“I thanë BABIT ke veç 3 muaj jetë”, avokatja rrëfen TMERRIN te Onkologjiku me mjeken Alketa Pere: Nёse do isha burrё do ia vija duart nё fyt derisa t’ia merrja frymёn!

Avokatja Uarda (Albunesa) Gjekaj ka treguar për tmerrin e saj në Shërbimin Onkologjik në Tiranës, më shumë se një dekadë më parë, nisur dhe nga raportimet e ditëve të fundit për mjekët që bënin pazar me pacientët me kancer.

Me ata që gdhiheshin e ngryseshin me sytë nga qielli, me lutjen që Zoti të bënte mrekulli dhe të fitonin betejën me sëmundjen e keqe.

Uarda thotë se për dy vite, nga 2011 deri në 2013 është endur dyerve të Onkologjikut me babain, i cili ishte diagnostifikuar me kancer.

Shkruan Uarda (Albunesa) Gjekaj:

Ishin vitet 2011-2013…

Ai u diagnostikua me tumor akut në pankreas….

Ndodhesha te QSUT në Tiranë. Mjekja na i komunikoi me një ftohtësi befasuese diagnozën.

Atë ditë, gusht 2011, bota mu shëmb bashkë me çdo andërr në sirtar. I dhanë veç 3 muaj jetë dhe na thanë ta nxirrnim nga spitali, nuk kishte ma asnjë shpresë….

Mbaj mend si sot,  zbrita shkallët e atij spitali, u ulu në katin e parë, zura një qoshe dhe me kokë godisja me sa kisha fuqi murin. Si do ia thoja atij të vertetën

Aty bëra mëkatin e parë njerëzor, vura Zotin në dyshim dhe e akuzova që më kishte kthy shpinën…

Pas disa muajsh filloi trajtimi me kimio në QSUT. çdo javë ishte një luftë me sistemin mjeksor.

Ai priste në dhomë I pafuqishëm flakonin e kemios, si shpresa e tij e fundit dhe une nuk mund të dështoja…Nuk më lejohej kurrsesi.

I buzëqeshja me shpirt ndër dhëmbë dhe I thoja: “Mos mbaj merak, sot do e na japin flakonin”.

Dilja nga dhoma e mbipopulluar e onkologjikut dhe shkoja tek dhoma e mjekes “Alketa Pere”. E si mund ta harroj kete emer….- ”Nuk ka flakon sot, me vjen keq. Provo ta blesh në farmaci!” (një flakon në javë kushtonte 1500 euro)

Betohem në Zot, nëse do isha burrë do ia vija duart në fyt derisa t’ia merrja edhe frymën e fundit. Por më kujtohej që ai me priste lart, me sy nga dera që unë të kthehesha me flakon në dorë.

Ato muaj më kthyen në përbindësh në koridoret e qelbura të atij onkologjiku. ëngjëllin brenda meje e ruaja vetëm për atë që më kërkonte edhe një ditë më shumë…..Por ç’mund të bëja unë, veçse ti përgjërohesha Zotit

Sot teksa lexova skandalin e onkologjikut mu rikthy dhimbja dhe pafuqia si e bija e një të dënuari me vdekje në atë spital, ku një I sëmurë terminal ishte një objekt për me nxjerrë ma shumë lekë stafi mjeksor. Ai “objekt ” per ata,  ishte qëndra e botës per mua, im atë.

Se dija që ai ferr vazhdonte akoma sot….

Mjeksia është profesion shumë i rëndësishëm e unë përulem përpara çdo mjeku profesionist dhe human, por ama për ata të paudhë që fatkeqësinë e tjetrit e kthejnë në biznes nuk kam mëshirë.

Paçin mëshirën e Zotit se unë s’ia bëj hallall kurrë, as në këtë jetë, as në tjetrën!

EMRAT e shoqërive tregtare dhe pasurive të SEKUESTRUARA në emër të Kristian e Drilona Boçit si dhe 5 të tjerëve!

Prokuroria e Tiranë ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të biznesmenit Kristian Boçi, të dënuarit për trafik droge E.A, si edhe 5 personave të tjerë që dyshohet se pastronin paratë në kompani të krijuara në vendin tonë.

