Μαkina Inteligjente e DPSHTRR, “në aksion”/ Kapen 392 mjete pa kolaudim, siguracion dhe taksa të ραshΙyera

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka nxjerrë në terren Makinën Inteligjente, e cila me anë të skanimit të targave tregon nëse mjetet kanë ose jo kolaudim, siguracion dhe taksa të pashlyera.

Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Blendi Goxhja ka zbuluar se vetëm në një ditë, Makina Inteligjente ka zbuluar 392 mjete në qarkullim me taksa të papaguara.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Gonxhja thotë se parregullsitë në dokumentacionin e mjeteve rrugore sjellin pasoja të rënda për sigurinë publike, mjete të pakontrolluara teknikisht, evazion fiskal, pabarazi, minim të sigurisë rrugore, mosmbulim dëmesh nga aksidentet, dëm ekonomik e varfërim të arkës vendore e qendrore, paligjshmëri e shmangie detyrimesh.

Makina Inteligjente e DPSHTRR, “në aksion”/ Kapen 392 mjete pa

Deklarata e plotë:

Mos qarkullo pa kolaudim, pa siguracion, pa shlyer taksat?

Vetëm brenda një turni ditor monitorues në Tiranë (Qendër-Kinostudio, Unaza e Madhe, Unaza e Vogël, Komuna e Parisit, Selitë), nga 3,362 targa të skanuara, Makina Inteligjente e DPSHTTR ka zbuluar 392 targa të mjeteve debitore, në qarkullim me taksa të papaguara, ose 11.6% me detyrime të pashlyera!

Sisteme SMART për automatizim të monitorimit rrugor në lëvizje!

eMonitorim 2, me teknologjinë më të re amerikane!

Makina Inteligjente e DPSHTRR, “në aksion”/ Kapen 392 mjete pa

Parregullsitë në dokumentacionin e mjeteve rrugore sjellin pasoja të rënda për sigurinë publike, mjete të pakontrolluara teknikisht, evazion fiskal, pabarazi, minim të sigurisë rrugore, mosmbulim dëmesh nga aksidentet, dëm ekonomik e varfërim të arkës vendore e qendrore, paligjshmëri e shmangie detyrimesh!

Qëllimi kryesor i projektit është evidentimi i situatës reale mbi mjetet rrugore që qarkullojnë në kundërshtim me rregullat, mjetet që duhet të ishin çregjistruar dhe nuk kanë kthyer targat (amnistitë e mëparshme fiskale), që kryejnë informalitet në transportin rrugor të mallrave ose udhëtarëve (pa licensa/jashtë afateve apo linjave të caktuara), analizimi në funksion të masave dhe raportimi i menjëhershëm në organet e kontrollit rrugor (Polici Rrugore, Polici Bashkiake dhe Task Forca e Transportit Rrugor) paralel me informimin e qytetarit/subjektit posedues të mjetit rrugor përmes platformave online! Synim urgjent është ndërgjegjësimi publik mbi përgjegjësitë e detyrimet periodike që burojnë nga posedimi/përdorimi i mjetit rrugor dhe rritja e besimit të publikut tek shërbimet e transportit rrugor, duke ngushtuar lakun ndaj abuzivizmit dhe pandëshkueshmërisë së spekulantëve!

Makina Inteligjente e DPSHTRR, “në aksion”/ Kapen 392 mjete pa

Investimi përfshin pajisje të konceptuara për të lexuar targat e mjeteve në qëndrim ose në lëvizje me të dhëna si data, ora dhe koordinata të vendndodhjes, integruar me pajisje mobile, të cilat përmes programeve të instaluara do të bëjnë të mundur zbulimin në kohë reale të pamjes dhe të dhënave mbi mjetin, në standarde të certifikuara sigurie!

Makina Inteligjente e DPSHTRR, “në aksion”/ Kapen 392 mjete pa

“Sa ‘Sαfet’ e ke jetëgjatësinë në shtrαt?”, Flor Binaj dhe Jul Deda shkrihen së qeshυri(VIDEO)

Gjatë bisedës mes tyre në “Piranj Cast”, pas shumë diskutimesh Flor Binaj dhe Jul Deda nuk kanë anashkaluar as humorin me video-skandalin e Safet Gjicit.

“Sa ‘Safet’ e ke jetëgjatësinë në shtrat”, ka qenë pyetja që ka bërë Jul Dedën dhe Florin të shpërthejnë në të qeshura në studio duke e pasuar bisedën me batuta.

Ndër të tjera Jul Deda ka folur edhe për mbylljen e spektaklit të humorit “Klanifornia”.

