“Na mbro të gjithëve …”, ναjza e çifit Vefa zbύlon mαrrëdhënin e të atit me Klodianën e ndjerë, para se ai të νriste gruan

Tragjedia në familjen Vefa vijon të mbetet kryelajmi i mediave italiane. 37 vjeçarja Kodiana vefa u vra nga bashkëshorti i saj Afmed vefa, i cili vrau edhe veten një ditë më pas.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe vajza e çiftit e cila ka treguar se që pas ndarjes, marrdhënit mes prindërve të saj kanë qenë shumë të acaruara, kjo edhe për faktin se babai i saj nuk e pranonte dot që ish-bashkëshortja të lidhej me dikë tjetër.

Vajza ka treguar për prokurorinë italiane, sipas mediave, se pak ditë më parë i ati dhe nëna e saj janë konfliktuar për arsye xhelozie. Nga ana tjetër vajza zbulon një moment prekës gjatë bisedës me të atin. Vajza i ishte drejtuar babait të saj për të qenë më i qetë në situatën e ndodhur mes atij dhe nënës së saj, duke i thënë se “Dashuria nuk është diçka me detyrim: “Mund ta duash një person, por duhet të pranosh faktin që ai nuk të do”.

Nga ana tjetër vajza ka dëshmuar se nuk ka qenë asnjëherë dëshmimtare e ndonjë dhune nga babai i saj ndaj të ëmës. Ajo rrëfen një episod tjetër, ku pas një debati të ashpër ai goditi derën nga inati dhe i tha Klodianës së ndjerë “Se ti do të jesh gjithmonë e imja”.

Sipas dosjes që po hetohet nga prokurorja Ornella Galeotti, djali 17 vjeçar që luan basketboll ka thënë se debatet ishin thuajse të përditshme mes nënës dhe babait. Në rrëfimet e fëmijëve përmendet disa herë “një xhelozi shumë e fortë” e burrit që duket se nuk ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për tu takuar me një italian 52-vjeçar, i cili tha se kishte debatuar me Alfred Vefën, sepse Klodiana “i telefonoi kur ndodhej pikërisht përballë tij”. Policia ka arritur tek ky person falë një postimi të gruas në rrjetet sociale të enjten në mbrëmje kur ajo sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në darkë me një shoqe në një restorant.

Italiani ishte ai që u ka thënë hetuesve se “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë të fshehur në garazh”. Gruaja nuk e kishte njoftuar policinë për këtë fakt. Fëmijët megjithatë duket se kanë pasur një marrëdhënie shumë të afërt me nënën. Djali, para se t’i jepte lamtumirën nënës së tij për herë të fundit, iu drejtua me fjalët: “Ti je atje lart në qiell. Unë të dua. Na mbro të gjithëve. Të njëjtën gjë do ta bëj edhe me motrën time”.

Arkeologët hedhin dritë mbi historinë shqiρtare! Çfarë është zbuΙυar nga gërmimet e reja

Gërmimet arkeologjikë kanë përfshirë këtë vit shumë zona në Shqipëri duke hedhur dritë me fakte të reja për shumë qytete antike dhe qendra arkeologjike.

Në qytetin antik të Finiqit, në Jug të Shqipërisë, arkeologët po zbulojnë periudhën romake duke zgjeruar hapësirat e zbuluara urbane.

Zbulimet e reja dëshmojnë jo vetëm rëndësinë historike, por i vijnë në ndihmë edhe zhvillimit të turizmit kulturor.

“Foinike antik” ngjan me një anije të përmbysur në kodrën mbi Finiqin e sotëm, ku arkeologët janë rikthyer edhe këtë vit me gërmimet, që synojnë të hedhin dritë për zhvillimin e qytetit në faza të ndryshme.

Prej vitit 2000 mes Universitetit të Bolonjës në Itali dhe Institutit shqiptar të Arkeologjisë ka një marrëveshje afatgjatë për gërmimet dhe kërkimet.

Ato kryhen çdo vit në këtë qendër të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë që ndodhet vetëm rreth dhjetë kilometër nga qyteti bregdetar i Sarandës.

Finiqi ishte në kohët antike kryeqendra e fisit të Kaonëve dhe më pas kryeqyteti i Epirit dhe njihet si qendra më e fortifikuar arkeologjike në Shqipëri.

Arkeologia Belisa Muka, bashkëdrejtuesja e misionit shqiptaro-italian, thotë se edhe këtë vit gërmimet po përqëndrohen në zonën publike të qytetit ku është zbuluar një rrugë e re që lidh godinat, mjaft elementë të rinj urbanë dhe objekte të shumta.

