Rusia ρΙanifikon Ιυftë? NATO “blindon” Ballkanin: Siguria e rαjonit kγçe!

Aleanca e Atlantikut Verior do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ky ishte mesazhi që përcolli në Shkup kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski e përqendroi pikërisht tek siguria e rajonit si edhe ajo globale. Stoltenberg u përpoq të fashiste frikën që ngjallën komentet e presidentit ukrainas Volodimir Zelensky e tha se nuk sheh ndonjë kërcënim të afërt ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit.

“Megjithatë ne jemi të kujdesshëm dhe po vëzhgojmë nga afër lëvizjet e Moskës. NATO-ja ka prani ushtarake në rajon, kemi KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi”, ishte komenti i tij.

Në fjalimin e mbajtur para ligjvënësve të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, numri një i NATO-s, i renditi edhe një herë avantazhet e anëtarësimit të vendit në aleancën më të madhe ushtarake të globit, ndërsa kërkoi nga deputetët maqedonas unitet në rrugëtimin drejt BE-së.

“Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi që të punojnë së bashku dhe ta çojnë vendin përpara. Ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni siç keni punuar për anëtarësimin në NATO, ta kompletoni udhëtimin tuaj drejt familjes europiane”, u shpreh ai.

Këmbimi vaΙυtor/ Me sa bΙihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhαt e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan blihet me 94.8 lekë dhe shitet me 95.8 lekë.

Monedha evropiane sot blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë, ndërsa franga zvicerane blihet me 106.5 lekë dhe shitet me 107.5 lekë.

Ndërkohë paundi britanik do blihet me 117.8 lekë dhe do shitet me 119.3 lekë.

Horoskopi për ditën e sόtme, e Mërkυrë 22 Nëntor 2023

Dashi

Venusi dhe Marsi përforcojnë emocionet dhe bëjnë të mundur ndryshime të mundshme që mund të transformojnë sferën sentimentale për ata që janë në çift. Beqarët do të jenë sharmantë dhe interesantë dhe do të tërheqin vëmendjen e njerëzve që do takojnë. Në punë, mbani qetësi edhe nëse urdhrat e eprorëve janë të papërmbajtur. Gjithashtu shmangni dhënien e përgjigjeve të nxituara.

Demi

Punë e vështirë për të kompensuar kohën e humbur, por nëse mendoni se është e mjaftueshme një darkë me qirinj, jeni gabim! Përdorni armët tuaja më të mira! Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të rivendosin kontaktin me një person që pëlqejnë. Jeni gati për të analizuar dhe planifikuar nisma të reja në punë. Neptuni ju jep kreativitetin, imagjinatën dhe shumë mundësi për të fituar.

Binjakët

Do të jetë një ditë rutinë, por edhe e qetë, të cilën ju do ta ndani me njerëz të afërt, duke filluar me partnerin/en dhe familjen tuaj të dashur. Sekreti i lumturisë qëndron në gjëra të vogla. Beqarët do të ndjejnë nevojën për të vendosur rregull në mendje dhe në zemër. Mundësitë që nuk duhen humbur dhe investimet e reja sot do të jenë përparësia juaj.

Gaforrja

Do të keni një humor të lehtë dhe të gatshëm ta dorëzoheni në vëmendjen e partnerit/es. Jepini ndjenjë pasionit tuaj dhe shijoni këtë ditë të bukur! Angazhimet dhe takimet nuk do të mungojnë për beqarët të cilët do të jenë në disponim për të bërë njohje të reja. Yjet japin një nxitje të madhe të energjisë për ambicien tuaj në punë dhe ju shtyjnë drejt suksesit.

Luani

Mundohuni të mos e humbni busullën, nëse jo gjithçka do të shkojë sipas dëshirës suaj. Pak relaksim kurrë nuk dhemb dhe madje edhe ju vetë duhet të bëni një pushim. Ata që janë vetëm duhet të mendohen mirë përpara çdo vendimi që do marrin. Aventurat mund të presin! Gjendja e ulët do t’ju çojë të keni keqkuptime me kolegët tuaj, ruani qetësinë.

