A ti tregoj b υrrit se e t rαdhëtουa me dα.shηorin e ρarë…!

Të gjithë e dimë që dashuria e parë nuk harrohet, por shumë gra janë në dilemë nëse duhet të

rrez/ikojnë partneritetin ekzistues për një ave/nturë me ish-in. Nora (35) gjithashtu përballet me këtë dilemë.

“Ne ishim së bashku për gjashtë vjet, dhe pastaj Arifi vendosi të transferohej në Amerikë,” tha Nora.

– Largimi i tij ishte i vështirë për mua, sepse isha i ri dhe i dashuruar. Unë madje iu luta që të kthehej dhe kështu bëra një budalla.

Mendova se nuk do t’i mbij/etoja largimit të tij. Dy vjet pasi Arifit u largua për në Amerikë, unë fillova të takohem me Getin, ne u martuam dhe kemi dy fëmijë.

Burri im është një njeri i mrekullueshëm, një baba i kujdesshëm dhe një burrë i kujdesshëm, tek i cili mund të mbështetem në çdo kohë.

Besoja se do të isha besnik ndaj tij për gjithë jetën, por kur filloi pandemia, unë u takova me Getin në rrugë.

Ai është i divorcuar dhe ka një djalë i cili së fundmi është rritur. Sapo u takuam, Geti dhe unë menjëherë kujtuam “jetën e kaluar”.

Ne u takuam disa herë dhe përfunduam në sh/trat një natë. Ndihem e tme/rrshëme, e ndyrë, si një tra/dhtare …

Nuk di si ta shikoj burrin tim në sy, e lëre më fëmijët … A duhet ta pranoj që e tradhtova? Si mund të mësoj të jetoj me atë që bëra?

Psikologja: Kthehuni tek burri juaj dhe mos i thoni kurrë se e keni tra dhtuar, sepse kjo mund të shkat/ërrojë familjen tuaj.

Ajo që bëtë ishte moralisht e gabuar, por nuk u përpoqët të hakm/erreshe për burrin tënd.

Tregoni burrit tuaj në veprim sa e doni atë dhe sa do të thotë për ju që lundroni së bashku nëpër të gjitha stuhitë dhe stuhitë që sjell jeta me vete.

Ραtriotë νetëm në rrjete sociale! Shqiptarët hαrrojnë traditën, festat e nëntorit “shρërngulen” jashtë vendit

Kush nuk i do udhëtimet? Në prag festash, ato bëhen zgjedhja ideale për të kaluar disa ditë me miqtë, familjarët apo partnerin.

Dhe ndonëse nëntori konsiderohet si muaj i ftohtë apo me shira, duket se shqiptarët nuk kanë menduar kështu.

Përfaqësues të “Matias Travel and Tour” thonë se, rezervimet kanë qenë në nivele të kënaqshme. Kjo mund të lidhet me faktin se, shqiptarët, kanë dashur të planifikojnë një udhëtim jashtë, duke konsideruar që ditët e pushimit zyrtare janë pesë.

Agjencia ATHS shprehet se interesi për të kërkuar një destinacion për këto festa nisi shpejt dhe kanë qenë kryesisht të orientuara drejt Europës, por edhe rajonit: Mali i Zi dhe Kroacia kanë qenë të preferuara.

Nga agjencia Ilirida Travel thonë se, interesime për udhëtimet jashtë kanë qenë të ulëta për shkak të aksesibilitetit të lartë tashmë më aplikacionet e kompanive të udhëtimit që ,vitet e fundit e kanë bërë më të lehtë për njerëzit të planifikojnë udhëtime vetë.

Duke marrë shkas nga kjo, tendencat për udhëtimet jashtë kanë qenë kryesisht të fokusuar në Europë dhe interesimet pranë agjencisë kanë qenë kryesisht për hotele brenda vendit: Korçë, Dardhë etj.

Edhe nga agjencia Kalemi Travel bëjnë me dije se, vendi dhe rajoni kanë qenë më të kërkuar në komunikimet që kanë pasur me klientët, ku Korça kurorëzohet si mbreti i prenotimeve.

Sa i përket udhëtimeve jashtë, në komunikim me disa nga agjencitë në vend, kryeson Italia, ku qytete ti Verona, Milano, Napoli, Roma kanë qenë të preferuara. Ofertat turistike kanë nisur me 99 euro për person, për 2 net dhe 3 ditë , akomodim me mëngjes.

