E rëndë, υritet ish-ushtαri i UÇK-së (Emri)

Një 55-vjeçar ka mbetur viktimë e të shtënave me armë zjarri poshtë banesës së tij në Dijon të Francës. Viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës. Sipas prokurorit francez, shqiptari ishte viktimë e rastësishme.

Mediat franceze raportojnë se ka qenë ora 00:30 e 26 nëntorit kur autorët kanë qëlluar nga një makinë drejt ndërtesave. Një plumb kapi 55-vjeçarin teksa po qëndronte në shtëpi’ tha prokurori i Dijon

Viktima u deklarua i vdekur në orën 00:50 minuta në banesën e tij në katin e parë, ku jetonte me bashkëshorten dhe vajzën e tij bëri të ditur një burim policor. Ngjarja u shënua në distriktin e Stalingradit dhe dy persona janë në kërkim, shkruan gazeta franceze “Le Figaro”

“I vetmi faj i 55 vjeçarit ishte fakti që jetonte në lagjen ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit” bëri të ditur prokurori në një konferencë për median

“Babi, mami dhe unë u zgjuam nga të shtënat të cilat më u ndalën. Më pas filluan sërish. Kur shkuam të shihnim babain i cili po flinte në krevatin e tij kishte vdekur” tha vajza 23 vjeçare për AFP.

Familja kosovare jetonte prej 14 vitesh në Francë dhe në banesë ishte dhe vëllai i saj.

“Një shkëmbim zjarri u shënua në këtë lagje edhe disa vite më parë dhe shenjat e plumbave janë ende atje, thotë 23 vjeçarja duke besuar se ngjarja ishte “me siguri një shlyerje hesapesh”. “Do të doja që Franca të mbronte më mirë banorët e saj, dua të largohem nga Dijon”, tha ajo e tronditur dhe e përlotur.

Të afërmit e veli Sadikut kanë konfirmuar vdekjen e tij, përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Mora fjαΙë”…., himni kombëtares kuqezi këndohet nga artistja rυmune dhe bëhet υirale (Video)

Andreea Vilcan, këngëtare nga Rumania, ka publikuar ‘coverin’ e një prej këngëve më të njohura, “Mora fjalë”.

“Çfarë ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua Kosova”, ka thënë ajo në hyrje të videos, duke njoftuar ndjekësit e saj me mesazhin e këngës.

Vilcan ka paralajmëruar po ashtu se më 28 nëntor do të vizitojë Kosovën.Këngëtarja rumune më parë ka pushtuar rrjetet sociale me këngë shqipe.

Me sγtë nga Gjermania, jυristi tregon datën kur shqiρtarët ρërfitojnë nga ligji i ri i emigracionit

Një qershori 2024 do të jetë data e shumëpritur për shqiptarët dhe të gjithë ata që dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, pasi në këtë datë do të hyjë në fuqi faza e tretë e ndryshimeve në ligjin për emigracionin. Juristi Rafael Todhe, shpjegoi në Ditarin se kjo është faza më e rëndësishme për emigrantët, teksa shpjegoi edhe disa nga fazat e ligjit, i cili hyri në fuqi në 18 nëntor të këtij viti.

“Faza e parë ka filluar në 18 nëntor, në mars 2024 është faza e dytë, faza e tretë dhe më e rëndësishme për shqiptarët është në 1 qershor 2024, ndërsa faza finale në 1 janar 2026. Ligji është i shkallëzuar ka hyrë në fuqi në 18 nëntor si ligj i plotë”.

Sipas tij nga ky ligj nuk përfitojnë personat që nuk kanë një zanat, por Todhe sqaron se nga 1 qershori 2024 dyfishohet numri i personave nga Ballkani që aplikojnë për punë në Gjermani.

“Nuk përfitojnë, por ligji nga 1 qershori 2024 jep dyfishimin e personave që aplikonin me ligjin e vjetër të Ballkanit Perëndimor, pra nga 25 mijë në 50 mijë. Gjermania e interesuar për të marrë forcë punëtore”.

I pyetur nëse është më e lehtë për të shkuar në Gjermani, vetëm apo familjarisht juristi thotë se ligji e lejon por ka vështirësi.