Virgjëresha

Falë Hënës në Akrep ju do të keni një ndjenjë të madhe për partnerin/en. Dashuria do ju buzëqeshi dhe kjo do t’ju mundësojë të jetoni një aventurë të jashtëzakonshme pa lëvizur asnjë gisht! Për ata që janë vetëm do të ketë mundësi të shkëlqyeshme për të takuar një person të veçantë. Një ditë ideale për të përfunduar një negocim, për të krijuar kontakte të reja, për të kryer një projekt të rëndësishëm në jetën profesionale.

Peshorja

Sot ju do të kuptoheni menjëherë me të dashurin/ën tuaj, madje edhe atmosfera familjare është mjaft bashkëpunuese. Nuk mund të kërkoni më shumë tani! Nëse jeni vetëm, do të dini se si të rrethoni ata që dëshironi me një mijë tërheqje joshëse. Dita premton gjëra të mira dhe do të veproni me vendosmëri për të zgjidhur disa aspekte të punës.

Akrepi

Hëna në shenjë ju mirëpret duke nxitur takime të reja. Merrni mundësinë për të fluturuar, bëhuni gati për të bërë një ndryshim në jetën tuaj dhe pranoni se jeni të dashuruar! Beqarët do të njohin njerëz të rinj dhe kjo do të sjellë shumë lumturi. Lajme të mira në frontin e punës, do të keni mundësi të favorshme në biznes dhe kjo do t’ju bëjë të lumtur.

Shigjetari

Urani ndihmon ata që kanë jetuar një ndarje për të besuar sërish në dashuri. Ka aq shumë lajme dhe takime romantike, madje edhe me disa ish! Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të përfitojnë nga mundësitë e shkëlqyera për të goditur në shenjë. Yjet shpallin mundësi të arta në fushën profesionale. Tani ju e dini se cilat janë qëllimet tuaja dhe do të synoni për pozita të larta.

Bricjapi

Për disa kohë ju keni mësuar të merreni me kontrastet dhe sot, edhe nëse atmosfera familjare nuk është e mirë, do të jeni në gjendje të buzëqeshni me partnerin/en me qetësi. Beqarët mund të shkojnë në takime dhe të marrin pjesë në ngjarjet shoqërore për të takuar njerëz të rinj. Sot do të jetë një ditë plot tension, disa probleme mund të ngadalësojnë ritmin e punës, por gjithçka do të jetë mirë.

Ujori

Ata që janë në çift sot do të ndjejnë fort dëshirën për të shijuar veten dhe për të dalë. Kjo sjellje mund të çojë në neglizhimin e të dashurit/ës. Beqarët do të kenë shumë shanse të bien në dashuri, vetëm shikoni me besim në të ardhmen dhe jetoni çdo moment! Koha e mirë për t’u përqendruar në interesa të reja dhe për të zbuluar horizonte të reja. Ata që janë në kontakt me një ambient disi konkurrues do të kenë sukses.

Peshqit

Venusi ju bën të zbuloni se sa e madhe është dashuria që ndieni për ata rreth jush dhe sot do të keni konfirmim të mëtejshëm. Ju jeni me fat, kultivoni këtë ndjenjë! Jupiteri ndihmon beqarët të bëjnë takime të reja me njerëzit për të ndarë pasionet dhe interesat me të. Një vetëdije e re ju çon për të mbajtur këmbët tuaja në mënyrë të vendosur në tokë dhe për të bërë projekte që mund të kryhen lehtë.

Anαlisti zbυΙon gabimin e fundit që Jamarbër Malltezi bëri pasi doli nga bυrgu

Analisti Enton Abilekaj tha në “Now me Erla Mëhillin” se qëndrimi i Jamarbër Malltezit pas daljes së tij nga paraburgimi, me anë të statusit të tij, nuk ishte shumë korrekt.

Sipas Abilekajt, një reagim i tillë duket si një skemë për t’u mbrojtur politikisht ndërkohë që ai duhet të mbrohet në mënyrë civile, pasi reagimi politik e komplikon më tepër çështjen.

“Nëse SPAK ata i ndjek në gjendje të lirë për ngjarje që ka ndodhur para pak vitesh, e për të cilën ata mund të përdorin pushtetin edhe për të prishur provat, nuk kanë arsye përse të mos veprojnë me një person i cili hetohet për një ngjarje të para 10 viteve ku nuk ka as pushtet dhe as prova për të prishur.

