Dalin detaje të reja nga krimi në familje në Itali, 12-vjecari u gjet i mas akruar, i pari që është vrarë ka qenë …

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ditën e dielë, ku një 17-vjeçar ka vrarë me thikë babain, nënën dhe vëllain e tij të vogël.

Mediat italiane raportuan se fillimisht 17-vjeçari i tha policisë se ai e vrau babain në shënjë hakmarrjeje, pasi kur u zgjua nga gjumi e pa atë me thikë në dorë mbi trupat e pajetë të nënës dhe vëllait të tij 12-vjeçar.

Por pas ekzaminimeve të para u pa se në trupin e 17-vjeçarit nuk kishte asnjë shenjë dhune, prandaj adoleshenti pranoi se ishte ai që i kishte vrarë të gjithë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në në Paderno Dugnano, provincë e Milanos, ku viktima mbetën Fabio Chiaroni, 51 vjeç, nëna e tij Daniela Albano, 49 vjeç dhe vëllai i tij Lorenzo, vetëm 12 vjeç u gjetën të pajetë në dhomën e fëmijëve me shenja të shumta nga të qëlluarat me thikë.

Ata ishin të veshur me pizhama, çka mund të tregojë se janë vrarë në gjumë. Hetuesit italianë po mundohen të zbardhin arsyet e këtij krimi makabër.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se i pari që është vrarë ka qenë djali 12-vjeçar dhe mbi të ka shumë shenja dhune. Ngjarja ndodhi pas festës se 51 vjetorit të ditëlindjes së Fabios.

“Ua dimë targën e makinës”/ Dy vite nga zhdukja e Vis Martinajt, Artan Hoxha “thumbon” Ramën; i kujton kërcënimin gjatë fushatës! (Video)

Gazetari Artan Hoxha ka ri sjellë në kujtesë një nga ‘kërcënimet’ që kryeministri Edi Rama i bënte bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, pak para zgjedhjeve parlamentare të 2021!

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha ka hedhur videon ku gjatë një takimi elektoral, Rama i drejtohet Martinajt me fjalët: “Ne e dimë që ju jeni me ato makina. I them edhe atij drejtorit të basteve të kohës, bashkë me vullnetarët që kanë humbur licencën e basteve, ne ua dimë targën e makinës. Dhe kur them ne jo regjimi, jo regjimi, por patronazhimi!”

Më tej Hoxha ngre pikëpyetje lidhur me fatin e Vis Martinajt, teksa thumbon Ramën se si ka mundësi që patronazhistët që e dinin fare mirë se ku lëvizte dhe se me çfarë lëvizte Martinaj, prej dy vitesh nuk kanë informacion për fatin e tij.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fartan.hoxha.900%2Fvideos%2F493058456918731%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=560

“U mbushen plot dy vite…! Dhe “patronazhimi” (jo rrëgjimi), qe e dinte targën e makinës, nuk na ka thënë akoma, as ku parkoi makina, as ku “avulloi” apo saktësisht, ku e “avulluan” atë “drejtorin e basteve të kohës”….! Populli thotë: “Bën vaki, pa tregohet”….!”, shkruan Artan Hoxha në postimin e tij.

Sërish t merr në Korçë. Babë e bir fut e bjer nuses për xhelozi. Fqinjët e alarmuar njoftojnë policinë

Një 28-vjeçare është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti i saj, në ambientet e shtëpisë e tyre në qytetin e Maliqit.

Sipas informacioneve, çifti kishte pasur një debat verbal dhe më pas bashkëshorti, shtetasi me iniciale E.Z. ka goditur me grushte bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Në konflikt, i cili dyshohet të jetë për motive xhelozie, është përfshirë edhe vjehrri i të resë, i cili bashkë me të birin ka ushtruar dhunë ndaj 28-vjeçares.

Fqinjët kanë dëgjuar të bërtiturat e te resë dhe kanë njoftuar policinë e Maliqit, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka vënë në pranga bashkëshortin 31-vjeçar, i skeduar nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, dhe ka proceduar në gjendje të lirë babanë e tij.

Në harkun kohor të 24 orëve, ky është rasti i dytë i dhunës brutale ndaj grave në juglindje, pasi një ditë më parë Bledar Trëndafili leu me benzinë gruan me të cilën ishte në proces divorci, Melisa Trandafilin dhe tentoi ta djegë të gjallë.

Goditet banda që vidhte vilat luksoze në Ibiza, në pranga dy shqiptarë dhe një rumune! Viktimë e tyre edhe moderatori i BBC (Video)

Një bandë që vidhte vilat luksoze në Ibiza të Spanjës është goditur nga policia, duke çuar në arrestimin e tre prej pjesëtarëve.

Mediat e huaja raportojnë se dy nga të arrestuarit janë shqiptarë, ndërsa një e tretë është shtetase rumune.

Ata kishin arritur të grabisnin sende luksoze me vlerë qindra-mijëra euro nga plot 22 vita në ishullin turistik spanjoll.

