Mbγti foshnjën dhe 4-vjeçarin, si edhe masαkroi me thikë grυαn e 2 υajzat, arrestohet bαbai. Dyshohet se αυtori vυαnte nga…

Një krim i rëndë tronditi Parisin, ku një nënë e re bashkë me 4 fëmijët e saj u gjetën të vdekur në banesë. Për ngjarjen monstruoze është arrestuar bashkëshorti i viktimës, 33 vjeç, akuzohet se ka vrarë gruan 35-vjeçare dhe 4 fëmijëve të tyre, 10, 7, 4 vjeç e 9 muaj. Ai u arrestua këtë të hënë në Meaux (Seine-et-Marne). 33-vjeçari tashmë i njohur për autoritetet është arrestuar në shtëpinë e babait të tij. Sipas Actu17, i dyshuari është parë në Sevran gjatë natës.

Makina e tij u gjet pak orë pasi policia gjeti trupat e pajetë të nënës dhe fëmijëve të saj. Sipas informacioneve, gjithçka nisi kur një shoqe e 35-vjeçares njoftoi komisariatin e Meaux mbrëmjen e së hënës pasi nuk kishte marrë vesh asnjë lajm nga ajo. Policia dhe shërbimet e urgjencës shkuan më pas në vendngjarje.

Burri, sipas një burimi pranë hetimeve, vuan nga “çrregullime mendore”. Ai është hetuar në vitin 2019 për akte të dhunës në familje, sipas të njëjtit burim. Ai dyshohej se kishte goditur me thikë partneren e tij, por u deklarua i pafajshëm për shkak të paaftësisë mendore. Sakaq, duke u ndalur te krimi i mbrëmshëm, dyshohet se gruan dhe dy vajzat i ka masakruar me thikë, ndërsa dy djemtë më të vegjël, i ka mbytur.

Korçë/ Βαbait i ikën υajza nga shtëpia, kërkon ndihmë tek ρolicia

Një vajzë 15 vjeçare nga fshati Drenovë është larguar nga banesa që prej vigjiljeve të Krishtlindjeve. Babai i saj ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Korçë dhe po punohet për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë;

Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Βiznesmeni dhe bαshkëshortja e tij gjenden të ρajetë në shtëρi

Një çift bashkëshortësh u shuan këto Krishtlindje në Bjeshkët e Junikut në Kosovë. Biznesmeni Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku-Tofajt, u gjetën të dy të pajetë në një shtëpizë, ku me gjasë kishin shkuar për të festuar. Trupat e tyre u zbuluan rreth orës 11:30 të paradites dhe shkaqet e vdekjes nuk janë ende të qarta. Në një reagim, një zëdhënës i policisë së Pejës tha se dyshimet e para janë që bashkëshortët kanë humbur jetën si pasojë e energjisë elektrike, por pa dhënë më shumë detaje.

Sot rreth orës 11:30, stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut dy persona kanë vdekur. Njësitet kompetente menjëherë janë nisur në atë drejtim bashkë me mjekun kujdestar. Me të arritur kanë hasur në dy viktima. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë rryma, nuk ka të bëjë me bombol gazi. Viktimat dyshohet se janë asfiksuar”, tha në një reagim paraprak për mediat vendase, zëdhënësi Fadil Gashi për ngjarjen e rëndë.

Ndërsa në një reagim gjatë pasdites, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha se për vdekjen po hetohet në disa pista.

“Në mesditë jemi njoftuar nga Policia e Kosovës se në Bjeshkët e Junikut, janë dy trupa të pajetë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës dhe prokuror kujdestar i departamentit të krimeve rënda. Njëkohësisht janë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Janë disa pista hetimore”.

Për vdekjen e biznesmenit dhe bashkëshortes së tij reagoi kreu i AAK, Ramush Haradinaj.

“I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij, Fatlindës. Ngushëllime familjes Tofaj dhe Maloku, miqve dhe gjithë atyre që i kanë njohur nga afër çiftin bashkëshortor. U prehshi në paqe, Mic e Fatlinda!” tha ai.

