Dh ëndri mίstrec: Si e sκυqa υj ehrrën me mesαzhet er. οtίke që nisa në ceΙular…ja çfαrë ndοdhi

Mund të ndihet si një cënim i plotë i privatësisë nëse dikush lexon mesazhet në telefonin tuaj.

Një përdorues i Reddit ka zbuluar se si ai mori hak ndaj vjehrrës së tij të zhurmshme me një shaka spektakolare.

Përdoruesi i Reddit pranoi se nëna e gruas së tij është “shumë kurioze”, por ky ves i saj e acaron dhëndrin.

Ai pranoi: “Nëse gruaja ime lë telefonin e saj të pranë së ëmës, ajo thjesht e merr dhe nis dhe e kontrollon. Gruaja ime qesh me këtë fakt, pasi e ëma e kontrollonte që kur ishte fëmijë.

Por mua nuk më pëlqen kjo gjë, sepse gruaja ime dhe unë ndonjëherë shkruajmë për gjëra që thjesht nuk përfshijnë nënën e saj dhe nuk janë hiq puna e vjehrrës”.

Duke dashur ta ndalonte një herë e përgjithmonë vjehrrën nga kontrolli i telefonit të gruas së tij, burri vendosi të merrte masa drastike.

Për ta bërë të vjehrrën e tij të mos i shihte më SMS, ai dërgoi disa mesazhe shumë pikante.

Ai shpjegoi: “E pashë gruan që la telefonin në kuzhinë dhe më erdhi një ide e shkëlqyer.

Nëna e saj ishte ende në kuzhinë dhe i dërgova gruas time tekste erotike, për të gjitha gjërat që unë do t’i bëja asaj kur të gjithë të largoheshin.

(Sinqerisht shumica e tyre janë gjëra që nuk i kemi bërë :)”.

“Kur dola në kuzhinë, vjehrra absolutisht nuk po guxonte as të më shikonte në sy…Prej asaj dite vjehrra nuk e prek më celularin e gruas time”, shton ai.

“Ndoshta kjo ishte dhurata më e mirë këtë Krishtlindje”, vijon ai rrëfimin. 

VIDEO/ Ç ίfti në Tiranë k rγen mα rrëdhënie në baΙΙkon, fqinjët denοncojnë rastin pas rënkίmeυe dhe…

Një çift të rinjsh në Tiranë kanë shfrenuar fantazinë, duke vendosur të kryejnë marrëdhënie seksuale në ballkonin e shtepisë.

Episodi ndodhi në lagjen “5 Maji” në kryeqytet dhe nuk kishte si t’i shpëtonte kureshtjes së banorëve të zonës, të cilët sipas një video të postuar nga JOQ, nuk e fshehin pakënaqësinë për atë që po bën çifti.

Video është regjistruar mbrëmjen e djeshme. Dy të rinjtë, sapo ka kaluar ora 23:00, kanë dalë në ballkon dhe kanë filluar nga ‘puna’,

por rënkimet e vajzës kanë zgjuar banorët, dhe njëkohësisht kanë tërhequr vëmendjen e dy qytetarëve që ndodheshin poshtë pallatit.

Qytetari, i cili ka dërguar videon është banor i atij pallati dhe shkruan se kjo është një ngjarje papranueshme, pasi aty jetojnë shumë familje. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “5 Majit”, në një kompleks të ri pallatesh.

Ai shprehet:

Prsh JOQ. Shiko si bejne seks ne ballkon, ora 23:15. Thjesht deshiroja ta publikonit sepse jemi me femije edhe nen e babe ne ate pallat edhe sdo deshiroja qe kjo situate te perseritet perseri sepse mir qe bejne seks po te pakten zhurma u degjonte ne kat te pare. NUk eshte gje e mire. Flm

“Se du më υajzën se nuk është e υί* gjër”/ Ndodh çudia në Tiranë, dh ëndri kujtοhet pas një muaji martesë

Daja i një vajze të re të sapomartuar, dy.shohet se ka.nosi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e parë të martesës ajo nuk ishte e vir.gjër dhe ndaj ajo duhet të kthehej tek prindërit.

Ngjarja që është zbardhur nga komisariati numër pesë në Tiranë, u zbulua nga den.oncimi i dhëndrit të trembur, i cili u martua në mes të muajit shtator dhe në një nga ditët e asaj që duhet të ishte si muaji i mjaltit, telefonoi vjehrrën duke i thënë: hajde merr vajzën nuk ishte e vi.rgjër!

