MEK akυzoi ρolicinë shqiptare, çfarë zbulojnë raρortet për υdekjen e muxhahedinit në Manzë

Është data 20 Qershor 2023. Jemi në Manëz, në kampin ku strehohen qytetarët iranianë, të njohur gjerësisht si muxhahedinët. Grupimi që përfaqëson opozitën e regjimit të ejatollahëve.

Kamera e sigurisë në hyrje të kampit, ka fiksuar momentet kur dhjetëra mjete të Policisë së Shtetit mësyjnë drejt godinave. Një ndërhyrje e konsideruar surprizë në kampin ku strehohen opozitarët iranianë të lidhur me perëndimin, që kanë nisur të vijnë grupe-grupe në Shqipëri 10 vite më parë.

Ai që do të duhej të ishte një kontroll normal, bazuar në vendim gjykate, u shndërrua në skenë konfrontimi. Muxhahedinët bënë qëndresë ndaj këtij urdhri të gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Atëherë ne kemi pasur shqetësime për mosrepesktim të anagzhimeve dhe ua kemi bërë prezente në të kaluarën, Prokuroria ka bërë disa hetime për vepra të ndryshme penale”, u shpreh Zëvëndësministri i Brendshëm Andi Mahila.

“Duke qenë se kishin info të bollshëm policia dhe autoritetet ligjzbtuese me atë që po ndodhte në kamp, sigurisht që do të bëhen ndërhyrja e cila nuk është ndërhyrja e parë nga policia e shtetit, është ndërhyrja e parë pas situatave të ndryshuara, për atë arsye pati dhe përplasje, të gjitha këto veprimtari që policia shqiptare ka marrë në kampin e mekut kanë qen për të realizuar qëllimin e vetëm, sigurimin e rendit dhe të gjithë veprimtarine ligjzbatuese shqiptare”, tha ish prokurori Eugen Beci.
Ndërhyrja e policisë nisi rreth orës 8:50. Fillimisht, gjithcka po kryhej në normalitet. Gjërat ndryshuan kur oficerët e Antiterrorit, kërkuan kontrollin e disa godinave ku dyshohej se kryheshin veprimtari kriminale në fushën e krimeve kibernetike.

Në orën 11:18 minuta, pra më tepër se dy orë nga momenti ndërhyrjes së policisë, Zyra e Shtypit e organizatës MEK shpërndau një deklaratë për mediat. Aty njoftohej vdekja e një muxhahedini, duke akuzuar policinë për dhunë. Në njoftimin e parë, bëhej kujdes të theksohej se ky nuk ishte qëndrim i organizatës, por deklarata të banorëve iranianë. Disa orë më vonë, udhëheqja e muxhahedinëve shkoi edhe më tej duke hedhur akuza mjaft të rënda në drejtim të shtetit shqiptar. Këtë herë, duke e konsideruar qëndirm zyrtar të udhëheqjes së tyre.

“Me urdhër të fashizmit fetar, që sundon Iranin, mëngjesin e sotëm rreth 1 mijë policë shqiptarë sulmuan Ashrafin në një sulm shtypës dhe kriminal”.
Këtu, gjuha diplomatike nuk eksizton nga grupimi i mbi 2.500 muxhahedinëve të cilëve Shqipëria u siguroi strehë dhe jetesë normale pas dekadash të tëra përndjekje.

“Detajet e operacionit janë bërë publike dhe opinion u informua nga drejtori policisë, ajo që është fakt është se polcia gjatë operacionit përdori standartet e menaxhimit të turmave duke përdorur forcën e ligjshme por jo dhunë, ky është fakti”, tha Zv. Ministri Andi Mahila

Muxhahedinët njoftuan vdekjen e një anëtari të organizatës së tyre i quajtur Ali Mostashari, 78-vjeç, duke shpërndarë edhe foto të tij. Në një raport të brendshëm të strukturave inteligjente që Inside Story disponon, citohet se në fakt i moshuari vuante prej kohësh nga problemet e zemrës. Ai ka pësuar arrest kardiak. Referuar të dhënave nga kartela e të ndjerit, konfirmohet se në të shkuarën ai është trajtuar për probleme kardiake.

“Nga kqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe trupi i tij është dërguar për ekzaminime më të specializuara mjeko-ligjore në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë”, citohet në dosjen hetimore.