Në një vëzhgim të uebsite zyrtar të operatorit të fluturimeve Wizz Air, biletat e udhëtimeve për datat 25-29 nëntor, në qytetet italiane, varionin kryesisht në 50-60 euro për person në planifikimet e hershme.

Ndërsa për ata që kanë menduar të lënë udhëtime ne minutë të fundit, çmimet janë rritur nga kërkesa e lartë, ku Roma, Milano rezultojnë me mesatarisht 300-400 euro për person, për të njëjtat data./Monitor

Jo νetëm Elvana Gjata, shumë υajza të botës së ekrςnit në ρërgjimet e “SKY”

“SKY” dhe “Encro Chat” kanë zbërthyer disa grupe kriminale dhe pas rrëfimeve të disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë verifikuar dhe zbardhur ngjarje të rëndësishme kriminale.

Në prangat e policisë kanë rënë edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë nga radhët e unfiromave blu.

Disa ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza 2”, u bë arrestimi i sh-nëndrejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe shefit të krimeve në komisariatin nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni.

Në kërkim u shpall djali i Breçanit, Eralbi dhe Ervin Mata një emër i njohur për policisë shqiptare.

Por në skenë doli edhe emri i këngëtares Elvana gjata, e cila ka qenë e dashura e Matës. Ky i fundit, në përgjime përmend 500 mijë euro të cilat do t’i kalojë nga llogaria e Elvanës Breçanit.

Sipa CNA, Gjata nuk është e vetmja nga personazhet publikë që është përfolur në bisedat e Ervin Matës. Ka edhe personazhe të tjera nga bota e “showbizz”-it, si ish-mise, që përfliten se kanë pasur lidhje me Matën apo dhe me persona të tjerë të botës së krimit. Drejtuese emisionesh televizive, kryesisht të botës së “showbizz”-it dhe shumë personazhe të tjera që duken se janë pjesë e ambientit të individëve të botës së krimit, jo thjesht dhe vetëm nën shoqërimin e tyre, por dhe kalimin e kohës me ta.

Këto të dhëna janë duke u hetuar nga SPAK, për të kuptuar rolin e vërtetë të këtyre vajzave, kanë qenë thjesht në lidhje intime apo dhe kanë pasur ndonjë rol në pastrim parash, investime apo aktivitete për të cilat mund të jenë shfrytëzuar paratë e ardhura nga trafiku i drogës.

SPAK njoftoi se kishte filluar hetimin pasuror ndaj Elvana Gjatës, por tashmë duket se lista nuk ka vetëm një emër, por përfshihen dhe disa vajza të tjera kryesisht mise, drejtuese emisionesh “show” dhe vajza të botës së spektaklit.

Mαkina u bën coρë-copë! Ky është 14-vjeçari që ndërroi jetë

Lajm i trishtë këtë mëngjes së hëne. Një 14-vjeçar i plagosur si pasojë e një aksidenti gjashtë ditë më parë ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Ai është Arjol Dervishaj nga Vllahati, Sarandë.

Ai ishte pasagjer në makinë me dy shokët e tjerë në mjetin që u përplas në Bajkaj. Tre adoleshentët e aksidentuar u nisën për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç arritën që të shpëtonin, ndërsa shoku i tyre Arjol Dervishaj që u transportua me helikopter ndërroi jetë sot.

Tre të miturit u aksidentuan në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, pasi drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga. Automjeti tip “Benz” ishte në pronësi të babait të një prej të miturve.

Μonedhat e hυaja nuk dalin nga “gremina”, ja me sa shiten e bΙihen sot euro dhe dollari

Me sa shiten e blihen euro dhe dollari ditën e sotme.

Sot më 27 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5 lekë dhe shitet me 94.7 lekë.

Euro blihet me 102.3 lekë dhe shitet 103.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 105.3 lekë, ndërsa në shitje me 106.8 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 117 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 68 lekë dhe në shitje me 70.5 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Horoskopi për ditën e sόtme, e Hënë 27 Nëntor 2023

Dashi

Ndjenjat për partnerin tuaj do jene shume te zjarrta gjate kësaj dite dhe ju do i shprehni ato me shume se kurrë. Pritet qe atmosfera te jete shume e ngrohte dhe emocionet te papërshkrueshme. Beqaret do marrin shume propozime, por do e kenë te vështirë te zgjedhin dike. Do jene te shumte ata qe do iu pëlqejnë. Financat fatmirësisht do kenë përmirësime.

