Sherri për υendρarkimin, 60-νjeçari vret djalin e xhaxhit dhe nυsen

60-vjeçari ka plagosur më pas dhe veten.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çellopek të Tetovës brenda një familje, ku janë vrarë dy persona.

Sipas mediave vendase, shkak është bërë një zënkë për vendparkimin, ku një 60-vjeçar ka vrarë djalin e xhaxhait me nusen dhe ka plagosur të birin e tyre.

Sakaq, sipas policisë, 60-vjeçari ka plagosur më pas dhe veten. Raportohet se ata janë dërguar menjëherë në spitalin klinik të Tetovës.

“Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vdes në moshë të re gαzetari shqiρtar dhe ρersonazhi i njohυr në rrjetet sociaΙe

Ka ndërruar jetë në moshë të re gazetari dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale në Kosovë, Arton Turkaj. Ai ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të mërkure pas një ataku kardiak, që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.

Për ndarjen nga jeta të gazetarit Artion Turkaj kanë reaguar shumë miq dhe të afërm të tij, përmes postimeve në rrjetet sociale, ku një prej tyre është dhe kolegia e tij, Altiana Zogaj.

“TABU-ja na la sot Nuk ishte aspak e lehtë me e pranu lajmin se Artoni, bashkëvendasi e kolegu im ka ndërruar jetë. Tabu-ja ka qenë mik i mirë i hareshëm e i dashur. Me të bashkë moderuam emisionin “Urban” në Radio Istogu, ku si gjithmonë nuk munguan të qeshurat e idetë kreative. Ngushëllime familjarëve dhe personave të dashur, gjithmonë në zemrat tona“ – shkruan ajo.

Gazetari Turkaj ishte rreth të 30-ave dhe autor i emisionit “Babë e Bir” në Radio Prishtina. Ai ishte i njohur në rrjete sociale dhe për statuset e tij me humor e ironi.

Ndërkaq, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka reaguar me pikëllim lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh moderatorit, Arton Turkaj. AGK i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e komunitetit.

Monedhat e hυαja, në “krizë”, ja me sa shitet dhe bΙihet euro dhe doΙΙari

Sot, më 27 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6 lekë dhe shitet me 94.7 lekë.

Euro blihet me 103.2 lekë dhe shitet 104.1 lekë.

Paundi blihet me 118.6 lekë, shitet me 120 lekë.

Franga këmbehet në blerje me 109 lekë, në shitje me 110.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.5 lekë dhe në shitje me 71.8 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

VIDEO/ Fatυrinoja lë ρυnën dhe i bashkohet ρrotestës së Berishës: Na vdiqën hajdυtët

Protestës i është bashkuar edhe një faturino, e cila ka lënë punën për të protestuar me opozitën

Qindra qytetarë janë mbledhur para Gjykatës së Lartë, aty ku Sali Berisha ka thirrur protestë.

Protestës i është bashkuar edhe një faturino, e cila ka lënë punën për të protestuar me opozitën. Ajo shihet mes qytetarëve, të cilët i thonnë “Bravo”.

Ndërkohë Gjykata e Lartë është rrethuar nga qindra forca policie, ndërsa protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Protesta po mbahet në lidhje me vendimi ne gjykatës së Lartë, se kujt i përket “vula” e Partisë Demokratike.

“Shqiρtarë zgjohυni! Po bυrgosem pa të drejtë”- Berisha: Po kγçem sepse …

“Gjykata sot do të vendosë për masat ndaj Sali Berishës. Dakord, u shkel Kushtetuta duke u kërkuar heqja e lirisë për Berishën pa kaluar në Kuvend, pse duhet kyçur në shtëpi Sali Berisha pas asnjë fakt e provë, për shkak se i ka ngjallur tmerrin

Do i perifrazoj një fjalë zonjës Rama, e cila u lecoi gazetarëve fjalimin e gjilpëra të helmuara “ju me artikujt i bëni gjilpëra helmi, burrit tim dhe mua”.

Problemi i tij është se denoncimit tona i ka si helm se është mëkatar.

Duke më hequr të drejtën e komunikimit mendojnë se do të shpëtojnë nga kritikat dhe sulmet e merituara.

Shqipëtarë zgjohuni! Kjo nuk është betejë e Sali Berishës, ndonjëse po burgosem pa të drejtë. Kjo s’është betejë për opozitën ndonjëse partisë më të madhe opozitare iu është vjedhur simboli dhe i arrestohet lideri.

Është betejë për lirinë e shqiptarëve. Një betejë për ekzistencën e Shqipërisë, këtë betejë do e fitojmë.

Βieta Sυlo flet për raρortin që ka me vajzën e Alban Dudushit: Nuk tentoj të bëhem mamaja e saj

Bieta Sulo ka rrëfyer në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” marrëdhënien e veçantë dhe të ngushtë me Xhoelën, vajzën e Alban Dudushit.

Bieta ka treguar njohjen e saj të parë me të, ndërsa ka theksuar faktin se pse asnjëherë nuk është përpjekur që në këtë raport shume të ngushtë, t’i zëvendësojë asaj rolin e mamasë.