Ai tregon në Piranja Cast se që kur nisi Klaniformia, formati do të ketë një moment që do të ndalojë.

https://streamable.com/e/bft2hm?quality=highest

Ndërron jetë duke ρυnuar shqiptari në Greqi, mister shkαqet

Një shqiptar ka ndëruar jetë tragjikisht në Greqi, teksa ishte duke punuar.

57-vjeçari ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm, teksa ishte duke punuar në një kompani në zonën e Diavatit, në perëndim të Selanikut. 57-vjeçari me origjinë shqiptare ka rënë nga makina e ndërtimit,

në një kompani me materiale të riciklueshme, pak pas orës 08:00, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende mister pasi janë ngritur pikëpyetje për sigurinë në punë.

Grupi hetimor po heton, dhe pritet të zbardhë më shumë.

‘PërvëΙohet’ bota gjatë stinës së υerës, temperaturat arrijnë në 48 gradë Celsius

Më shumë se 2,000 njerëz pësuan përkeqësim të gjendjes për shkak të nxehtësisë gjatë pelegrinazhit të Haxhit, thanë zyrtarët sauditë, pasi temperaturat u rritën në 48 gradë Celsius.

Mbi 1.8 milionë besimtarë myslimanë kryen haxhin njëditor, kryesisht të mbajtur jashtë në kulmin e verës së shkretëtirës saudite. Shumë të moshuar ishin në mesin e pelegrinëve pasi u hoq kufiri maksimal i moshës.

Zyrtarët sauditë thanë se rreth 1700 raste të përkeqësimit të gjendjes për shkak të nxehtësisë u regjistruan të enjten – pasi një numër i madh pelegrinësh mbeten në vendet e shenjta një ditë pas përfundimit të ritualeve kryesore – shtuar në 287 të raportuar më parë.

“Numri i rasteve të stresit të nxehtësisë që nga fillimi i kësaj dite ka arritur në 1,721”, tha ministria saudite e shëndetësisë, duke u kërkuar njerëzve që të qëndrojnë larg diellit dhe të pinë shumë ujë.

Zyrtarët nuk dhanë një numër të vdekjeve, por të paktën 230 njerëz – shumë nga Indonezia – vdiqën gjatë pelegrinazhit, sipas numrave të shpallur nga vende të ndryshme të cilat nuk renditën shkaqet e vdekjes.

Sipas konsullit të përgjithshëm të Indonezisë, vendi më i madh mysliman në botë, të paktën 209 indonezianë vdiqën gjatë haxhit.

“Është e pasaktë të thuhet se shumë pelegrinë indonezianë vdiqën për shkak të goditjeve të të nxehtit”, tha Eko Hartono, duke shtuar se shkaqet e vdekjes ishin kryesisht për shkak të sëmundjeve të zemrës dhe të frymëmarrjes.

Haxhiu më i vjetër i Iranit këtë vit, 114 vjeç, vdiq nga një atak në zemër, tha agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars, duke raportuar 10 vdekje iraniane.

Tetë algjerianë dhe katër marokenë vdiqën, thanë zyrtarët, ndërsa një media egjiptiane pro-qeveritare tha se tetë pelegrinë nga vendi kishin vdekur.

Qindra njerëz u trajtuan për probleme të zemrës, duke përfshirë një burrë 78-vjeçar filipinas, i cili pati një operacion të suksesshëm në zemër të hapur në Mekë, tha ministria e shëndetësisë.

Shifra reale për stresin e nxehtësisë – që përfshin goditjen nga nxehtësia, rraskapitja, ngërçet dhe skuqjet – është ndoshta shumë më e lartë, pasi shumë të sëmurë nuk u shtruan në spitale apo klinika, raporton The Guardian.

Ήoroskόρi për ditën e sόtme, e Shtυnë 1 Korrik 2023

Dashi

Mbajini premtimet që i keni bërë partnerit/es tuaj sepse përndryshe ai/ajo nuk do ketë më besim tek ju dhe marrëdhënia do marrë tatëpjetën. Beqarët do jenë të privilegjuar nga yjet dhe mund teë kenë dashuri me shikim të parë. Gjërat do ndryshojnë jashtë mase për ju. Në planin financiar do iu gjeni zgjidhje të gjitha pengesave.

Demi

Pritet që kjo ditë të jetë përgjithësisht e bukur për të dashuruarit. Do qeshni, do luani dhe do përkëdheleni pa fund me personin që doni. Shfrytëzojeni çdo sekondë. Beqarët nuk duhet të tregohen më të turpshëm sepse do ngelen vetëm. Financat do jenë të lëkundura për shkak të shpenzimeve të mëdha që do iu duhet të kryeni. Kujdes.

