Kërkesa në Kuνend për ashρërsimin e masës së sigυrisë! Ambasadori britanik jep goditjen të fortë Sali Βerishës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith nuk i kurseu vlerësimet për SPAK-un, duke i dhënë një tjetër goditje të fortë Sali Berishës.

Ish-kryeministri ka deklaruar se SPAK vepron politikisht, por ndërkombëtarët mendojnë ndryshe. Për ambasadorin britanik, puna më e rëndësishme që po bën Prokuroria e Posaçme është se po tregon pavarësi në hetimin e politikanëve nga qeveria dhe opozita.

“SPAK-u është një institucion i pavarur. Do të kenë mbështetjen tonë të plotë për të qenë në gjendje ta përmbushin mandatin e tyre. Në fakt jam shumë i kënaqur, kur shoh që tani kemi parë ministra në detyrë dhe ish-ministra dhe njerëz nga opozita në hetim. Kjo tregon se në fakt cilësia e shtetit ligjor në Shqipëri po përmirësohet vërtet. Njerëzit duhet të fillojnë të kuptojnë se askush nuk mund të jetë imun ndaj ndjekjes penale dhe kjo është me të vërtetë e rëndësishme”, u shpreh ambasadori britanik, duke mos lënë pa përgjigje dhe një pyetje tjetër që implikonte opozitën, e cila është në pritje të një arrestimi eventual të liderit të saj Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK-ut për ashpërsimin e masës së sigurisë.

A dobësohet opozita nga ky akt? Ambasadori nuk komentoi politikisht për përplasjen mes Berishës dhe SPAK-ut apo aktit të pritshëm nga parlamenti, por një mesazh e dha për të gjithë: “U takon institucioneve të zbatojnë rolet e tyre dhe të sigurohen që ato të zbatohen në mënyrën e duhur dhe në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, por sigurisht, nëse ka çështje që duhen trajtuar nga individët, atëherë ata individë duhet të respektojnë ligjin dhe të ndjekin procedurat”, tha ambasadori britanik.

Intervista:

– Është i njohur qëndrimi juaj për zotin Berisha, por me kërkesën për arrestim e kreut të opozitës, besoni se do të ketë një dobësim të opozitës në të ardhmen dhe a ju intereson kjo?

Shikoni, u takon institucioneve të zbatojnë rolet e tyre dhe të sigurohen që ato të zbatohen në mënyrën e duhur dhe në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, por sigurisht nëse ka çështje që duhen trajtuar nga individët, atëherë ata individë duhet të respektojnë ligjin dhe të ndjekin procedurat.

– Por kur flasim për ligjin, ka shumë opinione se SPAK po zbaton standarde të dyfishta, ndryshe për qeverinë dhe ndryshe për opozitën. Për qeverinë është më i butë, për opozitën më i ashpër. E keni vënë re këtë?

Ne shohim që progresi që ka bërë Prokuroria e Posaçme SPAK është vërtet mbresëlënës. Dua të them, këtë vit, ju keni parë një sërë individësh, jo vetëm nga mazhoranca në qeveri, por edhe nga opozita, pra në të gjithë spektrin politik. Kështu që ne e shohim në të vërtetë që SPAK-u po luan rolin që ka, ashtu si duhet të veprojë. SPAK-u është një institucion i pavarur. Është me vend që ne të gjithë t’i inkurajojmë ata të përmbushin mandatin e tyre, por gjithashtu t’i mbështesim ata në këtë drejtim. Do të kenë mbështetjen tonë të plotë për të qenë në gjendje ta përmbushin mandatin e tyre. Por në fakt jam shumë i kënaqur kur shoh që tani kemi parë ministra në detyrë dhe ish-ministra, dhe njerëz nga opozita, dhe kjo tregon se në fakt cilësia e shtetit ligjor në Shqipëri po përmirësohet vërtet. Duhet të bëhet më shumë përparim dhe duhet bërë siç thoni ju, në mënyrë që të gjithë t’i nënshtrohen sundimit të ligjit dhe mendoj se ajo që është e rëndësishme është që njerëzit të fillojnë të kuptojnë se askush nuk mund të jetë imun ndaj ndjekjes penale dhe kjo është me të vërtetë e rëndësishme.

-Shpresoj të jetë kështu. T’ju bëj një pyetje që jua bëjnë zakonisht, megjithëse nuk pres ndonjë përgjigje të kënaqshme prej jush. Ka një listë tjetër non grata nga Mbretëria e Bashkuar?