Vjehrra ofendon nυsen, ρërfundon në ρrokurori

Një grua moshatre, 60 vjeç, po ndiqet penalisht pasi ka ofenduar me fjalë të rënda nusen e djalit të saj. Kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Kështu vjehrra e saj nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, ajo vazhdimisht e ka kërcënuar nusen e djalit të saj derisa nusja ka bërë kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Maliq.

Njoftimi i policisë;

DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase, për veprën penale të kanosjes me fjalë në familje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës ka ofenduar nusen e djalit të saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ikja e saj trόnditi të gjithë/ Motra e mαdhe e Inisit dhe Ingridit, Ilda dikυr ishte pjesë e ekrαnit

Largimi i parakohshëm nga jeta i motrës së Ingritit dhe Inisit, Ilda Gjonit ka tronditur rrjetin. Ilda ishte vetëm 48 vjeç. Ajo ka qenë e para nga familja që ka qenë pjesë e ekranit si moderatore.

Por dalja e saj në ekran nuk zgjati shumë, pasi Ilda u bë nënë shumë e re, në moshën 18 vjeçare ka sjellë në jetë vajzën e parë, Annën, që sot ësht aktorja shumë e dashur e publikut shqiptar.

Pas 5 vitesh, Ilda u bë nënë për herë të dytë sërish me një vajzë. 4 vite më vonë, në moshën 27 vjeçare, kur vajza e madhe ishte 9 vjeç Ilda u divorcua me bashkëshortin.

“Kam qenë 9 vjeç, por nuk e kam marrë si disfatë. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me babin dhe me mamin, nuk e kam marrë si traumë fëmijare. Bashkëshorti i sime mëje është një njeri i mrekullueshëm dhe shkon shumë mirë edhe me babin tim. Kjo na ka ndihmuar shumë për të qenë edhe në harmoni si familje”, tregoi Anna Lika në një intervistë të disa viteve më parë.

Nga martesa e dytë, disa vite më vonë familja u shtua edhe me një djalë.

Marrëdhënia e Ildës me dy motrat e saj, Inisin dhe Ingridin ka qenë më shumë se speciale. Motrat kishin zgjedhur të jetonin shumë pranë njëra tjetrës, në një lagje.

“Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjelli jon. “Ne” përgjithmonë””, kanë qenë këto fjalët e para publike të Anna Likës pas humbjes së të ëmës.

Trαgjike, tenton të shρëtojë djaΙin 4-vjeçar, por bie bαshkë me të nga kati i gjashtë

Në prag të Krishtlindjeve, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një djalë 4-vjeçar është rrëzuar nga ballkoni i katit të gjashtë, dhe i ati në përpjekje për ta kapur, ka rënë bashkë duke ndërruar jetë.

Tragjedia ndodhi në Palermo, në një pallat në Via Ausonia, në shtëpinë ku familja kishte përjetuar edhe dramën e vdekjes së nënës së fëmijës.

38-vjeçari ishte inxhinier në Universitetin e Palermos dhe kishte humbur gruan e tij, pak më shumë se një vit më parë.

Ai vdiq pak pasi mbërriti në spital, megjithatë djali u shpëtua për mrekulli pa asnjë lëndim serioz dhe ndodhet i shtruar në spitalin “Cervello”.

Ai është vigjilent dhe kërkon vazhdimisht të atin, thonë në spital.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.

Mjekja i ρret αksidentaΙisht gishtin bebes në Shkυp

Një mjeke është pezulluar nga puna dhe përballet me akuza të rënda, se i ka prerë gishtin pa dashje një foshnje të porsalindur. Ngjarja ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, 10 ditë më parë. Për këtë ngjarje kanë dhënë shpjegim edhe nga Klinika.

”Një incident fatkeq ka ndodhur në repartin për të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetikë – Shkup, kur një mjek aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të foshnjes gjatë lindjes. Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. Foshnja e porsalindur është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është sanuar lëndimi”, thonë nga Klinika e Gjinekologjisë, Shkup.

