Reagon Jul Deda:”Unë e kam fituar kam fakte, nuk e lë pa sqaruar…”

Jul Deda ka qenë padyshim një nga shtyllat kryesore të këtij sezoni të tretë.

Ndonëse nuk arriti të fitonte çmimin, ai ia doli të ishte në pod-in final përballë Eglës, e cila u shpall fituese.NOAMirëpo, ajo çfarë bën përshtypje është që Juli shprehet më se i bindur se ka qenë ai fituesi real i BBV dhe se pak nga pak do i sqarojë të gjitha dhe se ka fakte.

“Rrugëtim sa i bukur dhe me kleçka të cilat do sqarohen rrugës, nuk i lë pa i sqaruar sepse e di që e kam fituar BB, nëpërmjet fakteve që kam marrë vesh pasi kam dalë. Unë i dija gjërat që kur isha brenda. I kam ditur të gjitha, megjithatë dita të isha korrekt me vendin ku jam futur, me formatin, produksionin dhe çdo gjë. ” – ka thënë Juli ndër të tjera.

Humbi të atin, 12-vjeçari në Pogradec braktis shkollën për të ndihmuar të ëmën: I çoj lekë për bukë!

Zgjohet çdo mëngjes për të shitur lajthi për të siguruar të ardhura për familjen e tij! Kjo është historia e trishtë e Blerimit, i cili është detyruar të braktisë shkollën çdo ditë që familjes së tij mos t’i mungojë kafshata e gojës. Është vetëm 12 vjeç dhe është detyruar të marrë rolin e burrit të shtëpisë.

Sot në Pogradec. Një djalë i vogël hyn në lokal, mbante qeska me lajthi në dorë.

Nuk bezdiste. Thjesht afrohej afër njerëzve. Ata që donin, kërkonin vet. Nuk lodhej për të reklamuar produktin e tij. U afrua tek unë.

Nuk je sot në shkollë?

-U zgjova vonë – më thotë gënjeshtrën e bardhë që unë ta kuptoja.

Po sa vjeç je?

-12 vjeç.

Shkon në shkollë vërtet?

-Shkoj por kur shes lajthi.

Po kur nuk shet?

-Dal të shes, t’i çoj mamit lek për bukë.

Po mami nuk punon?

-Punon kamariere.

Po babi?

-Babi më ka vdekur

Sa kohë ke që shet lajthi?

-2 vite.

Po pse shet lajthi e nuk shkon të mësosh?

-Sepse jam burri i shtëpisë. Unë duhet të mbaj familjen.

Çfarë do bëhesh kur të rritesh?

-Asgjë. Do ngelem burri i shtëpisë.

E dashke mamin shumë atëherë.

-E dua. Shumë. Po ti s’do blesh lajthi?

Jo nuk dua se është mëngjes por lekët po ti jap.

-Jo, nuk t’i marr lekët po nuk i more lajthitë.

Të të bëj një foto?

-Bëje por mos ma nxirr fytyrën

Pse mo?

-Se tallen shokët.

Të tallin që shet lajthi?

-Tallen per shumë gjëra.

Po ti nuk mërzitesh?

-Unë mërzitem vetëm kur nuk shes.

Nuk i mori lekët, as unë lajthitë. Mu duk sikur më mori ditën. Më tërhoqi. I vogël dhe i madh. Shpirtin e çiltër e forcën prej burri. 12 vjeç. Burrë shtëpie!

Egla Ceno bën “t werk” ραra fytγrës së Luiz Ejllit, mos e hυmbisni reagimin e këngëtarit (VIDEO)

Luiz Ejlli dhe Egla Ceno janë bërë bashkë në festën e organizuar mbrëmjen e djeshme për ish-konkurrentët e këtij reality shoë.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit duket qartë Luizi duke performuar në skenë këngën e tij më të re me Getto Geasyn.

Në një moment artistit i bashkohet Egla, e cila vazhdoi të kërcente duke bërë “twerk” para këngëtarit, ndërsa ky i fundit është habitur nga performanca e aktores.

https://twitter.com/krishtidashtun/status/1795193060290125888?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1795193060290125888%7Ctwgr%5Ea9a5fc043593bf08d876ad07cc5d4b5d357281f0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Flifestyle%2Fegla-ceno-ben-twerk-para-fytyres-se-luiz-ejllit-mos-e-humbisni-reagimi-i66644

Kujtojmë që këngëtari shkodran ishte një ndër personazhet më të komentuara në shtëpinë e “BBV”, i cili me lojën dhe humorin e tij bëri për vete një publik të gjerë, duke u shpallur edhe fituesi i BBV2, ndërsa Egla Ceno është fituesja e freskët e BBV3.