Unë kam thënë gjithçka që do të jem në gjendje të them për këtë, në thelb procesi duhet të lejohet të ecë në rrjedhën e tij dhe ne do të vazhdojmë me politikën që kam përcaktuar.

-Pra ka?

Siç e kam thënë edhe më herët, Britania e Madhe do të ndërmarrë veprime të mëtejshme kur ta gjykojë të përshtatshme për ta bërë këtë dhe ne do të ndjekim procedurat dhe u takon ministrave që t’i marrin ato vendime, por nuk mund t’ju jap më asnjë tregues sepse nuk do të ishte e përshtatshme për të paragjykuar ato vendime.

-Dhe një sqarim tjetër. Ka zëra që flasin se ambasadori i emëruar shqiptar në Londër nuk ka marrë ende dakordësinë nga qeveria juaj për të nisur zyrtarisht punën. Si qëndron e vërteta?

Padyshim që po ndiqet një proces formal për konfirmimin e ‘Marrëveshjes’ për Ambasadorët. E di që është në proces dhe e kuptoj që vendimi për këtë do t’i komunikohet shumë shpejt Qeverisë së Shqipërisë. Mezi pres të punoj me ambasadorin e ri në fillim të vitit të ri për të krijuar një bashkëpunim pozitiv për vitin e ardhshëm.

-Pra është çështje kohe?

Pra, mendoj se do të dëgjohet shumë shpejt, shpresoj.

Aksident trαgjik në Greqi, υdes shoferi shqiptar, ρΙagoset pasagjeri

Një aksident i rënë i ka marrë jetën një shqiptari në Greqi.

Gjysmë ore pas mesnate, një makinë e drejtuar nga një grek është përplasur ‘kokë më kokë’ me një makinë tjetër që drejtohej nga një 61-vjeçar nga Shqipëria.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një shqiptar kurse pasagjeri mbeti i plagosur.

Hetimet paraprake për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit po kryhen nga Departamenti i Qarkullimit në Dramë.

Aksidenti ku u shυα famiΙja shqiptare, Orjol Lame do të shkojë në gjγq

Orjol Lame, shoferi përgjegjës për tragjedinë e Gaidas ku humbi jetën partnerja e tij Shane Hyseni, djali 1 vjeç e gjysmë Matias dhe motra e vëllai i Shanes, Resat dhe Rejana, do të dërgohet në gjyq.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, prokuroria e konsideron fajtor për vrasje të shumëfishtë në rrugë. Vendimi u mor pas një vlerësimi shtesë që rrëzoi një ekspertizë fillestare.

I riu shqiptar, që drejtonte një makinë tip Fiat Stilo, do duhet që të përgjigjet tashmë për veprimet e tij në gjykatën në Reggio. Një rol kyç në vazhdimin e çështjes kishte edhe avokati Nicola Termanini, përfaqësues i prindërve Hyseni.

Lame ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa dokumente të rregullta natën e aksidentit. Ai kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë

Pavarësisht kësaj, ai nuk u arrestua dhe mundi që të vinte në Shqipëri si pasojë e disa raporteve që mbështetën paaftësinë e tij. Ekspertiza e mëvonshme ka vërtetuar se Lame është në gjendje që të përgjigjet për veprimet e tij.

Lajmi kënaqi familjen e viktimave, por gjykimi aktual pritet që të marrë ende pak kohë, shkruajnë mediat italiane. Kujtojmë se Lame qëndroi për disa muaj në koma pas atij aksidenti.

Lame ishte shpallur i paaftë për të marrë pjesë në gjyq si “pasojë e dëmtimeve neurologjike post-traumtaike me deficenca të sjelljes për t’u rivlerësuar” (Lexo më shumë).

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 Tetor të vitit të kaluar. Orjol Lame, gruaja e tij, Shane, djali Mattias dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana dhe Resati, po ktheheshin nga një darkë në Reggio Emilia. Por makina e tyre u përplas në një shtëpi të pabanuar. Shane, Mattias, Rejana dhe Resati humbën jetën menjëherë si pasojë e përplasjes së fortë./tvklan.al

Mediat greke: Takimi i Mitsotαkis me Rαmën/ Pavarësisht kërcënimeve të Scholz, Greqia i tha ‘jo’ ρranimit të Shqiρërisë në BE

GREQI- Pas ‘përplasjeve’ të Kyriakos Mitsotakis me kancelarin gjerman Olaf Scholz në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, kryeministri grek postoi në rrjetet e tij sociale një foto me kryeministrin shqiptar Edi Rama nga samiti i Brukselit. Në këtë album, Rama ishte i fundit.

Kryeministri grek dërgoi mesazhe të qarta nga Brukseli, në lidhje me çështjen e zgjerimit.

