“PistoΙeta u fut në kutinë e qυmështit?” Kush është Ilda që i sillte υshqime Sokol Mjacajt?

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me mënyrën se si e siguroi dhe e futi në burg armën Sokol Mjacaj. Në dëshminë e dhënë, drejtori i Burgut të Peqinit ka dhënë opsione, se si mund të ketë arritur arma tek i burgosuri përjetë, Sokol Mjacaj.

Sipas drejtorit, Kamber Hoxha, Mjacaj ka treguar se e ka futur armën në burg para një muaji dhe e ka mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit.

“Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysmë, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komunikim ishte shumë i qetë. Më tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit. E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biss”, ka dëshmuar Hoxha para prokurorisë.

Mjacaj rezulton se ka bërë 5 takime për vitin 2023. I fundit ka qenë më 25 Gusht. Sa i përket futjes së ushqimeve kjo ka ndodhur nga dy persona. Vetëm një herë, më 1 Shtator, i ka dërguar i vëllai Paulin Mjacaj. Ndërsa në 4 raste të tjera ia ka dërguar një grua.

Ajo është prezantuar si kushërirë e Mjacajt, ndërsa më 16 Nëntor, që rezulton edhe hera e fundit, është prezantuar si mikeshë. Sipas Hoxhës, gruaja në fjalë quhet Ilda Rapo.

“Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023. Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vëllai Paulin Mjacaj, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikeshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nëpërmjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakord që t’i pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt”, tha drejtori.

FOTO/ M αnjaku i ρrek të ραsmet në aυtobus, ja çfarë i bën υαjza

Rastet e manjakëve që përfitojnë në urbanët e Tiranës për të prekur të rinjtë janë të shumta.

Së fundmi, një qytetare ka raportuar në median “JOQ”, një rast të ndodhur ditën e sotme në autobusin e linjës së Kombinatit.Ajo thotë se personi që shihni në foto e ka ngacmuar duke i prekur të pasmet gjatë kohës që ishte në autobus. Ajo thotë se kishte veshur një veshje normale dhe nuk e di se pse burri në fjalë e ngacmoi.

Madje ajo thotë se pas këtij gjesti të turpshëm i bëri foto burrit, por ai iu lut që ta fshinte dhe për këtë janë dëshmitarë të gjithë pasagjerët e autobusit.

UΙi ρantaΙΙonat mes lokalit! Ρronari e nxjerr jαshtë, shqiptari rikthehet me hanxhar(Video)

Një shqiptar sulmoi me hanxhar pronarin e një lokali në Itali. Ngjarja ndodhi në Vetralla.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, pronari në fjalë e kishte përzënë shqiptarin më herët nga lokali. Shkak ishte bërë sjellja e tij pasi kishte ulur pantallonat duke dalë lakuriq.

Më pas në gjendje të dehur, është kthyer sërish, kësaj here për të marrë hak. Me një hanxhar në dorë, ai duket teksa tenton të godasë italianin.

Fatmirësisht ky i fundit nuk pëson asnjë dëmtim. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Arbana apo Bora, eksρerti i rendit preferencat sipas qγteteve, ja kë duan më shumë shqiptarët

Dy moderatoret e njohura, Arbana Osmani dhe Bora Zemani kanë qenë në qendër të vëmendjes së fundmi.

Kjo pasi fillimisht u përfol se Bora do ta zëvendësonte Arbanën në prezantimin e edicionit të tretë të spektaklit televiziv “BBV”, por më pas u zbulua se në fakt këtë vit ky pozicion i është besuar Ledion Liços.

Megjithatë, dy moderatoret duket se kanë fituar zemrat e publikut si më të preferuarat. Në një “mini sondazh”, eksperti Tom Kallaxhi tregon qytetet të cilët preferojnë Borën dhe ato që preferojnë Arbanën.

Lista sipas vendeve:

Në Lezhë fiton Bora

Në Korçë fiton prap Bora

Në Fier është 50 me 50

Në Elbasan fiton Arbana

Në Tiranë Arbana

Në Durrës Arbana

Në Shkodër Arbana

Tërmeti në Kinë, ja si daΙin nga restoranti klientët e tmerrυαr(Video)

Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi goditi një rajon malor të Kinës veriperëndimore, duke vrarë të paktën 118 persona dhe plagosur qindra të tjerë.