Sipas të njëjtit raport të hartuar nga strukturat inteligjente, thuhet se viktima nuk ka qenë fizikisht në zonën ku janë shënuar konfrontime. Policia konfirmoi vdekjen e shtetasit iranian disa orë më vonë, kur ai u mor me ambulancë në qendrën shëndetësore brenda kampit.

“Sa i takon se ku ishte kur ndjeu shqetësime ose kur humbi jetën të gjitha janë faktuar përmes monitorimit që vetë policia i ka bërë operacionit të zhvilluar me mjetet e saj”, ësbtë cituar në dosje.

Pikërisht momenti kur muxhahedinët njoftuan për vdekjen e bashkëkombasit të tyre, shënon nisjen e konfrontimeve me policinë. Ajo që bën përshtypje është fakti se përballë policisë bëjnë qëndresë kryesisht persona të moshuar. Në një hetim të veçantë të prokurorisë së Durrësit, janë vënë në ndjekje penale 6 persona për kundërshtimin e Policisë në kryerjen e kontrolleve.

E rëndë, adoΙeshentja gjendet e υrarë pranë koshit të ρΙehrave

Trupi i një vajze të mitur është gjetur pasditen e së mërkurës në lagjen Primavale të Romës, në një qese të zezë brenda një karroce dhe shumë pranë një koshi plehrash.

16-vjeçari u gjet me plagë thike në gjoks.

Dyshimi qëndron tek një i mitur, i cili është parë edhe nga fqinjët duke dalë nga një pallat aty pranë me rroba të gjakosura.

Repubblica raporton se një 16-vjeçar është arrestuar dhe po merret në pyetje si i dyshuar për vrasje.

Pasυria marramendëse e “trαdhtarit rus” Prigozhin, njeriut që tronditi Putin

Shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin u detyrua të mërgojë ndërsa kompania e tij e mercenarëve po shpërbëhet, por me sa duket ai ka shumë para për të rikthyer. Komandanti i pamëshirshëm i luftës – i cili udhëhoqi një rebelim të armatosur kundër Vladimir Putin gjatë fundjavës – vlerësohet të jetë një miliarder që nuk i mungon një jaht i madh dhe një aeroplan privat.

Zyrtarët britanikë pranojnë se financat e grupit Wagner janë “të errëta dhe të paqarta”, por thonë se Prigozhin dihet se i fiton paratë e tij nga kontratat e dyshimta me qeverinë dhe burimet natyrore. Kuptohet se Wagner Group plaçkit diamante, arin, naftën dhe gazin nga vendet në të cilat operojnë si dhe paguhet drejtpërdrejt nga regjimet thuajse diktatoriale. Kjo e ka fryrë pasurinë e Prigozhin në nivele të jashtëzakonshme.

Disa vlerësime e vendosin pasurinë e tij personale deri në 2 miliardë paundë. Putin njoftoi se vetëm në vitin e kaluar Prigozhin dhe Wagner Group kishin grumbulluar kontrata në vlerë prej 1.6 miliardë paundësh nga shteti rus. Një bastisje në selinë e grupit Wagner në Shën Petersburg zbuloi 38 milionë £ para në dollarë amerikanë dhe valuta të tjera të huaja, së bashku me një sasi të vogël shufrash ari dhe pasaportash false të komandantit të luftës.

Prigozhin – i cili është gjithashtu në listën e më të kërkuarve të FBI-së – duket se nuk është asgjë më pak se “një mbret gangster”. Ai akuzohet se duart e tij janë futur në kompani dhe korrupsion në të gjithë Rusinë. Gjithçka, nga kateringu tek ndërtimi dhe deri te nafta dhe gazi janë në portofolin e Prigozhin. Madje ai akuzohet për drejtimin e “fermave të trolleve” famëkeqe që përhapin propagandë në Perëndim.

Po ashtu mbikëqyrja e operacioneve të Wagner Group në mbarë botën, një kompani e akuzuar për goditjen e të burgosurve me vare, përdhunim, vrasje masive dhe vrasjen e fëmijëve. Falë grumbullimit të parave dhe rrëmujës në korridoret e pushtetit të Kremlinit, familja e tij kuptohet se ka akses në një pasuri të madhe personale. Ajo thuhet se ka një pasuri me vlerë 7.5 milionë funte, një jaht prej 4.5 milionë funtesh të quajtur “St Vitamin” dhe një aeroplan privat Hawker 800 prej 3 milionë funtesh.