Mitsotakis i dërgoi një mesazh Edi Ramës, i cili theksoi se mund të ketë progres në çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë, me kushtin: Të ketë progres në çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Protothema shkruan se kryeministri grek synon që për Belerin të sigurohet që të vazhdojë gjykimi i drejtë në respekt të prezumimit të pafajësisë. Kryeministri grek në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e përhershëm të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe se e drejta e tij për një proces të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por çështje respekti për shtetin e së drejtës, që është thelbi i procesit të anëtarësimit

https://www.instagram.com/kyriakos_/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a535dcf8-440c-4229-8be9-e5de7cf4aabd

GjinekoΙogu i shqetësuar: S..ksi i ραrαkohshëm dhe me shumë ραrtner është shumë i ρërhapur në Shqipëri

Iftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Dr. Shkëlqim Balili. Ai ka folur më shumë mbi rëndësinë e edukatës seksuale që në vegjëli, problemet shëndetësore që vijnë nga seksi i parakohshëm dhe jo vetëm, duke dhënë këshillat dhe njohuritë e tij…

Si është raporti i lindjeve sot në Shqipëri krahasasuar me vitet më parë?

Sa i përket lindjeve, natyrisht që koha, sistemi dhe shoqëria sot ka ndryshuar. Para shumë vitesh ne në maternitet prisnim 35 lindje dhe 5 operacione në natë. Sot nuk ndodh një gjë e tillë, lindjet janë ulur. Njëkohësisht janë ulur dhe lindjet në moshë të hershme, para moshës 0-15 vjeç. Kushtet në të cilat ne jetojmë sot, janë të tilla që djemtë dhe vajzat fillimisht duan që të mbarojnë shkollën, të fitojnë një pavarësi financiare, të krijojnë një lidhje të fortë. Sot ka më liri, të rinjtë janë të lirë dhe duhet të zgjedhin partnerin e jetës.

Fillimi i marrëdhënieve seksuale në moshë të re, çfarë ndikon tek kjo?

Një nga problemet më themelorë që kanë të bëjnë me riprodhimin, është fillimi i hershëm i marrëdhënieve seksuale. Kjo është shumë e rrezikshme dhe kur mendon që një vajzë 14 vjeç mund të bëjë marrëdhënie, kjo është e papranueshme. Nisemi nga fakti që vetë organet e riprodhimit janë të paformuara dhe penetrimi që mund të bëhet në këto organe, mund të shkaktojë kancer. E dyta, është një faktor që haset shumë këtu tek ne, është dëshira për të bërë seks me shumë partnerë. Një seks që të jetë i shëndetshëm, duhet të jetë vetëm monogamy, duhet të përdoret prezervativi dhe të kryhen disa herë testime për të parandaluar infeksionet seksualisht të transmetueshme. E treta, është shtatzënia e padëshiruar. Ngelja shtatzënë në një trup të paformuar ka një sërë problemesh. Si fillim, nuk mund të mbajë një fëmijë deri në 9 muaj. Pastja mund të ketë probleme të keqformimit, nuk është organizmi i pjekur për të mbajtur një shtatzëni të shëndetshme. Të gjitha këto ndodhin kur nuk kemi arritur në pjekurinë mature të trurit, që të ekzistojë logjika.

Sa flasin prindërit me fëmijët mbi edukatën seksuale?

Unë them që ne jemi mbrapa shumë në këtë aspekt dhe kjo vjen sepse prindërit e kanë tabu që të flasin. Akoma është tabu që t’i tregosh fëmijëve organet gjenitale me emra. Nëna duhet të punojë shumë me vajzën që kur është ende e vogël, që 1 apo 2 vjeç, mbi fiziologjinë. Sepse seksi i parakohshëm dhe me shumë partner është shumë i përhapur. Sot ka djem që duan të kenë 10 partnere. Kemi vajza që kanë bërë marrëdhënie seksuale para moshës 16-vjeçare dhe ato kanë një stress, një traumë psikologjike, janë bërë pishman, sepse kanë parë partnerin me një tjetër. Këtu në Shqipëri, bulizmi, arroganca, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe seksi i egër, janë problem. /TAR

Βerisha në krah të Mitsotakis për çështjen ‘BeΙeri’: Ti Ιejohet betimi! Nëse shρallet i fαjshëm t’i hiqet mαndati

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në nga Greqia.

Në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, ish-kryeministri Berisha tha se Fredi Belerit duhet t’i lejohet betimi, ndërsa shtoi se nëse shpallet i fajshëm t’i hiqet mandati.

