Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast” mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes së aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezajt.
Moderatorja Megi, pretendon se shkak i ndarjes së tyre dyshohet se është varësia e Besit ndaj alkoolit.
Sakaq, pak momente më herët ka ardhur një reagim prej këngëtarit Stresi i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ka bërë një reagim ndaj deklaratës së Megit për ish-çiftin.
Teksa ka shpërndarë një lajm lidhur me këtë deklaratë ai ka shkruajtur përbri: Meqë jemi pjesë e estradës dhe kemi të drejtën e mendimit, po ti a e di sa varësi ke? Respekt për ish-çiftin.
lirjan Minaj 61 vjeç, i njohur si “Lili”, gjithmonë gati për të buzëqeshur dhe për të bërë shaka u nda nga jeta në mënyrë mizore.
Ai u godit fatalisht nga një njeri i rëndë me probleme mendore të shkaktuara nga varësitë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:00, në godinën në via Fratelli Corradini 6, në Bibbiano di Reggio Emilia. Një shaka në italilisht – kur Riccardo Stefani, lindur në 1983, po i ngjitej shkallëve tek të afërmit e tij, u shndërrua në një debat gjithnjë e më të ndezur.
Kur Stefani i shkoi në banesë, Minaj duhej që t’i kishte dhënë goditje të fortë derës, sepse ajo u rihap menjëherë dhe Stefani me sytë e një maniaku vringëlliu një thikë në dorë dhe si një bishë iu hodh plakut, duke i prerë gjoksin, ndoshta dy herë. Zemra e tij u godit, i moshuari u rrëzua për tokë dhe vdiq në një kohë shumë të shpejtë.
Kush ishte viktima e krimit Bibbiano?
Minaj ka lindur më 29 nëntor 1962 në Korçë, një qytet i bukur i rrethuar me male në Shqipërinë qendrore-jugore, në kufi me Greqinë. Prej disa vitesh ai ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano, ku tashmë jetonin disa të afërm dhe këtu ishte rritur edhe vajza e tij tashmë 19-vjeçare.
Një burrë i thjeshtë, shumë i afërt me familjen e tij, pasionet e të cilit shkëlqejnë në faqen e tij në Facebook: i apasionuar pas futbollit, në imazhin e tij të profilit ai portretizohet i veshur me një fanellë të Ajax para dyqanit zyrtar të skuadrës holandeze.
Një punëtor, i cili kryente edhe mirëmbajtjen dhe pastrimin e vogël të ambienteve të përbashkëta të pallatit ku banonte, nja dy dyer përpara njeriut që më vonë u bë vrasësi i tij.
Burri ishte i dashur nga të gjithë, ai shihej shpesh në shesh me miqtë ose duke bërë pazar në supermarketin Sigma: askush nuk do ta imagjinonte një fund të tillë për të.
Ose më mirë: të gjithë në Bibbiano prisnin që herët a vonë Stefani do ta kalonte kufirin, se do të lëndonte vërtet dikë.
Të gjithë shpresonin se ai do të përfundonte pas hekurave ose në një objekt të sigurt. Por ishte e paimagjinueshme që mendja e tij e sëmurë ta kishte armatosur kundër një plaku kaq të këndshëm dhe të sjellshëm,” përfundon artikulli i shtypit italian.
I ndodhur nën arrest shtëpie, e vetmja dritare komunikimi e Sali Berishës është ajo e ballkonit të tij.
Në ditën e tretë të zgjedhjeve europiane, lideri i Rithemelimit bëri thirrje që të votohet për kandidatët e djathtë mes tyre edhe Fredi Beleri, i cili edhe pse i dënuar me dy vite burg për korrupsion zgjedhor në Shqipëri garon si kandidat i partisë së Kyriakos Mitsotakis “Demokracia e Re”, në zgjedhjet për institucionet e reja te BE.