Ai madje mburret me dashurinë për makinat, duke zotëruar një Lincoln Continental të çmuar të vitit 1975. Prigozhin u shpall “Personi i Vitit” i Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në 2022. “Prigozhin është një ushtar i korrupsionit. Ai lufton dhe vret për të instaluar korrupsionin. Wagner nuk është gjë tjetër veçse një grup i krimit të organizuar i sanksionuar nga qeveria ruse” – tha raportuesi i OCCRP Drew Sullivan.

Komandanti i luftës është urdhëruar të jetojë ditët e tij në shtetin fqinj kukull të Rusisë, Bjellorusi. Ai raportohet të jetë aktualisht duke qëndruar në një hotel me 3 yje me një buxhet prej 50 funte për natë në kryeqytetin Minsk. Grupi i tij mercenar duket se po shpërbëhet, me Rusinë që i urdhëroi të dorëzojnë armët e rënda dhe pajisjet ushtarake sipas marrëveshjes me Kremlinin.

Dhe ndërsa ai fillimisht ishte nën hetim për “tradhti”, FSB gjithashtu duket se ka mbyllur hetimin ndaj Prigozhin. Por me perandorinë e tij të etur për gjak që po shkatërrohet, Prigozhin duhet të ketë shumë për të rikthyer nëse Kremlini e lejon atë ta mbajë atë në vend që t’i konfiskojë asetet e tij. Është gjithashtu e paqartë se çfarë do të ndodhë me familjen e Prigozhin dhe nëse ata do t’i bashkohen atij në Bjellorusi. Prigozhin ka tre fëmijë Polina, Veronika dhe Pavel me gruan e tij Lyubov Valentinovna Prigozhina, e cila drejton një zinxhir dyqanesh çokollate dhe një rrjet banjash luksoze.

Familja dihet se ka shëtitur botën. Lyubov, 53 vjeçe ka fotografi në Paris ndërsa Polina, 30 vjeçe, duke marrë pjesë në garat e kalërimit në të gjithë Evropën. Polina, Pavel dhe Lyubov janë sanksionuar të gjithë nga Britania e Madhe për përfshirjen e babait të tyre në luftën e ndyrë të Putinit në Ukrainë. Veronika, e cila këtë vit mbushi 18 vjeç, është i vetmi anëtar i familjes së tij të ngushtë që nuk u nënshtrohet ende sanksioneve britanike.

Familja raportohet se luan “role të ndryshme” brenda bizneseve të ndryshme të Prigozhin, raporton FT. Nëna e Prigozhin, Violetta hapi galerinë e saj të artit në Shën Petersburg në 2017. Por ajo këmbëngul se nuk ka lidhje ekonomike me djalin e saj – dhe madje fitoi në një apel kundër sanksioneve të vendosura nga BE.

“Financat e Wagner janë të errëta dhe mekanizmat e përdorur për të financuar aktivitetet e grupit janë të errëta. Sidoqoftë, raportet sugjerojnë se Prigozhin ka qenë në gjendje të përdorë rrjedha të ndryshme të të ardhurave, duke përfshirë pagesat direkte nga shtetet pritëse; aksesin në burimet natyrore ku grupi është vendosur; dhe kontratat e fryra të qeverisë ruse të dhëna për bizneset e tjera të Prigozhin” – thotë ministria e jashtme britanike.

Ngritja e Prigozhin në pushtet në mesin e elitës së Moskës e bëri atë të shndërrohej nga një kriminel i vogël në një nga njerëzit më të fuqishëm të vendit, mjaft i fortë për të sfiduar Vladin, siç e pa e gjithë bota të shtunën. Ai njihej dikur si “kuzhinieri i Putinit” pasi drejtonte një perandori restorantesh dhe hotelerie që furnizonte institucionet zyrtare të Kremlinit ndonjëherë edhe duke bërë vetë kamerierin për liderët botërorë. Sipërmarrja e tij e parë e biznesit ishte si shitës hot dog-ësh gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik.

