Rrëzohet aνioni amerikan në Mesdheun Lindor, pesë υshtarë të vdekur

Të paktën pesë pjesëtarë të personelit ushtarak amerikan humbën jetën pasi një avion amerikan u rrëzua në Mesdheun lindor gjatë një stërvitje stërvitore, siç njoftoi Komanda Evropiane e SHBA (EUCOM).

EUCOM nuk specifikoi llojin e avionit ose nga po fluturonte, por Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një grup sulmues aeroplanmbajtës në rajon për shkak të luftës Izrael-Hamas.

“Gjatë një misioni rutinë të karburantit ajror si pjesë e stërvitjes ushtarake, një avion ushtarak amerikan me pesë pjesëtarë të shërbimit u rrëzua në Detin Mesdhe. Të pesë anëtarët e shërbimit në bordin e avionit u vranë”, tha EUCOM në një deklaratë.

Uashingtoni ka nxituar mbështetjen ushtarake për Tel Avivin dhe ka forcuar forcat e tij në rajon, duke përfshirë aeroplanmbajtësen USS Gerald R. Ford dhe anije të tjera luftarake pasi grupi i Hamasit sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz.

VIDEO/ Berisha “Sυρerman”, Empoli mρosht Napolin dhe ρortieri i kombëtares shqiptare bëhet “hero”

Empoli fiton në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndërsa mund Napolin me rezultatin 0-1, me porterin Etrit Berisha që ishte protagonist absolut në këtë përballje.

Napoli pëson disfatën e parë pas tre ndeshjeve, teksa Empoli rikthehet te triumfi pas pesë javëve.

Sfida ishte shumë e fortë, me skuadrën e Napolit që nuk i ndali sulmet në asnjë moment, por që u përballën me mburojën e Etrit Berishës, me portierin e kombëtares shqiptare që ishte i pakalueshëm këtë të dhe që ka bërë super pritje të një pas njëshme.

Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 90+1’, kur Kovalenko goditi dhe e dërgoi topin në shtyllë dhe rrjetë, duke i dhënë 3 pikët skuadrës së Empolit.

Pas javës së 12-të të Serie A, Napoli renditet në vend të katërt me 21 pikë, teksa Empoli i shpëton zonës së rrezikut dhe ngjitet në vend të 17-të me 10 pikë./h.ll/abcnews.al

https://vm.tiktok.com/ZMj3MHRb1/

Shikoni golin e Empolit

VIDEO/ I mjαftoi vetëm një Ιëvizje “dinake”, momenti kur Armando Broja nxjerr “blof” tre lojtarë të City dhe fiton penaΙΙtinë

Chelsea dhe Manchester City janë ndarë në barazimin fantastik 4-4 në “Stamford Bridge”, ku merita e gjitha për skuadrën e Chelsea ishte Armando Broja në shtesa, pasi fitoi një penallti e cila u ekzekutua në gol.

Pjesa e parë ishte fantastike, ku 45’ minutat e para përfunduan me rezultatin 2-2. Të parët shënuan miqtë me Haaland, por u barazuan menjëherë nga Thiago Silva. Më pas, Chelsea kalon në avantazh me anë të Sterling në fundin e pjesës së parë.

Në të dytën, Haaland kalon menjëherë në epërsi City nga pika e bardhë e penalltisë. Chelsea arriti të barazonte shifrat me Jackson në minutën e 67’, duke i dhënë shpresë skuadrës së drejtuar nga Pochettino. Mrekullia afatshkurtër për City ndodh në minutën e 86’, pasi Rodri i jep avantazhi 3-4 skuadrës së tij.

Por nuk mbaroi këtu, pasi në minutën e 95’, Chelsea fiton një 11 metërsh falë Armando Brojës dhe Palmer shënon duke barazuar rezultatin në 4-4.

Me këtë rezultat, City mbetet ende në vendin e parë me 28 pikë, ndërsa Chelsea në vendin e 10 me 16 pikë./h.ll/abcnews.al

Penalltia e fituar nga Armando Broja

Shikoni golat e ndeshjes

E rëndë/ Po shkonte në sρital për të Ιindur, 26-νjeçarja dhe foshnja hυmbin jetën në αksident

Një grua shtatzënë, foshnja e saj e palindur dhe nëna e saj vdiqën tragjikisht në Brazil, pas një aksidenti automobilistik.

Makina me të cilën udhëtonin u nda në dy pjesë si pasojë e aksidentit. 26-vjeçarja Caroline Vieira Palmeo ishte nisur me bashkëshortin dhe nënën e saj për në qytetin e Guaiba për të lindur kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një automjet tjetër.

