“Se di nëse është dashuri, por nuk e heq dot prej mendjes”/ Redoni shprehu ndjenjat për të, Egli i rrëfehet Gjestit: E kam pasur si vëlla

Banorja e Big Brother Vip, Egli Tako, gjatë një bisede me Gjestin ka rrëfyer një histori gjatë së cilës ka theksuar se Redon Beranin, kur ka qenë brenda formatit, e ka pasur si vëlla.

“Unë me Redonin kam pasur shumë afrimitet, e kam pasur zemër e kam pasur si vëlla” u shpreh Egli.

Mirëpo ky i fundit vetëm dy ditë më parë ka shprehur pëlqimin e tij për Eglin teksa ka dhënë një intervistë. Redoni ka treguar emocionet që ka përjetuar gjatë qëndimit në BBV me Eglin.

“Kur Egli ka ndarë historinë e saj me ankth dhe vuajtje, ajo më preku shumë, pasi ishte një histori që unë e kam përjetuar. Ishte një moment që më afroi shumë me të,” tha Redoni në S’e luan Topi.

Këngëtari tha se në BBV kishte hyrë për lojë, por përvoja me Eglin e ka bërë atë të përjetojë emocione të vërteta, ndryshe nga çfarë priste.

“Thash se me këtë vajzë kam diçka speciale. Më ka dalë në ëndërr, më dha një ndjenjë të mirë por dhe të frikës. Thash pastaj që nuk mund të bëj më lojë, se këtu po përjetoj emocione reale, po përjetoj gjera që kam frikë të përjetoj”, rrëfeu ai.

Redoni u shpreh se nuk është i qartë nëse simpatia ndaj Eglit është dashuri, por e vlerëson shumë atë si person, duke e cilësuar si një vajzë speciale që nuk i ka dalë nga mendja.

“Nuk e di nëse është dashuri. E çmoj shumë si njeri. Nuk e di nëse do jetë më mua apo më dikë tjetër, por që e çmoj si njeri se më ka ndenjur afër. Kam përjetuar emocione shumë të forta. Do e pres kur të dalë nga shtëpia. E kam një simpati për atë, nuk ma heq njeri prej mendjes, është shumë speciale. Kam qejf të jetë me mua, edhe nëse nuk do jetë, prap…”, tha ai.

Përsa i përket Xumit, i cili po ashtu ka shprehu një simpati për Eglin në BBV, Redoni theksoi se nuk është aspak xheloz.

“Për Xumin nuk jam aspak xheloz, mendoj se çfarë është e jotja është e jotja dhe nuk…”, tha ai.

Mirëpo është parë se që pas hyrjes së Gjestit në BBV, Egli është dukur mjaft e dhënë pas tij.

Gjatë gjithë kohës dyshja shihen bashkë duke biseduar dhe jo vetë, po ashtu ata kanë shkëmbyer edhe përqafime me njëri-tjetrin.

Një bisedë të zhvilluar mes tyre, Egli e pyeti banorin për shenjën e horoskopit dhe Gjesti iu përgjigj se ai është shenjë Demi, ndërkohë banorja reagoi e befasuar.

Ajo tregoi se është shenja e Virgjëreshës, duke shtuar se këto dy shenja janë një kombinim shumë i mirë për një marrëdhënie.

“Nëse Demi shkon me një shenjë është Virgjëresha dhe nëse Virgjëresha shkon me një shenjë është Demi”, tha Egli.

Pas kësaj, Gjesti bëri një deklaratë që mori vëmendjen, duke thënë se kishte një ndjenjë se mund të martohej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

“E kam një fare ndjenje se kam me u martu dikë në Big”, tha Gjesti.

“Edhe unë e kam një farë ndjenje se ti ke me u martu me dikë këtu dhe e di se kush është, ta lexoj në sy gjatë lëvizjeve” tha Egli.

Kur Gjesti kërkoi që Egli të thoshte shkronjën e parë të emrit të personit që mendon, ajo tha “L”. Gjesti, megjithatë, e hodhi poshtë këtë, duke thënë se nuk është e vërtetë.

“Kurrë në jetë”, tha Gjesti.

“Nuk më gënjen intuita”, tha Egli.

“Pastaj mua më kanë thënë se ti je i martum diku”, tha Egli.

“Jo, vetëm për hajgare?”, tha Gjesti.

“Ti e ke pas një histori tek produksioni ku ke qenë”, tha Egli.