Që të dy nga Shën Petersburgu, ai u njoh me burokratin e atëhershëm vendas, Vladimir Putin ndërsa zgjeronte marrëdhëniet e tij të biznesit me një kazino. Duke u mbështetur në ngritjen e vetë Putinit në pushtet – Prigozhin e vendosi veten si një nga miqtë kryesorë të Vladit dhe më pas mori kontrata të majme nga shteti rus. Ai mbushi xhepat e tij për një dekadë e gjysmë përpara se të krijonte kompaninë mercenare Wagner Group në 2014 – gjë që pa fuqinë e saj në rritje të vërtetë.

Policia gjeti 3.8 milionë paund në zyrat e Wagner

Prigozhin zgjeroi grupin mercenar në mbarë botën, duke shitur shërbimet e tij – ndonjëherë duke u paguar në kontaktet për miniera ari dhe diamanti, si dhe burime të tilla si nafta dhe gazi. Kompania u zgjerua me shpejtësi në Afrikë – duke shfrytëzuar situatat e brishta politike. Duke u bërë më i pasur dhe më i fuqishëm, Prigozhin mohoi çdo përfshirje me Grupin Wagner deri në shpërthimin e luftës në Ukrainë.

Putin u mbështet tek mercenari për ta ndihmuar në “operacionin special ushtarak”. Dhe së shpejti Prigozhin ishte më se i lumtur që ishte në qendër të vëmendjes, duke pozuar së bashku me njerëzit e tij luftarakë dhe duke shpërthyer me inat në kanalin e tij në Telegram gjithnjë e më popullor. Duke u rritur në famë dhe duke vazhduar të bëhej më i pasur, ai më pas hyri në një luftë fjalësh me Kremlinin për mungesën e mbështetjes që po merrte – veçanërisht gjatë Betejës së Bakhmutit. Me egon dhe besimin e tij në dukje të fryrë në përmasa epike, zhurma e Prigozhin arriti kulmin kur ai urdhëroi mercenarët e tij të marshonin drejt Moskës.

Duke pushtuar dy qytete dhe duke rrëzuar një helikopter gjatë rrugës, forcat e tij shkuan vetëm 120 milje larg kryeqytetit dhe Rusia u ndodh për disa orësh në kolaps total. Por më pas aq befas sa filloi rebelimi, Prigozhin njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje me Kremlinin. Njerëzit e tij u tërhoqën – dhe ai me sa duket pranoi të jetonte ditët e tij në “mërgim” në Bjellorusi. Episodi i çuditshëm në dukje ka konfirmuar të çarat brenda themeleve të regjimit rus. Dhe tani ka më shumë pyetje sesa përgjigje për atë që do të ndodhë më pas si për Vladin ashtu edhe për Prigozhin. Putin sot u tha trupave të tij se ata ndaluan një “luftë civile” teksa ai mbahet pas pushtetit.

Despoti 70-vjeçar iu drejtua një turme të zgjedhur me kujdes të gjeneralëve dhe ushtarëve të tij në sheshin e mbyllur të Katedrales së Kremlinit në Moskë. Ai këmbënguli se mercenarët rebelë “kurrë nuk patën mbështetjen” e popullit – pavarësisht fotove që tregonin trupat e Wagnerit duke u takuar nga turma brohoritëse në Rostov.

“Ju keni ndalur një luftë civile” – u tha Putin. Me pamje të lodhur ai u rrethua nga ushtarë ndërsa fliste nga prapa një podiumi në kompleksin shumë të sigurt të Kremlinit në zemër të Moskës. Ai iu drejtua 2500 anëtarëve të ushtrisë, forcave të sigurisë dhe gardës kombëtare – duke u dhënë leksione se si e shpëtuan Rusinë. Vlad këmbënguli gjithashtu se rebelimi nuk ndikoi në “luftën heroike” të ushtrisë së tij në Ukrainë. Toni i ashpër i Putinit që akuzon për tentativa për grusht shteti duke akuzuar rebelët se donin që Rusia “të mbytej në gjak” nuk përputhet me dënimin për liderët e tij.