Nëna e 26-vjeçares, ka dhënë frymën e fundit në vendin e aksidentit, ndërsa e reja është dërguar me plagë të rënda në spital. Mjekët konstatuan se foshnja që ajo mbante kishte vdekur dhe pak orë më vonë 26-vjeçarja, e cila kishte përjetuar më parë dy aborte të dhimbshme, humbi edhe betejën për jetën.

Burri i Caroline, i cili gjithashtu ishte në makinë me gruan dhe vjehrrën, ka pësuar lëndime të lehta në kokë. Sipas mediave lokale, ai ndodhet ende në spital.

Caroline Vieira Palmeo vuante nga trombofilia, një çrregullim i koagulimit të gjakut që mund të shkaktojë komplikime serioze në shtatzëni. Kushërira e 26-vjeçares, e cila ëndërronte të bëhej nënë, shprehu dhimbjen e familjes.

“Të gjithë i thamë mirupafshim duke menduar se do të ktheheshin me një anëtar të familjes sonë dhe përfundimisht u larguan të tre”, tha gruaja, duke shpjeguar se kushërira e saj vendosi të lindte në një qytet tjetër për t’u siguruar që gjithçka do të shkonte mirë me lindjen e fëmijës, për shkak të sëmundjes së saj.

“Rasti i Dυamena-s të trajtohet si vrasje”- Mjeku Sinamati: Kush është ai kαtran doktor i mbυluar me bluzë të bardhë që ka firmosur për së gjalli skedën e νdekjes së kaρitenit të ‘Egnatias’?

Mjeku Admir Sinamati, ka reaguar në lidhje me vdekjen e kapitenit të Egnatias, Rafael Duamena, duke kërkuar që rasti të trajtohet si vrasje.

Sinamati ngre pyetje nëse klubi Egnatia kishte një raport mjekësor për dosjen e Duamenas dhe nëse po, kush ishte mjeku që firmosi për së gjalli skedën e vdekjes së kapitenit rrogozhinas nga Gana.

“Futbolli është dhe duhet të jetë sport e jo skllavëri!”, shkruan ndër të tjera mjeku.

Postimi:

Vdekja në fushën e blertë e kapitenit të “Egnatia” futbollistit ganez Rafael Dëamena nuk duhet të trajtohet si aksident apo vdekje e papritur por si një vrasje. Ai u diagnostikua me një sëmundje të zemrës në vitin 2017, ndaj në Janar të vitit 2020, ndërsa ishte i federuar në Levante UD, atij iu implantua një kardioverter-defibrilator i implantueshëm (ICD) përmes operacionit, i cili i mundëson të sëmurëve të tillë vazhdimin e jetës normale por duke shmangur mbingarkesën fizike dhe kontrollin e vazhdueshëm të funksionit të kësaj paisje mjekësore të implantuar. Në tetor 2020, pas konsultës së mjekëve, ICD tregoi parametra kardiakë të cilat u konsideruan shumë të paqëndrueshme dhe si rezultat klubi i tij në atë kohë (Vejle Boldklub), e tërhoqi atë nga aktivitetet e ekipit.

Në tetor 2021, në ndeshjen e Kupës së Austrisë gjatë pjesës së parë të lojës së Blau-Ëeiss Linz kundër Hartberg, Dëamena u rrëzua në fushë dhe vetëm pas ndihmës së shpejtë dhe stabilizimit të aparatit ICD, ai vazhdoi jetën por jo lojën, pasi ekipi i tij nuk e aktivizoi kurrë më.

Lind pyetja: A ka klubi i “Egnatia” një raport mjekësor në dosjen e Dëamena-s, dhe nëse po, kush është ekipi i mjekëve që i ka dhënë “OK” skllavërisë së këtij fatkeqi?

Kush është ai katran mjek i mbuluar me bluzë të bardhë që ka firmosur për së gjalli skedën e vdekjes së kapitenit rrogozhinas nga Gana duke e bërë atë fizikisht të aftë për futboll?! Përtej ngushëllimeve, keqardhjes, dhe solidaritetit me familjen e të ndjerit, kolegët apo tifozët e Rrogozhinës; Federata Shqiptare e Futbollit nëse nuk e ndjen veten fajtore duhet të gjejë përgjegjësit e kësaj vdekjeje të paralajmëruar në mes të fushës dhe përpara mijëra syve të sportdashësve. Futbolli është dhe duhet të jetë sport e jo skllavëri!

Çobαni në Sarandë: Jam miΙioner, po djalin s’ma mαrrin për bυrrë, për 6 mυaj kam bërë 65 milionë lekë

Duke shkuar për në Sarandë rrugës takuam një çoban. Besim Hysenbelliu, së bashku me djalin e tij dhe 800 dhentë është duke shkuar nga Skrapari në Livadhia të Sarandës.

