“Ndër më të rrezikshmet në botë”/ Ish-oficeri bën dekΙaratën e bυjshme: Mafia shqiρtare ka tejkaΙυar Ndraghetta-n

Ish-oficeri i Policisë së Antimafias Italiane, Gianni Pelagonia është shprehur se mafia shqiptare në vitet e fundit është shndërruar në një ndër nga më të fortat në botë.

Komentet Pelagonia i bëri gjatë një interviste, ku tha se në disa aspekte mafia shqiptare ka tejkaluar edhe Ndraghetta-n, sidomos sa i takon transportit të drogës.

Ai tha gjithashtu se Italia ka njohur kryesisht shqiptarët “e këqinj” që kanë vjedhur e bastisur shtëpitë e italianëve.

“Për të përkufizuar mafien, ka një gjykim për mafioz, sepse ka disa karakteristika. Nga pikëpamja e çështjes gjyqësore e procesit nuk mund të thuhet që ka mafiozë, por mafia shqiptare është ndër më të fortat në botë. Ndoshta ka pikëpamja gjyqësore e procesit nuk mund të quhen mafiozë, por kriminaliteti shqiptar për disa çështje ka tejkaluar Ndraghettan.

Sa i takon çështjeve të drogës. Para disa ditësh u bënë disa arrestime në Spanjë. Ne kemi njohur shqiptarët e këqinj fatkeqësisht. Ne kemi njohur shqiptarët e këqinj fatkeqësisht, sepse të mirët paguajnë taksat dhe bëjnë jetën normale si gjithë të tjerët.

Ne kemi njohur si policë, shqiptarë që me disa banda bënin vjedhje nëpër shtëpi, për disa vite na kanë masakruar me vjedhje nëpër shtëpiar. Njerëzit duhet të hyjnë në kulturën e denoncimit. Njerëzit këtu kanë ende vështirësi të denoncojnë. Ky është një problem social që duhet luftuar. Në duhet të jemi një skuadër, qytetarët, policia dhe autoritetet gjyqësore”, tha Pelagonia.

Eurogol, Ylber Ramadani e bën perlën në Itali (Video)

Një super gol kuqezi në Serie A. Ylber Ramadani e ka bërë sefte në kampionatin elitar italian të futbollit.

Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 89’ të ndeshjes mes Lecces dhe Frosinones, duke u dhënë triumfin 2-1 puljezëve.

Mesfushori kuqezi, që u transferua vetëm këtë verë te Lecce, u shndërrua menjëherë në titullar të padiskutueshëm, por iu desh të presë 16 ndeshje për të shijuar golin e tij të parë në elitën e futbollit italian.

Pas ndeshjes Ramadani shpërtheu në festë për golin e tij të parë në Serinë A.

Trαshësia e dëborës arrin në një metër, bΙΙokohen rrυgët, del në terren gruρi i emergjencave

Trashësia e dëborës në fshatrat e Gramshit ka mbërritur në 1 metër.

Reshjet me intensitet gjatë orëve të fundit, dhe era e fortë, në formë stuhie, mësohet se ka krijuar edhe problematika.

Bëhet me dije se aksi rrugor që lidh bashkinë e Gramshit me fshatin Rovje është bllokuar dhe se në terren janë nxjerrë grupet e emergjencave.

Sipas informacioneve, në disa zona nevojitet ndërhyrje e traktorëve me zinxhirë, pasi trashësia e dëborës është e madhe.

Njoftimi:

Gramsh/Trashësia e dëborës në fshatin Rovje arrin në një metër

Reshjet e dëborës që kanë rënë 24 orët e fundit dhe erërat e forta në formë stuhie kanë krijuar problematika. Në disa pjesë të rrugës që lidh fshatin Rovje me qytetin e Gramshit trashësia e borës arrin mbi një metër. Aktualisht raportohet se ky aks rrugor është i bllokuar

Kreu i Bashkisë së Gramshit Besion Ajazi është shprehur se në terren është nxjerrë grupi i emergjencave për të parë situatën, në disa zona duhet ndërhyrë me traktor me zinxhirë pasi trashësia e dëborës është e madhe e terreni tepër i vështirë Fatmirësisht nuk janë raportuar raste emergjente në persona të sëmurë.

