Aksident i fri. kshëm/ Makina përplas nga mbrapa kamionin, burrë e grua dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në autostradën Levan -Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit.”

Nga informacionet paraprake mësohet se një makinë një automjet të tonazhit të lartë, i cili kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti në motor.

Mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë, teksa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh, të cilët po udhëtonin me makinë. Ata janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Po rri, t’ju tregoj pak b*t hën”, TR0NDIT banorja e Big Brother, del e zhν. eshυr në oborr (Video)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka shokuar banorët e tjerë me një veprim që ka bërë ditën e sotme.

Ajo ka dalë e zhveshur në oborrin e shtëpisë së Vëllait të Madh, fillimisht është drejtuar në pishinë ku mendoi të notonte, por më pas ka vendosur të qëndrojë mes banorëve e ulur me rroba banjo.

Edhe pse në Kosovë prej disa ditësh po bien rreshje dëbore dhe temperaturat shënojnë minus, Xheneta ka refuzuar të largohet duke thënë se nuk ia ndien për temperaturat e ulëta që janë.

Pasi u pyet se përse po qëndron e ulur në atë mënyrë, ajo u përgjigj “për t’iu treguar pak b ythën”.

Bëhet viral momenti kur Gjesti dhe Laerti ρ υthen në dush (Video)

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këtë javë, janë vendosur në një lojë argëtuese dhe të papritur nga produksioni, të quajtur “Kiss Kiss”.

Sipas rregullave të lojës, sa herë që lëshohet një këngë e famshme e Tarkanit, banorët duhet të përqafohen ose të puthen me personin që ndodhet më afër tyre, pavarësisht rrethanave.

Ky rregull i veçantë ka sjellë momente të shumta të këndshme, por një situatë e veçantë ka bërë që ndjekësit të shpërthejnë në të qeshura.

Reperi Gjesti dhe aktori i njohur Laert Vasili, të cilët rastisën të ishin së bashku në dush në momentin kur filloi kënga, u detyruan të putheshin mes të qeshurave dhe befasisë.

VIDEO

Pas ρ uthjes midis Eglit dhe Gjestit, reagon “me zemër të lënduar” Redoni

Loja “kiss kiss” në Big Brother Vip Albania i ka afruar edhe më shumë Gjestin dhe Eglin.

Për këtë ka reaguar edhe ish-banori Redon Berani, i cili është përfolur shumë në rrjet pasi ka shprehur edhe pëlqimin për Eglin.

Me humor Redoni ka shpërndarë një video të Hashim Thaçit ku thotë “më dhemb zemra, por nuk më thyhet” ndërsa shkruan me humor “gjendjen emocionale”.

Më tej ai ka shpërndarë një foto të Gjestin dhe Eglit teksa shkruan se dyshja janë dy banorët e tij të preferuar.

Gruaja ndan burrin milioner dhe i dërgon 830 mijë euro mashtruesit që hiqej si Brad Pitt i sëmurë me kancer

Një grua franceze la burrin e saj milioner për një lidhje me një mashtrues në internet që pretendonte se ishte Brad Pitt dhe i transferoi 830 mijë euro për operacione.

“Aktori i Hollivudit” doli të ishte një mashtrues që përdorte foto të Brad Pitt nga spitali të gjeneruara përmes inteligjencës artificiale.

53-vjeçarja, dizajnere e rrobave intime, ishte e martuar me një burrë të pasur. Në vitin 2023, ajo ishte duke pushuar me familjen e saj në një resort skish ku bëri shumë foto dhe vendosi t’i shpërndante ato në rrjetet sociale.

Për herë të parë në jetën e saj, ajo krijoi një llogari dhe postoi fotot. Menjëherë pas kësaj, ajo mori një kërkesë për miqësi nga një kontakt i pazakontë. Së pari, “nëna e Brad Pitt” iu afrua asaj dhe më pas vetë mashtruesi që pretendonte se ishte aktori.

Në fillim, “Brad Pitt” e mbushi Anën me komplimente, poezi dhe dhurata, duke përfshirë çanta dhe bizhuteri të shtrenjta.

Megjithatë, Anna duhej të paguante 5000 euro për të mbuluar tarifat doganore për dërgesat e tij. Ajo pa hezituar bëri transferimin.

Më pas ndodhi e papritura, “i dashuri” i Anës u sëmur rëndë.Fotot që mashtruesi i çonte duke pretenduar se ishte aktori i sëmurë

“Brad Pitt” pretendoi se ishte diagnostikuar me kancer në veshka. Paratë, mashtruesi tha se i ishin ngrirë për shkak të divorcit nga Angelina Jolie, kështu që ai i kërkoi ndihmë Anës. Ajo u divorcua nga bashkëshorti dhe pagoi qindra mijëra euro “për operacione”, ndërsa “Brad Pitt” i shprehu mirënjohjen e përzemërt dhe i dërgoi fotot nga shtrati i spitalit.

Fantazia mori fund kur tabloidët e huaj publikuan historinë duke zbuluar se Brad Pitt-i i vërtetë po shoqërohej me një vajzë të quajtur Ines de Ramon.

Anna e mori vesh se ajo ishte mashtruar dhe të gjitha fotot që i dërgonte “aktori” ishin krijuar nga inteligjenca artificiale. Deri në atë moment, ajo kishte transferuar plot 830,000 euro temashtruesi, të gjitha paratë që i kishin mbetur pas divorcit nga burri i saj milioner.

