Aksident i rëndë në Kamëz, shoferja humb kontrollin dhe përfundon në oborrin e një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Nato”, Kamëz.

Sipas banorëve të zonës, një shofere duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara për zonën ku ishte, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie duke shkatërruar edhe një pjesë të saj.

Për fat të mirë në momentin e aksidentit, në rrugë nuk ka patur fëmijë apo kalimtarë.

Sipas informacioneve të deritanishme shoferja është plagosur dhe është në gjendje të rëndë.