Posterat e Wagner po hiqen në Rusi

Ai duket se po përpiqet dëshpërimisht të rimarrë imazhin e tij të njeriut të fortë – i cili është tronditur nga rebelimi. Prigozhin dhe Putin thuhet se kanë arritur një “marrëveshje” për t’i dhënë fund rebelimit. Kushtet e marrëveshjes nuk janë ende plotësisht të qarta, por duket se po shihet rivendosja e Prigozhin dhe Grupit Wagner në Bjellorusi. Forcat Wagner megjithatë duket se janë ende duke rekrutuar luftëtarë të rinj. Prigozhin dhe njerëzit e tij janë dënuar me fjalët më të forta të mundshme nga Kremlini – duke u cilësuar si tradhtarë – por në këtë fazë, duket se Rusia thjesht po i lë të shkojnë.

Prigozhin këmbëngul se nëse ai do të ishte në krye të pushtimit të Ukrainës, gjithçka do të kishte përfunduar brenda “një dite” – në vend që të zvarritej për 17 muaj. Mesazhi i tij audio 11-minutësh – i cili u pa si provë e jetës pasi ai fillimisht u zhduk për gati dy ditë – gjithashtu e pa atë përsëri në përpjekje për të justifikuar rebelimin. Ai këmbënguli se nuk po përpiqej të përmbyste qeverinë, por përkundrazi donte të siguronte mbijetesën e Grupit Wagner. Putin në një fjalim video të regjistruar paraprakisht vetëm disa orë pas deklaratave të Prigozhin e panë atë të zotohej se do t’i çonte rebelët Wagner para “drejtësisë”.

E megjithatë sot FSB ka konfirmuar se ka hequr dorë nga akuzat për tradhti ndaj Prigozhin. Rebelimi ka hedhur dritë mbi brishtësinë e Putinit – me sfidën më të madhe ndaj sundimit të tij në 20 vjet dhe ndoshta krizën më të madhe të Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Qeveritë perëndimore kanë shmangur analizat e thella, por të gjithë duket se janë dakord se rebelimi ka treguar dobësinë e regjimit të Vladit.

“Putini po shkatërron vendin e tij”, – tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Ekspertët dhe analistët kanë thënë se Putini duket të jetë më i dobët se kurrë dhe grushti i shtetit mund të jetë vetëm fillimi i sfidave për lidershipin e tij – veçanërisht ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon. Kremlini megjithatë u kundërpërgjigj dhe hodhi poshtë opinionet e “pseudo-specialistëve” ndërsa ata u përpoqën të pretendonin se Putin ishte ende në kontroll të situatës. ©The Sun

Ραllati i të d rogυarνe në Tiranë, këtu u gjet 31-vjeçarja që υdiq nga mbidozα (Video)

31-vjeçarja që u gjet e pajetë në zonën e shkollës “Bajram Curri”, në Tiranë, ishte një ndër shumë përdorues të drogës që frekuentojnë këtë pallat të shkatërruar për të marrë substancat narkotike.

Banorët e zonës thanë jashtë kamerave se kryesisht në mbrëmje, shohin persona të moshave të ndryshme që ngjiten në katet e sipërme për të konsumuar drogë.

Godina 6 katëshe është ndërtuar para viteve ’90. Që pas tërmetit të nëntorit 2019, ajo u dëmtua dhe u braktis nga banorët.

Por ndërsa dy pallate të tjerë në të njëjtën zonë të dëmtuar rëndë gjithashtu u shkatërruan, kjo gërmadhë disa katëshe vazhdon të mos prishet e të shërbejë si strehë për personat që drogohen.

Shiringat e hedhura gjithandej përreth ndërtesës, e padyshim shumë më tepër se aq brenda saj, dëshmojnë rrezikun për banorët e lagjes. Dhe shumë më tepër se sa nga konsumatorët e drogës, ata i druhen shembjes së beftë të këtij pallati të lënë në harresë.

Jashtë kameras, banorët e ndërtesave përreth, i thanë ABC News se kanë frikë për veten dhe fëmijët e tyre sa herë kalojnë pranë këtij pallati të rrezikshëm.

Në çdo çast rrëzimi i tij mund të marrë jetë njerëzish. Po ashtu banorët thanë se në katin e parë të pallatit është kjo kabinë elektrike që duhet zhvendosur dhe kjo po vonon në shembjen e ngrehinës së shkatërruar.