“Gjesti ka të dashurën jashtë”/ Ish-banorja e BBV ρΙas ‘bom bën’: Egli po …

E ftuar në një emision televiziv, ka qenë Françeska Murati. Ajo ka komentuar më shumë mbi ndodhitë më të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Si i sheh ajo banorët e “Big Brother VIP 4”?

Pjesë nga intervista:

Si të duket Gjesti si lojtar?

Më pëlqen shumë, më duket shumë interesant si karakter. Është një super gol, futja e tij aty. Në momentin që ai u fut në shtëpi kemi ngelur të gjithë me gojë hapur. Ishte fantastike si lëvizje, në lojë, në çdo gjë. Perlë. Është pikërisht personazhi që i duhej shtëpisë. Nëse e gjithë ‘gjella’ ishte gati, ai është ‘kripa’.
A mendon se do të vazhdojë me këtë lloj popullariteti, apo do të jetë si një ‘flluskë sapuni’?

Flluskë sapuni, jo. Sepse ai ka qenë super zjarr edhe para se të hynte në BBV. Kështu që edhe tani që ka hyrë nuk shoh ndonjë ndryshim. Që në fillim të rrugëtimit të tij e deri tani, ai ka qenë super aktiv. Kam përshtypjen që është tipi i tij.

Kush do të ishte një element që do ta dëmtonte Gjestin në BBV?

Shoh që ka ngacmime me Eglin. Shoh që ajo po ‘ia luan’ pak atij. Ka një 48 orë që Egli sikur ka parë disa drona, ka marrë një kthesë tjetër. Por tani ne kemi dhe një vajzë tjetër që po e pret këtë djalin. Sikur po krijohet një trekëndësh dashurie shumë interesant.

Beson se Egli dhe Gjesti mund të jenë çifti i këtij viti?

Jo. Unë nuk besoj tek Egli. Gjesti është me dikë tjetër, nuk është ‘single’, është në një lidhje të konsoliduar, sado që ka pasur ato luhatjet momentet e fundit. Nuk më duket djalë që do e hidhte poshtë atë për një Egli.

Çfarë është pudra rozë që po përdoret për fikjen e zjarreve në Los Anxheles?

Zjarrfikësit në Los Anxheles po garojnë me flakët për të shuar e parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm prej tyre si në Pasadena e Palisades deri përgjatë bregut të Paqësorit.

Aeroplanët kanë derdhur dhjetëra litra ujë për të shuar zjarret si dhe një sasi të madhe të një substance misterioze ngjyrë rozë.

Kjo e fundit është Phos-Chek dhe është fikësi i zjarrit më i përdorur në botë ndërsa në Kaliforni ka hyrë që prej vitit 1963.

Videot e avionëve që fluturojnë në lartësi të vogla duke hedhur sasi të mëdha Phos-Chek janë bërë virale.

Shtëpi, kuti postare dhe makina të mbuluara me rozë janë footgrafuar pranë zonave ku njerëzit janë detyruar të evakuohen.

Por pse është rozë? Kompania që e ka shpikur, Perimeter thotë se ngjyra e ndezur është një ndihmë pamore për pilotët dhe zjarrfikësit.

Përzierja përmban ngjyrues, kripëra, ujë dhe fikës zjarri. Kur sprucohet në zona të mëdha, mund të ndalojë përhapjen e shpejtë të zjarreve. Phos-Chek konsiderohet se është një fikës afatgjatë sepse mund ta parandalojë zjarrin edhe pasi uji që përmban, thahet.

Por mund të jetë shumë e vështirë për t’u pastruar nga shtëpitë dhe makinat. Sa më gjatë qëndron, aq më e vështirë është të hiqet plotësisht.

Për të pastruar shtëpitë, këshillohet të përdoret një zorrë uji me presion ndërsa për sipërfaqet e vogla, ujë i ngrohtë dhe larës enësh.

Aksident i frikshëm në vend/ Kamioni humb kontollin dhe përplaset me një makinë, detajet e para

Një aksident i frikshëm është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

Një automjet tip “Golf 5” është përplasur nga një kamion dhe makina ka ngecur mes kamionit dhe trafikndarëses.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Aksidenti ka krijuar rradhë të gjata në autostradë, ndërkohë që në vendngjarje pritet të mbërrijnë efektivët e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor që do të zbardhë shkaqet e aksidentit.

Nuredin Dumani “lëshon” bashkëpunëtorët në krime, zbulon listën me 10 “të piketuarit”, në krye…

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar me dëshmitë e tij sot në GJKKO, duke treguar sesi ishte porositur për të vrarë persona, me urdhër të Erjon Alibeaj.

“Erjon Alibeaj kishte bërë një listë me dhjetë persona për t’i vrarë. Në krye të kësaj liste ishte Emiliano Ramazani dhe Talo Çela”, ka deklaruar Nuredin Dumani.

Këtë listë Alibeaj ia kishte dhënë Dumanit duke i thënë “i dua të vrarë se kanë marrë pjesë te vrasja e vëllait në Bradashesh”.

Qytetari në Pogradec sfidon acarin, lahet në liqen në temperaturën -4°C

Pogradeci vijon të përballet me mot të acartë, ku temperaturat kanë zbritur deri në -4°C.

Pavarësisht të ftohtit të madh, një qytetar i guximshëm ka habitur kalimtarët duke u futur në ujërat e liqenit për t’u larë.

Ngjarja ka ndodhur në bregun e liqenit të Pogradecit, ku i riu duket se ka sfiduar temperaturat e ulëta dhe kushtet dimërore.

Veprimi i tij ka tërhequr vëmendjen e banorëve të cilët e kanë ndjekur me kureshtje.