Demi

Do diskutoni gjere e gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe do iu gjeni zgjidhje disa problemeve qe keni pasur. Çdo gjë do shkoje me se miri mes jush. Beqaret duhet te jene me te duruar nëse duan te bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jene paksa me te mira, megjithatë nuk duhet ta teproni me shpenzimet. Çdo gjë duhet te ndodhe ne kohen e vet.

Binjaket

Qe jeta juaj ne çift te jete edhe me e bukur gjate kësaj dite, duhet t’i shtoni edhe pak me tepër dozat e fantazisë. Mundohuni ta largoni sa me shpejt rutinën. Beqaret ka rrezik te njihen me persona te çuditshëm dhe aspak te sjellshëm. Mos bëni gabim te mendoni te krijoni një lidhje me ta. Ne planin financiar do jeni me këmbë ne toke dhe nuk priten probleme.

Gaforrja

Nuk do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe do tërhiqeni mjaft nga personat simpatike. Kujdes sepse bukuria është kalimtare, ndërsa shpirti i njeriut është ai qe nuk ndryshon kurrë. Beqaret do joshin pa mbarim dhe ka gjasa te gjejnë një peron interesant. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te mëdha ndërkohë qe keni bere gabime te pafalshme me shpenzimet.

Luani

Gjate kësaj dite Urani do sjelle mosmarrëveshje te shumta për jetën tuaj ne çift. Nuk do bini dakord për shume gjera dhe kjo do sjelle debate. Mundohuni te tregoheni paksa me tolerante. Beqaret nuk duhet absolutisht te tregohen posesive. Çdo gjë ka kohen e vet kur duhet te ndodhe. Financat do jene delikate dhe gabimi me i vogël mund te jete shkatërrues.

Virgjeresha

Jeta sentimentale e çifteve do jete përgjithësisht e qete gjate kësaj dite. Komunikimi do vazhdoje te jete i mire dhe nuk do ketë asnjë konflikt. Do e sqaroni me qetësi edhe një penge te hershem. Beqaret do mbeten serish vetëm dhe kjo do i mërzitë pa mase. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta keni një situate goxha te stabilizuar.

Peshorja

Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite. Do jeni shume te duruar dhe kjo do jete një pike mjaft e forte. Edhe ata qe kane pasur probleme do ndihen disi me te qete. Beqaret do kenë shume takime, por fale kërkesave te shumta nuk do arrijnë as sot te hedhin hapat drejt një lidhjeje. Ne planin financiar duhet te tregoheni serish te matur me investimet.

Akrepi

Nëse jeni ne një lidhje do diskutoni gjere e gjate sot për një çështje mjaft delikate. Dëgjojini edhe ato qe do thotë partneri para se te merrni vendime. Beqaret do kenë një takim entuziast me një person fantastik. Ja vlen te krijohet një lidhje me atë person. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje shume te mire ne mënyrë qe situata mos jete me problematike.

Shigjetari

Edhe pse te shumte do jene personat qe do ndërhyjnë tek jeta juaj ne çift dhe do kërkojnë t’iu prishin pune, ju nuk do tronditeni aspak. Ndjenjat për partnerin janë aq te forta saqë askush nuk mund t’i ftohe. Beqaret edhe pse nuk e presin do kenë dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te bëni sakrifica, madje edhe te shisni diçka te çmuar për t’ia dale mbanë.

Bricjapi

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën sentimentale te çifteve, sot pasioni dhe emocionet do rikthehen vrullshëm. Te dy me partnerin do jeni gati te bëni sakrifica vetëm për t’u ndier mire. Edhe beqaret nga ana tjetër do jene te privilegjuar dhe do kenë njohje interesante. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte nëse nuk doni te përballeni me probleme.

Ujori

Ka shume rrezik qe partneri juaj t’iu lere pas dore gjate kësaj dite dhe te dale me një person tjetër qe sapo ka njohur. Edhe nëse e merrni vesh këtë gjë mos u tregoni histerike, por gjeni mënyrën e duhur për te diskutuar qetësisht. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do keni probleme.

Peshqit

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe do ndiheni te lumtur. Edhe beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja. Financat do jene te qëndrueshme prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

ΉISTORIA/ Gruaja më e bυkur në botë, ρrincesha egjiρtiane me origjinë nga Korça!!!

