tur αrtistik: Lυizin nuk do e marr se do 20 mijë euro e lart

Gazetari Bledi Mane i ftuar këtë mëngjes në Vila24 me moderatoren Brunilda Lahe foli për eksperiencën e tij prej shumë vitesh në këtë profesion duke ndarë projektet e verës.

Gazetari foli për një projekt muzikor e artistik i cili do të ketë tur në disa qytete të Shqipërirsë. Ai tha që këtij turi do t’i bashkohet ish banori i Big Brother Vip 2, Armaldo Kllogjeri. Mane tha se Luizi nuk do të jetë pjesë duke zbuluar dhe arsyen.

“Është një festival artistik i cili do të ketë një tur në disa qytete të Shqipërisë me qëllim që edhe këto qytete të jenë aktive gjatë verës. Maestro do të jetë pjesë e këtij turi por Luizi jo, pasi shifrat për ta paguar janë 20 mijë euro e lart. Ish banorët janë të fokusuar vetëm për të rritur “K-të”, në një kohë kur instagrami im është sulmuar 3 herë nga cerrat e Luizit”- tha Bledi Mane duke zbuluar për herë të parë dhe arsyen pse u bë pjesë e këtij formati.

“Ishin kolegët e mi ata që më nxitën të bëhem pjesë duke u bazuar dhe në eksperiencë time në burg dhe televizion. Kur hyra kisha plane por kur mbyll derën e asaj shtëpie çdo gjë nuk është ashtu si pret ti të jenë.Unë gjeta Oltën, Luizin, Maestron dhe Kristin që kuptoheshin vetëm me sy, gjeta dhe vajza që ishin duke fjetur gjumë si përshembull ajo vajza nga Kosova se i kam harruar dhe emrin”- tha Bledi duke lënë të nënkuptohet se raporten e tij me këngëtaren Nita janë prishur përfundimisht!

Vrasja e dγfishtë në Shkodër/ Një pistë hetimi kυltivimi i kαnabisit, babë e bir pa rekorde kriminαΙe, çfarë dγshohet

Një nga pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sumë, të njësisë Pult në Dukagjin është ajo e kultivimit të kanabisit.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se babë e bir Gjokë dhe Eduart Gurra kishin shkuar ditën e sotme për të parë dëmet në shtëpinë e tyre në fshat, e cila ishte djegur një natë më parë nga persona të paidentifikuar.

Me sa duket në një atentat të mirëplanifikuar, autori që dyshohet se ka vepruar i vetëm, i ka pritur dhe i ka ekzekutuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 të ditës së sotme, për është bërë publike vetëm në orën 18:15 pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është e largët nga Shkodra dhe me shumë pak njësi banimi. Vetëm pas telefonatës së familjarëve policia është vënë në lëvizje.

Të dy viktimat rezultojnë pa precedentë penalë, madje Gjokë Gurra kishte punuar vite më parë në Polici. Ndaj dhe policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit, pasi zona e Dukagjinit është e njohur për mbjelljen e tij.

Ndërkohë që familja Gurra ishte shpërngulur pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës për të jetuar dhe banesa e djegur kishte mbetur e pabanuar. Gjokë Gurra ishte babai i dy fëmijëve, një djali e një vajze, ndërsa djali i tij Eduarti ishte baba i dy vajzave.360grade.al