Shoferi i droguar dhe i dehur përfundon në oborrin e shtëpisë private në Tiranë (VIDEO)

Një makinë ka përfunduar në oborrin e një banese private në Tiranë. Policia Rrugore njofton se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar shoferin.

Sipas hetimeve ka rezultuar se ai ka qenë me shpejtësi pavarësisht se lëvizte në qendër të banuar, duke humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë është futur brenda rrethimit të brendshëm të një banese private.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.

Por nuk mbaron me kaq. Autoritetet njoftuan se shoferi ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore që i bënin punonjësit e policisë.

Për këtë arsye iu bë një test dhe rezultoi se ishte nën efektin e drogës si dhe në gjendje të dehur.

“Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi policia.

SHIKO VIDEON KËTU

“Të pata thënë vëlla”, Boksieri tregon se e kishte paralajmëruar Bes Kallakun për Xhensilën: Më beso, ke shpëtuar

Bes Kallaku përmes vargjeve të këngës së tij të fundit zbuloi ndarjen konfliktuale me Xhensila Myrtezajn dhe duket se ia hodhi asaj fajin për fundin e martesës.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë aktori dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të tij.

Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-partneren e tij, Xhensilën, për shkak të ndarjes së tyre.

Ndërkohë kënga është shpërndarë nga miku i tij, Kristian Boçi në rrjetin social Instagram, ku ai zbulon se e ka paralajmëruar aktorin për Xhensilën.

“Të pata thënë vëlla”, u shprehet ai, drejtuar shokut të tij. Boksieri thekson se “Besi ka shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu”.

“Mosmirënjohja! Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Ta pata thënë brother Bes Kallaku”, shkruan boksieri.

Kujtojmë që midis dy çifteve, Besi-Xhensila dhe Kristian-Drilona ka pasur një miqësi të ngushtë. Ata ishin të pandarë nga njëri-tjetri, por miqësia e tyre u prish.

Asnjëherë nuk u fol për arsyet se pse dy çiftet, nga rradhët e personazheve VIP, nuk flisnin më me njëri-tjetrin.

“Të pata thënë vëlla”, Boksieri tregon se e

Shqiptari i kapur me 320 kg kokainë në Greqi, Artan Hoxha zbardh detaje të bujshme: 54-vjeçari ka në Shqipëri..

Artan Hoxha ka dhënë detaje nga kapja e 320 kg kokainë në Portin e Pireut, që vinte nga Amerika Latine, ngjarje që çoi në pranga edhe disa shqiptarë nga Patosi, mes tyre 54 vjeçarin Asdren Muharremi.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se droga nuk ishte e destinuar në Shqipëri, siç është thënë në mediat greke, por do të shitej në Greqi.

Gazetari e përshkroi shqiptarin e kapur, Muharremi, si një biznesmen me “biznese të rregullta” në Shqipëri.

“Rasti i fundit i Pireut, kemi trafik të lëndëve narkotike nga Amerika Latine. Mediat greke u munduan ta nxirrnin si linjë trafiku që vjen në Shqipëri, por grupi i kapur nga Patosi, që merren me fruta ekzotike… Asdren Muharremi, 54 vjeç, një nga emrat. Pashaportën e fundit që ka marrë në 2022, në Greqi e njihnin për Andrea. Ka historik të mëparshem, është i hershëm. Në fillim është marrë me trafik heroine. Ka krijuar lidhje të forta në Greqi dhe nga Greqia është marrë me trafik narkotikësh.

Në vitin 2017, ka qenë edhe lufta e famshme në Siri dhe është rast i hetuar nga prokuroria greke sepse grupi i tij kishte krijuar larborator dhe prodhonte një narkotik, që quhej droga e xhihadistëve. E prodhonte në zemër të Athinës dhe e çonin në Lindjen e Mesme. Është dënuar dhe nuk është kapur. Ka qenë me oficerë grekë edhe në këtë rast.

Një nga bashkëpunëtorët që nis ngarkesat nga Amerika Latine, një shtetas grek i njohur, i ndjekur nga DEA, ka qenë i arrestuar për shitje armësh, shkëmbim armësh me kokainë dhe bashkëpunim me FARC. Ka qenë i ekstraduar në SHBA, ka bërë burg atje.

Sasia e kapur, u kap me informacion nga brenda. Kanë qenë dy kontejner me karkaleca që vinin nga Ekuadori. Janë ca karkaleca të mëdhenj që vijnë nga Paqësori. Diku te 8 milionë euro me çmim shumice është kapur, sepse pastaj shkon 30 e kusur milionë euro, çmimi i tregut. Është kapur shtetasi grek. Dërgesa vinte nga Panama, pra kanë lidhje dhe dyshimet janë që shtetasi grek i ka këto lidhje dhe shqiptari hyn te pjesa në Pire.