“Për herë të parë personave të kualifikuar u jepet e drejta për të marrë prindin, por ende nuk është përcaktuar se në cilën fazë të ligjit. Po nuk është e thjeshtë sepse duet të gjejë banesë. Bashkimi familjar kërkon kushte dhe nuk është e thjeshtë që të vijë brenda 1 apo 2-3 muajve. Por ka edhe nga ata që e kanë arritur. Vështirësia më e madhe është banesa, se në Gjermani duhen 3 rrogat e para dhe vërteton që ka të ardhura për të marrë shtëpi”.

Për juristin Todhe nuk është ndihma për fëmijët që i shtyn shqiptarët të marrin rrugën drejt Gjermanisë, por është mundësia e tregut të punës dhe e ardhmja e fëmijëve.

“Nuk është kjo pikënisja e shqiptarëve, por është shtet i konsoliduar, të jep të drejtën e punës dhe një njeri i aftë mund të gjejë vetveten”.

Tentoi të grα biste një grύα, por u mor ρeng nga djali i saj/ Kush është “m αniakυ” që u αrrestua sot

Policia e Tiranës arrestoi ditën e sotme 27-vjeçarin Marash Gjoklaj, mbrëmjen e djeshme, ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, në ambientet e punës së saj.

Gjithashtu, 27-vjeçari, po ditën e djeshme, dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës. Ai nuk ka qenë një emër i panjohur për Policinë, pasi Marash Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe aktualisht ishte i liruar me kusht.

Por, mësohet se 6 vite më parë, në Dhjetor të 2017-ës, Gjoklaj ka tentuar të grabisë dhe një grua në Babrru. Tentativa i dështoi, pasi ai përfundoi i marrë peng në bodrumin e një pallati aty pranë, atje ku edhe u dhunua fizikisht nga djali i 42-vjeçares dhe dy shokë të tij.


Gjoklaj, asokohe 21 vjeç u arrestua për kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ai njihet po ashtu si përdorues i lëndëve narkotike.

Κrimi makabër, babai νret 3 ναjzat e mitυra

Një 41-vjeçar ka vrarë tre vajzat e tij 4, 10 dhe 11 vjeç.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë tyre në Alfortville, në periferi të Parisit.

Sipas autoriteteve franceze 41-vjeçari ishte i njohur për rastet e dhunë në familje.Pas krimit të rëndë, ka qenë ai vetë që ka shkuar në rajonin e policisë Dieppe në Normandi dhe ka deklaruar se kishte vrarë fëmijët e tij.

Policia më pas ka shkuar në banesë ku edhe ka gjetur pa jetë tre vajzat. Sipas hetimeve tre të miturat janë vrarë me thikë dhe trupat e tyre ishin mbuluar me batanije.

https://twitter.com/BFMTV?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1728818616647262671%7Ctwgr%5E74965875506c4cea72b6964747e306452a6daa37%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fkrimi-makaber-babai-vret-3-vajzat-e-mitura-dhe-dorezohet-ne-polici%2F

Κapet nëndetësja me ρesë tonë drόgë

Ushtria ekuadoriane ka sekuestruar pesë tonë drogë në një lloj nëndetëse, në brigjet e ishujve Galapagos njoftuan zyrtarët e ushtrisë. Operacioni detar u bë në zonën që konsiderohet si trashëgimi natyrore kombëtare. Ushtria lokalizoi gjysmë-nëndetësen me 5 tonë substanca të dyshimta që do të kontrollohen, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Prej vendndodhjes së tij strategjike, Ekuadori është kthyer në një qendër logjistike të transportit të kokainës drejt SHBA, Evropës e Amerikës Qendrore, shkruan agjencia “AFP”.

Ekuadori, që gjendet mes dy prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë – Kolumbisë e Perusë, ka sekuestruar këtë vit 189 tonë drogë. Rekord kishte vendosur në vitin 2021, kur sekuestroi një total prej 210 tonëve.

Ishujt Galapagos gjenden 1 mijë kilometra larg brigjeve të Ekuadorit, por po përdoren si një korridor i kalimit të drogave madje së fundmi dhe armatimeve. Javën e kaluar ushtria tha se kishte ndaluar një anije me 122 pushkë, 48 pistoleta e 124 njësi municionesh rreth 150 milje larg ishullit të San Cristobal.

“Do t’u them miqνe të mi shqiρtarë…”, partneri e kërcënonte, merr fund mαkthi për britaniken

Një grua britanike i është drejtuar gjykatës e përlotur, duke shprehur frikën se ish-partneri i saj do ta vrasë kur të dalë nga burgu, pasi ka kërcënuar atë dhe familjen e saj.