Agim Bacelli

Panteoni i bukurisë femërore të shekullit XX nxori në pah disa gra të bukura që asnjë shekull pasardhës nuk ka për ta zbehur bukurinë e tyre. Ato janë bërë simbol i bukurisë femërore dhe emrat e tyre qëndrojnë më lart se bukuroshet e shpallura nëpër sallone bukurie dhe konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk ka pasur mashkull që i ka parë e të mos ketë ëndërruar për gra të tilla si: Ava Gardner, Grace Kelly, Elizabeth Taylor, Greta Gabro, etj.. Por nga të gjithë gratë e bukura të botës në shekullin XX, thuhej se njëra ka qenë më e bukura, e cila nuk ishte aktore hollivudiane, vajzë modelesh, apo një grua publike e njohur nga e gjithë bota. Ajo ishte një princeshë dhe njëkohësisht një mbretëreshë fanatike që do ta kishte për turp ta shpallnin gruan më të bukur në botë. Emri i saj është Faëzia (Fevzia) Fuat Ali ose e njohur ndryshe edhe si Fevzia Fuat Shirin.

Princeshë Fevzia ishte bija më e madhe e Mbretit Fuat të Egjiptit, i pari mbret egjiptian i kohëve moderne, ajo është e njohur edhe si motra më e madhe e fatkeqit mbretit Faruk, të cilin shqiptarët e kanë dëgjuar më të shumti, pasi ai i dha strehë mbretit Zog të Shqipërisë pas arratisjes së tij nga Shqipëria në prill të ’39. Para se të flasim për Fevzien, le te themi dy fjalë për familjen e saj mbretërore dhe origjinën e tyre të pamohueshme shqiptare.

Familja Mbretërore

Tashmë është e njohur që Familja Mbretërore Egjiptiane ishte një familje shqiptare e mbetur atje që nga koha e themeluesit të Egjiptit modern nga gjenerali shqiptar, i madhi Mehmet Ali me origjinë nga Zëmblaku i Korçës (jo nga Pojani siç flitet), i dërguar në Egjipt nga Sulltani turk për të shtypur rebelimin Mamluk (Mamluk në arabisht do të thotë, i huaj ose edhe i bardhë) pas tërheqjes së ushtrisë së Napoleon Buonopartit. Mehmet Ali shkoi në Egjipt në vitin 1805 në krye të një ushtrie turke të udhëhequr nga një bërthamë ushtarësh shqiptarë prej 6000 trupash, të përzgjedhur nga vetë Mehmet Ali. Ai i nënshtroi mamlukët me luftë e me dredhi dhe vendosi në Egjipt dinastinë e tij.

Dinastia

Sundimi i Mehmet Ali Shqiptarit në Egjipt pasqyrohet me hollësi sipas dokumenteve të shumta të lëna nga personalitete të ndryshme botërore të asaj kohe. Por merita me madhe për trashëgimin e emrit shqiptar është e vetë Mehmet Aliut, i cili nuk dinte të fliste asnjë gjuhë tjetër përveç shqipes dhe që shpesh thoshte me mburrje se ishte një shqiptar e bir shqiptari e që mundohej të bëhej një egjiptian (arab) i mirë. Ai filloi të mësojë turqisht dhe arabisht në moshën 45 vjeçe, po në këtë moshë filloi të mësojë edhe të shkruante për herë të parë në jetën e tij, pasi shqipja nuk ishte gjuhë e shkruar. Duhet përmendur këtu që Mehmet Ali nuk e orientoi Egjiptin drejt Lindjes dhe Portës së Lartë, nga e cila varej, por drejt Perëndimit dhe, veçanërisht drejt Francës dhe Anglisë ku edhe i shkolloi fëmijët e tij. Fevzia ishte stërmbesa e tij, vajza e Fuatit, i cili ishte bir i Ismailit, djalë i Ibrahim Pashës. Gjyshi i saj, Ismaili në vitin 1867 vendosi titullin e lartë Khedive në mbretërinë egjiptiane, titull që ngeli deri në vitin 1914 kur i biri i tij dhe babai i Fevzies e shpalli veten mbret dhe shkëputi të gjitha lidhjet me Perandorinë Turke tashmë të shkatërruar. Pas 1917 do të quhej sulltan dhe pas vitit 1923, ai do të shpallej përsëri mbret.

Ndërtimi i Egjiptit modern

Egjipti, me ndërtesa të bukura e infrastrukturë moderne është vepër kryesisht e Ismailit, po ashtu edhe me hedhjen e bazës për ndërtimin e Kanalit të Suezit, që do ta përfundonte i biri Fuat së bashku me vëllanë Said, emrin e të cilit do të merrte dhe Porti Said. Një nga veprat e tij më të bukura është shndërrimi i ishullit të shkretë në derdhje të lumit Nil, në një Parajsë Tokësore. Sot atje është qendra më e madhe kulturore dhe artistike e Egjiptit dhe mban një emër shqiptar.