Ka 7 ditë që ecën në këmbë dhe thotë se i duhen edhe 2 të tjera për të mbërritur pranë familjes.

Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të reja.

Të jesh çoban në ditët e sotme sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar, pasi vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tiranë.

Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm.

Ρrekëse, 8-υjeçari feston ditëΙindjen për herë të ρarë falë mësυeses dhe shokëve të klasës

Angel David është vogëlushi nga Ebéjico në Kolumbi i cili u bë viral rreth një muaj më parë, pasi i përlotur teksa hyn në klasën e tij shokët i urojnë ditëlindjen me këngën tradicionale.

Djali vjen nga një familje me katër fëmijë dhe me të ardhura shumë të kufizuara. Nëna e tij tregoi se nuk kishte kurrë para për t’i bërë fëmijëve të saj një festë ditëlindjeje.

Megjithatë, mësuesja e vogëlushit, Casas Ximeno, kur mësoi se po afrohej ditëlindja e tetë e nxënësit të saj, mendoi të mblidhte shokët e klasës, miqtë dhe mësuesit për të festuar së bashku.

Më pas Angel, nxori një tortë të bërë vetë dhe ndau disa pije të gazuara me shokët e klasës.

“U ndjeva shumë i lumtur, nuk kisha pasur kurrë më parë një ditëlindje si kjo. Isha aq i lumtur sa fillova të qaja nga lumturia. Miqtë e mi më përqafuan dhe më thanë të jetoj deri në tre mijë vjet”, tha vogëlushi.

https://www.instagram.com/_u/insidehistory/?utm_source=ig_embed&ig_rid=942674de-cc23-4d41-825a-935c88ebe4eb&ig_mid=FA1E734B-7E61-4E60-943F-88F4596C67AF

DËSΉMIA e 30-νjeçares që brαktisi foshnjen në bodrυm: I dαshυri quhet Klodi…

Gjykata e Tiranës ka caktuar mesditën e kësaj të diele, masën e sigurisë ‘Arrest Shtëpie’ për 30 vjeçaren, E.I., e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur në një bodrum pallati në Yzberisht.

Në dëshminë e saj para trupës gjykuese e reja është shprehur se i dashuri e kishte braktisur, pasi kishte ngelur shtatzën.

‘Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranin pasi isha e pamartuar’, ka thënë e reja.

Ndërkohë e ëma e vajzës është shprehur në gjykatë se nuk kishte dijeni se ajo ishte shtatzënë.

‘Nuk e dija që ishte shtatzënë, se kam kuptuar pasi mbante veshur rroba të gjëra’, ka thënë para gjykatës.

“Dwamena e kishte heqυr defibriΙatorin”, Shakohoxha zbulon si iu anυlua kontrata 20 mln € në Angli

Komentatori Dritan Shakohoxha tha se futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena, nuk duhet të ishte lejuar që të lunate në Superligën shqiptare për shkak se problemeve që kishte me zemrën.

Shakohoxha në një studio televizive tha se Dwamenas, pasi iu bënë kontrollet mjekësore iu anulua kontrata 20 milionë euro që kishte me një klub në Angli.

Ai shtoi se futbollisti që ndërroi jetë, kohët e fundit e kishte hequr dhe defribilatorin që i mbronte zemrën.

“Këtë djalë skuadra e Boltonit e kishte paguar 20 milionë euro dhe kontrata u anulua, pikërisht për këtë motiv për problemet me zemrën. Kishte qëndruar shumë vite me aparat, tani e kishte hequr dhe aparatin, që do të thotë që po lunate pa defribilatorin. Ka qenë dhe një futbollist tjetër në Superligë që lunate me atë aparatin që i mbronte zemrën. Klubi e ka respektuar, i jepte 10 mijë euro në muaj, i ka dhënë dhe një super shtëpi. Por po flasim për dikë që është ndaluar në shumë vende.

Po merren të njëjta pika referimi për ngjarje të ndryshme. Eriksen po luan në Angli, por zemra e Eriksen nuk është e njëjtë me zemrën e Dëamenës. Sepse Dëamena në këtë futbollin anglez nuk e federuan dhe nuk e lanë të lunate. Në Angli pasi i paguan 20 milionë euro, i bënë vizitat mjekësore dhe e anuluan kontratën duke thënë ti nuk je i aftë për të luajtur futboll. Nuk është i njëjtë me rastin e Eriksen. As në Angli nuk u lejua. Një njeri që nuk u lejua të luaj futboll në Angli, në Suedi, në Zvicër, në Spanjë dhe në Austri si ka mundësi që u lejua të luaj në Shqipëri. Pse duhet të lunate në Shqipëri?!”, tha Shakohoxha.