Kυzhinieri dibran, ρjesë e bαndës kriminαΙe në Londër, Autoritetet britanike sekυestrojnë kokainën me vlerë 1 milion paund të kthyer në llak

Gjashtë burra, mes tyre një shqiptar, të cilët u kapën nga autoritetet britanike 31 tetor të këtij vitit, nën akuzën e trafikimit të lëndës narkotike kokainë, janë dënuar me burg së fundmi nga Gjykata e Kingston Crown, në Mbretërinë e Bashkuar.

Shumica e bandës u arrestuan në një pronë industriale pranë Dartfordit, teksa përpiqeshin të klasifikonin dërgesën e kokainës nga Kolumbia, e cila kapte vlerën 1 milionë paund.

Shërbimet sekrete kishin arritur të sigurojnë biseda mes narkotrafikantëve të zhvilluara në një pijetore në Chatham, duke diskutuar mënyrat e mundshme për të fshehur kokainën, përfshirë fshehjen e saj në kanaçe me domate ose duke e kthyer kimikisht në një llak për dorezat e dyerve.

PërfundImisht ata zgjodhën të konvertonin kokainën prej 30 kg në llak, i cili më pas u përdor për të lyer 508 doreza fshesash.

Shqiptari i dënuar është Ermal Shtrazi me profesion shef kuzhine në Londër dhe me origjinë nga Maqellara e Dibrës.

Të dënuarit janë:

Yuni Alexis Pacheco Miranda, 65 vjeç, nga The Roundway, Wood Green, në veri të Londrës, burgosur me 29 vjet

Daniel Oliver, 52 vjeç, nga The Parade, Margate, Kent, i dënuar me 29 vjet burg

Ermal Shtrezi, 41 vjeç, nga Lyndhurst Road, Wood Green, i dënuar me 23 vjet burg

Nigel Rogers, 62 vjeç, nga Olympia Way, Whitstable, Kent, i burgosur me 23 vjet

Frank Asante, 49 vjeç, nga Ledbury Road, Notting Hill, në perëndim të Londrës, i dënuar me 18 vjet burg

Terrence Allen, 74 vjeç, nga Wordsëorth Road, Welling, Londra juglindore, i burgosur me 13 vjet

17 νrasje të ραzbardhura në Tropojë, mes tyre atentαtet ndaj Haklajve për të cilat akυzohet Sali Berisha

Prej 1997 – 2002 janë 17 vrasje ende të pazbardhura që kanë ndodhur në Tropojë për të cilat autorët e këtyre krimeve të rënda ende nuk janë vënë para drejtësisë.

Ndër vrasjet më të bujshme janë ato ndaj familjes Haklaj që datojnë që nga 1998 deri në 2000, e ku vajza e fisit Haklaj bën fajtor Sali Berishën.

Pikërisht më 28 prill të këtij viti, Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj udhëtoi nga Suedia për tu marrë në pyetje për më shumë se 12 orë nga prokurorët e Posaçëm. Ajo dëshmoi për denoncimin që kishte bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzoi ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Ajo u mor në pyetje nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.

Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.

Zamira Kita bën rrëfimin e rrallë për jetën dhe mαrrëdhënien me prindërit e bαshkëshortit: Nuk më kanë dashur kurrë, babai i tij νdiq dhe…

Aktorja e njohur dhe e dashur për publikun, Zamira Kita ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj dhe raportet e saj me njerëzit.

Në rrjedhën e historisë së saj, ajo u ndal tek vajza e saj, me të cilën ngeli shtatzanë në moshën 40-vjeçare.

Kita e përshkroi këtë moment si mjaft emocionues, dhe ndoshta kjo shtatzani erdhi nga takimet plot mall që kishte me bashkëshortin, të cilin e takonte edhe rrallë shpeshherë asokohe.