“Fati e ka sjellë që shqiptarët të jenë sot më shumë votues në Europë sesa në vendin e tyre. Ndaj dhe unë i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e PD kudo që janë të votojnë partitë e qendrës së djathtë. Në tërësi të votojnë për Forza Italia në vendin fqinj, Nea Demokracinë, CDU-në, të votojnë Partinë Popullore Austriake, të votojnë partitë e qendrës së djathtë në Kroaci, Slloveni dhe mbarë vendet e tjera”, bëri thirrje Berisha.
E ndërsa shqiptarët që ndodhen jashtë vendit kanë mundësi të jenë votues në Europë por në vendin e tyre jo, Berisha u bëri një premtim.
“I garantoj se në këtë vend zgjedhje të tjera nuk do zhvillohen pa votën e tyre, pa pjesëmarrjen e tyre. Le të tmerrohet Edi Rama nga vota e tyre, por zgjedhje Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë pa votën e diasporës dhe emigracionit”, tha ai.
Por, ndërsa të djathtë dhe të majtë zotohet përditë e më shumë se se do bëjë të mundur votën e diasporës në zgjedhjet e 2025, kur vjen fjala tek veprat politika ngel në klasë, pasi struktura që ngritën me dakortësi në Parlament nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret për të realizuar këtë të drejte të mohuar për emigrantët shqiptarë.
Përveç flamujve kuq e zi dhe simboleve të tjera kombëtare, në mbërritjen e ekipit përfaqësues në Gjermani, nuk munguan as këngët patriotike.
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit mbërriti pasditen e sotme në Dusseldorf, duke u bërë e para skuadër finaliste e Europianit që zbarkon në Gjermani. Menjëherë sapo mbërritën në aeroportin e Dusseldorf-it, kuqezinjtë u pritën në një atmosferë fantastike.
Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të lartë të aeroportit, por edhe disa fëmijë nga komuniteti shqiptar në Dusseldorf, mirëpritën të parët Kombëtaren Shqiptare, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në Kampionatin Europian.
Siç shihet edhe në videon më lart, fëmijët në kor brohorisnin “Albania”.
Menjëherë më pas Kombëtarja Shqiptare është nisur drejt Dortmundit ku do të akomodohet në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e Euro 2024 në SportCentrum Kaiserau./TV Klan
Duket se rrugët e Armbando Brojës dhe ekipit të Chelsea janë të destinuara të ndahen.
Këtë e vërtetoi dhe vetë futbollisti shqiptare me deklaratën e fundit, ku sulmuesi i Kombëtares kritikoi klubin dhe trajnerin Pochettino që nuk e kishin mbështetur në momentet e tij më të vështira dhe theksoi se ishte gati t’u tregonte të gjithë atyre që dyshonin te ai se çfarë ishte në gjendje të bënte duke veshur fanellën e Shqipërisë në Europian.
Kjo deklaratë ka sjellë dhe reagimin e parë nga Londra, me klubin blu që ka filluar ta “zhdukë” praninë e tij në skuadër që tani. Në një shkrim në faqen e internetit të klubit që u kushtohet përfaqësuesve të Chelsea-s që marrin pjesë në Europian, emri i Brojës nuk figuron askund edhe pse ai pritet të jetë protagonist me Shqipërinë në Gjermani.
“Fat të mbarë të gjithë lojtarëve tanë të përfshirë”, shkruante Chelsea në këtë lajm që kishte emrat e Marc Cucurella (Spanjë), Conor Gallagher dhe Cole Palmer (Angli), Djordje Petroviv (Serbi) dhe Mykhailo Mudryk (Ukrainë).
Askund nuk ishte emri i Brojës, ndonëse edhe ai shkon zyrtarisht si futbollist i Chelesea në këtë Europian meqë kontrata e huazimit të tij te Fullhem përfundoi me mbylljen e sezonit futbollistik në Premier League.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Nato”, Kamëz.
Sipas banorëve të zonës, një shofere duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara për zonën ku ishte, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie duke shkatërruar edhe një pjesë të saj.