Epiqendra e tërmetit të fundit ishte 5 km nga kufiri midis Gansu dhe një provincë fqinje.

Tërmeti goditi qarkun Jishishan në provincën veriperëndimore Gansu në orën 23:59 sipas kohës lokale të hënën, në një thellësi prej 10 km.

Videoja më poshtë tregon momentin kur klientët e një restoranti dalin të tmerruar prej aty, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Kinën.

Klientët dhe stafi duket se vërejnë lëkundjet fillestare, duke ndaluar për një moment përpara se të përpiqen për të ikur menjëherë.

E rëndë/ Sherr në sy të fëmijëυe me ish-grυan, shqiρtari i jep fund jetës

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës pas një debati me ish-gruan e tij, me të cilën sapo ishte divorcuar.

Ngjarja ndodhi në Kalo Nero të Greqisë.

Sipas asaj që është bërë e ditur 50-vjeçari, me armë në dorë ka shkuar në një arë ku punonin bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tyre së bashku me punëtorë të tjerë.

Aty, pas një debati të ashpër me ish-gruan, dyshohet se ka gjuajtur një herë në ajër dhe më pas, teksa fëmijët e tij kanë tentuar ta qetësojnë, dyshohet se ka lënduar veten duke i dhënë fund jetës.

Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.

Ngjαrje trόnditëse në Itali, 41-vjeçari shqiρtar dhunon bαrbarisht dhe gόdet 7 herë me thikë një grua shtαťzënë

Një ngjarje tronditëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në Itali. Një grua 27-vjeçare, Vanessa Ballan, ka vdekur pasi u godit me thikë për vdekje në hyrje të shtëpisë së saj në provincën e Trevisos të martën, ngjarja më e fundit në një valë alarmante të femicidit në Itali,siç shkruan Ansa.

Në trupin e viktimës, u konstatuan plagë të ndryshme me thikë, të paktën shtatë në pjesën e gjoksit. Për më tepër, fytyra e saj ishte e fryrë dhe gruaja ishte rrahur para se të vritej.

Tre muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ndërsa i pari është 4 vjeç. Ajo ishte e martuar që nga viti 2013 me Nicola Scapinello, si ajo me origjinë nga Castelfranco Veneto. Çifti ishte zhvendosur në Riese disa vite më parë, ku Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket.  Në momentin e sulmit brutal, bashkëshorti i Vanessa-s ishte në punë dhe djali i saj 4-vjeçar në kopsht.

Policia ka nisur një gjueti për 41-vjeçarin Bujar Fandaj shtetas kosovar i cili banon në qytetin e afërt Altivole. Viktima paraprakisht e kishte denoncuar të dyshuarin në polici për ndjekje, thanë burimet. Policia e Karabinierëve është fokusuar tek Fandaj pas marrjes në pyetje Burimet thanë se bashkëshorti i viktimës e ka gjetur dhe ka dhënë alarmin. I dyshuari mendohet se ka ikur në këmbë.

Ρetrit Malaj: Nuk iu Ιαshë asnjë ρasuri djemve, sot ata janë me kredi. I rrita me dashυri për dijen dhe kombin, jam krenar për ta

Aktori dhe pedagogu i njohur në Universitetin e Arteve në Shqipëri, Petrit Malaj, i cili tashmë është ambasador i Shqipërisë në Kosovë,  ka treguar në emisionin “Aldo Morning Show” se pasuria më e madhe që ka marrë nga prindërit e tij është dashuria për vendin dhe për njerëzit, ndërsa zbulon se nga pikëpamja financiare, mundësitë e tyre kanë qenë të pakta.

Ndër të tjera, aktori tregon se fëmijëve të tij ai u ka lënë dashurinë për dije, ndërsa është krenar që ka arritur t’i shkollojë, pavarësisht se ata nuk studiuan art sikurse ai.

“Unë jam i kënaqur që investimi që kam bërë për fëmijët e mi nuk më ka shkuar kot.