Kjo rrugë e zbuluar nga gërmimet e këtij viti lidh taracën e sipërme të hapësirës publike me taracën e poshtme e cila dëshmon madhështinë e Finiqit në periudhën romake. Gjithashtu këtë vit bëmë edhe disa kërkime në zonën e Nekropolit, të varrezës jugore të qytetit, pasi Finiqi ka disa të tilla, për të parë përmasat dhe kryer dokumentimet e e nevojshme.

Zonja Muka thotë se krahas gërmimit materiali arkeologjik analizohet dhe studiohet në sit.

Për të dytin vit radhasi ne e kemi ngritur laboratorin e arkeologjisë në sit. Pra bëhet mbledhja e materialit, larja, tharja, përzgjedhja, dokumentimi, gjithçka bëhet në sit edhe për të pasur një raport më të qartë, më të drejtë, midis statigrafisë dhe materialit.

Profesori i Universitetit të Bolonjës Guisepe Lepore thotë se gërmimet e këtij viti vijojnë të plotësojnë përpjekjet shumëvjeçare për arritjet shkencore dhe historike, përgatitjen e studentëve të arekologjisë, konservimin e zonës dhe valorizmin e saj për ta bërë më të prekshme nga turistët.

Së pari nga pikëpamja shkencore kemi zbuluar qytetin romak , Foiniken e periudhës romane. Ne vijojmë të përgatisim këtu studentë shqiptarë dhe italianë të arkeologjisë , të punojmë për mbrojtjen dhe ruajtjen e struktuave që dalin në dritë nga gërmimet dhe t`i bëjmë ato më të prekshme nga turistët duke i dhënë zonës vlera të qëndrueshme të vizitueshmërisë. Vitin tjetër do të kthehemi sërish me misionin e ri, thotë zoti Lepore.

Arkeologia Belisa Muka që drejton edhe Institutin shqiptar të Arkeologjisë thotë se ky vit ka qenë me shumë misione arkeologjike në gjithë sitet.

Zonja Muka thotë se misionet janë zhvilluar nga arkeologët shqiptarë dhe të huaj dhe kanë sjellë të dhëna mjaft të dobishme për disa nga qendrat arkeologjike më të rëndësishme të vendit.

Kërkimet kanë qenë nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, në të gjitha sitet dhe parqet arkeologjikë ku e ushtrojmë aktivitetin tonë si Institut, në bashkëpunim apo të vetëm. Rezultatet janë sipas rasteve por gjithnjë të rëndësishme pasi shtojnë elemente të reja për pyetjet që ne kemi ngritur dhe përgjigjet që duam të marrim. Sigurisht ka pasur projekte që kanë pasur një gjetje më të madhe në raport me të tjerat. Kemi pasur projekte nga prehistoria, antikiteti, antikiteti i vonë dhe mesjeta.

Zonja Muka thotë se e ka të vështirë të veçojë projekte specifike, por ajo përmend të dhënat e zbulimit të vendbanimit të lashtë të Linit, në Pogradec, që është datuar si më i vjetri në Evropë.

Të gjithë janë po aq të rëndësishëm, por rasti i projektit “Lin 3” veçon për shkak të analizave dhe mundësisë për të përvijuar një fenomen edhe në hapësirat e tjera, pra për të krahasuar opiologjinë e vendbanimit të palafit në një zonë më të gjerë ,më të shtrirë. Qyeti i Finiqit në periudhën romake është një element i jashtëzakonshëm, Lugina e Drinos ku ka të dhëna të reja, Bushati ka dhënë të reja shumë të rëndësishme, Durrësi qytet me antiikitetin e vonë dhe mesjetën, Butrinit gjithashtu vazhdon , çuka e Ajtoit. Kemi pasur kërkime në Koman, në Drisht, në Sart, në qytetin antik të Zgërdheshit.

Shumica e vendbanime dhe qendrave më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri kanë ende nevojë për gërmime dhe kërkime pasi vetëm një përqindje e vogël e tyre është zbuluar dhe kthyer në itinerare turstike.

Pas periudhës së pandemisë së koronavirusit, kur misionet arkeologjike u frenuan, tani ekipet e arkeologëve janë gjithnjë e më të pranishëm për të hedhur më shumë dritë për lashtësinë e trojeve shqiptare./VOA

AΙbano Bogdo όfendon rëndë Alban Ramosajn: Atij i q**** motra, në emisionin tim them ça të më dojë t****

Aktori i humorit Albano Bogdo, këtë sezon të ri televiziv ka ardhur në një rol të ri, këtë herë si moderator, ku pas mbylljes së “Klanifornia-s” ka kaluar në “Vision Plus” me një emision tijin të quajtur “Albano Show”.