Për fat të mirë në momentin e aksidentit, në rrugë nuk ka patur fëmijë apo kalimtarë.
Sipas informacioneve të deritanishme shoferja është plagosur dhe është në gjendje të rëndë.
Paraqitja e Shqipërisë në miqësoren e fundit përgatitore ndaj Azerbajxhanit është pasqyruar edhe në mediat e njohura ndërkombëtare, me spanjollen “AS” që i ka dhënë vëmendje të veçantë lojës që shfaqën kuqezinjtë me të cilët do të ndeshet në grupin e saj përfaqësuesja iberike.
E përditshmja spanjolle i ka kushtuar një artikull ku ka analizuar pikat e forta dhe të dobëta që shfaqën kuqezinjtë në këtë ndeshje të fituar 3-1 nën drejtimin e Silvinjos.
“Pasi mposhti Lihtenshtejnin (3-0), Shqipëria gjithashtu nuk i ndal për të kaluar Azerbajxhanin në miqësoren e dytë dhe të fundit përgatitore para fazës finale. Dy miqësore të rehatshme për të fituar besim dhe për të qartësuar idetë. Njëra prej tyre, që Bajrami, futbollisti i Sasuolos italian, është një nga liderët e kësaj skuadre të SIlvinjos.
Gjysmësulmuesi ishte më aktivi i sulmit shqiptar. Guximi i tij ishte ajo që krijoi golin e parë të ndeshjes. Ramadani përfitoi nga një gabim në nxjerrjen para të topit nga Mustafazada për t’ia dhënë topin Bajramit. Nga jashtë zonës, rreth njëzet e pesë metra larg portës, gjuajti në shtyllën e parë. Ai përfitoi nga përplasja në tokë për të ngatërruar portierin.
Shqipëria dominoi pa probleme, ndonëse krahu i djathtë nuk u mbrohej shumë mirë nga Hysaj, me disa gabime në pasime që ishin disi shqetësuese. Por rivali nuk ishte i një niveli të lartë. Dhe atmosfera ishte si një ndeshje stërvitore. Vetëm disa qindra tifozë mund të shiheshin në tribunat hungareze ku binte shi për pjesën më të madhe të lojës. Dhe e mbajti rezultatin pa shumë befasi përtej goditjes së lirë direkte të Mahmudov nga pozicioni ballor.
Pranë fundit, Rei Manaj shënoi duke përfituar nga një devijim nga një qendërmbrojtës. Laçi bëri 3-0 pasi priti topin shumë komod brenda zonës dhe shmangu sipas qejfit mbrojtësin. Me rezultatin 3-0 dhe vetëm pak minuta të shtuara, intensiteti i mbrojtjes ra. Ndaj nuk mund të nxirren shumë konkluzione nga goli që shënoi Gurbanli për të kompensuar sadopak rezultatin”, ishte analiza e “AS” për ndeshjen e Shqipërisë.
Gjykata e Korfuzit ka caktuar këtë të shtunë 40 ditë burg për Gerald Shehun, autorin e vrasjes së recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, në hotelin ku autori ishte bashkëpronar.
Para trupës gjykuese, raportohet se Shehu ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi viktima e ka sulmuar dhe ofenduar i pari, ndërsa ka kërkuar që të mos kthehet në Shqipëri pasi i rrezikohet jeta.
Ndërkohë autoritetet shqiptare po përshpejtojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë për tu përballur me akuzat.
Ditë të arta për Romeon dhe Heidin. Çifti, i cili nuk ia doli që të fitojë Big Brother, kanë fituar mbështetjen e publikut.
Duket se është pikërisht kjo mbështetje, që e ka bërë Heidin të mendojë për t’u rikthyer përfundimisht në Shqipëri, ku edhe do të bëhet pjesë e ekranit.
Ambicien për të qenë pjesë e botës së televizionit, Heidi e ka shprehur shpesh edhe në daljet e saj për publikun. E pyetur nëse ka plane për televizion, ajo ka pranuar se diçka e tillë është në planet e saj.
“Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do të doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj se mund të isha moderatore, e lezetshme është si gjë. Unë nuk i jap vlera shumë vetes, por të shohim… Më ka marrë malli edhe për Milanon, sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, puna ime…
Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane, por nuk më ka shkuar siç duhej. Nuk më shqetëson fama që kam marrë. Madje ndiej shumë dashuri nga njerëzit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do të isha budallaqe nëse do të mendoja se nuk do të kisha vëmendje. Edhe familjarët e mi janë të lumtur, më shikojnë të lumtur. Mbështetja numër 1 është familja. Kur ke ata, ke gjithë botën”, u shpreh Heidi.
Ndërkohë që ajo dhe Romeo po përgatiten për pushimet e tyre, duket se çifti është edhe në bisedime për kontrata të reja televizive, ku këtë herë kryefjala është Heidi. Nga ana tjetër, Romeo do të ketë një sezon të ngjeshur veror, pasi kërkesat për të qenë në koncerte janë shtuar. Tashmë, në koncerte me të shkon edhe Heidi, e cila shijon atmosferën, por edhe dedikimet romantike që partneri i bën.
Aktori Romeo Veshaj në orët e para të mëngjesit ka performuar në një ndër lokalet e Tiranës së bashku me mikun e tij, këngëtarin Elgit Doda. Romeo u shoqërua nga partnerja e tij Heidi Baçi, ndërsa një moment teksa po këndonte në skenë ai i ka drejtuar gishtin të dashurës së tij.
“Ma thoni si me qesh unë/ kur po më qan zemra./ Veç ka dit ka dit me m’vra,/ e kur më rrejti/ në sy më pa. E keni dit/ e asnjëri nuk ma tha”– ishin disa nga rreshtat e këngës që po performonte Romeo teksa i drejtoi gishtin Heidit.
Kjo e fundi ka postuar videon e aktorit duke kënduar, ndërsa krahas saj shkruan: “Çfarë zemre Romeo Veshaj. Ndonëse pas daljes së çiftit nga “BBV” u përfol për ndarje, dyshja i kanë hedhur poshtë këto aludime duke ndarë me ndjekësit në Instagram foto nga pushimet e tyre së bashku, ku dukeshin mjaft të lumtur.
Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi u njohën dhe u lidhën në “Big Brother VIP”, ndërsa çifti vazhduan romancën e tyre pas daljes nga shtëpia. E teksa fansat janë shumë kuriozë për të ditur nëse çifti do të jetojnë në Itali, shteti ku ndodhet familja e Heidit, apo në Shqipëri tek prindërit e Romeos. Heidi ka folur më shumë për marrëdhënien e saj me Romeon pas daljes nga shtëpia.
“Kur të shkosh në Itali do të shkosh vetëm apo me burrin?”, e pyeti gazetarja, ndërsa ish-banorja tha që do ta marrë Romeon në Itali. “Do marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… E imagjinon dot?”- u shpreh ish-banorja. Së fundmi në rrjet qarkulluan lajme se është krisur marrëdhënia e Heidi Baçit me Bora Zemanin, pas pushimeve të dy vajzave në jug të Shqipërisë.
Aludimet për krisjen e raportit të dy kunatave filluan të qarkullonin pasi vajzat nuk e kishin “follow” njëra-tjetrën në Instagram. Heidi ka folur rreth këtyre lajmeve gjatë një interviste në emisonin “Wake Up”.Ish-konkurrentja iu dha fund aludimeve, duke treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Borën, teksa tha se nuk i ka bërë “folloë” sepse nuk merret shumë me rrjetet sociale.
“I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj ‘follow’. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkroi dhe ajo që ‘si ka mundësi’. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ‘OK’”– tha Heidi.
