24 vite bυrg për ‘mbretin’ shqiρtar të kokάinës në Britαninë e Madhe

Një 37-vjeçar shqiptar, Helios Nanaj i konsideruar ndryshe si mbreti i kokainës, është dënuar me 24 vite burg nga drejtësia angleze.

I ashtuquajturi “Tullaci” u shpall fajtor dhe ndaj tij rëndojnë akuza që lidhen me shpërndarjen e drogës së klasit A dhe një akuzë për import të një sasie rekord kokaine në Britani.

Kujtojmë që 37-vjeçari u arrestua pas një hetimi nga Policia e Gloucestershire dhe Agjencia Kombëtare e Krimit pasi zbërthyen të dhënat e marra nga telefonat e një grupi kriminal të koduar sipas një stili ushtarak.

Çështja për të cilën Nanaj u hetua ekspozoi një pjesë të madhe të tregtisë së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, pasi rrjeti që ai drejtonte futi në ishull disa qindra kilogramë drogë.

LAJM I FUNDIT/ Νerishës i hiqet imύniteti, Kυvendi i hαp rrugë αrrestimit të tij

Një seancë plenare në kushte të pazakonta. Teksa opozita proteston jashtë sallës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar nisjes e seancës, ndërsa në rend të ditës e para çështje është imuniteti i Berishës, nëse do të jepet apo jo autorizimi për arrestimin e ish-kryeministrit. Teksa lexoi rregulloren, Nikolla ftoi Berishën për të marrë fjalën, por ky i fundit refuzoi.

Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ndërsa ajo ia kaloi procedurën e radhës Kuvendit. Sakaq, dje ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës. Nën moton “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese, si dhe paralajmëroi se jo vetëm jashtë Parlamentit, por më datë 21 dhjetor do të vijojë edhe mosbindja civile e deputetëve brenda sallës se seancës plenare.

Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion, i cili sipas tij po amniston Ramën dhe Veliajn për aferën me inceneratorin e Tiranës.

RAPORTET
Këshilli i Mandateve ka dorëzuar në Kuvend 2 raporte lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Konkretisht, janë dorëzuar në Kuvend “Raporti rekomandues i deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin dhe Raporti rekomandues i deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestim/heqje lirie për Berishën nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”.

Këto 2 raporte do të prezantohen në seancën plenare të ditën së nesërme, ku pritet që Kuvendi të votojë për imunitetin e Berishës. Kujtojmë se pak ditë më parë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ka votuar pro dhënies së autorizimit të SPAK për heqjen e lirisë së Sali Berishës në lidhje me çështjen “Partizani”.
(BalkanWeb)

“O sot, o kυrrë”- Opozita, protestë para Kuvendit dhe SΡAK-ut. Berisha, gati për αrrest edhe në seΙinë blu

Opozita do të protestojë sot para selisë së Kuvendit dhe godinës së SPAK-ut kundër arrestimit të liderit demokrat, Sali Berisha.

Teksa Kuvendi do të votojë për kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, opozita me sloganin “O sot, o kurrë” do të protestojë sërish kundër asaj që ajo e konsideron uzurpim të pushtetit të Parlamentit.

Protesta do të jetë edhe kundër amnistisë, që sipas saj, organet e reja të drejtësisë u kanë bërë pushtetarëve aktualë për çështjen e inceneratorëve. Kreu i demokratëve, Sali Berisha, paralajmëroi se protesta nuk do të jetë vetëm brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, por edhe para Prokurorisë së Posaçme.

“Cilido të jetë çmimi, ne do sjellim para jush çdo dokument të çdo vjedhjeje, nga cilido që e bën atë, por këto nuk mjaftojnë. Duhet zgjidhja dhe zgjidhja nga vrasësit e ligjit dhe të drejtës në institucionin e akuzës nuk vjen kurrë. Zgjidhja vjen nga protesta juaj, të dashur qytetarë, para këtij institucioni që funksionon në mënyrë absolute njëlloj si dikur hetuesit e sigurimit të shtetit”, theksoi lideri demokrat.

I bindur se opozita ka bërë gjithçka duhet për të denoncuar me fakte çdo shkelje në hetimin e dosjes së inceneratorit të Tiranës, ai thotë se tashmë është radha e qytetarëve.