Në hapje të puntatës së parë ai sqaron se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë.

Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ai tipi që i *** motrën Donaldi në “Big Brother”.

Nëpër komente të shumta në videot që po qarkullojnë, shihet se një pjesë e kanë pëlqyer këtë pozicion të ri të Albanos, ndërsa të tjerë e kanë dënuar për “batutat” e tepruara që ka bërë.

E rëndë në Greqi, goditet me thikë një 19-νjeçare shqiρtare në një ραrk në Selanik

Një 19-vjeçare nga Shqipëria është goditur me thikë në këmbë nga një person në Selanik, në një park në zonën e Sykes.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Karavangeli dhe G. Papadopoulou dje rreth orës 5:30 të pasdites.

Sipas informacioneve, banorët e zonës kanë dëgjuar të qarat e vajzës dhe kanë lajmëruar policinë, ndërsa autori, një i njohur i saj, është arratisur.

Sakaq, sipas mediave greke, 19-vjeçarja shkoi vetë në spitalin e Hipokratit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ҫfαrë ka ndodhυr? Efi shtrohet me urgjencë në sρital, i nënshtrohet ndërhyrjes kirυrgjikale

Ndonëse ka preferuar të qëndrojë më e tërhequr, ish-konkurrentja e “Big Brother Vip 2”, Efi, ngjall interes dhe të gjithë janë kuriozë se çfarë ndodh me jetën e saj.

Së fundmi, ajo ka “ngirë zemrat” e mbi 500 mijë ndjekësve në Instagramin e saj.

Mëngjesi i sotëm s’ka nisur aspak mirë për Efin dhe këtë e ka zbuluar vetë ajo përmes një postimi.

Teka ka publikuar një foto nga shtrati i një spitali, ish-banorja ka treguar se ka hequr apandesitin.

“Meqenëse do t’ju mungoj pak dit më falni. Por me zuri pak apandesiti”, shkruan ajo.

Nuk la teqe pa νjedhυr në jυglindje, pranga 34 νjeçarit nga Elbasani

  1. Një 34 vjeçar është kapur nga Policis ditën e sotme si i dyshuari kryesor mbi vjedhjen e objekteve të kultit., më konkretisht në fshashtin Starje, Kreshovë dhe Gjonç të bashkisë Kolonjë. Ndërkohë një tjetër, bashkëpuntor në krim, është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë;

Kolonjë/Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të vjedhjes në tre objekte kulti (teqe).

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për prodhim e shitje të narkotikëve.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se është autori i vjedhjes në tre objekte kulti (teqe), konkretisht më datë 22.08.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Starje, më datë 24.08.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Kreshovë dhe më datë 29.09.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Gjonç, Kolonjë. Vijon puna për kapjen e shtetasit L. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Vαjza e mitur u abϋzυa s eksϋαΙίsht, nëna e saj heshti/ Pranga 44-vjeçares nga Përmeti

PËRMET- Një 44-vjeçare nga Përmeti është arrestuar për moskallëzim krimi dhe për mashtrim.

Sipas policisë, ajo dyshohet se ajo ka patur dijeni se vajza e saj e mitur ishte abuzuar seksualisht nga një shtetas tjetër, disa muaj më parë, por nuk ka kallëzuar në organet përkatëse.

Po ashtu ajo akuzohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj, duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale./ abcnews.al

Dυrham: Bυrrat e Kosovës dhe ata të Korçës janë kυΙmi i rαcës shqiptare

Në një letër të të cilën ia dërgon mikut të saj, gazetarit Henry Nevison, Edith Durham përshkruan momentet e vështira të refugjatëve shqiptarë në Vlorë, të cilët ishin dëbuar nga grekët pas masakrave dhe pasi ua kishin plaçkitur pasuritë. Kjo është koha kur Princi Wied, të cilin Durham e quan Mbret, e viziton Vlorën. Po ashtu, është koha para fillimit të Luftës së Parë Botërore e cila te shqiptarët ngjallte shpresa për kthimin e Kosovës brenda Shqipërisë natyrale.