Binjakët

Në vend që të mendoni për aventura kalimtare, kushtojini më tepër vëmendje personin që keni në krah. Mundohuni ta ripërtërini marrëdhënien tuaj që të përjetoni emocionet e dikurshme. Beqarët do joshin pa fund dhe do hedhin hapat e para drejt krijimit të një lidhje. Në planin financiar nuk duhet të kryeni ende shpenzime të mëdha.

Gaforrja

Klima yjore nuk do jetë shumë e përshtatshme sot për jetën sentimentale të çifteve prandaj marrëdhënia në çift nuk do shkojë ashtu si duhet. Herë pas here mund të debatoni me partnerin/en. Beqarët do kenë takime pa fund, por nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që do pëlqejnë. Në planin financiar duhet të ndiqni një program strikt.

Luani

Do jeni më tolerantë se kurrë gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush do vazhdojë të jetë e mirë. Ata që kanë shumë kohë bashke do mendojnë edhe për një bashkëjetesë. Beqarët do e takojnë më në fund princin e kaltër dhe do futen në një etapë të re jete. Në planin financiar duhet të luftoni fort me problemet.

Virgjëresha

Do keni mosmarrëveshje të vogla me partnerin/en tuaj sot, por asgjë e rëndë nuk ka për të ndodhur. Të dy do i kuptoni gabimet dhe do e qetësoni situatën. Beqarët do jenë më gati se kurrë për të kërkuar dashurinë e madhe dhe do përfitojnë shumë nga mundësitë që do iu jepen për takime. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe do shpenzoni me maturi.

Peshorja

Me ndihmën e Venusit do i kaloni të gjitha vështirësitë që keni pasur në çift dhe do jeni më të sigurtë për ndjenjat tuaja. Dita do jetë më pozitive sesa disa kohë më parë. Disa beqarë do fillojnë histori dashurie pasionante dhe mjaft emocionuese. Financat do jenë të mira nëse i menaxhoni me maturi dhe kujdes.

Akrepi

Mos u tregoni gjithë kohës dyshues për partnerin/en tuaj dhe mos xhelozoni për të sepse ka rrezik të përballeni me debate të zjarrta. Mos iu besoni shumë as miqve të ngushtë. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë që do iu paraqiten për të krijuar një lidhje nuk do jenë të mira. Financat nuk do jenë problematike.

Shigjetari

Të dashuruarit do kenë një ditë shumë normale dhe pa ndonjë gjë të rëndësishme për t’u veçuar. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa e vrarë shumë mendjen. Beqarët do jenë sharmantë dhe joshës dhe nuk do iu shpëtojnë syve të askujt. Mundësitë për të krijuar një lidhje shumë shpejt do jenë të mëdha. Financat do jenë më të mira sesa ju mendonit.

Bricjapi

Do jeni me humor shumë të mirë sot dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj sakrifice vetëm për të kaluar momente mbresëlënëse me partnerin/en. Edhe ai do ketë të njëjtat mendime me ju. Beqarët duhet të përgatiten për ndryshime rrënjësore në jetën sentimentale. Financat do kenë nevoje vetëm për pak me tepër vëmendje.

Ujori

Do kërkoni më shumë qetësi se kurrë sot në jetën tuaj sentimentale dhe do reflektoni mbi të ardhmen. Flisni hapur me partnerin/en nëse nuk doni që ai të mërzitet kot. Beqarët do kërkojnë një person që të ketë të njëjtat aspirata politike dhe fetare. Mundësitë nuk do jenë të mëdha. Financat do mbrohen gjithë kohës nga planetët.

Peshqit

Ditë mjaft romantike kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Partneri/ja do iu surprizojë në çdo moment dhe do ndiheni për mrekulli. Beqarët nuk do jenë në gjendje të mirë shpirtërore dhe nuk do e kenë mendjen tek jeta sentimentale. Në planin financiar do jetë Mërkuri ai që do iu ndihmojë ta përmirësoni shpejt situatën.

“Shkoi të takojë rahmetliun…”, ja çfarë tha Stresi lidhυr me lυanin e Martinajve që “ndërρreu” intervistën e Noizyt?

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ka qenë reperi Noizy, teksa një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë transmetimit të intervistës.

Ndërkohë që Noizy në bashkëpunim më vëllezërit Veshaj vendosën t’i bëjnë një rreng Stresit, lidhur me një luan të vogël, që ky i fundit duhet të kujdesej, Stresi zgjodhi “të fliste pak më shumë seç duhet”.

Noizy i kërkoi kolegut të tij që të kujdesej për një luan rreth 6 muajsh, dhe gatishmëria e Stresit ishte që në fjalën e parë të thënë prej tij.