“Çfarë po kërkon Mitsotaks? Po kërkon që Beleri të trajtohet njësoj si janë trajtuar shqiptarët e tjerë që nga burgu kanë bërë betimin. Pse e kanë bërë betimin ata? Sepse ai që nuk është dënuar është i pafajshëm.

Nëse pretendon se Beleri ka bërë krim, kur të behet dënimi, t’i merret mandati. Çfarë mëkati është nëse Beleri thotë i përket pakicës greke në Shqipëri? More zotëri ai është ai që ndihet. E ka zgjedhur bota këta punë.”, u shpreh Berisha.

Κrijonte ΙΙogari të rreme në rrjete të ndrγshme sociaΙe, ρranga 26-υjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi akuzohet se krijonte llogari të rreme në rrjete të ndryshme sociale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet K. A., ndërsa u procedua penalisht shtetasja K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet pas një hetimi tremujor, ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The puzzle”. Krijonte llogari të rreme në rrjete të ndryshme sociale, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari. Procedohet penalisht dhe një shtetase tjetër, bashkëpunëtore e tij.

Dy autorët dyshohet se janë të implikuar dhe në veprimtarinë kriminale në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Ndërhyrjeve në të Dhënat Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një hetimi intensiv tremujor, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The puzzle”.

Si rezultat i tij, u bë ndalimi i shtetasit K. A., 26 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin gjeneralitetet të shtetasve të ndryshëm, dhe krijonin llogari të rreme në rrjete të ndryshme sociale. Po ashtu, gjatë hetimeve ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin veprimtari kriminale në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kur të troket fati: Mblidhnin pΙehra, por gjetën një kasafortë me para…

Disa punonjës të një kompanie që merret me mbledhjen e hekurave, kanë gjetur rreth 20.000 funte

pasi hapën një kasafortë të vjetër të cilën e kishin mbledhur për ta ricikluar. 

Ata e gjetën kasafortën e vjetër në afërsi të Ipsëich, Angli, por ndërsa e hapën gjetën shumë e parave, të cilat më pas i dorëzuan në polici.

Këto para kanë qenë në zyrat e policisë prej muajit prill të këtij viti duke pritur pronarin e ligjshëm,

por siç raporton BBC, tashmë ato do të dorëzohen për bamirësi pasi askush nuk i ka kërkuar.

David Dodds, drejtori i punonjësve që i gjetën, tha se do të bëhen dy bamirësi me këto para.

Paratë dyshohet se janë futur në atë kasafortë para shumë viteve, ndërsa mendohet se në zonën ku janë gjetur ka qenë një fabrikë e vjetër e cila thuhet se është shembur.

ΡoΙicja Shqiptare Bën ηαmin Në Tik Tok (VIDEO)

Një efektive policie ka bërë namin në rrjetin social të Tik Tok duke publikuar herë pas herë video nga ditët e punës.

Videot me uniformën blu kanë bërë xhiron e rrjetit duke u kthyer në virale, ndërsa e reja vijon me publikimin e videove më të fundit.

Madje përdor edhe makinën e Policisë për të bërë më interesant kontentin e saj, duke mos e vr arë

mendjen për kodin e etikës që e ndalon postimin me pu/blikimin me uniformën e punës.

Policia që duam vërtetë është moderne, por jo kaq! 

Pasυri endrrash! E dini kush janë 4 gazetaret më të ρaguar në Shqipëri, marrin mbi 1 milion euro..!!

Pasuri endrrash! E dini kush janë 4 gazetaret më të paguar në Shqipëri, marrin mbi 1 milion euro

Të gjithë ne jemi kuriozë për rrogat dhe pagesat e njëri-tjetrit, është diçka tipike shqiptare.

Kur vjen puna për njerëzit e famshëm, kurioziteti është më i madh në lidhje me përfitimet që marrin.

Gazetaria, ndonëse nuk është profesioni më i paguar në Shqipëri, sjell të ardhura të konsiderueshme, sidomos për disa prej gazetareve apo moderatorëve të njohur.

Madje ata arrijnë të marrin shifra marramendëse. Në rrjet po qarkullojnë shumat e parave që fitojnë moderatorët shqiptar. Le te shohim listën e tyre:

Ardit Gjebrea: 300-380 mijë euro në vit; Ermal Mamaqi: 380-400 mijë euro në vit; Arjan Çani: 18 mijë € në muaj; Blendi Fevziu: 37 mijë € në muaj.

E siç duket, Blendi Fevziu është gazetari më i paguar në Shqipëri. Së bashku ata marrin mbi 1 milion euro në vit.