Fëmijët e Klodiana Vefës νendosin 37 trëndafila të bardhë në stoΙin e kuq në nder të nënës së tyre. Krybashkiaku italian: Nuk do t’iu lëmë vetëm!

‘Fëmijët e Klodiana Vefës nuk do t’i lëmë vetëm’, tha me emocione kryebashkiaku i Castelfiorentino, Alessio Falorni.

Mbrëmjen e 29 shtatorit, kryebashkiaku, i cili e njihte personalisht Klodiana Vefën, organizoi një marshim ku ndezën qirinj në përkujtim të 37-vjeçares shqiptare, marshim ky edhe kundër dukurisë së dhunës ndaj grave.

Bashkë me kryebashkiakun ishin edhe fëmijët e Klodianës dhe Alfredit, 17 dhe 14 vjeç, të cilët hapën homazhet, ku morën pjesë qindra njerëz, së bashku me tezen dhe dajën.

Në kortezhin me pishtarë morën pjesë kryebashkiakët e Empolese Vadelsa, të cilët pas episodit të rëndë të dhunës vendosën të merrnin pjesë në procesion për të qëndruar pranë komunitetit të Castelfiorentino.

Të pranishëm ishin shumë familjarë, shumë të rinj dhe fëmijë! Heshtjen e thyenin vetëm hapat në asfalt, nga të qarat. Qindra njerëz morën pjesë në marshimin në qendër të qytetit.

Në fund të kortezhit me pishtarë, fëmijët e Klodianës vendosën një buqetë me 37 trëndafila të bardhë në stolin e kuq, simbol i dhunës ndaj grave, në Piazza Gramsci.

Pasi mësoi se burri vrau veten me armë zjarri, Falorni tha: “Është epilogu tragjik i kësaj historie të tmerrshme. Më kujtohet mbrëmja e djeshme, për të cilën falenderoj të gjithë, institucionet dhe qytetarët e pranishëm dhe përqafimin që komuniteti i Castelfiorentino mundi t’u jepte fëmijëve dhe familjes së Klodianës”.

Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës dhe policia dyshon se vrasja është kryer nga ish bashkëshorti i saj.

Shqiρtari në Itali bie nga 50 metra lartësi, hυmb jetën duke mbledhυr kërρudha

Shqiptari që prej vitesh jetonte në Borgosesia kishte dal bashkë me një koleg të punës për të mbledhur kërpudha.

Jani Gjoni, 60-vjeçari me origjinë shqiptare në Borgosesia në Itali ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga një lartësi prej 50 metrash nga një grumbull shkëmbor.

Shqiptari që prej vitesh jetonte në Borgosesia kishte dal bashkë me një koleg të punës për të mbledhur kërpudha, sipas mediave italiane.

Gjatë grumbullimit 60-vjeçari kishte rrëshqitur nga një pikë prej 50 metrash dhe kishte humbur jetën. Kolegu i tij kishte njoftuar menjëherë ambulancën. Ekipet e shpëtimit kur arritën në vendngjarje konstatuan se plagët e marra ishin shumë të rënda dhe mjeku për pak minuta konfirmoi se Gjoni kishte vdekur. Viktima iu kthye familjes pas pak orësh për të kryer ritualet e vdekjes.

“Ήaxhiu donte të vriste prokυroren e SPAK”, pas dëshmisë së Tafanit, Altin Dυmani kërkon të merret në mbrojtje Doloreza Mυsabelliu

TIRANË- Doloreza Musabelliu, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shënjestër të grupit të Laert Haxhiut, me qëllim eliminimin fizik të saj apo dhe njerëzve të afërm të familjes.

Ky dyshim i fortë ka dalë në dritë pas dëshmisë së dhënë nga bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, ish-anëtar i grupit të Haxhiut. Ky i fundi i ka pohuar prokurorit Kreshnik Ajazi se prokurorja ishte vënë në shënjestër nga Laert Haxhiu.

Pas kësaj dëshmie të fortë, ka reaguar menjëherë kreu i SPAK Altin Dumani, i cili ka kërkuar nga Policisë të garantojë masa shtesë për sigurinë e prokurores Musabelli.

“Si Drejtues i SPAK i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të marrë masa shtesë për mbrojtjen e prokurores dhe familjes së saj. Drejtori i Përgjithshëm është angazhuar në marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e prokurores. Gjithashtu në cilësinë e Drejtuesit kam njoftuar kryetarin e KLP-së”, apelon ai.