Do të ishte Mbreti Ismail ai, që do ta transformonte Egjiptin në një nga vendet më kozmopolite e do të hapte rrugën e modernizimit. I edukuar në Paris dhe Vjenë, njohës i shkëlqyer i një numër gjuhësh evropiane, megjithëse në kokë mbante fesin tradicional turk, ai admironte Evropën. Dhe u përpoq që, gjatë sundimit të tij, Egjipti të rivalizonte oborret mbretërore më të fuqishme të Evropës. Gjatë regjimit të tij, kolonia e shqiptarëve në Egjipt, apo siç njihej, “Shqiptarët e Misirit”, njohu një rritje të madhe. Shqiptarët ishin vendosur kryesisht në Kajro e Aleksandri dhe zinin poste kyçe në administratën dhe ushtrinë egjiptiane. Kjo dinasti qeverisi në Egjipt për 147 vjet, deri në vitin 1952 kur Mbreti Faruk u përzu nga Egjipti nëpërmjet një puçi ushtarak, udhëhequr nga gjeneralët Muhammad Naguib dhe Jamal Abd An-Nasser, të cilët instaluan me dhunë qeveritë e tyre në Egjipt që nga 18 qershori i vitit 1953. Këtu përfundoi përgjithmonë Dinastia Shqiptare e Egjiptit. Pasardhësit e kësaj Dinastie sot jetojnë në Zvicër.

Fuati I, Babai i Fevzijes

Nga martesa e dytë e Sulltan Fuatit, (më 1917 e shpalli veten sulltan të Egjiptit), me zonjën Nazli Sabri (1894-1978) në 26 maj 1919 në Bostan Sarai, do të lindte vajza më e bukur e Egjiptit dhe e botës, Fevzia, (kjo sipas thënieve të gjithë atyre që e kishin parë). E ëma e Fevzijes ishte bijë e Abdu’r-Rahim Pasha Sabri, ish-Ministër i Bujqësisë dhe kryebashkiak i Kajros me origjinë po shqiptare. Gruaja e tij quhej Tefika Kahnum, mbesë e ish- ministrit të Jashtëm të Egjiptit, i cili rridhte nga një familje me gjak franko-shqiptar.

(Mbesë e Sulejman Pashës, një oficer i lartë francez i Napoleon Bonopartit që ishte konvertuar në mysliman) Fuati do të kishte pesë fëmijë; princeshë Fajzen, princeshë Fevzien, Faiken, Fatijen dhe një djalë, mbretin e ardhshëm Faruk. Fuati vdiq në Kaba Sarai në Kajro dhe u varros në Khedival Mauzoleum në xhaminë ar-Rifai po në Kajro. Khedive Ismaili (gjyshi i Fevzies) dhe i ati i Fuatit nuk ishte një njeri i kufizuar nga politika. Ai kishte një pasion të zjarrtë për ndërtime dhe rregullime në mënyrën më moderne të kohës në Egjiptin e qeverisur nga shqiptarët. Infrastruktura moderne e Egjiptit është vepër e tij, po ashtu baza industriale për ndërtimin e Kanalit të Suezit është po vepër e tij. Tre djem të tij dhe një nip iu bashkuan mbretërimit të Dinastisë Shqiptare në Egjipt të trashëguar nga Mehmet Aliu. I ati i Fevzies, Fuati ishte djali i dymbëdhjetë dhe më i vogli i Ismailit. Ky do të ishte dhe një nga mbretërit më antiotomanë që iu kundërvu Perandorisë Otomane me kulturën e tij perëndimore. Ishte kjo kohë kur Egjipti u vu nën influencën e Britanisë së Madhe. Për t’u mbrojtur nga sulmet ruso-turko-franke, Egjipti u vu nën protektoratin anglez dhe mbretërinë e shpallën sulltanat. Fatkeqësisht Egjipti nuk qe një shtet i pavarur në të vërtetë. Gjatë kësaj periudhe, nën mbështetjen e Anglisë, Fuati u shndërrua nga një princ në Sulltan i Egjiptit e më pas në mbret duke u bërë kështu mbreti i parë i Dinastisë Shqiptare të Egjiptit, në 1923.