“U përket juve dhe vetëm juve të thoni fjalën tuaj. Këta nuk janë prokurorë, këta janë persekutorët tuaj”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së është i ndërgjegjshëm se për shkak të kompleksitetit të rrethanave, vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë do të marrin pjesë në këtë protestë, por për e rëndësishme është që reagimi qytetar të mos ndalet.

“Për ne e rëndësishme është që nisëm tani protestat për të mos i ndaluar më gjer ditën e fitores mbi narkoregjimin e Edi Ramës. Kjo ka rëndësi”, tha Berisha. Ai bëri me dije se protestës se do t’i prijë vetë si brenda Kuvendit, ashtu edhe jashtë tij.

“Ku do jem unë atë ditë? Kudo do të jem unë. Pantotenik. Në sallë, jashtë salle, te qytetarët dhe kudo. Në betejë, betejë pa kthim… Unë do e drejtoj me vendosmëri drejt fitores këtë opozitë”.

Ai u mor gjatë edhe me prokurorët dhe gjyqtarët e dosjes së privatizimit të klubit “Partizani” dhe asaj për inceneratorin e Tiranës.

“Ose ata kanë marrë reston 1 ose 2 milionë euro për të bërë këtë krim të shëmtuar, për të hequr emrin e Erion Veliajt nga 110 faqe akuzë, ose ata si pjesë e organizatës kriminale me Edi Ramën, zbatojnë urdhrat e verbra të tij”, deklaroi z.Berisha.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që nëse ndaj tij caktohet masa e arrestit, ta zbatojë vendimin e gjykatës në ambientet e selisë blu. I pyetur nga gazetarët nëse është në opsionet e tij që ta kryejë masës së sigurisë “arrest shtëpie” në selinë e PD-së, ai nuk e përjashtoi si mundësi, duke u shprehur se do e konsultojë me avokatin.

“Konsultë me avokatët. Futeni në folderin konsultë me avokatin”, u shpreh Sali Berisha, ndërsa në konferencë shpërthyen të qeshurat. Ndërkohë u shpreh se ende nuk është konsultuar me avokatët nëse do ta respektojë vendimin e SPAK për caktimin e masës së sigurisë së arrestit ndaj tij, nëse Kuvendi voton për t’i hequr imunitetin.

“Nesër Shqipëria, ose me këtë, renditet me vendet që arrestojnë liderin e opozitës. Nuk kanë hequr dorë ata nga drejtimi i opozitës, përkundrazi po e drejtojnë dhe fuqishëm. Të gjithë ata aty ku janë. Dhe unë do e drejtoj me vendosmëri drejt fitores këtë opozitë. Unë kam besim të plotë se ky narkoregjim, kjo diktaturë e bazuar në vjedhjen, krimin, drogën dhe interesat mafioze, nuk do mund të prevalojë kurrë”, deklaroi lideri i PD-së.

Sa i përket kërkesës për dhënien e autorizimit për arrestimin e tij, Berisha ai tha se prokurorët e SPAK nuk arritën të paraqesin para Këshillit të Mandateve asnjë provë, pasi sipas tij, ato nuk ekzistojnë. Gjatë konferencës ku u paraqitën të tjera dokumente, që sipas opozitës faktojnë përdorimin e SPAK nga qeveria, Berisha publikoi edhe një dokument që vërteton pjesëmarrjen e prokurorit Arben Kraja në një proces gjyqësor të vitit 1990, ku një i ri është dënuar për mospranim të moralit komunist.

Ήoroskορi për ditën e sόtme, e Enjte 21 Dhjetor 2023

Dashi

Nëse do të jeni me humor të mirë, do arrini të merrni në dorë frenat e një historie që ju intereson shumë. Mund të arrini në përfundime emocionuese. Beqarët do të vazhdojnë të ëndërrojnë për persona që ndoshta nuk ekzistojnë fare, bëni mirë ta ktheni faqen dhe të ndryshoni jetën tuaj! Në punë ekziston një klimë e mirë, ku guximi do ju bëjë të artrini qëllimet tuaja!

Demi

Dita fillon me vendimet që duhet të realizohen, hapa të rëndësishëm duhen planifikuar. Moment ideal për të konsoliduar marrëdhëniet në çift. Beqarët do të duhet të mendohen mirë për disa takime dhe propozime të dyshimta, më mirë mos u besoni atyre. Yjet, sot, ju bëjnë optimistë në punë, për çdo problem ka ende një zgjidhje adekuate!

