Ushtria libaneze braktis bazat në kufi, hyrja e izraelitëve, “çështje minutash”

Ushtria libaneze ka evakuuar pikat e vëzhgimit në kufirin jugor të Libanit me Izraelin dhe është zhvendosur në kazermat në fshatrat kufitare, tha një burim libanez i sigurisë për CNN.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant u tha më parë krerëve të këshillave rajonale në Izraelin verior se “faza tjetër” e luftës së Izraelit kundër Hezbollahut “do të fillojë së shpejti”.

Deklarata vjen pasi ushtria izraelite shpalli një zonë të mbyllur ushtarake rreth tre qyteteve në veriun e largët në kufirin e saj me Libanin. Pritshmëritë janë të mëdha për një ofensivë të afërt tokësore në Liban.

Ndonëse disa raportime flasin se invazioni izraelit ka nisur tashmë, diçka e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sakaq, forcat libaneze kanë deklaruar se janë kundërpërgjigjur duke ‘gjuajtur me raketa pozicionet ushtarake izraelite në lartësitë e pushtuara të Golanit’.

Ata thanë se gjuajtën gjithashtu një raketë lundrimi me rreze të gjatë kundër anijeve në Kfar Giladi, një komunitet kooperativist rural i njohur si “kibbutz”, dhe thanë gjithashtu se kishin në shënjestër një vendbanim në Izraelin verior me një “salvo raketash”.

Në një deklaratë të veçantë, Hezbollahu tha se kishte lëshuar raketa “Fadi 1” në zonat në veri të Haifës.

Skandali i Diddy-t! Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale

Që kur rasti i P Diddy u ekspozua për publikun, shumë prej tyre kanë qenë dyshues ndaj çiftit Jay-Z dhe Beyonce. Ata dyshohet se janë përfshirë në skandalin e egër të festës së reperit kontrovers.

Beyonce së fundmi ka humbur deri në katër milionë ndjekës në Instagram. Beyonce, e cila fillimisht kishte 320 milionë ndjekës, papritur ra në 316 milionë.

Nëse e kontrolloni tani, llogaria e Beyonce ndiqet nga 315 milionë dhe parashikohet të vazhdojë të ulet.

Shumë njerëz mendojnë se Beyonce ka luajtur një rol në mbajtjen e sekreteve të P Diddy. Ai dhe Jay-Z zgjodhën të heshtin edhe pse publiku po vëlonte nga komentet në llogaritë e dy artistëve.

Ndërkohë, reperi 50 Cent po punon për një dokumentar për të zbërthyer skandalin P Diddy për të rikthyer emrin e mirë të hip hopit.

A do të flasë ai për Jay-Z dhe Beyonce, të cilët janë të lidhur me Diddy? Kjo mbetet per tu pare.

Rrjeti shpërthen ndaj çiftit të njohur, janë bashkëpunëtorë në skandalet e Diddy-t?!

P Diddy, themeluesi i “Bad Boy Records”, po përballet me akuza të rënda në mediat amerikane, duke përfshirë vrasje, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Megjithëse për disa nga akuzat ai është shpallur i pafajshëm, fansat vazhdojnë ta akuzojnë për përfshirje në vdekjet e disa prej emrave më të njohur të muzikës, si Tupac Shakur, The Notorious B.I.G., Aaliyah dhe Michael Jackson.

Sipas thashethemeve të fundit në rrjet, Beyonce dhe Jay Z thuhet se janë përmendur si bashkëpunëtorë të tij, me qëllim eliminimin e rivalëve të tyre në industrinë e muzikës. Këto akuza kanë shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku të dy artistët po humbasin ndjekës.

Një nga vdekjet më të diskutueshme është ajo e yllit të muzikës Aaliyah, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident ajror në 2001. Dyshimet për vrasje të manipuluar kanë qarkulluar për vite me radhë, duke përfshirë edhe akuzat që Beyonce kishte interes për të larguar Aaliyah si një konkurrente e mundshme.

Përveç Aaliyah, edhe vdekja e papritur e Lisa “Left Eye” Lopes dhe Michael Jackson është përmendur nga fansat si raste të mundshme që lidhen me Diddy-n, përmes spekulimeve të pandërprera në media.