Sipas burimeve ekskluzive të gazetës Si, A. T, i moshës 34 vjeç jeton në një fshat në periferi të Tiranës. Ai është nga fshatrat e Shkodrës dhe u martua me shkuesi gjatë muajit shtator, tre muaj pasi të dyja familjet ndërhynë për t’i njohur e për t’i lidhur në martesë.

I riu tregon në komisariatin numër pesë “problemet mes meje dhe L. nisën menjëherë pas natës së parë, ne nuk bëmë celebrime. Gjatë kryerjes së marrëdh.ënieve bashkëshortore konstatova që nuk ishte e vi.rgjër.

Një javë pasi konstatova këtë problem vura në dijeni mamanë time pastaj telefonova mamanë e L. I thashë në telefon që ajo nuk ishte vajzë, nuk ishte grua për mua dhe se duhet të vini ta merrni”, shprehet në de.noncimin e kryer në polici dhëndri i ri.

Por më tej dhëndri tregon se pikërisht përgjigjja që mori nga ana tjetër e telefonit nga vjehrra ishte “do ta mbash me det.yrim, përse nuk na vure në dijeni që natën e parë të martesës”.

Problemet për A. T kanë nisur në ditët në vazhdim, ku ai ka marrë telefonatë nga daja i L. , i cili e ka kër.cënuar disa herë.“Më tha nëse e lëshon L. do të dalë punë, më tha më mirë mb.yllu në shtëpi”.

Sipas dhëndrit kërc.ënuesi është daja i dytë i nuses dhe këtë person ai e ka njohur ditën kur është shpallur fejesa. “Nuk e di nëse ky person disponon ar.më z.jarri – thekson A.T, por kërkoj që ky shqetësim të ndiqet ligjërisht”.

Burimet bëjnë të ditur se menjëherë është marrë në pyetje nusja e re, e cila fillimisht tregon që pas natës së parë të martesës nga fr.ika ka treguar se kush ishte personi me të cilin ajo kishte pasur një lidhje.

“A. më pyeti a kisha pasur ndonjë lidhje, më tha trego të vërtetën se do jesh gruaja ime. I tregova – shton e reja. Ai mori në telefon në sy tim dhe kërkoi – hajdeni merreni se nuk është e vi.rgjër. Dh.unë fizike nuk ka pasur ndaj meje, por kër.cënime si nga burri edhe nga vjehrri dhe vjehrra kam pasur”.

E reja kujton se vjehrri i ka thënë “ti ke dashnor? e fr.ikësuar pranova që po. Ua thashë këtë gjë kur ata po pinin kafe dhe nga fr.ika se në mur kishin një çifte.

Më pas aty erdhi im shoq , ata i treguan çfarë pranova unë nga fr.ika, im shoq më kapi nga flokët dhe se më gju.ajti me shp.ulla”.Sipas burimeve policore të gazetës Si është kryer këqyrja dhe kontrolli i banesës së dajos, të cilit nuk i është gjetur asnjë send i palig.jshëm.

Dajo deklaron: nuk e kam kërc.ënuar në asnjë moment dhëndrin, vetëm e kam sh.arë. më njoftoi motra e L, pra mbesa e cila më dërgoi një video, ku mbesa L . po merrej në pyetje nga dhëndri dhe vjehrri e vjehrra dhe ajo aty pranonte se kush ishte personi që kishte pasur të dashur para martese.

E mora në telefon dhe i thashë: ca janë këto gjëra a jena miq, por dhëndëri më tha: nuk jena më miq, hajde merr mbesën pasi nuk ka dalë e ndershme. U sh.amë të dy, i thashë për çfarë arsyeje po i bëni këto gjëra që kujtoheni pas 30 ditëve martesë por dhëndri kërkoi: hajdeni merreni, nuk është grua për mua.

E ëma e nuses së re pretendon nga ana e saj se jeta e të bijës rrez.ikohet, por se ky nuk është aspak shkak për ndarje: ata duan ta lëshojnë pasi ime bijë nuk di të bëjë pune shtëpie dhe u kujtuan shumë vonë, nëse nuk ishte e ndershme të na thoshin ditën e nesërme këmbëngul gruaja që po ashtu shton para oficerit të komisariatit numër Kamëz: ata po na tu.rpërojnë, ime bijë tani nuk është më e vi.rgjër dhe nuk ma merr më askush.

