SKANDALI/ Si blihet për 10 mijë lekë vërtetimi i όrigjinës bυΙΙgare në Ostren të BυΙqizës

Këto vërtetime jepen kundrejt shumave 90 apo 100 mijë lekë dhe përdoren për t’u pajisur me pasaportë Bullgare

Fiks Fare vërtetoi mbrëmjen e sotme me zë e figurë se sa e lehtë është të blesh një vërtetim të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës, nuk ka rëndësi se çfarë origjine ke.

Kundrejt 100 mijë lekëve Fiksi bleu dy të tilla të firmosura dhe vulosura nga administratori i Ostrenit, Luan Mjeshtri.

Vërtetimet u morën duke dorëzuar fotokopje certifikatash, të një banori të Patosit, me gjyshër nga Njësia Administrative Trebisht dhe të dytin për një banorë të Stërblevës, me gjyshër po nga Stërbleva e Librazhdit. Origjina e dy familjeve nuk kishte asnjë lidhje me Njësinë Administrative Ostren.

Këto vërtetime jepen kundrejt shumave 90 apo 100 mijë lekë dhe përdoren për t’u pajisur me pasaportë Bullgare.

Fiksi solli bisedat e para me punonjësinë e Njësisë Administrative Ostren i cili kërkoi 85 mijë lekë për dokumentin, duke përcaktuar se 50 mijë lekë bën vërtetimi dhe 35 noterizimi, madje tek administratori e firmos punonjësi ndaj nuk ka nevojë të shkohet vetë. Paratë punonjësi i merr në zyrën e shtetit dhe vërtetimin e jep për dy orë të firmosur dhe vulosur nga administratori.

Vërtetimi i parë u mor sikur qytetari i lindur në Patos të Fierit i përkiste pakicës bullgare, prindërit e personit që e morën ishin nga Celebia e Trebishtit, një njësi administrative që s’ka lidhje me Ostrenin.

Vërtetimi i dytë u ble tek Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Fitim Balla, një vërtetim i cili u mor për një banorë të Librazhdit. Prindërit e këtij të fundit kishin lindur në Stërblevë, njësi administrative që nuk ka lidhje me Ostrenin.

Balla e solli vërtetimin në Tiranë dhe për të kërkoi 100 mijë lekë, sipas tij 50 mijë lekë kushtonte vërtetimi dhe 50 mijë lekë ishin shpenzime të tjera. Të dyja vërtetimet e blera nga Fiksi, mbajnë ligje të ndryshme nga njëri tjetri edhe pse janë me vulën dhe firmën e administratorit, Luan Mjeshtri.

Në vërtetimin e parë citohet ligji për gjendjen civile, i cili i jep të drejtë të nënshkruaj dokumente me të dhënat personale vetëm punonjësi i gjendjes civile, ndërkohë në të dytin citohet ligji i vetëqeverisjes vendore, që nuk i jep asnjë kompetencë një administratori të firmosë e vulosë për banorë të njësive të tjera administrative. Për më tepër në asnjë ligj nuk thuhet se një administrator mund të lëshojë vërtetime origjine.

“I sfidojnë të mbγten”/ Sfida e rrezikshme në rrjetet sociaΙe, që po u merr jetën fëmijë

“Janë 10 sfida vjdekjeprurëse sot të listuara nga shumë organe, e involvojnë fëmijën që të garojë”

Duke qenë hapësira të mirëmenduara për të thithur sa më shumë audiencë dhe përdorues, rrjetet sociale apo platformat e lojërave shpesh nuk kanë shumë parime. Mjafton vetëm që të gjenerojnë trafik, reklama dhe logjikisht para.

Por le të flasim më konkretisht për sfidat dhe lojërat që konsiderohen me rrezik për shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve dhe adoleshentëve.

“Ka kërkime shkencore në lidhje me sfidat jo vtm të tik tokut por edhe disa aplikacione të tjera, janë sfida të cilat janë vdekjeprurëse, janë 10 sfida vjdekjeprurëse sot të listuara nga shumë organe, e involvojnë fëmijën që të garojë. Të ketë adrenalinë, të jetë krenar, por kosto fëmija nuk e di. Mund të jetë edhe jeta”– u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Lista është e gjatë dhe pothuajse çdo vit përditësohet prej sfidave dhe lojërave të reja të cilat futen në treg.