Reagimi politik, për mua vetëm sa e komplikon çështjen. Ne themi a kemi të bëjmë me një dosje politike? Uroj të mos kemi, kjo do duket hap pas hapi, por nëse subjekti sapo hetohet thotë, ky është hetim politik, kjo duket si skemë për t’u mbrojtur politikisht, në vend që të mbrohet si civil. Unë nuk do doja ta shikoja nga askush as nga zoti Berisha, deri në momentin që duket vërtet sikur ka një tendencë”,-tha Abilekaj.

Lirimi i Mαlltezit/ Gazetari i njohur i surρrizuar nga vendimi i GJKKO: Rrezikonte 10 vite burg, ja strαtegjia që ndoqën avokatët

Gazetari Eni Ferhati është shprehur se është surprizuar nga vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për lirimin nga qelia të Jamarbër Malltezit.

Komentet Ferhati i bëri në një emision televiziv, ku tha se në letra Malltezi rrezikonte deri në 10 vite burg.

Ai tha se avokatët e Malltezit dhe Berishës kanë përdorur si strategji kapjen procedurialisht të çështjes.

“Personalisht ishte një vendim surprizues, pa i hyrë detajeve të çështjes, vetëm nga fakti që Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash që në letër rrezikon deri në 10 vite burg, fakti që në të kaluarën për individë të tjerë, zyrtarë apo personazhe me ngarkesa politike nuk kanë pasur lehtësi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për mua ësht ësurprizues. Gjithë strategjia e avokatëve të Malltezit apo Berishës ka qenë një strategji për të kapur procedurialisht çështjen”, është shprehur Ferhati.

Ρriten reshje bore në Tiranë? Temρeraturat ulen disa gradë nën zero në fυndjavë, ja çfarë pritet të ndodhë me motin: Duke filluar nga e mërkura…

Gjatë ditëve në vijim i gjithë rajoni i Mesdheut do të goditet sërish nga stuhia pollare, e cila do të sjellë ulje temperaturash, të cilat do të zbresin disa gradë nën zero.

Gjithashtu përveç uljeve të temperaturave do të kemi reshje shiu, si dhe dëbore, të cilat do të jenë prezente në Shqipëri përgjatë fundjavës.

Të mërkurën dhe të enjten pritet të ketë reshje shiu në Shqipëri, ndërsa e premtja do të ketë një stabilitet të motit.

Por e shtuna e diela dhe mëngjesi i së hënës do të kenë temperatura të acarta si dhe reshje dëbore në të gjithë teritorin.

Pritet që reshje dëbore të ketë edhe në Tiranë.

Duke analizuar tendencën, padyshim për t’u konfirmuar, një ‘goditje me saber arktik’ mund të godasë rajonin në fund të muajit me borë deri në brigjet e Adriatikut midis 29 dhe 30 nëntor.

Ekspertët vlerësojnë se në 10 ditët e ardhshme do të përjetojmë një slitë moti, nga ciklonet me erë deri te shirat e përmbytje, nga ngricat e para të fundjavës deri te rrymat arktike në fund të muajit. Priten rënie edhe më të ndjeshme të temperaturave me kalimin e ditëve.

Shqiρëria ρërballet me Serbinë në Euro24? Ja çfarë shkrυan media serbe për “interesimin” e UEFA

Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet në vazon e dytë, nga katër në total, të cilat do të përcaktojnë kundërshtarët e Euro 2024, në shortin që do të hidhet në datën 2 dhjetor.

Në vazon e katërt ndodhet Serbia, çka do të thotë se nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria të përballet sërish me kombëtaren serbe.

Duke ditur problemet mes dy vendeve dhe ndjenjës nacionaliste që futet në mes, UEFA me siguri për një rast të tillë do të ketë një vëzhgim të veçantë.

Megjithatë, media serbe, Kurir shkruan se është interesuar dhe ka marrë informacion se nuk do ketë shmangie nga UEFA të një përplasje direkte.

“Sipas informacioneve që kemi marrë, shmangia e përplasjes direkte, të paktën tani për tani, nuk është një opsion”, shkruan Kurir.

Në publikimin e bërë, kujtohet rasti i Beogradit, ku u ngrit droni i famshëm.