Binjakët

Hëna është një mbështetje e shkëlqyeshme për komunikimin dhe për simpatinë që ju të dini si të frymëzoni njerëzit që keni afër. Zemrat e vetmuara nuk duhet të lejojnë që disa persona të turbullojnë qetësinë e një marrëdhënieje që do të lindë. Jini më reflektues në çështjet e punës dhe meditoni për atë që duhet të bëni. Reflektoni përpara se të merrni ndonjë vendim.

Gaforrja

Ditë e pasigurt. Ndoshta do të ishte më mirë të bënit pak pushim dhe të shmangni çdo tension me të dashurin/ën tuaj. Për zemrat e vetmuara, Marsi siguron takime të reja, të cilat mund të përfundojnë edhe me lidhje interesante. Përpiquni me vullnetin e mirë në punë dhe lirohuni nga zilia dhe xhelozia e një kolegu.

Luani

Një Hënë miqësore sot do t’ju lejojë të kaloni një ditë të këndshme, fitimprurëse dhe argëtuese. Marrëdhënia në çift përparon me një ritëm të paqëndrueshëm, përpiquni të rreshtoheni në të njëjtin drejtim si partneri/ja. Beqarët do të bëjnë më mirë të hedhin pas krahëve zhgënjimet e fundit. Disa probleme pune do të zgjidhen në sajë të vendosmërisë suaj.

Virgjëresha

Dita fillon nën kujdesin e mirë. Në dashuri nuk është rasti të komplikoni jetën me lëvizje të pamatura. Beqarët nuk do të jenë në humor për takime dhe njohje të reja dhe dita do të jetë disi rutine për ta. Planetët në favorin tuaj mbrojnë biznesin dhe të gjitha veprimet tuaja do të jenë të suksesshme. Ju nuk do të dështoni!

Peshorja

Dita si protagoniste, me Hënën në shenjë ju ngre nivelin e optimizmit dhe ju bën të shihni gjithçka rozë. Jeta në çift do i rikthehet harmonisë përsëri! Takime emocionuese për beqarët, sot ata do të njohin persona të rinj dhe interesantë. Periudhë ideale për t’u fokusuar te financat dhe të gjitha iniciativat e planifikuara për ditën: gjithçka do të jetë ashtu siç shpresoni!

Akrepi

Jeta juaj e dashurisë sot është veçanërisht e qetë dhe nëse jeni çift ju do të kaloni momente magjike. Për beqarët do të jetë një ditë e veçantë, por një person që mund të hyjë në jetën tuaj mund edhe t’ju mërzisë. Projektet janë aty, por duhet t’i vlerësoni me qetësi, në mënyrë që të mos bini në kurth. Lajm i mirë për financat.

Shigjetari

Mos kërkoni shumë, sot qielli emocional është mjaft i qetë për ata që janë në çift prej një kohe të gjatë. Kushtojini të gjithë vëmendjen tuaj partnerit/es. Takime dhe shumë lajme të mira vijnë për beqarët, është koha për të vendosur rendin në jetën tuaj. Me Hënën dhe Jupiterin në shenjën tuaj, pritet lajme të mira në sektorin profesional.

Bricjapi

Ditë me të vërtetë emocionuese, keqkuptimet dhe thashethemet e bëjnë ambientin familjar mjaft armiqësor. Masni fjalët dhe tonet për të shmangur grindjet me partnerin/en. Beqarët do të jenë në gjendje të shohin miqtë e vjetër dhe të organizojnë një takim për të kaluar një mbrëmje të këndshme. Pavarësisht nga nervozizmi, do të jeni në gjendje të zgjidhni një situatë delikate në punë.

Ujori

Do të jetë një e enjte e jashtëzakonshme në çdo sektor dhe mbi të gjitha shumë e kënaqshme nga pikëpamja sentimentale për ata që janë çift. Beqarët sot mund të fillojnë një histori të re dashurie, por duhet të jenë edhe të kujdesshëm. Duke pasur parasysh udhëtimet dhe takimet për biznes, do të arrini nivele të larta në industrinë tuaj.

Peshqit

Hëna në shenjën tuaj pasuron ëndrrat e dashura dhe ju mundëson të kuptoni ndjenjat më të guximshme në zemrën tuaj. Marrëveshja me partnerin/en shkon mrekullisht! Beqarët mund të kënaqin hobet e tyre dhe të argëtohen me miqtë e tyre të vjetër. Ditë e mbushur me përparësi në frontin profesional dhe gjithashtu në anën financiare: luani letrat tuaja mirë.