Viktimë e grabitje së tyre është edhe personaliteti anglez Nick Grimshaw, i cili kishte marrë një vilë me qira në Ibiza për të festuar ditëlindjen e tij të 48-të. Ai ndodhej në shtëpi me nënën e moshuar dhe motrën gjatë grabitjes.

Shpesh, viktimat e grabitjeve raportonin se zgjoheshin në mëngjes me dhimbje koke dhe marrje mendsh, duke bërë që policia spanjolle të dyshonte se banda përdorte ndonjë lloj gazi kimik për t’i vendosur në gjumë të rëndë banorët.

Po ashtu, janë publikuar edhe pamjet e grabitjeve, ku autorët shihen në orët e vona të natës, të veshur me të zeza dhe në një rast konfrontohen me një banor.

‘Njëra i kap dorën, tjetra këmbën, e rrëzuam dhe i morëm thikën’! Si gratë shqiptare neutralizuan agresoren që plagosi 5 veta në autobus në Gjermani

“Pas asaj që ka ndodhur në Solingen dhe asaj që po diskutohet për thikat dhe kriminelët me origjinë të huaj, duhet thënë shumë qartë se çfarë ka ndodhur në autobusin që po qarkullonte nga Neunkirhcen për Siegen, sepse gjërat nuk janë bardh e zi”, deklaroi kryetari i bashkisë Siegen Steffen Meus para shumë njerëzve që ishin mbledhur të shtunën (31.08) në festën e këtij qyteti.

Këto fjalë u shoqëruan me duartrokitje të mëdha, sepse ajo që ka ndodhur në këtë autobus është një tragjedi e paparë, e cila ka mundur të jetë edhe shumë më e rëndë.

Ditën e premte, me 31. gusht, në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane, sipas të gjitha gjasave me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona. Dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën. Tragjedia, sipas fjalëve të kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe.

“Por tri gra me sfond migrantësh e kanë ndalur sulmuesen dhe e kanë evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha”, thotë kryebashkiaku.

Gratë shqiptare shmangin një tragjedi me më shumë pasoja

Deutsche Welle merr vesh se këto gra që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobus janë me origjinë shqiptare. Ato janë A. L., A.K. dhe B. R. (Redaksia e Deutsche Welles në shqip i ka edhe emrat e plotë të tyre dhe fotografitë, por për shkak të gjendjes së tyre dhe shokut që kanë përjetuar, për momentin nuk do t’i publikojmë). Ne kemi biseduar me B. R-P, e cila shpjegon se çfarë ka ndodhur. Ato kanë qenë së bashku me katër fëmijë duke shkuar në festë në qytetin Siegen.

“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. L. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. K. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke. Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë… dikur ajo gruaja bërtiti “ich erbege mich” (dorëzohem)… u ul me një karrikë në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët,,, ishte tmerr”, rrëfen në një bisedë me telefon për DW B. R. e cila gjatë bisedës shpesh ndalonte dhe ofshante.

Vetëm pas daljes nga autobusi A.L. ka vërejtur se në dorë kishte një plagë të madhe nga thika. Ajo dhe të lënduarit tjerë janë dërguar menjëherë në spital. A.L. dalë ndërkohë nga spitali dhe tani është më mirë me shëndet. Por shoku i tyre është ende i madh.

Trajtimi nga autoritetet

B. R. shpjegon se ato i kanë vizituar edhe autoritetet e qytetit. Kryetari i bashkisë i ka falënderuar për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënë viktimë. Të premten gjatë natës janë trajtuar edhe nga psikologë, por për fat të mirë, ato kanë edhe familjet e tyre pranë vetes. Megjithatë frika dhe ankthi ende janë të mëdha. “Sa herë i mbyll sytë, më paraqiten ato pamje të tmerrshme”, thotë B. R./ DW

Vdekja e studentit shqiptar në SHBA, detajet drit hëruese për studentin ekselent që e preu në besë shoku i ngushtë

Gjyqi për vdekjen e një 21 vjeçari shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara është kthyer në lajmin kryesor të disa prej mediave më prestigjoze në SHBA për shkak të vendosjes së një precedenti të ri në drejtësinë amerikane.

Një juri në Gjykatën e Qarkut Wayne ka dhënë një dënim prej 75 milionë dollarë, për Nick Remington të riun që i dha një drogë dhe e çoj në helmim studentin ekselent shqiptaro-amerikan, Denis Preka.

Mbrëmjen e 18 marsit 2019, Denis Preka, shkoi në shtëpinë e atij që e konsideronte si shokun e vet të ngushtë, Paul Ëiedmaier, me idenë të studionin e të përgatiteshin për provimin që kishin ditën tjetër.

Djaloshi shqiptar me zemër të artë, sic e përshkruajnë ata që e kanë njohur, hyri në atë banesë me këmbët e tij e nuk doli më gjallë prej andej. Një fat i kobshëm e priste të riun e tradhtuar pabesisht nga miku i tij, e një kalvar i gjatë priste familjen e përballur me makthin më të paimaigjueshëm.