Kush është tifozja bυkuroshe që tërhoqi νëmendje në stadiυmin “Air Albania”?

Në shkallët e stadiumit “Air Albania” mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e kombëtares shqiptare nuk munguan personazhe të njohur nga politika, shoëbizi por edhe rrjetet sociale.

Një prej tyre është bukuroshja e cila tërhoqi vëmendjen e shikuesve teksa shpalosi flamurin kombëtar.

Bëhet fjalë për Vjosa Pllana, një “TikTok”-ere e famshme me plot 45.5K ndjekës në këtë rrjet social.

Kjo nuk është hera e parë që Vjosa vjedh vëmendjen në stadium, pasi më herët një gjë të ngjashme e ka bërë edhe me përfaqësuesen e Kosovës.

“Po ρërdhosin figurën”/ Është kthγer në një ‘himn’ gjatë ndeshjeve të kombëtares, Ylli Manjani shpërthen ndaj këngës së Adem Jasharit në stadium: Është e tmerrshme, s’ka lidhje me futbollin

Kënga ‘Mora Fjalë’ e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe kënduar nga Shkurte Fejza është kthyer në një himn të dytë, sa herë që luan Kombëtarja e futbollit.

Tifozët në stadium e kanë bërë traditë këndimin e vargjeve të këngës kushtuar heroit të UÇK-së Adem Jasharit, por edhe vetë lojtarët e këndojnë gjatë festës në dhomat e zhveshjes. Mejgithatë, duekt se jo të gjithë janë dakord me këtë fakt.

Një prej tyre është dhe Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, i cili ka folur me rezerva për këtë. Sipas tij, kënga nuk ka aspak lidhje me futbollin, e po ashtu është përdhosje e figurës së heroit të UÇK-së.

“Mund të më shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit?

Pa lidhje. Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Adem Jashari nuk ka qenë futbollist. Po të kishte qenë Panajot Pano. Dakord. Hajde, do e pranonim. Po ajo është një këngë e tmerrshme, çohu Adem. Pa lidhje. S’ka lidhje. Zero. Por ama po ta thuash këtë publikisht, do thotë që ti ke përdhosur [simbolet, të shkuarën, historinë]”, u shpreh Manjani.

Armand Dυka: S’kemi Ιυksin të shpërdorojmë një taΙent si Broja, ai ka sfidë ambientimin

Armando Broja vetëm dy ditë më parë reagoi qartë dhe tha se nuk ka asnjë mosmarrëveshje me trajnerin Sylvinho, duke i vendosur “vulën” thashethemeve të bëra publike së fundmi. I dëmtuar për 11 muaj, sulmuesi i Chelsea ka filluar të marrë minuta në Premier League dhe duket se po rigjen formën.

Në një intervistë për RTSH, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se Kombëtarja s’e ka luksin të shpërdorojë një talent si Broja.

“Broja është një talent që nuk na vjen shpesh në Shqipëri. Ne nuk jemi vendi i prodhimit maksimal të talenteve dhe nuk kemi luksin të shpërdorojmë një të tillë. Ai është vërtet një talent i madh. Mos kontributi i tij në këto eliminatore nuk ka ardhur për fajin e tij, por fatkeqësisht për shkak të dëmtimit”, tha fillimisht kreu i FSHF-së.

Ndërkohë Duka shtoi se sfida është për Brojën, që pasi të lërë pas plotësisht dëmtimin do duhet të përshtatet me një Kombëtare që tashmë ka një grup të mirë.

“Kjo mungesë ia vështireson punën Brojës edhe në të ardhmen sepse e para e ka sfidën me veten e vet, me shendetin që ta kalojë problemin dhe të eci përpara. E dyta që të bashkohet dhe të jetë organik me nje skuadër që tashmë është vërtet nje grup shumë i mirë”, vijoi Duka.

Kreu i FSHF-së beson se Broja do e gjejë mënyrën që të gërshetohet me ekipin.

“Unë kam besim se një talent, një profesionist si ai, do ta gjejë mënyrën si të gërshetohet mirë me skuadrën. Por e ripërsëris, ne nuk kemi luksin që të shpërdorojmë një talent si Armando Broja”, tha Duka.