Mes pasurive të sekuestruara janë 14 shoqëri tregtare, pasi institucioni i drejtësisë ka dyshime se janë pastruar paratë e drogës.

Sekuestro u janë vendosur kompanive ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘MAK-08’, si edhe të firmave të Vladimir Avramit.

Sipas organit hetues, kompanitë ishin në pronësi të familjarëve të Kristian Boçit, ndërkohë E.A rezulton se ka kryer dënimin për drogë në Belgjikë në kuadër të një grupi kriminal.

Me vendimin nr. 3931 regj. themeltar, datë 27.06.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur:

Ne sekuestro pasurite e shoqerisie “Fidalba” shpk me administrator E.A

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “Fidalba” shpk, si më poshtë:

-Pasuria e llojit “Are”, nr. 264/36, ZK 339, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;

-Pasuria e llojit “ndërtesë”, nr. 264/40/ND 2, ZK 339, vol. 22, fq. 81, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;

-Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, ZK 339, sip. totale 2,300 m2 me adresë Fshati Vrinë, me nr. regjistrimi 6769, datë 15.07.2021

-Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021, me nr. 264/33, v. 14, fq. 119 264/32, v. 14, fq 118, mbi të cilën ndodhet pasuria me nr. 264/40ND1, ZK 339; Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2, me adresë Fshati Vrinë, në pronësi të shoqërisë “Fidalba”, regjistruar me nr. 6769, datë 15.07.2021;

-Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall” nr. 264/36, v. 14, fq. 141, mbi të cilën ndodhet pasuria e llojit “ndërtesë”;

-Pasuria e llojit “are”, me nr. pasurie 264/33, sip. totale 4,900 m2, me adresë: Fshati Vrinë, me nr. regjistrimi 1555, datë 23.05.2010;

-Pasuria e llojit “ndërtesë”, 264/40/ND1, vol. 22, fq. 80, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

Ne sekuestro pasurite e Marisa Nitos

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek shoqëritë tregtare të regjistruara në emër të shtetases Marisa Nito, Vladimir Avrami, 

Shoqëria “Dada Clean” shpk, me NIPT M21912035D, e regjistruar në datë 12.7.2022, në të cilën shtetasja Marisa Nito zotëron 100% të kapitalit themeltar me vlerën 100,000 lekë;

Shoqëria “Sapientia” shpk, me NIPT L82315006R, e regjistruar në datë 15.11.2018, në të cilën shtetasja Marisa Nito, zotëron 70% të kuotave të kapitalit themeltar në vlerën 70,000 lekë dhe është Administratore e kësaj shoqërie.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek shoqëritë tregtare të gjistruara në emër të shtetasit Vladimir Avrami, si më poshtë:

a. Shoqëria “EUROPA BUILDING” shpk, me NIPT K31728004B.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek shoqëritë tregtare të regjistruara në emër të shtetasit Kristian Boçi, si më poshtë:

Shoqeria “Mak-08” shpk, me NIPT K81313013K, me kapital themeltar të shoqërisë në shumën 117,000,000 lekë dhe administrator të shoqërisë shtetasin Kristian Boçi.

Shoqëria “Dizi” shpk, themeluar në datë 13.02.2015, me NIPT L51413015E, me Administrator të shoqërisë shtetasin Vlash Bushpepa.

Shoqeria “Gloris Construction” shpk me ortak të saj shtetasin Ender Boçi, zotërues i 5% të kuotave të kapitalit themeltar dhe shoqërinë “Mak-08” shpk, zotërues i 50% të kuotave të kapitalit themeltar.·

Shoqeria “Hec Zall Xhuxhë” shpk, me NIPT L322010370, administrator i të cilës është shtetasi Ender Boçi, zotërues i 100% të kuotave të kapitalit është shoqëria “Gloris Construction” shpk, me NIPT K81629013H.