Lidhur me 31 vjeçaren, policia tha zyrtarisht se ndërroi jetë nga mbidoza. E reja nuk ishte banore e zonës, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave./abcnews.al

Ngrihet alarmi! Shkencëtarët dalin me parashikimimin e frikshëm që do të befasojë botën, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë 5 vηiteve të ardhshme

Bota ka gjasa të kalojë kufirin kyç të temperaturës për herë të parë gjatë 5 viteve të ardhshme, parashikojnë shkencëtarët.

Studiuesit thonë se tani ka një shans 66% që të kalojmë pragun e ngrohjes globale prej 1,5 gradë deri në vitin 2027.

Shanset po rriten për shkak të emetimeve nga aktivitetet njerëzore dhe një modeli të mundshëm të motit El Niño.

Nëse bota e kalon kufirin, shkencëtarët theksojnë se shkelja, megjithëse shqetësuese, ka të ngjarë të jetë e përkohshme.

Arritja e pragut do të thotë se bota është 1.5C më e ngrohtë se sa ishte gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, përpara se emetimet e karburanteve fosile nga industrializimi të fillonin me të vërtetë të rriteshin.

Dhe thyerja e kufirit qoftë edhe për vetëm një vit është një shenjë shqetësuese se ngrohja po përshpejtohet dhe nuk po ngadalësohet.

Shifra 1.5 C është bërë një simbol i negociatave globale për ndryshimet klimatike. Vendet ranë dakord të “ndjekin përpjekjet” për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5C sipas marrëveshjes së Parisit të vitit 2015.

Shkuarja mbi 1.5C çdo vit për një ose dy dekada do të shihte ndikime shumë më të mëdha, të tilla si valë të nxehta më të gjata, stuhi më intensive dhe zjarre.

Por kalimi i nivelit në një nga vitet e ardhshme nuk do të thotë se kufiri i Parisit do thyhet. Shkencëtarët thonë se ka ende kohë për të kufizuar ngrohjen globale duke ulur ndjeshëm emetimet.

Që nga viti 2020, Organizata Botërore Meteorologjike ka dhënë një vlerësim të mundësive që bota të kapërcejë pragun e 1.5C në çdo vit.

Në atë kohë ata parashikuan se kishte më pak se 20% mundësi për të thyer pragun 1.5C në pesë vitet e ardhshme.

Deri vitin e kaluar kjo ishte rritur në 50%, dhe tani është rritur në 66%.

Çfarë do të thotë të kalosh mbi 1.5C?

Shifra nuk është një masë e drejtpërdrejtë e temperaturës së botës, por një tregues se sa ose sa pak është ngrohur ose ftohur Toka në krahasim me mesataren afatgjatë globale.

Shkencëtarët përdorin të dhënat mesatare të temperaturës nga periudha midis viteve 1850-1900 si një masë se sa e nxehtë ishte bota përpara mbështetjes sonë moderne në qymyrin, naftën dhe gazin.

Për dekada ata besonin se nëse bota ngrohej me rreth 2 gradë Celsius, ky do të ishte pragu i ndikimeve të rrezikshme, por në vitin 2018 ata e rishikuan ndjeshëm këtë vlerësim, duke treguar se kalimi i 1.5 gradë Celsius do të ishte katastrofik për botën.

Dhe në vitet midis tani dhe atëherë ata besojnë se ka një shans shumë të fortë që kufiri 1.5C të tejkalohet për herë të parë.

“Ne me të vërtetë tani jemi afër një tejkalimi të përkohshëm prej 1.5 C për temperaturën mesatare vjetore, dhe kjo është hera e parë në historinë njerëzore që kemi qenë kaq afër,” tha Prof Adam Scaife, kreu i parashikimeve me rreze të gjatë në Zyrën Met, të cilët përpilojnë të dhënat nga agjencitë e motit dhe klimës në mbarë botën.

“Unë mendoj se kjo është ndoshta statistika më e zymtë, më e qartë dhe më e thjeshtë që kemi marrë në raport,” tha ai në një konferencë shtypi.

Studiuesit theksojnë se temperaturat do të duhet të qëndrojnë në ose mbi 1.5C për 20 vjet që të mund të thonë se pragu i marrëveshjes së Parisit ishte kaluar.