Policia tregon për gazetën Si se dosja do referohet për ka.nosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike, pasi rezulton që përgjatë dy ditëve të fundit përpara denoncimit daja ka telefonuar plot 21 herë në numrin e dhëndrit.

Ρasαnikja shqiρtare b ie ne dαshυri me ρunetorin e karburantit

Ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania, mbërri një rast i një vajze, e cila rrëfente historinë e saj se si kishte rënë në dashuri me një djalë të cilin e kishte vëzhguar prej muajsh. 25-vjeçarja shprehte ndjenjat e saj dhe afeksionin e pazakontë për një roje karburanti, që i kishte verbuar sytë.

Ajo theksonte se ai nuk ishte në djeni të ekzistencës së saj, megjithëse i kishte folur të ëmës për të dhe megjithëse ishte në dijeni se i ati nuk do e kishte pranuar, ajo kishte ndjenja për djalin.

Pas kësaj në redaksinë tonë, ka ardhur mesazhi i djalit për të cilën po fliste vajza. Ai shkruan se e vlerson vajzën që e ka dashur në mënyrën e saj, ndërsa thekson se pasuria e babait të saj nuk vlen për të.

“Pershendetje joq nga un ‘shitesi i karburantit’Nuk e kisha me qef t kunderpergjigjem,por kam disa arsyje qe po bej!Nga postimi djeshem,kam mar shum mesazhe nga miqt,te aferm,shok,shoqe dhe kolege.

Disa me pergezonin,disa me ironizonin,disa benin lojra fjalesh dhe disa te tjer mendonin se e kam sajuar vet kte histori!E zejm sikur e kam shpikur un,sikur paskam pas nje qellim n mendjen time!

Ke cenova,kujt ja prisha terezin,ca gabimi bera,ku qendron problemi?!!!Nuk esht se me intereson fort pergjigja e ksaj pytjes time,ama dua tju them qe mos u merni me llafe,me pergojime nderkoh qe t verteten nuk e dini,por ju kshilloj qe ta zgjeroni horizontin,

mendjen tuaj te ngusht dhe te perfshiheni sadopak emocionalisht ne ate cfar esht shkrujt edhe nqs esht trillim,se n fund t fundit edhe shkrimtaret me t mdhenj e bejn kte gje n librart e tyre apo jo!Un personalisht dyshoj se mund ta ket shkruar dikush qe m njeh nga afer,por arsyjen se pse e ka bo,kte nuk e di dhe as nuk du ta thartoj trunin per kte pjes!

Do doja shum qe te ishte histori e vertet,do knaqesha duke pa jarget e ziliqarve dhe intriganteve!Po kaloj te pjesa e komenteve se m beri pershtypje komenti me i pelqyer qe kishte mar rreth 700-800 like,i cili ishte; ‘kush e lexon deri n fund fiton cmimin durim derri’ ,,,

tipik koment derrash!Per mu kjo nuk verteton dhe nuk deshmon asgje tjeter vec se injoranc te theksume tek populli jon sepse pikerisht si pasoj e mos pasjes durim per t lexuar,pra per t mar dije,kemi ngel ktu ku jemi!

Te mos kesh nerva dhe durim per t lexu nje pershkrim,qe po ta perkthesh ne faqe libri,nuk jan me shum se 4-5 faqe,qofshi ju qe jeni dhe ju rroft truni qe keni! Duket qart sa bagazh dhe kapacitet intelektual zotroni!Nuk kan faj pusht-tetaret ton qe na shalojn si gomar dhe ne vazhdojm ham bar,disa nuk e han me por kan filluar ta pin,ndoshta dhe un jam prej tyre!

Po e mbyll duke i then asaj vajzes se te vlersoj jashtzakonisht shum dhe te dua per menyren se si ti ke arrit te me duash,per te tjerat flasim brenda ktyre 3muajve.Ah se harrova!

O Tea,thuj vjerrit tim arrogant,se e gjith pasuria tij ne syt e mi nuk vlen as sa nje lemosh qe i ofrojm ndo1 lypsi,tjet i bindur per kte fakt!Me falni per gabimet drejtshkrimore por sdoja t bija n sy qe isha un autori i shkrimit djeshem! Hajt tungjatjeta t gjithve!

‘Nuk e di si ρërfundova këtu’/ Sρikerja e njohυr e Ιajmeve gjendet e z hυeςhυr në makinë

Policia ka gjobitur një spikere lajmesh në TV pasi e gjeten te zhveshur dhe te dehur në timon.