Shoqëria “Chriss” shpk, me NIPT L64828201C, administratori i të cilës është shtetasi Artur Boçi, zotëruese e 100% të kuotave të kapitalit është shoqëria “Dizi” shpk, me NIPT L51413015E.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara ë emër të shtetasit Kristian Boçi, si më poshtë:

Pasuria e llojit “Njësi”, nr. 1/357-N13/2, sip 35.4 m2, ZK 8270, adresa: “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, në pronësi të Kristian Boçi, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

• Pasuria e llojit “Njësi”, nr. 5/326-N2, vol. 36, fq. 29, ZK. 8270, sip. 189.7 m2, adresa: rruga “Dora D’Istria”, Tiranë, në pronësi të Kristian Boçi, sipas Kontratë Shitje nr. 785 rep., nr. 276 kol., datë 27.02.2017, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2, të ndodhur në Blv. “Zhan D’Ark”, në pallatet e shoqërisë “Gora” shpk, ambienti me nr. 2, kulla nr. 3, e përfituar nga shtetasja Elona Goxhaj sipas kontratës të lidhur me shoqërinë nr. 1541/709, rep./kol., datë 05.12.2007 dhe transferuar të drejtat sipas Akt-Marrëveshjes nr. 5640/1771 rep./kol., datë 30.12.2010 kundrejt vlerës prej 200,000 euro.  Pala blerëse nuk do të kryejë pagesë, pasi pala shitëse ka përfituar nga pala blerëse sipas kontratës nr. 2284/1590, rep./kol., datë 04.05.2009 pasurinë me sipërfaqe totale prej 400 m2 tokë arë, me nr. pasurie 13/39, zk. 3266, si dhe një vilë 4- katëshe të ndodhur mbi këtë pasuri, të ndodhur në Sauk, Tiranë kundrejt vlerës 600,000 euro. Pala blerëse, shtetasja Elona Goxhaj ka likuiduar shumën cash 200,000 euro dhe 200,000 euro të tjera do të paguhen duke u këmbyer me njësinë me sipërfaqe 222 m2. (21.12.2021) me palë porositëse dhe sipërmarrës shoqërinë “Merkaj – 3” shpk në Kompleksin “Mandarine Drive”, me çmim blerje 480,000 euro.

Llogarite bankare te sekuestruara

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë si më poshtë:

•Marisa Nito, Kristian Boçi, Drilona Boçi, Ender Boçi,Eliverta Boçi, Vladimir Avrami.

Shoqërisë “ALFEMET” shpk, me NIPT L51801502B;

Shoqërisë “FERRO CHROME HOLDING” shpk, me NIPT L51621504T; Shoqërisë “FIDALBA” shpk, me NIPT L01718023B;

Shoqërisë “RAMETAL” shpk, me NIPT L41517502C; • Shoqërisë “TRITAL” shpk, me NIPT K91729002T; Shoqërisë “VENTUS” shpk, me NIPT L82212033T;

Shoqërisë “METAL ALBANIA 2014” shpk, me NIPT L01908004U;

Shoqërisë “METAL FORM” shpk, me NIPT M12122501H;

Shoqërisë “MAK-08” shpk, me NIPT K81313013K;

Shoqërisë “HEC ZALLE XHUXHE” shpk, me NIPT L322010370;

Shoqërisë “DIZI” shpk, me NIPT L51413015E;

Shoqërisë “GLORIS CONSTRUCTION” shpk, me NIPT K81629013H;

Shoqërisë “DADA CLEAN” shpk, me NIPT M21912035D;

Shoqërisë “CHRISS” shpk, me NIPT L64828201C.

Caktimin e një Administratori nga Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Iu sekuestruan 50 milionë Euro/ Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi, emra të njohur në rrjetet sociale

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 mln euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë, gruas së tij Drilona Boçi dhe 5 personave të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri. 

Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi

Drilona Boçi zotëron një nga atelietë më të njohura të veshjeve në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në konkurse bukurie si dhe është e diplomuar për drejtësi.

Nga martesa me Kristian Boçin ka dy fëmijë.

Kristian njihet si boksier dhe influencer në rrjetet sociale.

Në Instagram Kristian Boçi ka 95 mijë ndjekës dhe bashkëshortja e tij 85 mijë ndjekës, nga ku tregojnë për udhëtimet, frekuentimin e zonave luksoze e veshjeve të shtrenjta.