“Hotel Albania, Vlorë, 27 qershor 1914

I nderuari z. Nevison,

Në këtë hotel ka qetësi dhe pastërti. Më duhet të them se rroga me të cilën paguhet Malingroot [një oficer holandez] nga Fuqitë e Mëdha (supozoj që këto janë para ndërkombëtare) janë para të hedhura kot pasi që ky, sikur edhe oficerët tjerë holandezë, e çojnë kohën duke ulëritur këngë komike, duke pirë alkool dhe duke ngrëne, kurse pikëpamja e tij politike është tërësisht pro-greke. Ai më tha se e kishin plaçkitur grekët në Korfuz. Në fakt, pos të ndjerit Thomson i cili u vra, dhe Kroon për të cilin besoj se është oficer i ndershëm, si është më së miri, për të tjerët dyshoj nëse i meritojnë rrogat.

Oficerët holandezë tashti nuk janë në urdhër të askujt; as të mbretit e as të Komisionit për Kontroll. Të gjithë i japin urdhra e kundër-urdhra njëri-tjetrit.

Mbreti [Wied] në mënyrë irrituese më në fund ka treguar ca iniciativa. Të dielën erdhi këtu [Vlorë] me mbretëreshën. Vizita ishte tejet e suksesshme sa që njeriu do të pyeste pse ai nuk e viziton tërë mbretërinë e tij menjëherë.

Turma të mëdha të njerëzve dolën në pritje. Mbretëresha u ndal që t’i shikonte ornamentet e argjendta në gjoksin e një ushtari dhe u rrethua nga turma. Tërheqja ishte e pamundshme. E vetmja mënyrë ishte që ajo të shkonte te karroca dhe ta shkurtonte ceremoninë.

Turma entuziaste i kapi kuajt dhe qindra njerëz e tërhoqën karrocën deri në qytet duke brohoritur dhe bërtitur. Disa malësorë, pleq të papastër, me respekt e flladitnin çiftin mbretëror me mindilat e tyre të palarë.

Ata [çifti mbretëror] u dërguan te shtëpia e Syrja Beut pasi që është shtëpia më e madhe dhe për të cilën gjë mua më erdhi keq. Ata thuhet se janë pro-grekë dhe disa anëtarë të kësaj familjeje kanë shkuar në Korfuz që t’i ikin takimit me mbretin dhe mbretëreshën.

Pasi drekuan, çifti mbretëror organizoi një pritje: Mbretëresha në haremllëk, kurse mbreti me burrat. Unë shkova në ahengun e haremit. Është dëm që kjo pritje u organizua në shtëpi private. Hoteli do të ishte vend shumë më i mirë, pasi që do të ishte vend neutral.

Zonjat e bejlerëve janë aristokrate ekstreme dhe nuk ju pëlqen të shoqërohen me ata të klasës më të ulët. Mbretëresha kërkoi që unë të shkoja në një bisedë private me të në orën 5:30. Njerëz të shumtë më porositën që ta lajmëroja mbretëreshën që ajo të mos ju besojë këtyre bejlerëve dhe t’i thosha se gratë e tyre vetëm një ditë më parë e kishin vënë në shpotitje duke thënë se mbreti e kishte shitur tërë pasurinë për të paguar titullin dhe së shpejti do ta shiste edhe mbretëreshën dhe se Wiedët ishin shumë inferior ndaj Syrjave.

Unë i tregova asaj [mbretëreshës] që të mos i besonte kësaj familje [të Syrja beut] pasi që thuhej se ishin pro-grekë dhe se disa kishin shkuar në Korfuz. Por, ajo u përgjigj duke thënë se nuk ju besonte këtyre fjalëve dhe se mënyra më e mirë për të ushtruar influencë në popull është nëpërmes bejlerëve. Unë më nuk fola. Ajo më tha se do t’ia jepte 4000 franga Shoqatës së Zonjave dhe më luti mua që të mbikëqyrja shpenzimin e tyre për fëmijët dhe gratë. Ajo gjithashtu tha se do të jepte edhe dy pako të mëdha me 200 lloje rrobash dhe një sasi të supës pluhur e cila duhej të zihej dhe shpërndahej.