Denis Preka që priste të diplomohej njëkohësisht në dy universitete në SHBA, natën e ngjarjes, kërkoi nga miku i tij i ngushtë gjatë studimit një pilulë Adderall për ta ndihmuar të përqendrohej, por substanca që ai gëlltiti më vonë u përcaktua të ishte MDMA, e njohur zakonisht si ‘Molly’, një drogë e rrezikshme dhe e paligjshme e dhënë nga i pandehuri Nicholas Remington. Familja vijon betejën gjyqësore prej 5 vitesh dhe vendimi historik i Gjykatës prej 75 mln $ i dhënë së fundmi duket se po vendos drejtësinë e munguar për studentin shqiptar, Denis Preka.

Autorja dhe drejtuesja e Top Story, Grida Duma ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të sjellë eksluzivisht për publikun shqiptar detajet e kësaj ngjarje tragjike.

Prej disa javësh stafi i Top Story ka mbajtur një korespondencë komunikimesh me autoritetet më larta në Detroit të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Guvernatoren e Shtetit, Studion Ligjore, Gjykatën dhe Stacionin e Policisë që raportoi i pari për gjetjen e trupit të pajetë të Denisit. Në puntatën e parë në nisje të këtij sezoni të ri televiziv, Grida Duma do të sjelle eksluzivisht nga Detroit të Shteteve të Bashkuara rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka. /Top Channel

Oriola Marashi nuk zhgënjen me fotot nga pushimet, “ndez” rrjetin me të pas met bo mbastike e mbuluar vetëm me peshqir

Modelja Oriola Marashi vijon të mbetet një prej femrave më të komentuara të shoëbizit shqiptar.

Së fundmi ajo është duke shijuar pushimet, teksa ka ndarë me ndjekësit disa foto të “nxehta”.

Ajo është shfaqur në super formë, teksa pozon me bikini buzë një pishine, duke nxjerrë në pah linjat perfekte.

Vdekja e Presidentit iranian Rais, aksident apo vrasje? Irani: Rrëzimi i helikopterit u shkaktua nga…

Rrëzimi i helikopterit në të cilin mbeti i vdekur presidenti iranian Ebrahim Raisi ishte shkaktuar kryesisht nga kushtet e motit që përfshinin mjegull të dendur, tha televizioni shtetëror i Iranit të dielën, duke cituar raportin përfundimtar të hetimit mbi incidentin.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi, një i linjës së ashpër që shihej si pasardhës i mundshëm i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, vdiq kur helikopteri i tij u rrëzua në maj në një rajon malor pranë kufirit me Azerbajxhanin .

“Arsyeja kryesore e rrëzimit të helikopterit ishin kushtet e ndërlikuara të motit në rajon”, përfundoi raporti përfundimtar, sipas televizionit shtetëror të Iranit.

E rëndë/ Sulmi në një autobus, si e ndaluan tre gra shqiptare agresoren: Ishte tmerr, i hoqëm…

Ditën e premte, në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane, sipas të gjitha gjasave me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona, dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën.

Tragjedia, sipas fjalëve të kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe.

“Por tri gra me sfond migrantësh e kanë ndalur sulmuesen dhe e kanë evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha”, thotë kryebashkiaku.

Gratë shqiptare shmangin një tragjedi me më shumë pasoja

Deutsche Welle merr vesh se këto gra që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobus janë me origjinë shqiptare. Ato janë A. P, A.B, dhe B, R-P. (Redaksia e Deutsche Welles në shqip i ka edhe emrat e plotë të tyre dhe fotografitë, por për shkak të gjendjes së tyre dhe shokut që kanë përjetuar, për momentin nuk do t’i publikojmë).

Ne kemi biseduar me B. R-P, e cila shpjegon se çfarë ka ndodhur. Ato kanë qenë së bashku me katër fëmijë duke shkuar në festë në qytetin Siegen.

“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. P. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. B. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke.

Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë… dikur ajo gruaja bërtiti “ich erbege mich” (dorëzohem)… u ul me një karrikë në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët,,, ishte tmerr”, rrëfen në një bisedë me telefon për DW B. R-P, e cila gjatë bisedës shpesh ndalonte dhe ofshante.

Vetëm pas daljes nga autobusi A.P. ka vërejtur se në dorë kishte një plagë të madhe nga thika. Ajo dhe të lënduarit tjerë janë dërguar menjëherë në spital. A.P. dalë ndërkohë nga spitali dhe tani është më mirë me shëndet. Por shoku i tyre është ende i madh.

Trajtimi nga autoritetet

B. R-P. shpjegon se ato i kanë vizituar edhe autoritetet e qytetit. Kryetari i bashkisë i ka falënderuar për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënë viktimë.

Të premten gjatë natës janë trajtuar edhe nga psikologë, por për fat të mirë, ato kanë edhe familjet e tyre pranë vetes. Megjithatë frika dhe ankthi ende janë të mëdha. “Sa herë i mbyll sytë, më paraqiten ato pamje të tmerrshme”, thotë B. R-P./DW