Ai njihet gjithashtu edhe për miqësinë e ngushtë me Bes Kallakun.

Midis dy çifteve, Besi-Xhensila dhe Kristian-Drilona ka pasur një miqësi të ngushtë. Ata ishin të pandarë nga njëri-tjetri, por miqësia e tyre u prish.

Çfarë njoftoi Prokuroria

Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se E.A, i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.

Raportohet se E.A, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin Kristjan Boçit dhe shtetasit me iniciale V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.

“Nga hetimet është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna”, informon organi hetues.

Gjithashtu rezulton se janë krijuar shoqëri fiktive, të cilat pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar. Janë dhënë hua në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, si edhe janë krijuar shoqëri me kuota të përbashkëta midis shtetasit me iniciale E. A. dhe Kristjan Boçit, apo midis Kristjan Boçit dhe E.A, duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Pasuritë e sekuestruara të Kristjan Boçit:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro

Italianët të magjepsur me Mario Mitaj, Sky Sport: Pjesë e formacionit të surprizave

Shqiptari Mario Mitaj ka bërë një Europian brilant me Kombëtaren dhe kjo gjë ka sjellë vlerësimin e tij nga mediet ndërkombëtare.

Në Itali, Sky Sport e ka vendosur në formacionin e surprizave.

“E kërkojnë shumë klube italiane. Djaloshi i lindur në 2003 ka shumë teknikë dhe i pëlqen që ta luajë topin. Edhe pse niset nga thellësia e mbrojtjes ai është njëri prej atyre që u krijon shumë shanse shënimi shokëve të skuadrës. Duhet të përmirësohet pak në aspektin mbrojtës, por është një nga surprizat e këndshme të Shqipërisë, e cila u eliminua tashmë”, shkruan “Sky Sport Italia”.

Do largohet nga kombëtarja? Silvinjo thyen heshtjen

Shqipëria për të dytën herë brenda 8 vitesh ishte mes 24 skuadrave më të mira të europës, duke luajtur finalet e një kampionati europian.

Në 2016-n dhe pak ditë më parë, ndryshe nga 2016-ta, ekipi rikthehet i pjesshëm në Tiranë, pa u trumbetuar shumë, pa autobus të hapur dhe pa ndonjë vëmendje të veçantë si 8 vite më parë.

Ndoshta atëherë ishte festë duke qenë se ishte e parë dhe tani, jemi konkurrues nga të cilët pritet më shumë. Nëse në 2016-n De Biasi në krye të atij ekipi shijonte famën, ndërkohë Sylvinho erdhi, qëndroi dy ditë dhe nga kjo e enjte ndodhet në Porto me familjen e tij, për pushime.

Diçka nuk shkon dhe me sa duket dëshira e tij për të vazhduar tek kombëtarja kuqezi nuk është më parësore, madje me sa kuptohet e konsideron si të sigurt dhe këto ditë, deri në 9 korrik kur ka afatin e kontratës po sheh çfarë ofertash i kanë mbërritur menaxherit të tij.Trajneri Sylvinho përgjigjet në një mënyrë evazive.

“Sapo kam arritur në Porto, jam me pushime me familjen. Nuk di asgjë unë, nuk kam folur akoma me stafin (menaxherin). Do i kontaktoj javën e ardhshme.”

Ishim mësuar me De Biasin apo Rejan, që në përfundim të kontratës së parë, nuk diskutonin dëshirën e rinovimit as e kishin në diskutim.

Megjithatë Sylvinho ndryshon në disa aspekte, ai është shumë i ri krahasuar me to dhe përgjithësisht puna e një trajneri kombëtareje është me kohë të pjesshme që e bëjnë relativisht trajnerë më të mëdhenj në moshë.

Nisur nga kjo Sylvinho ishte trajner pa eksperiencë dhe kjo arritje me një skuadër si e jona, domethënë e vogël, i jep më shumë vlera dhe e bëri më të njohur në arenën e futbollit edhe si trajner.

Dhe ajo që bie në sy është që oferta i është bërë përpara Europianit dhe ai nuk ka gjetur asnjë ditë të ulet për ta diskutuar, por është shmangur nën justifikimin e ndeshjeve dhe angazhimit me to.