“Dhe fillojmë me atë që quhet Blackout Challenge, shikoni çfarë i ftojnë këta fëmijët të bëjnë, provokojnë një mbytje, ti nuk do mbytesh por në një moment të caktuar ti do fillosh ëndrra shumë të bukura me ngjyra, një realitet komplet tjetër, i çon fëmijët si nëpër përralla, të mbërrijnë deri aty, të sfidojnë edhe jetën e tyre, vetëm për të parë me kurreshtje çfarë ka. ajo kurreshtje është vrastare”– u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

https://www.facebook.com/insidestory.tch?ref=embed_video

Degradon αrsimi shqiptar/ Mësuesja në kΙasë, nxënësi hγn LIVE në TikTok

Pak javë më parë, PISA, studimi më i madh ndërkombëtar në botë për arsimin e 15-vjeçarëve dhe njohuritë e tyre në lexim, matematikë dhe shkencë publikoi rezultatet e testit për vitin 2022.

Sipas këtij testi, Shqipëria renditej ndër vendet e fundit me rezultatet më të dobëta në lexim, matematikë dhe shkencë dhe krahasuar me vitin 2018 rënia ishte drastike e alarmante.

Por, po kaq alarmant është edhe përkushtimi i nxënësve në procesin mësimor e atë të dijes. Në redaksinë tonë së fundmi ka mbërritur një video që tregon më së miri arsyen pse Shqipëria renditet e fundit në testin PISA.

Në këtë video duket qartë se si dy nxënës, duke qenë në klasë, madje edhe me mësuesen prezente, hyjnë LIVE në rrjetin social TikTok dhe bëjnë ndeshje.

Të pashqetësuar nga prania e saj apo fakti se janë në shkollë, ata ‘kalojnë kohën’ në video LIVE në këtë rrjet social.

Ndërkohë nuk mund të lihet pa përmendur mjerimi dhe kushtet skandaloze të klasës, ku tavolinat janë bosh dhe të thyera.

Mesazhi i qytetares:

Isha duke pare ne tik tok dhe me del rastesisht live i nje nxenesi i cili duket qarte se cfare po ben. A mendoni se kjo eshte e drejte duke mare parasysh qe telefonat neper shkolla nuk lejohen? Bankat bosh Te thyera, nxenesi me shpine.

https://www.facebook.com/profile.php?id=100076266980211&ref=embed_video

Romeo Kara: Ja pse Ilir Meta është distancυαr nga Sali Berisha, ju tregoj Ιαjmin tronditës që ρritet të marrin shυmë shpejt nga SPAK

Juristi i njohur, Romeo Kara ka komentuar zhvi­llimet e fundit politike. Në një reagim për gazetën “SOT”, zoti Kara paralajmëron se shumë shpejt SPAK pritet të çojë pas hekurave Sali Berishën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë të përfshirë nga afera. Sipas tij kjo frikë dhe tmerr ka bërë që Berisha të aktivizojë planin që di të bëjë më mirë, atë të protestave. Sipas tij çdo skenar i ish-kryeministrit do të dështojë pasi koha që kontro­llonte drejtësinë ka perënduar. Juristi thotë se politikani i parë që guxon të ndërmarrë një hap të tillë, gjë që rithekson faktin se ai e sheh qartë fundin e tij. “Situata e Berishës tashmë është si një kronikë e paralajmëruar dhe e paracaktuar gjithashtu.