Ryan Haigh u dënua këtë javë me burg për disa vepra kundër gruas në fjalë, të cilën ai e sulmoi atë, e kontrolloi dhe e kërcënoi se do ta vriste nëse ajo nuk i tërhiqte akuzat. Duke qenë në lidhje me gruan për dy vjet, ai bëhej tepër xheloz nëse ajo fliste me burra të tjerë, vendoste se kë mund të shihte dhe shpesh humbiste durimin, duke e grushtuar, shkelmuar dhe pështyrë në fytyrë. Më pas, e kërcënonte se do të vriste veten nëse ajo përpiqej t’i jepte fund marrëdhënies.

Shpesh, 23-vjeçari tmerronte gruan duke u mburrur se dikur kishte armë dhe se do t’i detyronte miqtë e tij shqiptarë ta qëllonin atë dhe anëtarët e familjes së saj, përfshirë mbesën katërvjeçare.

Ai mori një dënim pesë-vjeçar, nga këto katër vjet burgim. Po ashtu ndaj të riut është vendosur masa e ndalimit 10-vjeçar për të qëndruar larg viktimës dhe familjes së saj.

E νeshur me rozë dhe barkυn e rrumbuΙΙakosur/ Kiara Tito: Kënga, dhuratë për ata që besuan në dashυrinë time dhe të Luizit

Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.

Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël.

Ajo shprehet se është tepër e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës. Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.

“Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment për të bërë një falënderim për të gjithë ju që na keni uruar për pritjen e ëmbël në emrin tim dhe të Luizit gjithashtu. Ndihem e emocionuar dhe njëkohësisht shumë e lumtur që ndajmë bashkë këtë moment bashkë. Ndjej gjithashtu një lloj përgjegjësie për të gjitha pyetjet që më janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk kam mundur t’i kthej një përgjigje, për shkak se shtatzënia është një rrugëtim i gjatë në vetvete dhe sigurisht fillimet janë të vështira. Por e menduam ta sillnim në një mënyrë tjetër për të gjithë ata që besuan tek ne, tek dashuria jonë, përmes një dhurate shumë të bukur siç është muzika, ju falënderoj shumë”, u shpreh Kiara Tito./Top Channel

Mbγtet αnija e maΙΙrave në Greqi, në bord kishte 14 ρersona

GREQI- Anija e mallrave “Raptor” me një ekuipazh prej 14 personash që transportonte kripë është mbytur në zonën detare 4.5 milje detare në jugperëndim të Lesbos, në Egjeun Lindor. Sipas rojës bregdetare greke, anija u godit nga stuhia që ka pushtuar Egjeun dhe brenda pak minutash është fundosur.

Menjëherë pas ngjarjes ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi, në të cilin marrin pjesë marina greke, helikopterë dhe anoje të rojës bregdetare të Greqisë.

Anija me flamurin e Komoros dhe me gjatësi 106 metra ishte nisur nga Egjipti e ngarkuar me 6000 tonë kripë dhe destinacioni i fundit ishte porti i Stambollit, raportojnë mediat greke.

Ajo kishte një ekuipazh prej 14 personash, përfshirë 8 egjiptianë, 4 indianë dhe 2 sirianë.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se vetëm një anëtar i ekuipazhit është gjetur i gjallë dhe ai është marrë nga helikopteri, ndërsa fati i 13 të tjerëve nuk dihet ende.

Kushtet e motit në këtë zonë janë të vështira, me erëra të forta dhe dallgëzime deri në 3 metra të larta./ n.m.abcnews.al

Tërmeti i fυqishëm godet νendin, ja sa ishte magnitυda

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi sot bregun lindor të Tajvanit, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit.

Në njoftim thuhet se ndërtesat janë lëkundur për pak kohë edhe në kryeqytetin Taipei, por nuk ka raportime për dëme materiale, raporton Reuters.

Epiqendra e tërmetit ishte në detin e Tajvanit, në kontenë Hualien, në një thellësi prej 22.4 kilometrash, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit.

Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe shpesh goditet nga tërmetet. Më shumë se 100 njerëz vdiqën në tërmetin e vitit 2016 në Tajvanin jugor, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau rreth 2,000 njerëz.