Me pak fjalë kombëtaren tonë Sylvinho e sheh të sigurt, tashmë pret ca do i vij për të deri më 9 korrik, deri atëherë nëse do jetë edhe federata e gatshme ta presë në këto manovra, jo shumë të qarta.

“Kurrë nuk i kam hyrë në hak vendit tim , kam ndarë kafshatën e fundit me atë që nuk ka”/ Kristian Boçi reagon për herë të parë pasi iu sekuestruan 50 milionë euro pasuri

Kristian Boçi ka reaguar për herë në parë në rrjete sociale pasi iu sekuestruan 50 milionë euro pasuri së bashku me 6 persona të tjerë.

Reagim i plotë:

Zoti nuk na sjell rastesisht një komb.

Për 47 vite i kam dhene më të mirën time, kam ndarë edhe kafshatën e fundit me atë qe s’ka.

Kurre si kam hyre vendit tim në hak as për vjedhje e as për tendera e as me krime as me poste as dhe me nje looje gjëjë që cënon ligjin e vendit tim

E dua Zotin dhe ai më thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj unë ty

Jam kalimatë, në këtë jetë do të testohemi me të miren dhe me të keqen me u perballë

Zoti e bekoftë vendin time dhe për sa të jetoj do bëj vec mirë.

Pas ‘armiqësisë’ prej dy dekadash, ja dhurata që Noizy i bëri Stresit (Video)

Verën e vitit të shkuar armiqësia mes dy reperave Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj mori fund prej gati 2 dekadash.

Një përqafim vëllazëror si dhe një bashkëpunim i parë mes tyre vodhi zemrat e të gjithë ndjekësve.

Pak përpara nisjes së koncertit Noizy i dhuroi një medaljon me gurë diamanti mikut të tij.

Për më tepër ndiqni videon:

https://www.tiktok.com/embed/v2/7385257008590540065?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fpas-armiqesise-prej-dy-dekadash-ja-dhurata-qe-noizy-i-beri-stresit-video%2F

‘3100 euro, operacioni dhe biopsia në klinikën e doktor Mondit’ Një paciente flet për Report Tv: Dola nga spitali me tubat që kullonin plagë

Report Tv ka siguruar dëshminë e një pacienteje me tumor e cila ka bërë analizat e biopsisë dhe operacionin tek Klinika “Megis’ në pronësi të mjekut onkolog Edmond Gashi i cili po hetohet në masë sigurie ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, doktori i cili punonte si mjek në spitalin e Onkologjikut nuk i ofronte shërbimin në shtet pacientëve por orientoheshin drejt klinikës së tij tek Astiri

Pacientja: “Tek klinika Megis i kam bërë të gjithë. Me biopsy e analiza të gjitha. Më tha mua ku do të operohesh. (Shënim: Pyetja që i ka bërë mjeku Gashi) I thashë ku të jetë më mirë. Kaq

Gazetarja: Sa ju shkoi fatura?

Pacientja: 600 euro më bëri biopsia, 2500 euro operimi. Unë desha vetë të operohesha atje. Se më thonin të afërmit e mi që të operoheshin tek privati. Më ndihmuan njerëzit.

Gazetarja: Sa qëndruat e shtruar pas operimit?

Pacientja: Dy ditë. Kam vajtur të enjten kam dalë të shtunën.

Gazetarja: A ndiheshit mirë që të linit ambientet e spitalit?

Pacientja: Aq e kishin dy ditë. Nuk e kisha hequr ata tubat që kullonin plagët. Erdha I hoqa në krye të 5 ditëve.

Gazetarja: I kërkuat ju të qëndronit?

Pacientja: Kaq e ka privati tha 2 – 3 ditë.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. Gjykata e Tiranës rikonfirmoi më 27 qershor 2024 masat ndaj 7 të akuzuarve në dosjen Onkologjiku, me dyshimin se nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.