Me siguri atij do t’i hiqet imuniteti dhe SPAK-u do t’i kërkojë GJKKO-së nje nga masat e arrestit. Rrugë tjetër ligji procedural nuk njeh. Deri më tani Berisha ia ka arritur që të shpërfillë ligjin dhe këtë qasje si person që qëndron mbi ligjin ai ia ka imponuar fillimisht pasuesve te tij dhe më pas të gjithë vendit për pothuaj 30 vite. Berisha duke qenë mbi ligjin ka qenë vetë ligji mbi ligj, gjë që jo vetëm ka rrënuar barazinë përpara ligjit, por edhe ka qenë shkaku kryesor i sundimit të tij. Statusi i tij i deritanishëm si person mbi ligjin, shpreh qartë nënshtrimin ndaj tij të një vendi të tërë. Pra, çuarja e tij përpara ligjit si të barabartë me ne, është jo vetëm kthimin e dinjitetit të ligjit dhe rendit juridik, por edhe fillimi i rrëzimit të sundimit të tij. Pikërisht këtë fillim të funksionimit të ligjit në koncept nuk ka dashur dhe nuk pranon Berisha. Ai e ka të pamundur që t’i nënshtrohet ligjit dhe ndëshkimit të tij. Ai sheh në këtë përballje ligjore agonie e tij dhe të pushtetit të tij, prandaj po stis protesta në emër të mosbindjes civile në funksion të destabilizimit politik të vendit si e vetmja shpresë për shpëtim. Ai e ka të pamundur të bëjë të tijin çdo ligj natyror dhe të gjejë paqen me vetveten. Krizën e tij do tentojë ta shndërrojë në krizë mosbindjeje, por edhe aty është totalisht i dështuar pa filluar mirë, jo vetëm sepse nuk ka pasuesit e duhur, por edhe sepse askush në arenën ndërkombëtare nuk do ta pranojë një mosbindje ndaj drejtësisë në emër të mosbindjes civile. Ai është politikani i parë që guxon të ndërmarrë njëhap të tillë, gjë që rithekson faktin se ai e sheh qartë fundin e tij”, deklaroi juristi Kara.

Tërheqja e Ilir Metës

Më tej avokati Romeo Kara ka treguar gjithashtu se frika nga prangat e drejtësisë është arsyeja që ka detyruar Metën të braktisë Berishën në planin e tij për të t’i shpëtuar SPAK me kartën e trazirave dhe kaosit. Kjo tërheqje sipas tij është taktikë nga Meta pasi ai e di shumë mirë që Berisha do të dështojë nga kjo lëvizje. Meta prej kohësh i është bashkangjitur Berishës në fatin e tij edhe pse nuk ka statusin e tij si person mbi ligjin. “Ka qenë Berisha dikur që iu imponua me pushtetin e tij Gjykatës së Lartë për të shpallur të pafajshëm Metën, por sot ajo kohë ka perënduar, prandaj Meta si hesapxhi profesionist po bën një tërheqje taktike prej tij, gjë që përforcon idenë se Berisha do të jete i pasuksesshëm në tentativat e tij për mosbindje ndaj drejtësisë. Ilir Meta kurrë nuk i bashkëngjitet me dëshirë humbësit, në këtë rast Berishës. Duke marrë parasysh që shumë shpejt do të kemi një komunikim akuze ndaj tij, gruas dhe bashkëpunëtorëve të tij për një sërë veprash penale tashmë nën hetim, mendoj se tani Meta ka vetëm një garë reale me Berishën, atë se kush do të shkojë i pari në bangën e të akuzuarve. Për të mos i mbetur hatri asnjërit prej tyre do të sugjeroja që t’i arrestonin të dy në një ditë. Ky arrestim do të ishte plotësisht në “nderin” e tyre të rrufjanit politik. Haber më të mire për shqiptarët në këtë prag fundviti nuk do të kishte. Kjo gjë do t’i shërbente realisht edhe shëndetit të Metës tashmë të tretur nga tmerri pafund prej përballjes me drejtësinë. Tashmë ai e meriton sot më shumë se kurrë fundin e shumëpritur me tmerr”, nënvizoi juristi Romeo Kara për gazetën “SOT”.

EMRAT/ U plagos në sy të vëΙΙait dhe të dashύrës në SeΙanik, 30-υjeçari shqiptar tentoi t’i merrte αrmën autorit, por pas përΙeshjes fizike…

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e një shtetasi shqiptari mbrëmjen e djeshme në Selanik. Ngjarja ndodhi në afërsi të “Kafe Elinikon” në rrugën “Sintagmatarxi Frizi”. Marius Telah, 30 vjeç nga Korça ka mbërritur aty me një automjet tip “Daihatsi Terios” së bashku me vëllanë e tij Klaudio Telah dhe të dashurën e tij, shtetasen greke A. B.

Ai ka zbritur nga mjeti dhe është përballur me një shtetas shqiptar, i cili ishte bashkë me babanë e tij dhe një person tjetër.

Shqiptari i dyshuar ka nxjerrë një armë zjarri dhe ja ka drejtuar 30 vjeçarit Telah, ndërkohë që ky i fundit ka tentuar t’ja marrë nga dora.

Të dy personat janë goditur me njërin-tjetrin dhe në një moment, i dyshuari ka goditur me qytën e armës në kokë 30 vjeçarin dhe më pas ka shtënë ndaj tij duke e plagosur në kofshën e këmbës së majtë.