Thuhej që droga do të vinte në Shqipëri, por më rezulton se ajo do të shitej në Greqi. Pra, nuk ka qenë për Shqipërinë. Personi që u kap, Muharremi, rezulton që në Shqipëri ka patur biznese të rregullta dhe të deklaruara. Janë kapur edhe shtetas të tjerë shqiptarë dhe disa turq.

Kanë filluar hetimet për të parë pjesëtarët e tjerë të furnizuar nga kjo organizatë.

Ajo që tërheq vëmendjen, grupi ka aktivitet të mëparshëm, ka precedent por më tepër ka bërë pastrim paraje. Është hetim që duhet bërë nga autoritetet tona. Jemi në vazhdën e linjave të konsoliduara”, tha Hoxha.

Kush vendosi tritol në hotelin e Ervin Matës? Zbardhet ngjarja

SPAK ka zbardhur së fundmi se kush janë personat që kanë organizuar shpërthimin me eksploziv në hotelin e Ervin Matës, i shpallur në kërkim për trafik droge.

Mësohet se pas kësaj ngjarje qëndrojnë Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Sipas SPAK, Ramazan Rraja ka siguruar një automjet tek njohjet e tij shoqërore në Durrës dhe ka dërguar një nga të afërmit e tij për ta marrë makinën për të realizuar hedhjen e sasisë së eksplozivit në hotel “Victoria”.

“Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme: Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë) dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve shpërthyese”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278/5 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë). Ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.” – njofton SPAK

Ndarja e Xhensilës dhe Besit, shoku i ngushtë i aktorit “plas” b*mbën: Ke shpëtuar vlla, të pata thënë…

Ndarja e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit Besart Kallaku, është një nga ngjarjet që ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë kohëve të fundit.

Disa ditë më parë, aktori publikoi projektin e tij muzikor më të ri “Mosmirënjohja” me një tekst të shkruajtur nga vetë ai të cilin e konsideroi “tekst shpirti”.

Dhe pse komentet lidhur me ndarjen e ish-çiftit kanë qenë të shumta, kësaj radhe zjarrit i ka fryrë edhe miku i ngushtë i aktorit, biznesmeni Kristian Boci.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram-it”, ai ka postuar një foto ku duket që po sheh videoklipin e këngë ‘Mosmirënjohja’ të Besit dhe Eli Malaj, këngë e cila duket se i dedikohet totalisht ndarjes së çifitit.


“Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar njëherë e mirë nga qoftë largu. Të pata thënë brother Bes Kallaku”,-shkruan ai.

E rëndë/ Burri godet me thikë në bark gruan

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, mbrëmjen e kaluar. Një burrë ka goditur me thikë gruan e tij për arsye ende të paqarta. Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në zonën Nikaia, dhe ka qënë gruaja ajo që ka telefonuar policinë dhe ka thënë se është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin, i cili rezulton person me precedent të mëparshëm penal.

Burimet zbuluan se burri kishte një histori arrestimesh për dhunë në familje: një herë në vitin 2021, dy herë në 2022 dhe tre herë në vitin 2024. Çdo herë ai ishte liruar pas një seance gjyqësore. Një tjetër incident kishte ndodhur më 27 prill mes çiftit, por edhe këtë herë burri ishte lënë i lirë. Ai pritet të dalë para drejtësisë për tu njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë gruaja e plagosur mësohet se është në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

U ftua për herë të parë në Kombëtare/ Kush është Medon Berisha, “surpriza” e madhe në listën e Sylvinhos

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho publikoi sot listën paraparake me 27 futbollistë për përgatitoret në kuadër të Euro 2024.

Në listën paraprake u vunë re disa mungesa të rëndësishme sidomos në repartin e sulmit, ku mungojnë Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Arbnor Muja.

Gjithashtu një mungesë e rëndësishme ishte edhe në mesfushë, ku Sylvinho nuk ka preferuar Keidi Baren.

Por përveç mungesave të rëndësishme, në listë ra në sy edhe një afrim i ri.

Bëhet fjalë për mesfushorin Medon Berisha i cili është thirrur për herë të parë në Kombëtare.

Mesfushori 20-vjeçar është në garë për një vend në Euro 2024 në Shqipëri, por nuk do të jetë e lehtë.

Berisha luan për Lecce në Serie A, atje ku aktivizohet edhe mesfushori tjetër shqiptar Ylber Ramadani.

Në këtë edicion, Berisha ka gjashtë paraqitje në kampionatin italian.

Më herët, Berisha ka qenë me të rinjtë e Leçes, ndërsa është zhvilluar edhe tek Young Boys në Zvicër.

Medon Berisha ka qenë së fundmi kapiten i U21 të Shqipërisë.

Më herët ai ka luajtur për Kosovën U21 dhe gjithashtu për Shqipërinë U20 dhe U19.