Ndërkohë mjeku onkolog Edmond Gashi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga agjentët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar me vendim të Gjykatës së Tiranës /Shqiptarja.com

Duken shumë të afërt, çfarë po ndodh mes Bledi Manes dhe Shqipes? Ja cfarë shkruan ajo

Ish opinionisti i ‘Big Brother VIP Kosova’ Bledi Mane pak orë me parë ka ndarë një foto me ish finalisten e shtëpisë me të famshme në vend Shqipe Hysneaj.

Gjatë edicionit Shqipja dhe Bledi nuk kishin raporte të mira, shumë herë kanë debatuar dhe me tone të larta.
Bledi ka publikuar foto në krahët e Shqipes ku shprehet “E mbani mend Shqipen, ka filluar punën në Kosovë si këshilltare e Albin Kurtit”.

Ndërsa Shqipja ka shtuar “Dëgjojeni këtë djalë, se thotë gjithmonë të vërtetën”.

Rrëfimi i polakes së martuar në Shqipëri: Më bënë spiune në këmbim të s*k sit për shefat e Sigurimit!

Nga Afrim Imaj

Në ditët e para të vjeshtës së vitit 1973, në vëzhgimin e rreptë të oficerëve të Sigurimit, ka ngjitur shkallët e selisë së Komitetit Qendror, tridhjetëvjeçarja polake, Barbara (KuiatKouska) Mullolli.

E huaja që jetonte në Durrës qysh nga viti 1961, vinte të rrëfehej te kreu i regjimit për kalvarin e vuajtjeve të shumta me shpresën e vetme se ndërhyrja e tij mund të bënte diçka për fatin e saj.

Pas një sfilitjeje të gjatë me letra e telegrame në adresë të Enver Hoxhës, më në fund ka ardhur përgjigja e shumëpritur se kreu i Partisë kishte vënë “dorën në zemër” dhe kishte rënë dakord të njihej me hallet e saj. Me mbërritjen e lajmit, Barbara Mullolli është paraqitur në orën e caktuar te selia e Komitetit Qendror dhe aty e kanë shoqëruar në një nga zyrat ku e prisnin njerëzit e autorizuar nga Enver Hoxha për ta dëgjuar me vëmendje për problemet që e shqetësonin.

Rrëfimi i saj ka qenë befasues e krejt i veçantë për zyrtarët me përvojë të diktatorit, të cilët e kanë dëgjuar me durim të jashtëzakonshëm për rreth dy orë. Historia e trishtë që tregonte polakja e martuar me studentin durrsak në fillimin e viteve ’60, zbulonte vesin e shëmtuar të dhunës seksuale të oficerëve të Sigurimit me femrat e bukura. Fakti që s’bëhej fjalë për ndonjë zyrtar të rëndomtë, por për drejtues të lartë të Policisë Sekrete, madje edhe për vetë kreun e shërbimit, Feçor Shehu, rastin e bënte më të mprehtë.

Në pjesën e parë të denoncimit, bashkëshortja e kryeinxhinierit të njërës prej uzinave më të mëdha të qytetit bregdetar, shtjellon me detaje rrethanat si ka rënë në kurthin e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme, Kopi N. Për herë të parë, shtjellon ajo, jam dhunuar seksualisht nga ai, kur i shkova në zyrë të merrja leje që të shkoja në Poloni për të vizituar nënën e sëmurë. Herën tjetër, kur më futi në rrjetin e agjenturës sekrete për të përgjuar polakët që punonin në port.

Pakti i fshehtë, sipas saj, nuk kishte qenë për të gjurmuar veprimtarinë armiqësore, por për krijuar rrethana të volitshme për epshet kafshërore të Kopi N. Raportet misterioze ndërmjet tyre kanë vazhduar të tilla disa kohë, deri sa një ditë ajo nuk ka mundur t’i durojë dhe ka kundërshtuar prerë t’i shkojë në shtrat. Reagimi i Kopi N. pas kësaj ka qenë sa hakmarrës, aq edhe monstruoz. Ka qenë ky momenti, kur Barbara Mullolli është vënë në shënjestrën e vartësve të përdhunuesit, të cilët, me urdhrin e tij, e kanë prangosur menjëherë për të dhënë llogari për kontaktet agjenturore me shtetasit polakë që punonin në Durrës.