“Ky raport nuk do të thotë se ne do të tejkalojmë përgjithmonë nivelin 1.5C të specifikuar në Marrëveshjen e Parisit që i referohet ngrohjes afatgjatë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO Prof. Petteri Taalas.

“Megjithatë, WMO po jep alarmin se ne do të shkelim nivelin e 1.5C në një bazë të përkohshme me frekuencë në rritje,” tha ai.

Çfarë ndryshimi do të bëjë El Niño?

Ka dy elementë kryesorë, i pari është vazhdimi i niveleve të larta të emetimeve të karbonit nga aktivitetet njerëzore që pavarësisht rënies gjatë pandemisë janë ende në rritje.

Pjesa e dytë, kritike është shfaqja e mundshme e El Niño, një fenomen i motit me implikime globale.

Për tre vitet e fundit bota ka përjetuar një ngjarje La Niña e cila ka ulur deri diku ngrohjen e klimës.

Por nxehtësia shtesë që El Niño do të sjellë në sipërfaqen e Paqësorit ka të ngjarë të shtyjë temperaturën globale në një nivel të ri vitin e ardhshëm.

Megjithatë ka ende paqartësi rreth fillimit dhe shkallës së ngjarjes.

“Vlen të përmendet se shumë nga parashikimet tona që po bëhen tani për El Niño që ne mendojmë se po zhvillohet këtë dimër, po tregojnë një amplitudë mjaft të madhe,” u tha Prof Scaife gazetarëve.

Cilat janë ndikimet e mundshme?

Arktiku do të përjetojë ngrohje në një nivel më të madh se shumë rajone, me anomali të temperaturës që pritet të jetë tre herë më e madhe se shifra globale gjatë pesë dimrave të ardhshëm të hemisferës veriore.

Evropa veriore, përfshirë Britaninë e Madhe, ka të ngjarë të përjetojë reshje të shtuara për periudhën maj-shtator gjatë pesë viteve të ardhshme, thotë raporti.

Artikulli paraprakU gjet i VDEKUR në banesë/ Kush është Ibrahim Ahmetaj, 27-vjeçari pjesë e Forcave të Armatosura

Artikulli tjetërPallati i të droguarve në Tiranë, këtu u gjet 31-vjeçarja që vdiq nga 

Ρolicia e Kosovës ndalon djalin e Aleksandër Vυçiç, u shfaq me një bluze me mbishkrimin…

Policia e Kosovës ka ndaluar djalin e presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiç, Danilo Vuçiç, i cili ndodhej në Kosovë pasi mori pjesë në festën e “Vidovdanit”.

Pas përfundimit të ceremonisë e cila u mbajt në Graçanicë, Policia e Kosovës ka ndalur makinat ku ishte djali i presidentit të Serbisë për t’ia larguar bluzën e cila mbante mbishkrime anti-Kosovë, raporton gazeta Koha.

Në bluzën e tij shkruhej “dorëzimi nuk është opsion”.

Danilo Vuçiç pas liturgjisë ishte parë duke lëvizur nëpër qytezën e Graçanicës i shoqëruar nga një grup serbësh dhe nga pjesëtar të sigurimit.

https://m.facebook.com/VideoKTV/videos/170098669252974/?ref=embed_video

‘Sa mirë që të la Olsi se je si ρatok’, Elgi Tako ka një përgjigje për të gjithë

Egli Tako ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që pas ndarjes nga Olsi Bylyku.

Së fundmi ajo ka publikuar në Tik Tok një video ku shfaqet duke bërë make up dhe një ndjekëse i ka shkruar: Sa mirë që të la Olsi, si patok!

Eglit nuk i ka shpëtuar ky koment, por e ka marrë me shumë sportivitet dhe i ka kthyer një përgjigje publike.

“Shumë të dhunshëm ju target group-i i Tik Tok-ut hahahah”, ka replikuar ajo.

Kujtojmë se pak ditë më parë Olsi Bylyku pranoi publikisht ndarjen.

Vëllαzëri e vërtetë! Mγslimanët i ndërtojnë shtëpi familjes katolike për Kυrban Bajram (Video)

Për festën e Kurban Bajramit një imam në Kosovë në emër të besimtarëve mysliman i ka dhuruar një familjeje katolike në nevojë një shtëpi të re. Associated Press shkruan se Prenk Nreca jetonte në një shtëpi mjaft të dëmtuar në Pjetërshan të Gjakovës me pesë fëmijët e tij të moshave 6 deri 11 vjeç.

