Keni ρlanifikuar ρυshimet? Zbuloni çfarë do të ndodhë me temρeraturat gjatë muajit Korrik

Siç po e shohim sot në tërë rajonin tonë po mbanë mot i kthjellët dhe i këndshëm veror. Temperaturat nuk janë shumë të larta dhe i nxehti është i përballueshëm, por në mesdite pati nivele të larta të rrezeve UV.

Këtë mot stabil po e mundëson një masë stabile anticiklonike dhe po ashtu kemi fushën termike ajrore nga jugperëndimi që rriti temperaturat.

Nga nesër do të pasojë destabilizimi i atmosferës, por nuk do të kemi ulje të theksuara të temperaturave. Vende-vende do të ketë zhvillime të fuqishme konvektive që lokalisht do të kushtëzojnë rrebeshe dhe stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe kjo vlen për tërë rajonin tonë duke përfshirë edhe bregdetin. Në bregdet stuhi kalimtare më së shumti priten natën mes së shtunës dhe mëngjesin e hershëm të së dieles. Në pjesët qendrore dhe veriore të bregdetit shqiptar mund të ketë zhvillime të rrebesheve të fuqishme të shiut me shkarkesa intensive atmosferike. Në jug më pak.

Përndryshe rrebeshe të lokalizuara presim edhe në viset tjera kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes duke mos përjashtuar në disa vise edhe orët e natës.

E hëna sjellë stabilizim dhe përmirësim substancial të motit, ndërsa në mes të javës së re do të ketë përsëri zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë, kësaj radhe shumë më të përqendruara në viset tona kontinentale ( Kosovë, Maqedoni Veriore, Luginë, veri i Malit të Zi dhe Shqipërinë kontinentale) e shumë më pak rrebeshe do të ketë në viset bregdetare.

I ngαcmoi të dashυrën një egjiρtiani, shokët e tij vrasin me thikë shqiρtarin në mes të Athinës

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi është qëlluar me thikë dhe rrahur me shkopinj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të Athinës, ku i riu shqiptar është vrarë, pasi ka ngacmuar të dashurën e një egjiptiani, raportojnë mediet greke.

Ky i fundit së bashku me dy shokë të tij e kanë rrahur me shkopinj dhe më pas e kanë qëlluar me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

I plagosuri është transportuar për në spital, por fatkeqësisht nuk ka mund dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Autoritetet greke kanë lëshuar gjashtë urdhër-arreste dhe pasditen e sotme janë lokalizuar dhe arrestuar pesë persona.

“Stresin dhe Blerim Destanin nυk e kam shok”, Noizy flet me emra: Ja kυsh janë miqtë e mi të υërtetë

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ka qenë reperi Noizy.

Teksa ka qenë duke folur për projektet e reja, sakrificat e së shkuarës por edhe planet e së ardhmes, Noizy ka treguar se është i lumtur edhe pse jeta ka ulje-ngritjet e saj dhe brrylat e kundërshtarëve.

Ndër të tjera reperi ka treguar se ka një shoqëri shumë të mirë me Ylli Limanin dhe Varrosin, ndërkohë që kur është shfaqur fotoja e Stresit dhe Blerim Destanit është shprehur që nuk i ka shok, teksa ka qeshur.

“Yllin dhe Varrosin e kam shok.

Stresin dhe Blerim Destanin nuk e kam shok hiç”- tha Noizy duke qeshur.