Gjyqet e ardhshme për P Diddy-n priten të sjellin zhvillime të reja dhe mundësi për përfshirjen e emrave të tjerë të njohur nga industria e muzikës, për të cilët ai ka sugjeruar se mund të jenë pjesë e këtij rrjeti të errët.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 1 Tetor 2024

Dashi:

Sipas horoskopit nesër dhe pasnesër Hëna do të jetë në aspekt të kundërt. Gjatë 48 orëve të ardhshme, një tension që mendonit se e kishit kapërcyer ose një sëmundje e vogël fizike mund të rishfaqet. Bëni kujdes. Megjithatë nga e enjtja do të ktheheni në formën më të mirë.

Demi:

Nesër duhet të filloni të mbani veten larg tensioneve në dashuri, veçanërisht nëse keni dalë së fundmi nga një krizë e vogël. Me Venusin në disonancë do të ishte më mirë të bëni ca më shumë kujdes, të paktën deri në gjysmën e muajit tjeter.

Binjakët:

Nesër do të keni Hënën në Peshore dhe Venusin në Ujor. Dy “zonjat” e zodiakut do të jenë në një aspekt të favorshëm: premton të jetë një ditë emocionuese në dashuri kjo e martë, gjithnjë nëse dëshironi të përfshiheni. Ditë ideale në kahun tjetër, edhe për të rikuperuar një marrëdhënie në krizë.

Gaforrja:

Kohë shumë interesante për projekte të reja pune, kontrata dhe përvoja risi. Nëse jeni gati të mbyllni një marrëveshje të rëndësishme, më mirë të vazhdoni me shumë kujdes: katrori i Hënës mund të shkaktojë disa ngërçe ose vonesa të vogla.

Luani:

Nga nesër yjet mund të sjellin disa lajme që do të duhet të mësoni t’i menaxhoni me inteligjencë dhe pjekuri. Qëllime të reja ju presin për të arritur, sfida të reja për të kapërcyer, sidomos pas një fitoreje të vogël që keni arritur së fundmi.

Virgjëresha:

Siç e parashikon horoskopi , këtë të martë, edhe nëse Hëna nuk do të jetë më në shenjën tuaj, mund të mbështeteni në një Jupiter, Mars dhe Venus të bukur për të çuar përpara projektet tuaja. Kjo periudhë është veçanërisht premtuese për planifikimin e një të ardhmeje të re.

Peshorja:

Nesër do të jetë dita më e mirë për të shëruar një marrëdhënie, për të ndrequr një siklet në dashuri. Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë atje deri të mërkurën, Afërdita do të jetë në aspekt të shkëlqyer: çfarë mundësie më të mirë do të donit për t’u shkundur?!

Akrepi:

Nesër do të bënit më mirë t’i vini kapakun disa gjërave, veçanërisht në sferën personale dhe sentimentale. E ndërkohë, paralelisht të përpiqeni të rivendosni paqen rreth jush. Këto nuk janë ditë të frytshme për të vazhduar beteja apo për t’u përfshirë në gara.

Shigjetari:

Nëse keni disa kohë vetëm, duhet t’i shfrytëzoni këto ditë për të parë përreth, për të takuar njerëz të rinj. Ndërsa i afroheni pranverës, dëshira për të dalë nga guaska juaj, për t’u rikthyer në lojë, në ndonjë angazhim të ri, rritet e bashkë me të edhe iniciativa. Sa kohë ka kaluar që kur jeni përballur me një sfidë të re?

Bricjapi:

Sipas horoskopit, nga nesër deri në fund të verës yjet do t’ju inkurajojnë të përfshiheni nëse keni projekte të reja që do të dëshironit të filloni. Ju duhet të veproni, të lëvizni në javët e ardhshme, e ta bëni këtë me besim dhe vendosmëri.

Ujori:

Të kesh Marsin dhe Venusin në shenjë do të thotë të kesh një avantazh në nivel emocional dhe jo vetëm. Dëshira për të ndryshuar ekuilibrin tuaj karakteristik, për të mënjanuar gjithçka dhe për të filluar nga e para bëhet gjithnjë e më bindëse. Ajo që ka rëndësi do të jetë të veprosh me mençuri dhe saktësi.