Nreca përkujdeset i vetëm për fëmijët. Vitin e kaluar imami Abdurrahman Bejtullahu, pa në lajme se familja Nreca po jetonte në kushte të rënda dhe ai u mobilizua për të mbledhur fonde për ta ndihmuar këtë familje të ndërtonte një shtëpi të re. Në këtë Kurban Bajram, qëllimi u arrit dhe shtëpia tashmë është e gatshme për familjen e Prenk Nrecës. Është traditë e festës që myslimanët të solidarizohen me njerëzit e varfër dhe të ndajnë me ta një pjesë të mishit të kurbanit.

“Falënderoj hoxhën, ka ardhur dhe më ka vizituar në kohë të vështira. Atëkohë ishte dimër. Më ka marrë bashkë me familje dhe më ka siguruar strehim në një banës ku mi ka paguar të gjitha për gjashtë muaj. Ka qenë kohë e keqe dhe puna nuk ka munduar të fillojë për ndërtimin e shtëpisë”, ka deklaruar Prenk Nreca për agjencinë Associated Press.

Bejtullahu thotë se kur dikush është në nevojë, atëherë feja nuk luan ndonjë rol në këtë drejtim.

Stυhi të reja të fuqishme ρërshkojnë Ballkanin, breshër i madh, raρortohet për dëme

Fronti më i ri që po përshkon sot pjesë të Ballkanit ka shkaktuar stuhi mjaft të fuqishme në Slloveni, pjesë të Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë.

Stuhi intensive përfshinë pjesë të Sllovenisë kontinentale ku u shënuan erëra të dëmshme dhe breshër i madh në disa rajone.

Stuhitë e sotme që përshkuan Slloveninë ishin mjaft intensive, ndërsa ato që hynën në Kroaci, Bosnjë dhe Serbi ishin shumë më të izoluara por mjaft të fuqishme.

Raportohet për dëme të mëdha veçanësisht në disa pjesë të Sllovenisë nga breshri masiv dhe erërat shumë të fuqishme.

Fronti po afrohet drejt juglindjes, ndërsa të mërkurën do të përfshijë edhe Kosovën ku priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Edhe pse fronti do të dobësohet deri në Kosovë, megjithatë nuk duhet të nënvlerësohet tërësisht.

Trαgjike , nëna la vetëm foshnjën e saj për të shkυar me ρυshime, vogëlυshja u gjet e vdekur 10 ditë më vonë

Një nënë nga Ohio është akuzuar për vrasjen e vajzës së saj 16 muajshe, të cilën e la vetëm në shtëpi për dhjetë ditë të tëra për të shkuar me pushime.

Zyra e Prokurorit të Qarkut Cuyahoga tha të hënën se Kristel A. Candelario, 31 vjeç, u akuzua javën e kaluar me akuzën e vrasjes së shkallës së parë, ndërsa akuzohej edhe për vrasje dhe rrezikim të fëmijëve.

Prokurorët pretenduan se Candelario e la fëmijën “vetëm dhe pa mbikëqyrje” në shtëpinë e saj në Cleveland më 6 qershor për të shkuar me pushime në Detroit dhe Porto Riko dhe nuk u kthye deri në mëngjesin e 16 qershorit. Autoritetet thonë se ajo thirri policinë pasi gjeti që fëmija nuk reagonte kur ajo u kthye.

Policia e Cleveland dhe Departamenti i Zjarrfikësve iu përgjigjën menjëherë thirrjes dhe kur mbërritën në vendngjarje, ata thanë se viktima ishte “jashtëzakonisht e dehidratuar”. Në të njëjtën kohë u konstatua se ai kishte vdekur. “Është e paimagjinueshme që një nënë ta linte fëmijën e saj 16 muajsh vetëm pa asnjë mbikëqyrje për 10 ditë për të shkuar me pushime”, tha në një deklaratë Prokurori i Qarkut Michael O’Malley.

“Si prindër, ne duhet të mbrojmë dhe kujdesemi për fëmijët tanë,” theksoi O’Malley.