”Po marrëdhënia me Romeon si po shkon tani që jeni jashtë BBV3?” e pyeti moderatorja, ndërsa Baçi tha: “Është diçka e re jashtë, marrëdhënia është e njëjta. Është pak ndryshe, sikur po njihemi nga fillimi. Në jug nuk ishim vetëm, por shkoi shumë mirë. Unë nuk jam tip që i fsheh emocionet, por ndihem vërtet shumë mirë. Unë jam tip i qetë”.
Por tashmë që lidhja e çiftit po jetohet edhe jashtë fokusit të publikut, dy të rinjtë po merren edhe me karrierat e tyre. Si për Heidin, ashtu edhe për Romeon çmimet për reklamimet janë shtuar në rrjetet sociale. Çifti aktualisht renditet tek personazhet më të kërkuar për spote në rrjete sociale, ndonëse ata janë ende duke mbyllur disa kontrata.
Nga ana tjetër Romeo, tashmë e ka mbyllur me karrierën e tij si moderator dhe është përqendruar tek projektet si aktor, por edhe tek netët live, ku agjenda e tij është pothuajse e gjitha e zënë për sezonin veror. Megjithatë, dyshja ka programuar edhe disa ditë arratisje, për të shijuar disa ditë plazhi.
Ajo që dihet me siguri, është fakti që Heidin do ta shohim gjithnjë e më shpesh në Shqipëri, ku edhe do të kërkojë një vend në ekran. Deri më tani, për Heidin kanë qenë disa ftesa vetëm në ekrane, për të dhënë intervista, sakaq shtatori pritet që të jetë një epokë e re për jetën e saj, ku edhe do të jetë e pranishme më shpesh në televizion.
Në intervistat e saj, Heidi ka folur edhe për periudhën pas përfundimit të “Big Brother”, duke zbuluar se nuk ka folur me asnjë nga ishbanorët.
“Fare. Absolutisht jo. Kam dashur të marr pak veten. Nuk kemi folur. Julin ndoshta mund të takoja”. Më tej, finalistja ka bërë edhe një krahasim mes “Grande Fratello” dhe “Big Brother VIP 3”. “ Kanë qenë të dyja të rënda. Por më ka pëlqyer më shumë “Big Brother VIP 3” këtu, sepse e kam çuar deri në fund, ka pasur më shumë emocione, sfida. Më ka rritur më shumë. Gjuha ka qenë e vështirë, në fillim isha shumë e heshtur sepse nuk i kapja gjërat shpejt. Edhe mënyra e mendimit është ndryshe. Isha komplet në autobus 90% të kohës. Jam shumë krenare për veten”,-rrëfeu Heidi.
Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.
Moderatorja pretendon se shkak i ndarjes së tyre dyshohet se është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje. Sipas Megit se ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, por nuk i kanë zgjidhur dot problemet.
“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, thotë Megi.
Ndërsa më tej ajo ka komentuar edhe këngën “Mosmirënjohja”, të Besit, e cila thuhet se ishte një mesazh ndaj këngëtares.
“Është më shumë një poezi, m’u duk një goditje shumë e ulët dhe tentativë e ulët për të vendosur në gënjeshtër ish-gruan e vet. Pa i hyrë nëse është e vërtetë, ka qenë i vetëdijshëm që do bëhet viral në TikTok dhe njerëzit do krijojnë një histeri publike që do ta ketë në kurriz Xhensila. Ajo do jetë shënjestra si një grua e keqe që me dy fëmijë la Besin, sepse paska qenë mosmirënjohëse”, shprehet ajo
Ndërsa Marsela tregoi se me Xhensilën ushtrohen në të njëjtën palestër, duke e përgëzuar për disiplinën që mban, edhe pse me dy fëmijë të vegjël.
“Xhensilën e kam në palestër, stërvitet dhe është sistematike. Vjen me vajzën e vet, ndonjëherë vjen edhe ma karrocë, fëmija vjen vërdallë dhe ajo e mbaron stërvitjen deri në fund. Ka një disiplinë që më pëlqen. Nuk e kam njohur më parë, por kam një simpati tjetër sepse më ka pëlqyer shumë dhe duket shumë mirë”, tha Marsela