Shoku i tij më pas e ka goditur Telahin me shkelma në trup dhe të dy janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Brenda mjetit të të plagosurit, policia greke gjeti dhe sekuestroi 1 gëzhojë, 1 plumb, 1 krehër dhe 4 fishekë.

U bë nënë një muaj ραsi i fejυαri i saj ndërroi jetë, ρartnerja e Ergys Dashit tregon për herë të parë foton e djaΙit të tyre

Partnerja e Ergys Dashit ka treguar për herë të parë imazhin e djalit të tyre në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar se djalit i ka vendosur emrin e të atit, Ergys, i cili u ekzekutua me 20 plumba në Ekudor më 23 Janar të 2022.

Pak kohë më parë ish-konkurrentja e “Love Island Albania” Xhoana Kurti ka deklaruar se është bërë nënë një muaj pasi i fejuari i saj kishte humbur jetën.

“Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin, bebi do të rritet me mua”, tha ajo gjatë spektaklit.

Emri i Ergys Dashit ka dalë në pah edhe gjatë zbërthimit të aplikacionit në Sky ECC, ku u vërtetuan lidhjet e viktimës me trafikun e kokainës.

Ai u ekzekutua me 20 plumba mbrëmjen e 23 Janarit brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ekuador. Viktima ishte ulur në një restorant, ku dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule në dorë u futën brenda lokalit dhe qëlluan për vdekje.

Gjithashtu në këtë atentat mbeti e plagosur dhe Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës që qëndronte viktima.

Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.

Ky është çifti që u shυa në αksidentin në Rrugën e Arbrit(Foto)

Dje janë përcjellë për në banesën e fundit, 32-vjeçari Marsel Tefa dhe 29-vjeçarja Egila Celami dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Rrugën e Arbrit.

Çifti i të rinjve, me origjinë nga Burreli po udhëtonin me një mjet tip “Toyota” nga ByPassi i Murrizit drejt Tiranës, kur u përplasën me një mjet tip ‘Caddy’ me drejtues Klaudio Ruçin.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe makina e të rinjve ka dalë nga rruga duke rënë rreth gjashtë metër poshtë në humnerë.

“Dγshojmë se zemra në laborator nuk është e υëllait”/ Saimir Sula vdiq në mënyrë misterioze në Spanjë, e motra del me thirrjen e fortë ndaj ministrit të Drejtësisë

Motra e Saimir Sulës, të riut i cili vdiq në një spital në Spanjë dy vite më parë, ku kishte shkuar për kurim COVID dhe doli i vdekur dhe pa zemër ka bërë thirrje për verifikimin e ADN-së së organit në laboratorin e mjekësisë ligjore.

Sipas saj familja ka denoncuar dyshimin se zemra e sjellë nga Spanja nuk i përket të vëllait, pasi pakoja me zemrën që pretendohet se është e tij nuk vjen me një provë gjenetike.

“Nuk e kuptoj pse Saimir është në varr pa zemër dhe zemra e tij është në laboratorin e mjekësisë ligjore, gjithmonë nëse është e tij. Familja ka denoncuar dyshimin se zemra nuk është e tij, sepse pakoja me zemrën që pretendohet se është e tij nuk vjen me një provë gjenetike që dëshmon se organi i përket Saimir Sulës.

Zoti Ulsi Manja ju kujtoj se në letër porosinë e dytë që u nis në Spanjë kërkuam që zemra të sillej në Shqipëri dhe të bëhej testi i ADN-së për të parë nëse zemra i përkiste Saimirit”, u shpreh ajo.

“Të fortët me shërbëtorë që u Ιαjnë qelinë, kanë frigoriferë dhe dhoma private”- Zbulohet letra e drejtorit të Policisë së bυrgut të Peqinit: Të bυrgosurve u është lejuar…

Është zbardhur një letër e dërguar nga shefi i policisë së burgut të Peqinit drejt drejtorit të këtij burgu ku shprehen disa shqetësime lidhur me këtë institucion.

Moderatorja e emisionit “Open” Eni Vasili lexoi letrën në të cilën thuhet se të burgosurve u është lejuar investimi në dhomat e tyre duke i bërë këto të fundit “thuajse të privatizuara”.

Në të shprehet më tej shqetësimi se kjo ndërhyrje në dhoma ka kufizuar shumë mundësinë e kontrolleve për elemente sigurie dhe sende të ndaluara.