Anglezët zgjodhën Fuatin, pasi ai ishte tërësisht i orientuar pro anglez, me shpirt, zemër dhe mendje evropiane dhe aspak arabe apo turke. Një arsye tjetër ishte, sepse Fuati fliste shqip, anglisht dhe frëngjisht dhe nuk dinte të fliste turqisht. Kurrë s’fliste arabisht. Për të ishte e pazakontë t’iu drejtohej arabëve në gjuhën e tyre. E shoqja e Fuatit ishte Nazlia (gruaja e dytë) që ishte edukuar në Paris dhe fliste rrjedhshëm frëngjishten njëlloj si Fuati, duke bërë kështu që familja e tyre të ishte një familje frankofone. I ati i saj ishte Ministër i Bujqësisë. Ata u martuan në një festë familjare, në 24 maj 1919 dhe pas 9 muajsh lindën fëmijën e parë që ishte djalë dhe që u quajt Faruk, i cili njihet pak a shumë nga shqiptarët si pritës i Mbretit Zog në emigrim pas pushtimit italian të Shqipërisë. Pas Farukut ata lindën 4 vajza, të cilat morën emra që fillonin me germën “F” gjë e cila sipas besimit arabo-shqiptar sjell fat dhe pasuri. Njëra nga ato qe Fevzia, e cila lindi pikërisht, në 5 nëntor 1921, dy vjet para se i ati të shpallej mbret. Fevzia do të bëhej motra dhe shoqja më besnike e të vëllait e do ndikonte shumë në jetën e tij derisa ai të bëhej mbret, pasardhës i të atit. Faruku qe shumë i pashëm, por i dhënë pas qejfit e bixhozit, ndaj dhe mbretëria në kohën e tij mori tatëpjetën, gjë që do të kishte një ndikim shumë të madh në përgatitjen e një puçi ushtarak që do ta rrëzonte nga froni dhe më pas do emërohej pa fat mbreti i vogël Fuat i II 6 muajsh.

Fevzia – gruaja me bukuri të rrallë

Fevzia do të lindte nga martesa e dytë e Sulltanit (më vonë mbretit) të Egjiptit, Fuati I me Nazlie Sabri siç e thamë më lart, në pallatin mbretëror Ras al-Tine Palace në Aleksandri, dhe qe vajza më e madhe e Fuatit. Fevzia ishte mbesë (nga nëna) e Sulejman Pashës, ish-oficer i lartë i Napoleon Bonopartit, i konvertuar në fenë islame dhe i inkuadruar në ushtrinë egjiptiane. Tre motrat e tjera të saj ishin, Fejza, Faika dhe Fatija. E hollë, e bukur, me një figurë elegante të paparë ndonjëherë, pleksur tërë magjia e bukurisë femërore. Vëllai i vetëm i saj ishte Faruku. Ajo pati dhe dy gjysmë vëllezër nga martesa e parë e Mbretit Fuat me Princeshë Shivakiar Khanum Effendi, me të cilët ajo nuk pati marrëdhënie. Kjo qe pak a shumë historia e familjes së Fevzies. Kjo grua është përshkruar në të shumtën e rasteve si një “Bukuri Shokuese,” si “Shkatërruese Zemrash,” si “Princesha me e bukur e botës,” si “Grua që të rrëzon me një shikim,” etj. Disa gazeta të kohës e cilësuan; “Gruan më të bukur të botës”. Në atë kohë në Amerikë flitej për të sikur të qe Ylli i Hollivudit. Fotografi i Mbretërisë Kinematografike Sir Cecil Beaton do të shkruante këto fjalë për Fevzien: “Në qoftë se Botiçeli do të mishëronte në penelin e tij një Afërditë Aziatike, Fevzia do të qe subjekti i duhur. Vetëm pasqyrimi i shpirtit dhe fytyrës së saj engjëllore prej perëndeshe do të na jepte në përjetësi një bukuri magjepse të paparë ndonjëherë me sytë e saj blu dhe buzët e saj si tul qershie, nën kurorën e flokëve gështenjë të errët, do të bënte që burrat e tërë botës të humbnin mendjen.”

Vrαsja e Martin Çeços/ Një gαzetare ndikoi te dëshmia e Tinës: Hajde në emision, do të jαp ushqime

Në qershor të vitit të kaluar në fshatin Kolanec të Maliqit u vra i riu Martin Çeço për një intrigë dashurie.