“U ndaυa pas 7 υitesh nga një ρerson shumë i rëndësishëm”- Rrëfimi i moderαtores Enxhi Nasυfi për momentet e υështira: Unë e di që ai më sheh me krenαri

Moderatorja Enxhi Nasufi ka rrëfyer një nga momentet e saj më të vështira gjatë viteve të fundit të cilin e konsideron edhe të errët, por që edhe i ka dhënë shtysën më të madhe.

Enxhi tha se para se të niste spektakli Dancing With The Stars ka shkëputur një marrëdhënie 7 vjeçare me një person shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Në një intervistë në radion, moderatorja tregoi se ndonëse ai nuk është më pjesë e jetës së saj, e di që e sheh me krenari.

Më tej ajo tregoi se krahas moderimit, muzikës e kërcimit së fundmi, ka dëshirë të provojë dhe aktrimin.

“Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara “Dancing With The Stars” kam pasur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime, pas 7-vitesh. Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër. Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari”, tha moderatorja.

Ke provuar muzikën, kërcimin dhe prezantimin, çfarë të ka mbetur ende pa bërë dhe në të cilin do të doje të shfaqeshe tek publiku?

Sigurisht që mbetem tek arti dhe televizioni, por do të kisha qejf dhe filmin. Do të kisha qejf të isha pjesë e një filmi si aktore. Kam ndjekur kurse aktrime me “Kripëmjaltëzat” kur kam qenë e vogël”, tregoi Enxhi.

Ήistoria e dashυrisë e kthγer në makth për italianen që u υra nga shqiptari/ Nga frika, fshiu kërcënimet

Vanessa Ballan, e goditur me thikë për vdekje të martën dhe Nicola Scapinello u takuan dhe ranë në dashuri kur ishin 15 vjeç. Dita e takimit ishte aq e rëndësishme për të, sa e vendosi në biografinë e saj në Instagram: “16.11.2012, Nicola”, e ndjekur nga data e lindjes së djalit të saj në 2019. Vanessa do të mbushte 27 vjeç më 4 janar, Nicola ishte shumë e dashuruar me të. Pushime së bashku, mbrëmje disko në Vanilla, koncerte, darka me miqtë dhe pastaj një familje.

Fillimi i kalvarit të Vanessa Ballan

Shumë i ri, por tashmë i rritur menjëherë. Pas diplomimit nga Carlo Rosselli, ajo u punësua si asistente shitjesh në një supermarket. Vitet kalojnë; shtëpia, fëmija, familja që zë rrënjë. Dhe më pas mbërrin Bujar Fandaj, 41 vjeç, tashmë i arrestuar me akuzën e vrasjes së rëndë dhe i dërguar në burg. Ai jeton në Altivole, bën dërgesa në supermarketin ku punon Vanessa, e sheh atë dhe fillon ta bie në dashuro. Ajo u lidh me të për pak kohë, por një vit më parë vendos ta lërë. Por ai nuk donte ta dinte dhe këtu fillon sprova e Vanesës, e cila është ajo e të gjitha grave që e gjejnë veten përballë burrave që nuk e pranojnë dëshirën e tyre për të vazhduar lidhjen.

Përndjekja dhe kërcënimet

Më pas ai fillon ta persekutojë, ta shantazhojë dhe ta kërcënojë me vdekje. “Nëse nuk kthehesh me mua do të të vras”, “nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë”. Sipas ligjit quhen përndjekje dhe “porno hakmarrëse”, për Vanessën është një makth. Sepse Nicola nuk dinte asgjë për atë histori dhe ajo ishte e tmerruar se ajo marrëdhënie kalimtare mund të prishte përgjithmonë historinë e gjatë të dashurisë me djalin që takoi si adoleshente. Kështu, ajo denoncon të dashurën e tij. Emri i Bujar Fandajt është vënë bardhë e zi në komisariat më 26 tetor.

Të nesërmen, efektivët shkojnë në shtëpinë e kosovarit, bëjnë kontroll dhe i konfiskojnë telefonin. Lajmi i krimit mbërrin në tavolinën e prokurorisë së Trevisos, prokurori priste printimet dhe transkriptet e mesazheve sepse Vanessa kishte fshirë gjithçka me frikën se mos zbulohej. Për këtë arsye ndaj këtij burri nuk ishte caktuar asnjë masë sigurie. Duket se pas kontrollit është qetësuar, të paktën kështu ka dëgjuar policia.