Po ashtu të burgosurit kanë shndërruar ambientet e përbashkëta si klasa këshillimi në “palestra personale” që nuk mund të aksesohen nga të gjithë dhe disa të burgosur të tjerë përdoren për të pastruar qelitë apo për detyra të tjera të rëndomta.

Më tej, shkruhet se dhomat e takimeve të veçanta janë ri konstruktuar duke shtuar krevate e kondicionerë, ndërsa në dhomat e të burgosurve ka pajisje si furra, frigoriferë të mëdhenj, por edhe bokse muzike të mëdha.

“Të burgosurve u është lejuar investimi në dhoma, rikonstruktim, thuajse tashmë të privatizuara. Ndërhyrja në dhoma ka kufizuar shumë mundësinë e kontrolleve për elemente sigurie dhe sende të ndaluara. T’u kërkosh të marrin të burgosur në dhoma ka qenë thuajse e pamundur. Dushet, klasa, e dhoma të tjera të përbashkëta kanë humbur destinimin e tyre ku janë shndërruar në palestra të personalizuara dhe nuk aksesohen nga të gjithë. Në dhomat e takimeve të veçanta janë bërë ndërhyrje dhe këto dhoma janë të personalizuara. Ka kondicionerë, krevate, etj. U janë lejuar frigoriferë, furra pjekjeje, aksesorë muzike, bokse muzike me përmasa të mëdha, duke rënë ndesh me ligjin.”, thuhej në letrën e lexuar nga moderatorja

ZbυΙohet SKANDALI/ Ρolitikanëve “VIP” iu bë qelia duplex, në bυrgun e Durrësit u investua në fshehtësi të plotë

Burgu i Durrësit, është institucioni me kushtet më të mira që strehon afërsisht 300 të paraburgosur në Shqipëri, mes tyre edhe ata që njihen si ‘të burgosurit VIP’. I ndërtuar pas vitit 2007, ky institutucion është i vetmi që ofron kushte argëtimi që nuk i gjen në institucione të ngjashme, ku nuk mungojnë as ambientet e faljes për besimtarët, një bibliotekë e madje dhe palestër.

Ky institucion u pa si ideal pas nisjes së arrestimit të politikanëve të parë të lartë e më pas u bë “shtëpia” e mëse një duzine politikanësh e personazhesh VIP. Zgjatja e proceseve gjyqësore duket se ndikoi në një ndryshim thelbësor brenda burgut, në nevojën për krijuar kushte edhe më të mira.

Pas lajmit ku drejtoria e Burgjeve transferoi të gjithë të burgosurit VIP, politikanët e arrestuar për korrupsion, nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit, Media Ditari kontaktoi me disa zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë për të mësuar mbi arsyet.

Konfirmohet se kjo lëvizje erdhi pas ngjarjeve në burgun e Peqinit, por gjithashtu edhe për shkak të një skandali që është kryer me lejen e autoriteteve. Një inspektim ka zbuluar se disa muaj më parë, brenda burgut janë lejuar grupe punëtorësh ndërtimi, të cilët kanë punuar për të krijuar kushte speciale për politikanët e arrestuar për korrupsion.

Burime zyrtare bëjnë me dije se përmes ndërtimit të saleteve (material druri), këtyre politikaneve në paraburgim u ishte krijuar një dublex i vërtetë, me arkitekt të dedikuar ku sipër kishin krevatin e fjetjes ndësa poshtë kanë krijuar kushte të ndryshme; nga përdorimin i telefonave, laptopeve, e deri tek përdorimi i pijeve alkoolike.

E gjithë kjo ka ndodhur nën hundën e autoriteteve të cilat kanë lejuar modifikimin e qelive të ish zyrtarëve të lartë dhe pritet që ky skandal të shkaktojë një tërmet brenda autoriteteve në ministrinë e Drejtësisë.

Aktualisht, zyrtarët e lartë që vuanin në paraburgimin e Durrësit ishin ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, ish- kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ish-kryetari i bashkise se Bulqizes Lefter Alla, ish-kryetari i bashkisë Kukë, Safet Gjici, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë Alfred Beleri, ish kryetari i Fushë Arrësit, Fran Tuci, ish-prokurori Xhevahir Lita, ish-drejtori i forcave Operacionale, Oltion Bustri, etj.