Shkollimi që ata morën njëri ekonomik, e tjetri juridik nuk ka shkuar kot, ata janë në punë, përpiqen, bëjnë gjithçka.

Ne prindërve na takon të jemi pas tyre në kuptimin e shtytjes dhe kur kanë nevojë në një moment të caktuar për ne, por ata e kanë veten në dorë për gjithçka.

Unë zgjohem i qetë në mëngjes, ata janë bërë me fëmijë.

Por çfarë ka ndodhur tjetër?! Pa dyshim që ata kanë kredi, jetojnë në një shtëpi të tyre.

Kanë marrë kredi sepse babai i tyre nuk e kishte atë mundësi që t’u linte ndonjë shtëpi apo pasuri të konsiderueshme që ata ta trashëgonin më tej.

Megjithatë, unë përpiqem që fëmijët e mi ti marr, se ka ardhur një moment që nuk njohin kushërinjtë e tyre”- u shpreh profesor Petrit Malaj.

Shqiρtarët bëjnë “nαmin” për biΙeta, kυqezinjtë tifozët më të zjαrrtë në Euro2024

Tashmë nuk është më një sekret, dihet botërisht që jemi më të zjarrtit.

Tifozët shqiptarë kanë bërë namin në tregun elektronik për të siguruar një biletë për ndeshjet e Euro 2024.

UEFA informon se kuqezinjtë kanë qenë tepër aktivë në aplikimin e tyre, po ashtu si tifozët vendas të Gjermanisë, si dhe ata të Turqisë, Hungarisë, Anglisë dhe Kroacisë.

Kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të dytë në histori në finalet e një Kampionati Europian, dhe kjo ka rritur entuziazmin e publikut, me miliona shqiptarë që jetojnë në Europë, që nga Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra apo vende të tjera.

Kjo gjë, pra fakti që jetojnë në vendet e BE, i ndihmon shqiptarët për të siguruar më shumë bileta. UEFA informon se kërkesat në total janë tepër të larta. Në fazën e parë në tetor, kur u vunë në dispozicion 1.2 milionë hyrëse në stadiume, aplikuan 20 milionë njerëz. Rritja ishte e madhe për periudhën e dytë nga 2 deri në 12 dhjetor, me plot 30 milionë aplikues nga 206 vende të botës.

Në krahasim me fazën e parë ka rritje të numrit të tifozëve jashtë Gjermanisë, nga 35 në 59 për qind, e kjo padyshim për shkak se u morën vesh ekipet e kualifikuara.

Interesimi është tepër i madh për biletat në vendet më të mira në stadiume, ndërsa pritet që UEFA të organizojë një llotari për biletat që nuk do të kërkohen.

Shqipëria në νendin e kαtërt për çmimin më të shtrenjtë të nαftës në botë, ulja e ραpërfillshme

Një ditë më parë, të gjitha mediat pro qeveritare i dhanë zë “uljes” së çmimit të naftës me vetëm 10-15 lekë për litër. Nafta nga 200 lekë që ishte litri, tani po shitet me 185-190 lekë/litri.

Por kjo “ulje” që vjen pas gjashtë muajsh, as që krahasohet me çmimin që duhet të jetë në të vërtetë. Ditën e sotme, datë 19 Dhjetor, një fuçi nafte në bursën e Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shitet për 72.2 dollarë. Sipas kësaj burse, në Shqipëri çmimi duhej të ishte, 160-165 lekë/litri dhe jo mbi 180 lekë/litri ashtu siç është sot.

Ndërkohë sipas të dhënave nga Global Petrol Price, datë 11 Dhjetor 2023, Shqipëria renditet në vendin e katërt në rang global për çmimin më të lartë të naftës. Pas Hong-Kongut, Monakos dhe Islandës, Shqipëria renditet në vendin e katërt me 1 litër nafte 2.088 dollarë duke lënë pas edhe vende më të shtrenjta si Holanda, Lihtenshtejni, Zvicra apo edhe Singapori.

Ndërkohë edhe në rajon, Shqipëria mban vendin e parë për çmimet e larta, pasi Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia kanë çmime më të ulëta krahasuar me ne.