Që këtej, djallëzia dhe cinizmi pa kufi i kryetarit të Degës, ka legjenduar skenarin vrastar në qendër të të cilit fokusohet “shoqëria” e Barbarës me të huajt. Një lidhje kjo e investuar fshehtas në ditët e “miqësisë” me Kopi N., nga ky i fundit, për të zbuluar fijet e agjenturës së huaj në Portin e Durrësit. Kaq kishte mjaftuar për ta kryqëzuar polaken e gjorë, që përfundoi në Burgun e Kuçovës, e dënuar për spiunazh dhe agjitacion e propagandë. Përtej kësaj ndodhie, 30-vjeçarja e huaj ka rrëfyer në takimin në fjalë të tjera peripeci që “i kanë nxirë jetën”.

Gazeta “Panorama” publikon sot për herë të parë tekstin e plotë të informacionit me shënimet nga takimi i autorizuar nga Hoxha, për të dëgjuar denoncimet e qytetares shqiptaro-polake. Pavarësisht se aty në pjesën më të madhe akuzohet drejtpërdrejt për dhunë seksuale oficeri i lartë, Kopi N., në proceset e fillimviteve ’80, ku u kryqëzua gati e gjithë kupola e Ministrisë së Brendshme, ka rezultuar se Barbara, është detyruar të ndajë shtratin me një mori liderësh të policisë sekrete, madje edhe me vetë shefin e Shërbimit, Feçor Shehu.

E quajtura Barbara (Kuiat-Kouska) Mullolli, me banim në Durrës, punëtore në plastikë, më datë 7.9.1973 është paraqitur për takim me shokun Enver dhe parashtron se: Më 1960, në moshën 18-vjeçare, është njohur dhe martuar në Poloni me Arif Mullollin, i cili është k/inxhinier pranë Uzinës Mekanike Durrës.

Më 1961, vjen në Shqipëri, në fillim si vizitore për dy muaj dhe qëndroi pranë bashkëshortit. Tha se në fillim e emëruan arsimtare dhe më 1963-shin caktohet llogaritare pranë NISH Ushqimores Durrës. Në këtë kohë tek ajo vijnë si vizitorë prindërit e saj që janë me banim në Varshavë.

Në shkurt të vitit 1964, duke qenë e shqetësuar nga njoftimi që i kish bërë familja, se e ëma ndodhej e sëmurë, paraqitet në Degën e Punëve të Brendshme të rrethit të Durrësit, duke kërkuar vizë për të shkuar në Poloni. Pretendon se ish-kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Kopi N. e thërret në zyrën e tij, kyç derën dhe pasi e puth kërkon që ajo të jetë dashnorja e tij. Tha se nisur nga interesi për ta lejuar të shkonte në Poloni, pranoi kërkesën e tij. Dhe kështu ai ndërhyri dhe ajo u lejua dhe qëndroi një muaj pranë familjes së saj. Kur u rikthye në Shqipëri, pas dy javësh merr njoftim për vdekjen e nënës dhe dy javë më vonë lindi vajzë, e cila tani është 9 vjeçe.

Pas këtyre ngjarjeve, me kërkesë të Kopi N. paraqitet në Degën e Punëve të Brendshme ku i thuhet prej tij se Ministria e Punëve të Brendshme e fton për bashkëpunim dhe i rekomandon të lidhet me përfaqësuesit tregtarë polakë në Durrës. Tha se lëshoi dhe deklaratë për bashkëpunim. Kështu nisi t’i shërbejë organeve të sigurimit duke u dhënë informata shokëve që i ishin rekomanduar nga Dega e Punëve të Brendshme.

Pretendon se në tetor të vitit 1964, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Kopi Nika, e merr me gaz dhe bashkërisht shkojnë në një vilë në plazhin e Durrësit, ku do të vinin për takim me të dërguarin nga Ministria e Punëve të Brendshme… Tha se me të hyrë në vilë, ku nuk kish asnjë njeri, Kopi kyçi derën, vendosi pistoletën mbi tryezë dhe gjysmë i zhveshur tentoi ta nënshtronte, por ajo u vetëmbrojt. Tha se u paralajmërova prej tij të mos guxonte t’i thoshte askujt mbi këtë ngjarje. Dhe qysh atëherë nuk u mor më në takim me të, por u vu në lidhje për bashkëpunim me Ylli H., oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u tregua “i parregullt”, duke mos respektuar takimet me të.

