Një bandë që vidhte vilat luksoze në Ibiza të Spanjës është goditur nga policia, duke çuar në arrestimin e tre prej pjesëtarëve.
Mediat e huaja raportojnë se dy nga të arrestuarit janë shqiptarë, ndërsa një e tretë është shtetase rumune.
Ata kishin arritur të grabisnin sende luksoze me vlerë qindra-mijëra euro nga plot 22 vita në ishullin turistik spanjoll.
Viktimë e grabitje së tyre është edhe personaliteti anglez Nick Grimshaw, i cili kishte marrë një vilë me qira në Ibiza për të festuar ditëlindjen e tij të 48-të. Ai ndodhej në shtëpi me nënën e moshuar dhe motrën gjatë grabitjes.
#OperacionesGC
— Guardia Civil (@guardiacivil) September 1, 2024
Detenida una banda de ladrones de viviendas de lujo en Ibiza, utilizaban algún tipo de gas que producía somnolencia para no despertar a los moradores que se encontraban durmiendo en el momento de los roboshttps://t.co/N1NbHM5G2O pic.twitter.com/okc7d9DeA8
Shpesh, viktimat e grabitjeve raportonin se zgjoheshin në mëngjes me dhimbje koke dhe marrje mendsh, duke bërë që policia spanjolle të dyshonte se banda përdorte ndonjë lloj gazi kimik për t’i vendosur në gjumë të rëndë banorët.
Po ashtu, janë publikuar edhe pamjet e grabitjeve, ku autorët shihen në orët e vona të natës, të veshur me të zeza dhe në një rast konfrontohen me një banor.