Peshqit:

Një lajm i mirë mund t’ju vijë nesër, ose në ditët në vijim, nëse ka projekte apo marrëveshje në pritje. Nëse tani e tutje vëreni dikë që nuk dëshiron të kujdeset për interesat tuaja, mund të vendosni të kërkoni që të largohet nga jeta juaj.

Greqi, fëmija 5-vjeçar përd* unohet në kopsht, arre stohen edukatoret

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Aleksandropoli të Greqisë, ku një fëmijë 5-vjeç është përdhunuar në kopshtin e fëmijëve.

Sipas informacioneve të protothema.gr, ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se i mituri është përdhunuar. Nga ekzaminimi rezultoi se pesëvjeçari ka lëndime nga gishti apo ndonjë objekt si lapsi, ndërsa është përjashtuar mundësia që të jetë dhunuar nga një organ gjenital.

Ndërkohë, babai i fëmijës tha se pesëvjeçari është në gjendje shumë të keqe psikologjike. “Ai është si një i sëmurë në shtëpi, as zërin nuk ia dëgjojmë”, tha ai.

Prindërit e të miturit tregojnë se djali i tyre ishte një fëmijë shumë i gjallë dhe tani ai nuk dëshiron as të flasë. Dyshohet se fëmija ka përjetuar tmerrin nga bashkëmoshatarët e tij.

“Gjithçka që na kërkoi është që të mos flasim më për këtë problem, ai është shumë i lodhur pasi është kapur dhe marrë në pyetje nga persona të tjerë që kanë marrë vesh për ngjarjen. Është kaq e vështirë për ne dhe për psikologjinë e gjithë familjes. Po mundohemi të jemi të fortë por është shumë e vështirë”, thekson ai.

Njëkohësisht, babai i pesëvjeçares tregon se fëmija nuk dëshiron të kthehet në kopshtin specifik në Aleksandropoli, pasi ndjen tmerr.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy edukatoret, të cilat akuzohen për neglizhencë të mbikëqyrjes.

Ka humbur kujtesën në Greqi / ADN-ja konfirmon familjen shqiptare të Petros, premtimi për nënën: Do të bëj gjithçka që të më kujtoheni

ADN-ja ka konfirmuar se Petros, një burrë që prej më shumë se 20 vitesh jeton në Greqi dhe i cili ka probleme me memorien, është shqiptar dhe djali i një zonje nga Shqipëria që shkoi në Athinë pasi e njohu nga fotografia në televizionet greke.

Petros nuk mban mend shqip, dhe nuk kujton as nënën, vëllezërit apo ndonjë gjë tjetër nga e shkuara e tij.

Sipas identifikimit të ADN-së, të bërë nga vetë Petro dhe nëna e tij, rezultatet e të cilit dolën sot, zonja nga Shqipëria është 99,9999% nëna e tij biologjike e tij. Dy vëllezërit e tij prej vitesh jetojnë në Kamena Vourla.

“Lloji gjenetik i S… Vitoria ka 2,880,476 herë më shumë gjasa të vijë nga nëna biologjike e personit amnemonik duke përdorur shifrat Koutsoukis Petros se çdo person tjetër i zgjedhur rastësisht, që korrespondon me një shans 99,999% për mëmësi. Rezultatet e mësipërme demonstrojnë se S… Vitoria është nëna biologjike e personit amnemonik që përdor identitetin Koutsoukis Petros”, thuhet në përfundimin e një krahasimi të mostrës së ADN-së.

“Jam shumë i lumtur. Aty ku nuk kisha familje, tani e kam. Fatkeqësisht ende nuk i mbaj mend, por do të bëj gjithçka për t’i pasur në jetën time”, tha ai.

Ai nuk e mban mend gjuhën shqipe dhe me nënën e tij flet duke përdorur një përkthim nga vëllai i tij, i cili flet greqisht.

“Do të bëj gjithçka që të më kujtoheni. Ndihem shumë keq që nuk mbaj mend asgjë”, shtoi ai. “Por kuptova se isha në mjedisin e duhur”. Ai sqaron se nuk ka asnjë problem nëse familja e tij ishte greke apo nga Shqipëria, ndërsa preferon “Petros” sesa “Petrit”, pasi vetëm këtë emër e mban mend për vete.