Ndërkohë Vanessa kishte paraqitur letrat dhe vërtetimet për të shkuar në pushim të lehonisë në punë. Puna e saj konsiderohet e rrezikshme, në kontakt të ngushtë me shumë njerëz, prandaj mundi të kishte leje të parakohshme lehonie.

Në këtë mënyrë ajo u përpoq të kujdesej për veten dhe fëmijën që mbante, por edhe t’i shpëtonte kontrollit të tij. “Ai vinte këtu herë pas here – thotë një koleg nga Eurospin – ai ishte një klient i vështirë, ai u përpoq t’i afrohej asaj”. “Është një dhimbje e madhe për ne – thotë drejtori i dyqanit Alberto Pompeo – Unë ende i kam certifikatat e pushimit këtu në tavolinën time, kam vështrimin e qartë dhe të qetë të Vanessës para syve të mi, nuk mund ta besoj se ajo nuk është më këtu”. Familja është e dëshpëruar: “Tre javë më parë na tha “do të jemi 4 veta” – thotë një teze – ne qamë nga gëzimi, nuk mund ta besoj që e lënduan”, shkruan Corriere.

Tërbimi

Por në vend të kësaj, atë e vranë dhe të gjithë sytë ishin tek i vetmi person që e kishte kërcënuar me vdekje: Bujar Fandaj. Lajmi për shtatzëninë dhe largimin nga puna, i vetmi vend ku mund t’i afrohej Vanessës pa rrezikuar të zbulohej nga Nicola, me siguri e kishte bërë të tërbohej. Nuk duronte dot që dashuria për Nikollën, djalin e parëlindur dhe foshnjën rrugës, ishin më të forta se ai. Askush nuk i dinte sekretet e Vanesës, të afërmit e mbërritur dje para shtëpisë së saj folën për një “grabitje”. Nikolla ishte në komisariat gjatë gjithë pasdites. Ai nuk është i dyshuari, por fjalët e tij janë të rëndësishme: mund të jetë se ai dinte shumë më tepër sesa donte, me dhimbje, të pranonte.

Ana Oxa: Askυsh nuk e di, por unë jam shqiρtare

Ana Oxa në një intervistë për “Domenica In” përballë Mara Venier foli për veten dhe u ndal në etapa të ndryshme të karrierës së saj.

“Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja e pemë”.

Ndryshim drastik?

“Nuk është drastik, natyrën e kam gjithmonë pranë, jetesa në qytet është bërë e rëndë, të jetosh në natyrë është shumë më e pëlqyeshme për mua, natyra ka diçka të veçantë, nuk ke nevojë të thuash kush je, çfarë bën, natyra e di, dhe ti je i lirë ta perceptosh këtë heshtje që flet.”

Ajo nuk la pa përmendur faktin se është shqiptare.

“Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, babai im është shqiptar, pasi në kohën kur ishte Konventa e Gjenevës, unë nuk mund të isha italiane. Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte e një të huaji në Itali”, ka thënë këngëtarja.

“Të heq qafe…”, zbαrdhen aυdiot e fundit të shqiρtarit që vrau me thikë grυαn shtαtzënë në Itali

Një foto e shqiptarit Bujar Fandaj e tregon atë teksa pi duhan dhe shikon drejt kamerës:

“Sytë nuk gabojnë kurrë, sytë nuk gënjejnë kurrë, sytë nuk bëjnë gabime gramatikore, sytë kanë diksion perfekt”, thuhet në audion e riprodhuar nga monologu i një aktori. “Sa shumë flasin sytë? Dhe na thonë nëse je njeri i mirë apo i keq, sytë janë pasqyra e shpirtit, do të shtoja se janë shikimi i zemrës. Babai im më tha, kur shikon njerëzit në fytyrë, mos e ul kurrë shikimin, sepse nëse ul shikimin do të thotë se ke ndërgjegje në faj”.