Për këtë arsye dhe për shkak se kishte nisur të zhvillonte kontrabandë monedhe midis diplomatëve polakë dhe një polakeje me banim në Korçë, e frikësuar se do të diktohej dhe do të mbahej qëndrim, në muajin shtator 1966 paraqitet te diplomatët polakë në Durrës dhe pasi i vë ata në dijeni për lidhjet e saj me Sigurimin shqiptar, kërkon që ta ndihmojnë që të rikthehet në Poloni, por pa rezultat deri nga fundi i vitit 1969, kohë që arrestohet dhe dënohet me 17 vite burg si agjente e zbulimit të huaj.

Tha se bëri vetëm tri vite e katër muaj burg dhe u lirua në janar të këtij viti. Tha se gjatë këtyre 7 muajve, pas daljes nga burgu, keqtrajtohet, lihet të punojë punëtore me tri turne, me gjithë kushtet shëndetësore jo të mira. Pretendon se edhe mjekët kanë frikë ta ndihmojnë. Tha se në mars 1973 është ndarë me bashkëshortin dhe krijoi marrëdhënie për martesë me të quajturin Mirash Sufaj, 28 vjeç, dispeçer në hekurudhën e Durrësit, të cilin për arsye se u martua me këtë e pushuan nga puna.

Shënim: Ne e pyetëm: “A i keni denoncuar më parë këto pretendime?”. Tha se i ka denoncuar në hetuesi kur është arrestuar, po dëshiron t’i dijë edhe shoku Enver.

I thamë se për pretendimet që ka për të mos punuar me turne se është e sëmurë, sipas rregullave t’i drejtohet komisionit mjekësor dhe organeve lokale të pushtetit.

Për pushimin nga puna të Mirash Sufajt, i cili siç tha ajo është me origjinë nga Zagora e Shkodrës, i thamë se ai mund të punojë në ato fronte pune që i rekomandojnë organet lokale të pushtetit.

E pyetëm se ku u njohët me Mirash Sufajn, që dy muaj pasi u ndatë me bashkëshortin bëtë martesë me të. Na tha se ai kishte dëgjuar se ajo u nda me të shoqin dhe një ditë e ndali në rrugë dhe i propozoi për martesë. Duke qenë e vetme dhe pa përkrahje, e pranoi propozimin e tij.

Mendoj se kjo e huaj, e dënuar si agjente e zbulimit të huaj, duhet parë mirë nga organet përkatëse nëse vlen të mbahet akoma në Durrës.

DËSHMIA: BARBARËN E PËRDHUNOI FEÇOR SHEHU

Barbara Kuiat-Kouska, polakja që ra në kurthin e oficerëve të Sigurimit për hiret e bukura, nuk i ka shpëtuar lakmisë perverse të Feçor Shehut, ish-kreut të Ministrisë së Brendshme, të njohur për sjellje monstruoze me femrat. Fakti i panjohur është bërë i ditur në procesin gjyqësor të vitit ’83, kur njëri nga funksionarët e lartë të shërbimit të fshehtë që operonte në Durrës, ka dëshmuar se ish-ministri ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me Barbarën, kur ajo ishte rekrutuar si agjente e Sigurimit.

Denoncuesi L.P., i penalizuar edhe vetë për sjellje të pamoralshme me femrat, ka treguar më tej rrethanat në të cilat Feçor Shehu, i imponohej 30-vjeçares së huaj për të bërë seks jashtë dëshirës së saj. “Feçori, ka vijuar ish-kreu i degës së Durrësit, rekomandonte shpesh vajza të bukura për t’i afruar në rrjetin e shërbimit, që t’i bënte pre të gjahut të tij”. Të tjerë dëshmitarë nga dega e qytetit bregdetar kanë pohuar rast pas rasti orgjitë e Shehut me shqiptaro-polaken, që u dënua me 15 vjet heqje lirie për spiunazh dhe agjitacion e propagandë.