Nga Klinika nënvizojnë se mjekja është pezulluar nga puna. Komisionit Disiplinor ka vendosur masën maksimale të dënimit sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor, si dhe me ndërrimin e vendit të punës.

Momente frike! Dαllgët 21 metra për ρak sa nuk fυndosin anijen tυristike

Ky është momenti i tmerrshëm kur pasagjerët ulen në karrige së bashku me jelekët e tyre të shpëtimit, ndërsa valët e mëdha rreth 21 metra përplasen me anijen në Detin e Veriut.

Anija ishte një anije norvegjeze që çon turistët përgjatë vijës bregdetare, ku varkat më të mëdha tradicionale nuk mund të arrijnë.

Megjithatë, valët e larta prej 21 metrash të shkaktuara nga stuhia Pia, bënë që varka të mos funksiononte dhe i lanë të bllokuar pasagjerët. Videoja tregon njerëz të panikosur që mbahen të dëshpëruar pas karrigeve dhe tavolinave ndërsa varka lëkundet.

Një person mund të dëgjohet duke bërtitur ‘shtrihuni në dysheme’ përpara se valët e mëdha prej 21 metrash të shfaqeshin para anijes.

Brian Launder, 75 vjeç, ishte pjesë e bordit të MS Maud me gruan e tij Carole për të festuar ditëlindjen e saj të 70-të. Ky ishte lundrimi i tyre i parë ndonjëherë. MS Maud u nis nga Tilbury Docks më 9 dhjetor, por u përplas me ujëra të trazuar dhe humbi fuqinë e motorit së bashku me të gjitha pajisjet e lundrimit më 21 dhjetor.

Launder, nga Richmond, North Yorkshire, tha se ai pa dallgë që arrinin në dritaren e kabinës së tyre, pavarësisht se ishte në katin e pestë të kuvertës dhe se uji rridhte nëpër korridore.

Anija mbërriti më 23 dhjetor në Britani, ndërsa vetëm një pasagjer u plagos.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-12898417/Moment-terrified-passengers-sit-lifejackets-enormous-70ft-waves-crash-UK-bound-cruise-ship.html?ico=embedded

Edona shokon banorët, tregon numrin e marrëd.hënieve se* sυαΙe që ka kryer brenda natës

Banorët e spektaklit televiziv “BBVK2”, Buci, Ardi dhe Mirdoni i kanë drejtuar pyetje Edonës lidhur me eksperiencat e saj personale.

Edhe pse fillimisht u duk e turpëruar, Edona u ballafaqua me pyetjen e drejtpërdrejtë të Mirdonit:

“Deri në sa marrëdhënie sek suale ke arritur numrin brenda natës?”

Përgjigja e saj ishte: “30, 40”.

Rrëfimi tjetër se si kishte kryer marrëdhënie me dy vëllezër, i shokoi akoma më shumë banorët, duke i bërë ata t’ia plasin së qeshurës.

Gjenden trυρat e ρajetë të nënës dhe 4 fëmijëve të saj të υegjël

Pesë trupa të pajetë janë gjetur në një qytet në veri-lindje të Parisit. Sipas mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të vegjël.

Trupat e tyre u gjetën një apartament rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës në qytetin Meaux, i cili është pak më shumë se 41 km nga kryeqyteti francez.

Fëmijët janë përkatësisht të moshave 10 vjeç, 7 vjeç, 4 vjeç dhe 9 muajsh.

Trupat e tyre u zbuluan “rreth orës 21:00 pas një alarmi të dhënë nga të afërmit të shqetësuar pasi nuk kishin arritur të kontaktonin me ta”.

Ndërkohë raportohet se policia është në kërkim të babait 33-vjeçar, i cili është i dyshuari kryesor i vrasjeve.

Prokurori Jean-Baptiste Bladier konfirmoi për mediat franceze se shërbimi i policisë gjyqësore të Versajës po hetonte.