Ka një dhunë në rritje që nga fundi i tetorit në profilin e TikTok-ut të Bujar Fandajt, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanessa Ballan. E reja, e cila do të kishte mbushur 27 vjeç më 4 janar, nënë e një fëmije 4 vjeç dhe në pritje të fëmijës së dytë, e kishte denoncuar për ndjekje që 26 tetorin e kaluar: ajo u vra mëngjesin e së martës 19 dhjetor në shtëpinë e saj. Sulmuesi e goditi atë të paktën 7 herë. Bashkëshorti i saj, Nicola Scapinello, e gjeti të pajetë rreth orës 12.30.
Bujar Fandaj, 41 vjeç, me origjinë kosovare, i cili në të kaluarën dyshohet se ka pasur një flirt të shkurtër me të renë, poston në TikTok imazhe të tij të shoqëruara me muzikë dhe fraza kërcënuese krejt në delir.

Bujari në videot e tij nuk flet me fjalët e tij, por ai riprodhon audio nga të tjerët, monologë të dekontekstualizuara që tingëllojnë si aludime për mëri të paspecifikuara personale. “Kurrë mos më vendosni në pozitën e një njeriu të pashpirt, sepse dita që të bëhem një për ty ka mbaruar ”, është audio që ai publikon më 8 nëntor 2023. Dhe po atë ditë shton një tjetër përmbajtje: “Dëgjo ti mund të bësh me. mua gjithçka për sa kohë të lejoj, por ka një gjë që nuk duhet të bësh: mos më nënvlerëso kurrë .”

Janë postime drejtuar një personi të paidentifikuar, që në disa raste duket se i referohen pikërisht Vanesës. “Ti flet për respekt dhe pastaj as nuk e di se kujt i përket. Fjala respekt përfshin shumë gjëra: koherencë, besnikëri, sinqeritet ndaj të tjerëve. Po ti, ku i ke fshehur të gjitha këto? ”, është mesazhi i 11 nëntorit. Dhe përsëri: “Të kam dashur thellësisht me një sinqeritet që mendova se ishte i përbashkët. Unë isha gati të bëja për çdo gjë për ty, të ngjitesha male dhe të kaloja oqeanet, por ti zgjodhe ta tradhtosh këtë besim”.

Monologu delirant është një kreshendo. Dhe më 12 nëntor thuajse bëhet kërcënim: “Durimi im është i paçmuar, por nuk duhet të ekzagjerojmë. Unë jam shumë bujar, jam shumë i disponueshëm, ju që mendoni se më keni në dorë, ju shoh dhe ju njoh.”

Deri më 16 nëntor, ai publikon një foto të një dore, të tijën, me një datë të gdhendur në grusht: 16 nëntor 2021 (ndoshta një datë e lidhur me një marrëdhënie?), dhe një mesazh të gjatë, shumë të gjatë të recituar nga një zë në frëngjisht që thotë: “Mbaroi, do të lë vetëm. Nuk do t’ju mbush më me mesazhe, nuk do të humbas më kohë me dikë që nuk më do në jetën e tij. Nëse do të më kishit dashur vërtet, gjërat do të kishin shkuar ndryshe. Unë nuk do të vazhdoj të torturoj shpirtin tim për të kuptuar pse silleni në këtë mënyrë. Çfarë kam bërë për të merituar një përbuzje të tillë? Çfarë u bë me gjithçka që më tregove? A ishin fjalë të sinqerta apo fjalë boshe që të më joshin, të më manipulonin, të më jepnin shpresë të rreme? Zemra ime të besoi, por arsyeja më thotë se nuk ke qenë kurrë e sinqertë me mua. Veprimet nuk pasuan kurrë fjalët. Ju luajtët me ndjenjat e mia dhe nuk u interesuat për mua. Ti je ajo që e nisi këtë histori por unë jam ai që e mbyll. Mund të kishe qenë dikush shumë i rëndësishëm në jetën time, por ishe thjesht një ndalesë e parëndësishme që do ta harroj shpejt. Nuk të uroj më të keqen apo më të mirën, nuk të uroj asgjë. Të heq qafe, kthej faqen. Bëj çfarë të duash me jetën tënde”. Që nga ai moment postimet bëhen edhe më delir

Βυrgosen përjetë në Itali ρrindërit e υαjzës së υrarë nga Pakistani që refυzoi martesën me mblesëri

Një çift nga Pakistani të akuzuar se vranë ‘për çështje nderi’ vajzën e tyre kur refuzoi martesën me mblesëri, janë burgosur përjetë sot në Itali.