Protagoniste e kësaj intrige por edhe dëshmitare e krimit të rëndë është Tina Pajollari. Por përgjimet kanë zbuluar se disa persona kanë ndikuar te Tina që ajo të fshehë autorësinë e krimit duke sjellë rrethana lehtësuese që më vonë do shërbenin për lirimin nga burgu të Valter Mollajt dhe Edlir Mollajt.

Këta persona janë: Taulant Zyko, mësuesi i Tina Pajollarit, shtetasi Alit Xhezari, i cili është koleg me vëllain e personit të arrestuar për vrasjen, Valter Mollaj dhe gazetarja Ana Allamani.

Kjo e fundit e cila në atë kohë shërbente pranë emisionit televiziv “Me zemër të hapur” del mjaft aktive në manipulimin e dëshmisë që Tina Pajollari kishte dhënë në polici.

Edhe pse është ende i paqartë interesi i gazetares Ana Allamani për të ndryshuar thëniet e Tina Pajollarit, ajo ka këshilluar Tinën dhe nënën e saj Mirandën për të mos shkuar në polici kur i thërisnin oficerat e hetimit të dosjes. Ajo iu kishte premtuar se në këmbim të ndryshimit të thënieve të tyre në emisionin “Me zemër të hapur” do i ndihmonte me ushqime.

Madje ajo gjatë bisedës telefonike me Miranda Pajollarin, shan me fjalë të rënda banale, punonjësit e policisë që po ndiqnin rastin hetimit të kësaj vrasje të tmershme.

Në dosjen hetimore ndër të tjera thuhet se: ”…ndikimi i shtetases Ana Allamani, për mohimin e deklarimeve të dhëna nga Martina Pajollari, fillimisht përmendet në deklarimin me regjistrim audio të Martina Pajollari të dhënë në datën 22 qershor 2022, e cila deklaron t’i ketë thënë: “…mos shko në Korçë (në Polici), hajdë në Tiranë, do bëj çmund për ty, duhet të vish në Tiranë (në emision) për gjysëm ore e pastaj nuk ke më as telashe, asgjë…”, duke shtuar se numri i telefonit të gazetares ishte 0684137XXX. Gazetarja Allamani kishte komunikuar edhe me mamanë e saj, shtetasen Miranda Pajollari…”-thuhet në dosjen e prokurorisë.

Ndërkohë në një deklarim të datës 22 qershor 2022, të nënës së Martinës, Miranda Pajollari ka pohuar se: ”…lidhur me gazetaren Ana Allamani, dua të shtoj se dje pasdite, në datën 21 qershor 2022 më ka telefonuar një gazetare, më tha se quhet Ana dhe më ka thënë mos vija më në Polici, pasi j’u do na merrnit në qafë dhe do na burgosnit, si mua dhe vajzën.

Na tha se, nëse pranojmë të shkojmë në Tiranë, në emisionin e saj, na i paguante ajo paratë e rrugës dhe atje të themi se, çdo gjë që kemi deklaruar për autorët e kësaj vrasje, e kemi pranuar nga frika dhe nuk janë thëniet tona. Dua të shtoj se, kjo grua ka folur edhe me vajzën Martinën dhe si me mua, mundohej të na bindte të shkonim në Tiranë dhe të mohonim çdo gjë që kemi deklaruar në polici”.

“…këto të dhëna dhe premtimi për ndihma ushqimore, dalin dhe nga rezultatet e përgjimeve ambjentale dhe telefonike…”-thuhet në dosjen hetimore.

Mes disa bisedave të përgjuara nga prokuroria e Korçës, Miranda Pajollari dhe Ana Allamani gazetare e emisionit “Me zemër të hapur”, nënvizohet fakti se gazetarja kërkon që Martina Pajollari të paraqitet në emisionin e saj televiziv, për të thënë të vërtetën, të mos flasë me gazetarë të tjerë, se do i bëjë ajo të gjitha lëvizjet.

Madje sipas gazetares: “…goca (Tina) është në fije të perit…”. Në vijim, kur Miranda Pajollari i thotë Ana Allamanit se është sugjeuar nga Policia e Korçës, të mos bisedojnë me gazetarë, ajo shan punonjësit e policisë me fjalë banale.

“Kur e zbυΙova, tavani më ra mbi kokë”- Rrëfimi i babait shqiρtar për gazetën britanike: Im bir la Universitetin për të ρυnuar në një fermë kanαbisi në Angli

E përditshmja britanike “Daily Express” ka kryer një sërë intervistash në Shqipëri me qytetarë të cilët historia i lidh ngushtë me emigrimin e të rinjve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

daily express babai shqiptar

Së fundmi ajo ka publikuar një intervistë me një baba shqiptar, i cili me zemër të thyer përshkruan ankthin që ndjen pasi djali i tij la diplomën e universitetit për të shkuar e për të punuar në një fermë droge në Mbretërinë e Bashkuar.