Aktorja tregoi se më herët, në moshën 32-vjeçare se kishte abortuar dhe se shtatzaninë e dytë nuk kishte asnjë arsye për të ndalur. Ishte pikërisht ky moment thotë ajo, që vulosi marrëdhënien e saj të dashurisë prej 14 vitesh, duke e çuar atë drejt martesës.

“Ishte kufiri i kohës sime biologjike dhe atë fëmijë e kisha dëshiruar shumë”, tha Zamira, teksa foli edhe për marrëdhënien që ajo ka me vajzën e saj e cila tashmë është në moshën 20-vjeçare.

Zamira, në podcastin e “Zë me Mirën”, tregoi se për bashkëshortin e saj është detyruar të lë shumë ëndrra mënjanë.

“Kam lënë shumë role në teatër, në film”, thotë ajo, “se nuk i pëlqenin Benit”.

Ajo kujtoi se edhe kur është martuar i është dedikuar tërësisht atij, ndërsa tregon se i tha që do të lërë çdo gjë, vetëm për të.

Ajo shprehet krenare që arriti që emrin e saj e krijoi në Korçë.

Në rrjedhën e këtij rrëfimi, Zamira u ndal edhe tek familja e bashkëshortit, e cila tha se nuk e kanë dashur kurrë si nuse. E teksa nëna si përfundim mundi ta pranonte, babai i bashkëshortit vdiq duke mos i folur dhe mos i dhënë as dorën, ndërkohë që aktorja u përkujdes që atij mos t’i mungonte asgjë gjatë kohës që ai ishte sëmurë.

“Beni nuk ishte xheloz, por kishte problemin e gjykimit në Korçë.

Ata nuk më kanë dashur kurrë, madje e kanë patur tmerr që ai të martohej me mua. Nuk donin në asnjë mënyrë që Beni të martohej me mua. Nëna e tij vetëm kur ne u martuam, më priti, më tha që po të do djali, edhe unë do të dua. Babai Benit nuk më foli kurr, ai ndërroi jetë dhe ai nuk ma dha dorën kurrë ndërkohë që unë jam kujdesur shumë për të edhe në spital. Kur unë i thoja Benit dua të hyj ta takoj, ata më thonin, jo se mund të marrë ndonjë goditje emocionale.”, rrëfeu aktorja.

Kosoνa fiton 4 medαlje në xhυdo

Kosova vazhdon të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze në xhudo. Katër medalje kanë fituar xhudistët e Kosovës në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që u mbajt sot në Prishtinë.

Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë, ndërsa medalje të bronzta fituan Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

Kosova u prezantua me këta katër xhudistë në ngjarjen që për herë të parë e organizon Unioni Evropian i Xhudos. Europiani i Hapur është zhvilluar vetëm në dy kategori. Xhudistët kanë garuar në kategorinë deri 73 kilogramë dhe në kategorinë deri 57 kilogramë. Për medaljen e artë, Akil Gjakova shpërblehet me 55 mijë euro. Fondi i përgjithshëm shpërblyes është 300 mijë euro.

Evropiani në Prishtinë ishte ngjarje suksesi dhe ka dëshmuar se xhudoja kosovare i takon nivelit më të lartë botëror. Edhe organizimi është vlerësuar me nota maksimale nga përgjegjësit e Unionit Evropian të Xhudos.

“Djemtë janë shumë të mirë”- Dy υαj zat i akυzuan për ρërdh* nim, nëna e 16-υ jeçares: Gënjen, është shtyrë nga i fe juari

Nëna e një prej vajzave që akuzuan për përdhunim dy të rinj ka deklaruar se 16-vjeçarja është shtyrë për të bërë kallëzimin nga familja e të fejuarit të saj.

Advertisements

E ëma është shprehur se e bija ka qenë në një lidhje me Andon Shosharin, por janë ndarë dhe më pas është fejuar me dikë tjetër, por pretendon se familjarët e tij nuk e lejojnë të takohet me vajzën.