Trupi i 18-vjeçares Saman Abbas u zhvarros në nëntor 2022 në një fermë të braktisur ku punonte babai i saj në Itali, ku trupi i adoleshentes së ndjerë u gjet me qafë të thyer.

Kjo ndodhi një vit pasi ajo ishte parë për herë të fundit në kamerat e sigurisë duke ecur në fushë me prindërit e saj.

Gjykata në Reggio Emilia vendosi se prindërit e viktimës kishin urdhëruar vrasjen, që ishte ekzekutuar nga xhaxhai i saj.

Prokurorët italianë thanë se e ndjera ishte vrarë nga familjarët më 1 maj 2021, ndërsa autorët disa ditë më vonë ishin larguar nga Milano drejt Pakistanit.

Prindërit e saj Shabbar Abbas e Nazia Shaheen, u dënuan me burgim të përjetshëm ndërsa xhaxhai i saj, Danish Hasnain, u dënua 14-vjet pasi pranoi marrëveshjen e denoncimit të fakteve. Dy kushërinj të viktimës u shpallën të pafajshëm dhe u liruan.

Babai i Abbas u ekstradua në gusht nga Pakistani dhe deklaronte se ishte i pafajshëm, ndërsa gruaja e tij është dënuar në mungesë teksa besohet se është ende në Pakistan.

Gjyqi vjen pas një hetimi të profilit të lartë në Itali në lidhje me vrasjen e emigrantëve dhe vajzave që rebelohen ndaj familjeve të tyre për martesat e fiksuara prej familjarëve.

Abbas kishte ardhur që kur ishte adoleshente nga Pakistani në qytezën rurale të Novellara, në Emilia-Romagna.

Ajo shpejt u mësua me zakonet perëndimore duke mbajtur makiazh dhe kishte një të dashur, me të cilin postonte foto nga qendra e rajonit, Bologna.

Prokurorët italianë thanë se një foto ku ajo puthte të dashurin, kishte nxitur prindërit të realizonin martesën me mblesëri në Pakistan.

Abbas kishte denoncuar prindërit e saj në polici dhe shërbimet sociale e kishin vendosur në një qendër të grave të abuzuara.

Por pas një vizite në familjen e saj në 2021 për të marrë pasaportën, vajza u zhduk dhe familjarët ishin larguar për në Pakistan.

Vëllai i saj i vogël tha në polici se kishte dëgjuar prindërit të flisnin për vrasjen e motrës që duhet të kryhej nga xhaxhai.

Vrasja është kryer natën e 1 majit 2021 kur pamjet e kamerave tregonin pesë njerëz me lopata e kova që dilnin dhe ktheheshin nga shtëpia e familjes.

Ndërsa mbrëmjen e 29 prillit kamerat e sigurisë kishin kapur tre burra që besohet se ishin Hasnain, Nomanulhaq e Ijaz duke punuar në dukje në fushën e fermës, rreth orës 7.30 të mbrëmjes.

Treshja mbanin dy lopata, një kovë, një qese blu e një hekur.

Një ditë më vonë Saman i kishte thënë të dashurit të saj se kishte dëgjuar padashje një bisedë në shtëpi, sipas së cilës të afërmit po përgatisnin vrasjen e saj.

I dashuri i Saman ka thënë për mediat se vajza kishte dëgjuar xhaxhanë e saj të thoshte se vrasja është ‘e vetmja zgjidhje’ për vajzat që nuk i binden kodeve pakistaneze të nderit.

Policia thotë se në të tjera pamje të kamerave të sigurisë (të cilat nuk janë publikuar) shihen prindërit Shabbar e Nazia që ecin me bijën e tyre drejt fushave prapa fermës së tyre rreth mesnatës së 1 majit, shkruan DailyMail.

Çifti kthehet 13 minuta më vonë teksa babai Shabbar mbante çantën e shpinës që më herët e mbante Saman.

Policia beson se prindërit e kishin çuar vajzën fatkeqe Saman për ta dorëzuar te xhaxhai e kushërinjtë që prisnin në fushë, të cilët e kanë vrarë dhe varrosur diku në tokën e fermës.

Kur policia erdhi në shtëpi për të kontrolluar për Saman më 5 maj, ata gjetën aty Hasnain dhe vëllanë 16 vjeçar të Saman, të cilët thanë se familja kishte shkuar në Pakistan për të vizituar një të afërm të sëmurë, shkruan e përditshmja Corriere .