“Ndihem shumë, shumë i lumtur. Ndjej se diçka e mirë do të ndodhë në jetën time, sepse për kaq shumë vite nuk i mbaj mend njerëzit që kam dashur dhe do t’i dua derisa të vdes. Jam në një det lumturie dhe gëzimi nuk kisha një familje për kaq shumë vite dhe tani e kam atë. Këto ditë kur u afruam pashë dashurinë që më ofronin dhe çfarë dashurie ndjejnë për mua. Nuk i mbaj mend dhe kjo është ankesa ime e madhe”, tha Petro për Live Neës.

Tashmë problemi është që Petros të marrë dokumente ligjore, jo më kartën e identitetit grek, por të marrë një leje qëndrimi në vendin tonë, në të cilin ka jetuar, me prova, qoftë edhe pa letra, të paktën 30 vitet e fundit.

“Bjerini, bjerini”, momenti kur Gazment Bardhi tenton të godasë me një këmbë karrigeje Spiropalin (Video)

Në më pak se 30 minuta, u zhvillua seanca plenare këtë të hënë e shoqëruar me një sërë tensionesh.

Që në nisje të saj, në orën 17:00, deputetët e PD-së ashtu siç kishin paralajmëruar krijuan kaos në sallë. Ata hodhën sende në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Por një incident i rëndë me protagonist Gazment Bardhin u regjistrua.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dëgjohet teksa përplaset verbalisht në distancë me kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe më pas u bën thirrje deputetëve të tjerë që të hedhin sende të forta në drejtim të saj.

“Bjerini, bjerini”, dëgjohet të thotë Bardhi teksa ai vetë hedh në drejtim të Spiropalit këmbën e një prej karrigeve të shkatërruara të Kuvendit.

Video Player

00:00

00:32

Sulmi i Bardhit në drejtim të kryeparlamentares ndalet nga një prej gardistëve, i cili i devijon drejtimin këmbës së karriges së hedhur nga Bardhi duke përdorur një dosje.

Për këtë monedhë dy euro mund të merrni mbi 2500 euro

Monedhat e rralla dy euro janë shumë të njohura për momentin. Veçanërisht interesante janë ato të emetuara në numër të vogël, për të cilat koleksionistët paguajnë një pasuri të vërtetë.

Mes tyre spikat një monedhë e rrallë nga Këlni, e cila tani vlen më shumë se 1000 herë më shumë se vlera e saj origjinale, raportojnë mediat gjermane.

Gazment Bardhi përfundon në spitaaI me pl agë në këmbë! Çfarë ndodhi me kreun e Grupit Parlamentar pas tensioneve në Kuvend

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka njoftuar se Gazment Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të sotme në Parlament.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lela sqaron se Bardhi ka marrë plagë në këmbë, pasi i ka rënë foltorja dhe aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Alfred Lela: Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme. I urojmë shërim të shpejte.

Kujtojmë që seanca e sotme parlamentare u shoqërua me tensione. Deputetët e Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

Në fillim të seancës, ata bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hodhën sende të forta ndaj kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, teksa ajo njoftoi vakancën e krijuar me ndërprerjen e mandatit të deputetit Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, pas dënimit të tij me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë.

FOTO/ Sara Hoxha vishet me fustan të bardhë, ja si reagon mamaja e Ledrit

Bloggerja e njohur Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një foto të re, ku shfaqet me një fustan të bardhë elegant.

Ky postim ka ngjallur interes, sidomos pasi ish-vjehrra e saj, Xheraldina Vula, mamaja e reperit Ledri Vula, e ka pelqyer atë.
Sara dhe Ledri kanë pasur një lidhje të gjatë dhe kanë një vajzë së bashku. Megjithatë, pas një romancë që zgjati disa vite, çifti vendosi të japë fund marrëdhënies rreth një vit më parë.

Ky postim i fundit i Sarës dhe reagimi pozitiv nga Xheraldina mund të sugjerojnë një marrëdhënie të mirë mes tyre, pavarësisht ndarjes.

Sara Hoxha vazhdon të jetë një figurë e rëndësishme në botën e mediave sociale, duke ndarë jo vetëm stilin e saj, por edhe momente nga jeta e saj personale, duke mbajtur gjithmonë interesin e ndjekësve të saj.