Feven Kiflegiorgis, një prezantues e cila njihet edhe si Feven Kay, u ndalua nga policia në Sin City mëngjes.

Sipas mediave të huaja, e reja i tha oficerëve të policisë se nuk e mbante mend se si kishte përfunduar e zhveshur në makinë dhe refuzoi të bënte një analizë gjaku.

Kiflegiorgis u shfaq pas disa ditësh në Fox 5 dhe iu drejtua teleshikuesve: “Shumë prej jush e kanë vënë re mungesën time në transmetim për disa javë.

Teksa jeta vazhdon, dua që ju ta dini se kam mësuar nga ky incident dhe do të vazhdoj të mësoj.”

Ajo u gjobit me 1,000 $ dhe iu kërkua të ndiqte një kurs patente për trajnim shtesë.

E reja u lind në Afrikën Lindore dhe u rrit në Kaliforni, ku studioi gazetari në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Northridge.

Karriera e saj në televizion filloi në KTLA në Los Angeles.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 15 janar 2025

DASHI

Dita prezantohet me ecuri të shkëlqyera falë pozicionit të favorshëm të Venusit, Saturnit, Uranit dhe Mërkurit. Megjithatë, këshillohet që të mbani një qëndrim të ekuilibruar, veçanërisht brenda familjes, duke shmangur ngritjen e rrezikut në situata delikate. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, yjet sugjerojnë t’i kushtoni vëmendje dinamikës së marrëdhënieve. Është një kohë e mirë për të reflektuar mbi nevojat tuaja dhe për të komunikuar hapur me ata që ju rrethojnë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

BINJAKËT

Mund të ndiheni veçanërisht krijues dhe të frymëzuar. Përdoreni këtë energji për të çuar përpara projektet tuaja personale dhe profesionale. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë. Përveshni mëngët.

GAFORRJA

Sipas horoskopit të Paolo Fox, dita mund të sjellë disa sfida në vendin e punës. Qëndroni të qetë dhe trajtojini situatat në mënyrë diplomatike për të arritur rezultate pozitive.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, është e rëndësishme t’i kushtoni kohë vetes dhe mirëqenies suaj. Aktivitetet relaksuese dhe momentet e introspeksionit do t’ju ndihmojnë të rimbushni bateritë. Mundësi të shkëlqyera për sukses.

VIRGJËRESHA

Skena astrologjike ofron kalime pozitive, të udhëhequra nga Venusi dhe Mërkuri, të cilat favorizojnë shprehjen e karakterit tuaj të organizuar dhe koherent. Përfitoni nga kjo fazë për të vendosur prioritetet tuaja në rregull.

PESHORJA

Marrëdhëniet ndërpersonale janë në qendër të vëmendjes. Tregoni ndjeshmëri dhe mirëkuptim ndaj të tjerëve për të forcuar lidhjet ekzistuese. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, dita ofron mundësi për rritje personale. Jini të hapur ndaj përvojave të reja dhe mos kini frikë të dilni nga zona juaj e rehatisë. Përveshni mëngët dhe nuk do të zhgënjeheni.

SHIGJETARI

Me Jupiterin në opozitë prej disa kohësh, ka gjasa që disa projekte të mos kenë shkuar në maksimum. Duke e krahasuar jetën tuaj me një ngjitje, ndoshta nuk keni mundur të arrini të gjitha majat e dëshiruara. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë.

BRICJAPI

Pjesa e parë e vitit është më e mirë se e dyta, për më tepër tani Mërkuri kalon nëpër shenjën tuaj. Parashikoni lëvizjet dhe përfitoni nga kjo periudhë e favorshme për të çuar përpara projektet tuaja.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, Hëna do të jetë përballë sonte. Në dashuri dhe në punë, bëni kujdes të mos e humbni durimin për arsye të parëndësishme. Për Ujorët që janë më të dashuruarit, këshillohet të qëndroni të qetë dhe të durueshëm.

PESHQIT

Venusi në shenjën tuaj njofton një ndryshim të favorshëm. Takimet e dashurisë shpërblehen; Unë parashikoj që të dielën e datës 19 do të ketë një situatë të mirë astrale. Nëse keni një projekt të rëndësishëm në mendje, tani është koha për të vepruar.

Ky është aplikacioni i ri që po shkarkohet masivisht nga frika e mbylljes së TikTok

Ekziston një aplikacion i ri kinez, që ka fituar popullaritet të madh, teksa amerikanët përgatiten për bllokimin e TikTok nga qeveria e tyre.