Rudina Jashari deklaroi se dy të arrestuarit, Andon Shoshari dhe Ardin Nano, janë të mirë dhe se 20-vjeçarin, me të cilin vajza e saj ka pasur lidhje, e ka djalin e kunatës.

Advertisements

“Janë mashtrime, vajza ime është 16-vjeçe e kanë shtyrë të denoncojë Andon Shosharin dhe Ardit Nanon. Gënjejnë, vajza ime është shtyrë të bëjë denoncimin.

Të dy djemtë janë shumë të mirë, janë djem të lagjes. Ai është djali i kunatës sime, vajza ime ka qenë në një lidhje me të para dy vitesh dhe ajo ka kryer marrëdhënie me të, nuk është problem.

Pasi janë ndarë nuk kanë pasur ngacmime. E kanë shtyrë vjehrra, kunati, e burri. Ajo është e fejuar, nuk është martuar akoma. Janë gënjeshtra, presim të marrin masa sepse nuk jam e bindur. Mua smë tha asgjë, nuk më lejojnë ta takoj burri dhe familjarët e saj. I kam shkuar me polici tek shtëpia.

Vajzën nuk ma sjellin tek shtëpia, unë kam për detyrë ta marr fëmijën këtu, tek shtëpia ime, të mos jetë tek vjehrra. E dua vajzën time në shtëpi, s’kam ankesa për dy djemtë janë të mirë”, tha nëna e të miturës.

Të dyshuar për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë janë Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardin Nano, 33-vjeç, të cilët janë arrestuar nga policia.

Ndërkohë që pritet të bëhet e ditur zyrtarisht edhe përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore e kryer mbi dy vajzat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe”, raportoi policia.

Të dyja familjet hedhin akuza kundrejt familjes ku janë fejuar dy vajzat, duke deklaruar se ata kanë inskenuar gjithë këtë ngjarje, për shkak të inatit dhe xhelozisë pasi dy vajzat kanë pasur një marrëdhënie (bashkëjetesë) me dy djemtë.

“Ndihej i rrezikυar”/ Hoxha zbυΙon bisedën me të dënυarin në bυrgun e Peqinit: Më tha se ishin fυtur αrmë

“Ai nuk e dinte se kush do të goditej dhe kishte frikë se do të goditej vetë”

Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj goditi për vdekje me armë zjarri të dënuarin Arben Lleshin.

Gazetari zbuloi se pak kohë më parë ai kishte folur me një të dënuar tjetë në të njëjtin sektor ku ndodhi ngjarja. Sipas Hoxhës ai e kishte telefonuar për t’i shprehur shqetësimin se në burg ishin futur armë, ndërsa i kishte thënë edhe se kjo ngjarje ka disak ohë që ka ndodhur.

“Disa ditë më parë kam folur me një të dënuar që është në këtë sektor dhe kam folur pikërisht për këtë gjë. Ai ndihej i rrezikuar dhe kishte informacion se brenda institucionit ishin futur armë. Ai nuk e dinte se kush do të goditej dhe kishte frikë se do të goditej vetë. Personi që unë kam komunikuar ka qenë i dënuar jashtë shtetit, i dënuar edhe në Shqipëri. Ai i përket kohës ’97-2000, është dënuar si pjesëtar i një nga bandave më të mëdha në jug të vendit. Ai është kapur jashtë shtetit, u dënua atje, u kthye në Shqipëri. Ka diku te 25 vite burg, është personazh i njohur dhe besoj se biseda ime me të është e regjistruar. Ma shprehu shqetësimin sepse ndihej edhe vetë i kërcënuar dhe ndjeu se mund ta godisnin edhe atë. Ai më dha edhe një orientim se kush mund të kishte futur armë brenda në burg, ai më tha gjithashtu se kjo gjë nuk ishte e ditëve të fundit”,-tha Artan Hoxha për euronews.