“Në marrëdhënie të tilla, ajo që bëhet gabim, është që gratë e baballarëve, ndonjëherë tentojnë të bëjnë mamatë pa dashje, ndërkohë pse duhet të tentosh këtë rol, kur fëmija i gëzon lumturisht dhe i pastë me jetë të dy prindërit. Ti je mikesha në krah kur mbi të gjitha, diferenca e moshës është më e vogël mes meje dhe saj. Edhe kur jemi tani me pushime, jemi gjithmonë me Xhoelin, ‘A mo Alban, a do të dalim’, pra jemi motori për të bërë disa gjëra më shumë për të qenë më festive, më të aventurës, sado qe Kroi Art, e ka ulur pak ritmin, por në fund ndahen kampet, Albani me Kroin dhe unë me Xhoelin”, tha Bieta.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Mërkurë 27 Dhjetor 2023

Dashi

Ju do të jeni gati të përjetoni momente të mira bashkëpunimi me të dashurin/ën tuaj. Nëse jeni çift ju mund të ndani një ditë dedikuar qetësisë. Beqarët do të jenë në gjendje për të nisur aventura interesante, është koha për të bërë njohje të reja. Sot ju do të keni kënaqësi të mëdha në fushën e punës.

Demi

Nëse jeni çift, nuk mund të miratoni disa qëndrime të të dashurit/ës dhe kjo mund të shkaktojë grindje. Beqarët do të mbrohen nga Urani dhe do e ndjejnë veten gati për të nisur histori të reja dashurie. Ju do të keni detyra të reja dhe gjithashtu shpërblime interesante. Ata që kërkojnë punë duhet të përveshin mëngët.

Binjakët

Një ish-e kaluar mund të shkaktojë nervozizëm në marrëdhënien tuaj në çift. Për fat të mirë, Mërkuri ju ndihmon dhe lehtëson komunikimin, gjithashtu sqaron çështjet e pazgjidhura. Për beqarët, vijnë aventura guximtare, largohuni nga e kaluara. Një lajm i madh vjen së shpejti, një detyrë e re do t’ju japë kënaqësi të mëdha.

Gaforrja

Saturni në opozitë mund të shkaktojë tensione me partnerin/en. Sqaroni keqkuptimet dhe përpiquni të krijoni një dialog që do të rivendosë balancën në çift. Beqarët sot mund të bëjnë hapin e parë drejt asaj që mund të jetë partneri ideal/e. Do të jesh shumë komunikues në punë. Zgjidhni disa polemika të vogla me kolegët.

Luani

Stresi dhe ndryshimet e humorit do ta bëjnë disi të vështirë marrëdhënien me të dashurin/en tuaj. Por Venusi do t’ju ndihmojë, gjë që do t’ju bëjë të ndjeshëm dhe do t’ju rikthejë harmoninë me partnerin/en.  Beqarët do të njohin njerëz të rinj. Mos u ndalni në projektet e nisura në punë edhe nëse gjithçka duket se po shkon mirë.

Virgjëresha

Thojini një moment stop punës dhe përqendrohuni tek dëshirat tuaja. Nëse historia juaj është lot në të gjitha anët kthe faqen dhe filloni nga e para. Zemrat e vetmuara mund të mbyten nga një pasion i papërmbajtshëm, me Uranin e favorshëm do të ketë shumë takime interesante! Jini të kujdesshëm dhe vazhdoni projektet tuaja. Jini më bashkëpunues dhe shmangni mosmarrëveshjet me kolegët.

Peshorja

Planetët janë në anën tuaj dhe ju ftojnë që të jeni më në dispozicion të partnerit/ës. Edhe nëse po kaloni një kohë të vështirë, mos i lini tensionet tuaja te të tjerët. Beqarët do të shohin se miqësia po shndërrohet në tërheqje. Marrëdhënie të shkëlqyera me kolegët dhe eprorët, nuk do të mungojnë idetë për të zgjidhur një çështje pune.

Akrepi

Kaloni më shumë kohë me partnerin/en për të gjetur bashkëpunimin. Ju do të ndodheni midis romancës dhe racionalitetit, por nuk mund ta mbani nën kontroll zemrën tuaj. Beqarët do të jenë të pavendosur nëse do të fillojnë një histori dashurie, ndoshta sepse duan të jenë pak të qetë. Me vendosshmërinë tuaj do të jeni në gjendje të zhbllokoni situata të rëndësishme në punë dhe të përfitoni nga qëllimet tuaja.

Shigjetari

Nëse vini nga një zhgënjim dashurie, hapni veten për takime të reja, për shumë prej jush vjen një pasion që do të lërë shenjën e saj. Beqarët do të luftojnë me njerëz romantikë dhe të këndshëm. Mërkuri do të nxisë marrëdhëniet me kolegët. Mos i nënvlerësoni disa mundësi të mira për karrierën tuaj.