Në rast se nuk e keni dëgjuar, qeveria amerikane mund të ndalojë TikTok në ditët e ardhshme, që do të thotë se miliona amerikanë janë në rrezik të humbasin aksesin në rrjetin social. Të njëjtën gjë ka paralajmëruar se do të bëjë edhe Shqipëria.

I quajtur RedNote në SHBA, Xiaohongshu (që përkthehet Libri i Vogël i Kuq) është një aplikacion i mediave sociale që lejon përdoruesit të ndajnë foto dhe video nga jeta e tyre e përditshme. Platforma është në pronësi të kompanisë me bazë në Shangai, Xingyin Information Technology.

Përdoruesit mund ta përdorin gjithashtu aplikacionin për të blerë në internet dhe për të ndarë komentet e produkteve, që do të thotë se është një përzierje e mediave sociale dhe e-commerce.

Aplikacioni, i cili shpesh krahasohet me Instagram, TikTok dhe madje edhe Pinterest, është relativisht i panjohur në Perëndim, por një nga faqet më të mëdha të mediave sociale në Kinë, me rreth 300 milionë përdorues në muaj. Sipas një raporti nga Newsweek, aplikacioni thuhet se ka vlerë mbi 3 miliardë dollarë.

Një shifër që tani është vendosur të rritet nëse “refugjatët TikTok” vendosin ta bëjnë platformën shtëpinë e tyre të re.

Xiaohongshu është aktualisht aplikacioni më i shkarkuar në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google Play, që do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve të TikTok duket se janë të gatshëm të provojnë platformën.

Një nga shqetësimet e ngritura nga qeveria amerikane që kërkon mbylljen ose shitjen e TikTok, është pikërisht pronësia kineze dhe dyshimet se kompania “ByteDance” ndan të dhënat e miliona përdoruesve me qeverinë kineze.

“Qeveria kineze mund ta kthejë TikTokun në një armë në çdo moment”, deklaroi një zëdhënës i qeverisë amerikane gjatë seancës për mbylljen e TikTok në Gjykatën Supreme amerikane.

Në këtë kontekst, largimi nga një aplikacion kinez, për një tjetër aplikacion kinez, mbetet po aq shqetësues.

Ronaldo pranon rinovimin me pagën marramëndëse në sezon

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite edhe për sezonin e ardhshëm.

Kontrata mes sulmuesit dhe klubit skadon në verën e vitit 2025, por do të rinovohet edhe për një vit.

Sipas asaj që raportohet nga “O Jogo”, Ronaldo ka pranuar të zgjasë bashkëpunimin me klubin saudit, deri në verën e vitit 2026.

Me kontratën e re, sulmuesi 39-vjeçar do të përfitojë edhe një pagë të çmendur. Në arkat e luzitanit do të shkojnë plot 200 milionë Euro për një sezon.

CR7 do të përfitojë 3.8 milionë euro në javë, që përkthehet më shumë se gjysmë milioni Euro në ditë.

Kështu, Ronaldo mbetet futbollisti më i paguar i momentit, ndërsa shifrat duken të pakonkurrueshme.

U thirrën nga Stresi, mbështetësit e Gjestit mblidhen pranë godinës së Top Channel (VIDEO)

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit ‘Stresi’, ka ngritur zërin në mbështetje të Gjestit.

Në rrjetet e tij sociale, Stresi bëri thirrje që mbështetësit e Gjesitit të bashkoheshin në protestë kundër bullizimit.

Në këto momente, dhjetra mbështetës të tij janë mbledhur para godinës së Top Channel.

Jul Deda ironizon Gjestin pas debatit me Laertin: “Analfabet, ça shembulli…” (VIDEO)

Aktori Jul Deda ka ironizuar banorin e Big Brother VIP Albania, Gjestin, përmes një videoje që ka publikuar pak më parë në rrjetet sociale.

Gjatë një diskutimi në shtëpi, Laerti iu drejtua Gjestit me fjalët, “dikur një njeri i madh më tha..”, ndërsa këngëtari e ndërpret dhe largohet nga diskutimi duke thënë: “Ja nisi librit. Mos më fol mua për libra”

Juli ka reaguar për këtë diskutim mes dy banorëve, duke ironizuar Gjestin. “Për çfarë na duhen librat ne…”, thotë mes të tjerash me ironi aktori.