GΆZETARI GREK I ÇJERR MASKËN GËNJESHTRΑVE GENETIKE TË ΗISTORISË DHE TË EGZISTENCËS SË GREKËVE

TE VETMIT ETNIK NË GREQIN ARTIFICIALE MODERNE JAN SHQIPTARËT, GRUPET E SHUMTA TË TJERA TË ETNIVE NGA KAUKAZI DHE AZIA E VOGËL TË ARDHURA ME NDRIMIN E POPULLSIS SIPAS TRAKTATIT TË LOZANËS NUK KUPTOHESHIN NDËRMJET TYRE, PRANDAJ GJUHA SHQIPE U HOQ DHE U VENDOS GREQISHTJA E RE ( gjuhë kishtare) SI GJUH ZYRTARE.

VENDASIT ARBAN NUK E KUPTONIN GREQISHTEN E RE DHE SULJOTI ARBAN MARKO BOÇARI I ERDHI NË NDIHMË POPULLSIS VENDASE DUKE SHKRUAR FJALORIN SHQIP GREQISHT.

  • Leksiku Modern grek – Shqip
  • Kopje nga Marco Boçaris, 1809.
  • Gjuha shqipe = Shqip
  • Nga Biblioteka Kombëtare e Francës.

Kështu shihet dokumenti i fjalorit të librit të Marcos Botsaris, fjalori greqisht-arban i konsullit francez të shkruar nga Janina François Charles Hugues Laurent Pouqueville me një prekje të kapitenit Arban Souliotis .

Jo, fjalori nuk i referohet asnjë gjuhe serbe apo bullgare, as ruse e as turke, kështu që ai ishte i njohur për popullin shqiptar që von e emertuan grek dhe nuk mësohej në asnjë shkollë greke.

Me siguri nëse ndonjë nga sa më sipër do të ishte e vërtetë, me fjalorin e njërit prej protagonistëve të vitit 1821, i ardhur nga një komunitet i lartë luftarak dhe i mbyllur, do të ishte që asnjë i ri grek nuk do ta shpërfillte, madje do ta demonstronte si një simbol të bashkëpunimit të popujve etj.

Ky fjalor përfshinte gjuhën arbane, pra shqipen dhe ku ishte gjuha e tė gjith heronjve revolucionarë të vitit 1821.

Dhe për këtë arsye nuk do të ishte kurrë e mundur të pretendohej nga shteti grek të zbukuronte bibliotekën e tij kombëtare, sepse nëse kjo do të ndodhte, do të duhej të shkonte drejt… E pashpjegueshme për arvanitasit dhe… nga të tjerë “nuk – ekziston”. *

Këtu shteti grek bëri gjithçka për të zhdukur autoktonët arvanitasit dhe rolin e tyre drejtues në revolucion ata tani do të akuzoheshin për… fjalor shqip?

Gjithsesi, vlames ( vëllezërit) dhe interneti satanik u desh të mbyllte gojën, kështu që gjithçka u mbulua nga errësira e ninullës antiarbane.

* Fjalori u mësua për herë të parë në vitet 1960 si një referencë e thjeshtë për ekzistencën e tij dhe u botua nga Akademia e Athinës në 1980.

Ai u publikua në kopje plotësisht të kufizuara për t’u ndarë me botuesit e tyre dhe disa nga të afërmit e tyre.

Dhe ai qëndroi aty pranë vazove dhe çantave të tij… një objekt kombëtar si deshmi të rrenjeve shqiptare të asaj që sot quhet Greqi

Kështu u zbulua dhe u mbulua historia e pavdekshme që arvanitasit të mos shikojnë tmerrin e tyre

https://de.scribd.com/…/%CE%A4%CE%BF-%CE%95%CE%BB%CE%BB…

———

Fjalori dixhital:

https://arvanitis.eu/…/markou-botsari-lexikon-tis…

https://www.facebook.com/people/Teuta-Ilire-Reka/100088938891669/?ref=embed_video