Gazeta britanike ka vendosur ta quajë babain shqiptar të intervistuar “Eduard” për të mos zbuluar identitetin e tij të vërtetë.

Në rrëfimin e tij ai tregon se fillimisht, i biri e gënjeu sa i takon asaj që do të bënte në Britani.

“Do punoj ndoshta në një restorant sepse di Anglisht”, i tha ai të atit, “e pastaj të shohim si shkon”.

Ishte një vendim i rëndësishëm. I biri po hiqte dorë nga universiteti në Shqipëri, kur i kishte mbetur vetëm një vit për të përfunduar nga dega e Ekonomikut.

“Im bir nuk fliste kurrë për gjëra të tilla, nuk ishte në qëllimet e tij. Vetëm kur papritur një ditë tha se donte të largohej”, shpjegon i ati në një intervistë ekskluzive për britaniken Express.

Një moment që kishte mbërritur në Francë, i riu rrëfeu të vërtetën; po kalonte Kanalin me varkë të vogël për të punuar në një fermë kanabisi në Angli.

“Kur e zbulova ishte tepër vonë, më ra tavani mbi kokë”, tregon Eduardi duke ulur kokën, e me sytë më lot.

“Më tha se i duhej puna për të bërë para. Më tha se nëse e mbaron universitetin këtu nuk përbën ndryshim, pasi mund të punosh vetëm si kamarier”.

“Në Shqipëri nëse do të gjesh një punë të mirë, të duhen njohje, ose duhet të paguash para për të kapur vendin e punës. Kështu funksionojnë gjërat për shkak të korrupsionit”, thotë Eduardi.

Ndonëse i dinte vështirësitë, kjo nuk e bëri më të lehtë që të pranonte vendimin e të birit

“Trembem sa herë dëgjoj një histori nga Londra, vetëm aty më rri mendja”, vijon ai, teksa rrëfen disa prej historive që ka dëgjuar.

“Disa po punonin në një nga këto fermat e drogës dhe papritur një natë disa njerëz u përpoqën të futeshin brenda. Ishte tmerr, ata po i vrisnin. Kam dëgjuar po ashtu sesi kur policia bastis banesat, punëtorët duhet të dalin jashtë dhe disa flenë rrugëve. Ndaj i kam thënë tim biri gjatë gjithë kohës se nuk është punë për të, por ai vijon të më thotë se i duhet pak kohë, sa të bëjë ca para”.

Eduardi e telefonon të birin çdo ditë, ndërkohë që i riu kujdeset për një sasi të madhe bimësh kanabisi. Por biseda nuk është kurrë e lehtë.

“Më thotë se nuk mund të flasë shumë me mua në telefon sepse nuk do që të dëgjohet nga fqinjët. Do të heshtë për shkak të punës”, thotë Eduardi.

Si pjesa më e madhe e punëtorëve nëpër fermat e kanabisit, i riu shkoi në Mbretërinë e Bashkuar me varkë. Rruga e futi në borxhe me trafikantët, ndonëse babai i tij thotë se tanimë e ka shlyer borxhin.

Ai fajëson mediat sociale si nxitëse për interesin e papritur të të birit për këtë lloj pune.

“Mendoj se u influencua nga mediat sociale, ose njerëzit. Është influenca e miqve të tij sepse ata i dërgonin gjatë gjithë kohës mesazhe duke i thënë hajde këtu, puno me ne dhe bëj para”.

Ky prind i shqetësuar di të paktën 3-4 raste të familjeve të tjera, djemtë e të cilëve ende pa mbushur 18 vjeç kanë udhëtuar drejtë Britanisë për të punuar në fermat e kanabisit, shkruan Express.

Duke ditur se i biri ka ngecur në një punë të jashtëligjshme në një tokë të largët, ai ka frikë për jetën e tij, gjatë gjithë kohës.

“I kam kërkuar të kthehet në shtëpi, sepse ndoshta një ditë mund të vritet nga ata që mund t’u futen në shtëpi. Vijoj t’i përsëris që të ndryshojë mënyrën sesi e sheh jetën dhe punën”, rrëfeu më tej babai shqiptar për median britanike.