Bricjapi

Me Marsin në shenjë do të jeni të shqetësuar. Nëse jeni një çift i zgjedhur mirë, dëshira për të ecur përpara do të bëjë që të ndërmerrni edhe hapa të mëdhenj. Beqarët do të ndihen gati për t’u përballur me ndryshime radikale. Është koha e duhur për të folur për projekte të reja në punë dhe për të nisur bisedimet.

Ujori

Një ditë ideale për të bërë plane të reja për të ardhmen, jeni në një ekuilibër të përsosur me partnerin/en tuaj dhe çdo dëshirë mund të kurorëzohet. Beqarët do të jenë pak stimulues gjatë kësaj të mërkure, prandaj përpiquni të reagoni edhe nëse ndiheni të nënshtruar. Është mirë që të gjeni dialogun e duhur me kolegët tuaj, por edhe me shefat.

Peshqit

Sot nuk do të ketë grindje me të dashurin/ën për arsye të kota, ngulmimi juaj mund të shkaktojë tensione. Nëse jeni një çift i qëndrueshëm, mund të jetoni ditë fantastike. Beqarët do të duhet të zgjidhin një situatë delikate, më mirë të mos marrin vendime të nxituara. Do jeni të gatshëm të pranoni sfida të reja, do jeni të vendosur dhe bindës dhe do tërhiqni njerëzit që mund të favorizojnë projektet tuaja.

Fυrrat të pakënaqυra me indianët e afrikanët, do rrisin rrogαt për pυnëtorët shqiptarë

Pas emigrimit masiv të shqiptarëve, shumë firma e biznese rektrutuan punonjës nga vendet e Azisë Juglindore e Afrikës.

Por punësimi i tyre për një kohë të gjatë kishte kosto të madhe për punëdhënësit, pasi përveç rrogës duhet t’u siguronin atyre edhe akomodimin e ushqimin. Në këto rrethana dhe me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, prodhuesit e bukës, pastiçerive e ëmbëlsirave kanë hequr dorë nga punonjësit e huaj.

Përfaqësues të këtij sektori thonë se kompanitë vendase janë tërhequr nga vendimi për punësimet e të huajve pasi kostoja është e lartë për paga dhe akomodim dhe pasiguria për ofrimin e punonjësve të kualifikuar.

“Kostoja për marrjen e punonjësve të huaj ishte e lartë që shkonte përtej 1,000 euro në muaj (800 euro rroga +300 euro akomodim, ushqimin. Më mirë të rrisim rrogat e fuqisë vendase sesa të mbajmë punonjës të huaj për të cilët nuk garantohet kualifikimi i duhur për përpunimin e brumit dhe përgatitjen e ëmbëlsirave. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe për 2024-n. Përgjatë vitit 2023 pagat e punonjësve për këtë sektor janë rritur 2 deri 3 herë. Nuk ka më punonjës me pagë 40 mijë lekë në muaj. Niveli i pagës për specialist mesatar varion 60 mijë deri 70 mijë lekë në muaj. Për specialistin e lartë paga arrin deri 150 mijë lekë në muaj. Ndërsa paga e punonjësve sanitare është 55 mijë deri 65 mijë lekë në muaj.”

Përfaqësuesit e pastiçerive e furrave, thonë se rritja e rrogave për punonjësit nuk do ndikojë te çmimi i bukës masive.

QëΙΙoi disa herë mbi makinën e parkuar, shqiρtari: Po testόja pistoΙetën time!

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi ka qëlluar me armë ndaj një makine të parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në Heraklion mbrëmjen e së dielës (në prag të Krishtlindjeve). Pasi shqiptari ka qëlluar disa herë në pjesën e pasme të makinës, pronarët kanë denoncuar rastin në polici.

Pas hetimeve të kryera, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë shqiptarin, i cili ka tentuar të grabisë edhe një dyqan. Kur është marrë në pyetje, shqiptari ka deklaruar se ka qëlluar me vetëdije pasi ka dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë.

Pronarët e makinës synojnë të ngrejnë një padi kundër shqiptarit.

Shqiρtarët, babë e bir tentόjnë të υrasin një italian, e pΙagosin dhe e çojnë në sρital

Dy shtetas shqiptarë, babë e bir, kanë tentuar të vrasin një 47-vjeçar italian në Itali.

Mediat italiane raportojnë se babai shqiptar rreth të 50-tave dhe djali rreth të 30-tave ishin protagonistët e përleshjes së dhunshme me thika kundër 47-vjeçarit italian nga Ariccia i cili ndodhet i shtruar në spital me dëmtime të shumta në bark dhe në zonën e mushkërive.

Sherri ndodhi dy netë më parë në Corso Garibaldi, në qendrën historike të Ariccia, pranë një lokali të drejtuar nga dy shqiptarët. Këta të fundit e kanë dërguar në spital italianin e mbuluar në gjak dhe janë larguar.

Karabinierët e stacionit Ariccia së bashku me ata në Velletri ishin ata që ndërhynë menjëherë dhe u morën me hetimet. Pas përfundimit të hetimeve, dy shqiptarët, babë e bir janë arrestuar dhe ndodhen në burgun e Velletrit.