Shkova te mytesarifi (Nexhip Beu) i cili duket njeri shumë i mirë. Ai është nga Peja dhe e ka humbur tërë pasurinë pasi që i ka rënë në duart e malazezëve dhe është aq i përkushtuar për Shqipërinë sa që do ta shpenzonte tërë pasurinë që i ka mbetur. Ai më premtoi një ndërtesë për fëmijët e sëmurë dhe e shkroi menjëherë urdhrin dhe po ashtu e urdhëroi Shoqatën e Zonjave që të shpenzojnë para për shtretër dhe mbuloja. Tashti kam marrë vesh se mbretëresha si dhuratë ia ka dhënë tërë paratë gruas së Syrja beut e jo grave të komitetit.Tmerri këtu është jashtë asaj që e përshkruajnë fjalët. Pamja më e tmerrshme që kam parë është një grua e ulur mbi disa thasë me fëmijët e saj, tërë familjen, duke vdekur. Ajo ishte e paralizuar deri në masë mizore. Burri i saj është vrarë nga grekët kur e dogjën Kolonjën para disa muajve dhe tërë pasurinë ia kanë plaçkitur dhe djegur. Ajo e ledhatonte djalin e vetëm që ishte vetëm skelet. Këmbët e vajzave ishin aq të holla sa që dridheshin si thupra dhe mezi e gëlltisnin qumështin që ua dhamë ne. Djali vdiq ata natë. Njëra vajzë vdiq të nesërmen. Besoj që edhe tjerët kanë vdekur, por nuk kam patur zemër që të shkoj e t’i shoh. Rast pa shpresë.

Çka mund të bëjë?

Mbi 33 mijë viktima do të vdesin nëse Evropa nuk merr masa. Ata që janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë pësuar keq. Grekët e kanë plaçkitur një familje që e njoh unë. Burri i kësaj familje ka deklaruar se grekët ua kanë prerë grave veshët dhe gishtat për t’ua marrë unazat dhe vathët dhe kjo është dhjetë herë më keq se gjymtimi që kanë bërë malazezët pasi që ata ua prisnin hundët vetëm burrave.

Spencer, një amerikan, më tregoi se në Skorovit ka parë trupa të dy fëmijëve të vegjël dhe një gruaje dhe një burri të krishterë të therur me bajoneta. Grekët i kanë vrarë të krishterët që refuzonin të deklaroheshin grekë.

Në Kuiname, një fshat afër Kolonjës, Spencer ka parë dy trupa të vdekur të dy vajzave pesëvjeçare që ishin dhunuar dhe pastaj ngulfatur. Kjo ishte bërë para syve të nënës së vajzave. Kjo grua dhe këto dy vajzat e saja kanë qenë të krishterë ortodoksë.

Këtu janë ngjallur shpresa të mëdha nga lajmet se lufta në mes Austrisë dhe Serbisë është e paevitueshme. Shqiptarët besojnë se do ta marrin sërish Vilajetin e Kosovës. Dhe deri tashti, sa i përket luftimit të sotëm dhe inteligjencës, burrat e Kosovës së bashku me lojalistët e Korçës janë maja e racës shqiptare. Ata së bashku do t’i ‘rregullonin’ grekët, sikur Esati [Esat Pashë Toptani] të mos kishte organizuar revoltë në Shiak dhe në Tiranë.

Mbreti e ka vënë Spencerin në komandë të një trupe burrash dhe kjo gjë i ka trazuar holandezët. Raportohet se Fieri ka rënë sërish në duart tona pasi që rebelët janë larguar nga aty. Këto janë lajmet kryesore deri tashti”.

‘Është e νështirë të ρresësh diçka, që mund të mos ndodhë kurrë…’! Vdiq nga grirësja në Greqi, ρostimi prekës i shqiptares 10 orë para tragjedisë

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Greqi, ku një shqiptare humbi jetën teksa po punonte. 50-vjeçarja u copëtua duke pastruar një grirëse mishi në një kasap në Messolongi. Ngjarja ndodhi para syve të vajzës së saj.

Postimi i fundit nga 50-vjeçarja e ndjerë në rrjetet sociale pak para humbjes së jetës tragjikisht, përcjell optimizëm dhe forcë për të vazhduar përpara pavarësisht pengesave të jetës.

Gruaja kishte shkruar në gjuhën shqipe: “Është e vështirë të presësh diçka, që mund të mos ndodhë kurrë. Por është edhe më e vështirë të heqësh dorë nëse kjo është e vetmja gjë që dëshiron”.

Sipas informacioneve nga mediat greke, 50-vjeçarja punonte prej një muaji te kasapi ku shkonte nga e hëna në të premte.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar që pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas informacioneve, ajo jetonte në shtëpi edhe me nënën e saj.

E rëndë, ρΙαs sherri me grυshta në QSUT

Ditën e sotme, një sherr ka ndodhur në spitalin “Nënë Terez në Tiranë, ku mësohet se dy persona kanë goditur me grushta dy të tjerë për motive të dobëta.

Si pasojë, ata kanë rënë në prangat e policisë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

-Dy 34-vjeçar, pasi për motive të dobëta, në spitalin “Nënë Tereza”, kanë goditur me grushte dy shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.