Pa e ditur që e gjithë situate ishte një rreng, Stresi nisi të tregonte një histori të së shkuarës me Brilant Martinajn, lidhur me luanin që dikur kishte Ervis Martinaj, një nga personazhet e krimit, i zhdukur dhe i shumëkërkuar.

“Ej dëgjo të të tregoj një histori të shkurtër në telefon. Shkoi dhe takoi njëherë këtë rahmetliun, Brilantin dhe…” – dëgjohet të thotë Stresi ndërkohë që ndërpritet me shpejtësi nga Noizy.

Kaq ka mjaftuar që Noizy të heq menjëherë zërin e telefonit pa e çuar fjalinë deri në fund dhe ta lajmëronte Stresin që ishte live në television.

Pjesë nga biseda mes Noizyt dhe Stresit:

Noizy: E di çfarë kam bërë

Noizy: Kam marrë një këlysh luan dhe nuk kam ku ta le, është në Tiranë

Stresi: E marr unë ore

Noizy: E di sa i bukur është? Është i bardhë

Stresi: Ta mbaj unë o vëlla

Noizy: Duhet mbajtur te shtëpia

Noizy: Është gjashtë muajsh o vëlla, sa një gomar

Stresi: Gjashtë muajsh? Po na ha o vëlla

Stresi: Po ku është ta shohim? Sa lekë?

Noizy: E kam marrë vunë. Problemi është se luani i ka ngrënë këmbën atij tipit.

Pas Lυizit, mαrtohet në Shkodër υαjza e Jozefina Toρallit (Foto)

Mbrëmjen e sotme vajza e Jozefina Topallit, Megi do të realizojë dasmën me bashkëshortin e saj.

Ndonse këtë gjë Megi e ka thënë nëpërmjetë një postimi në Insta ku tregon se do festojë dashurinë.

Kryefjala.com ka zbuluar se dasma do të realizohet në Shirokë buzë liqenit dhe ka siguruar disa foto ekskluzive nga ambienti. Epo urime!

Rikujtojmë se Megi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes me Luizin vite më parë. E mesa duket, dasmën në Shkodër e bëri para tij.

Olta: Lυizi e ka ρasur ëndërr që të luante me mυa!

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga emisioni “Më lër të flas”, me xhirimet dhe prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë” është zbuluar një pjesëz e e vogël.

Nga sheshxhirimi, Olta ka folur për kamerën e “Më lër të flas”, ndërsa me shaka aktorja thotë se “Luizi e ka pasur ëndërr këtë”, dhe që të luanin së bashku.

Grυαja tenton të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-υjeçar, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në Fushë Kosovë, teksa një grua ka tentuar të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar.

Sipas mediave atje, ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.

Gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, dyshohet se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Po ashtu, mësohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e saj.

Skαndali i Safet Gjicit u përsërit në bashkinë e Librαzhdit? Gazetari zbardh detaje të reja nga videoja e ish-kryebashkiakut: Alma dërgoi njerëz të tjerë…

Gazetari Leonard Quku deklaroi n “Newsroom” se së fundmi kanë qarkulluar zëra se skandali i Safet Gjicit është përsëritur edhe në Bashkinë e Librazhdit.

Përballë autores dhe moderatores Fjola Graçi, Quku tha se është bërë një verifikim paraprak në Librazhd por ende nuk është dalë në një përfundim.

Në të njëjtën studio, eksperti për median dhe komunikimin, Erald Kapri tha se në Librazhd ka shkuar një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve që nuk kanë lidhje me gruan në videon e Gjicit, e identifikuar si Alma K..

Leonard Quku : Ka pasur një interesim nëse ka qenë e njëjta ngjarje në Bashkinë e Librazhdit. Ka pasur një verifikim por deri më tani, Bashkia e Librazhdit ende nuk është përgjigjur për shkak edhe të tranzicionit të kryetarëve në mënyrë që të japin përgjigje.

Pas shpërthimit të skandalit të Kukësit, kam përshtypjen që ajo e Librazhdit do të hezitojë. Por gjithsesi gazetarit ose medias nuk mund që t’i shpëtojë një gjë e tillë nëse ka ndodhur vërtetë një gjë e tillë.

Erald Kapri : Ne kemi marrë një informacion tek Bashkia e Librazhdit sepse me sa e kemi ndjekur nuk ka asnjë interes të madh. Në fakt vajza në fjalë nuk ka qenë ajo edhe në Librazhd. Kanë shkuar të tjerë persona. Bëhet fjalë për një organizatë për mbrotjen e kafshëve dhe kjo është mëse normale. Madje duhet vlerësuar nga kjo anë. Kështu që rasti Gjici është specifik.