“Si të pashë ty komplet ndjenjat m’u hoqën”, tha Gjesti.

“Ti e ke me mua?”, tha Egli.

“Jo s’e kam, këtë shkronjën ‘L’ hiqe prej mendje”, tha Gjesti

“Nuk jam legen unë” – Ylli Rakipi “përplaset” me Blendi Fevziun: Ti nuk thua dot të vërtetën, se nuk të lë Sandri

Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka debatuar me Ylli Rakipin për median dhe interesat e pronarëve të mediave.

Debati u nxit nga një polemikë e Fevziut në Opinion me Arlind Qorin, i cili pretendon se Fevziu nuk e ka ftuar në emision për shkak se flet kundër Samir Manes.

Ylli Rakipi: Mediat udhëhiqen nga interesat e pronarëve të tyre, ju e pranoni këtë gjë?

Blendi Fevziu: Jo nuk e di këtë. Media ka një mijë e një mëkate. Po ku jeton kjo media? Po biznesi si është? Po politika?

Ylli Rakipi: Po njëlloj janë.

Blendi Fevziu: Po kush e ka deformuar?

Blendi Fevziu: Erdhën katër përfaqësues aty dhe nuk folën asgjë për Ramën dhe Berishën, por për median. Kjo është dritëngushtësi e njerëzve që duan të jenë në qendër të vëmendjes. Medias i ka rënë audienca.

Ylli Rakipi: Po sepse nuk është në interes të publikut.

Blendi Fevziu: Jo nuk ka interes politika. Sot nuk është media problemi kryesor i këtij vendi.

Ylli Rakipi: Po diskutojmë sot për këtë gjë.

Blendi Fevziu: Nuk bëj analizë per median sot, është histori e gjatë. Nëse ti si Ylli Rakipi që më njeh, që e di që shkruaj dhe udhëtoj, nëse mendon se marr urdhëra dhe bëj gjëra për interes të të tjerëve…

Ylli Rakipi: Edhe sikur të ishte kështu nuk kam të drejtë të të vë ty nën akuzë. Ne duhet të jemi në rregull me veten. E keqja e këtij vendi nuk jemi ne, por nëse ne hedhim një vështrim të thjeshtë, përmende kohën kur nuk kishte media sociale, aty kishte një mëkat, ishim të frontuar, siç vinim nga një shoqëri e mbyllur. Iku kjo kohë dhe mbaroi. Pas vitit 2010, ndodhi një gjë e tmerrshme, pronarët u bënë njerëz që duhet të nxirrnin fitime. Ti e ke ndeshur këtë gjë, por nuk është se ta thonë ty. Nuk je ti përgjegjës, por ti i ikën bisedës.

Blendi Fevziu: Nuk sulmoj njerëz me emër unë.

Ylli Rakipi: Klan, Top Channel, News 24 apo MCN, nuk janë njerëz, janë televizione.

Blendi Fevziu: Ajo matet me emisione dhe jo me televizione. Ty të llogarisin si Ylli Rakipi dhe jo si MCN. Po kështu edhe mua. Integriteti është personal. Sa herë ke ikur ti nga televizionet? Ka dalë njeri në solidaritet?

Ylli Rakipi: Po, Bushati

Blendi Fevziu: Po të tjerët?

Ylli Rakipi: Jo, jo, se ata janë të frontuar.

Blendi Fevziu: Po ta mbyll unë, mendon se do të thoshte njeri bravo se bëri gjest dinjitoz, për lirinë e shtypit? Jo nuk ka. Kjo është një shoqëri, ku jam kundër kolektivitetit, përgjegjësia është individuale. 30 vjet përpara kemi bërë kauzë të tilla, mbanim qëndrime.

Ylli Rakipi: Aty ka gjëra të ndaluara në televizionin tënd? Arlind Qori përshembull është i ndaluar.

Blendi Fevziu: Te unë? Po ç’punë kam unë me televizionin?

Ylli Rakipi: E di me sa revoltë e thua ti këtë? Të lë ty Sandri dhe Zamo ta thuash këtë?

Blendi Fevziu: Mua nuk ma ka thënë njeri këtë. A kam thënë unë që e vlerësoj Arlind Qorin?

Ylli Rakipi: Po pra dy herë te emisioni im.

Blendi Fevziu: Më the a të lënë të thuash për Qorin? Kur ti më pyete kush të pëlqen? Thashë Qori.

Ylli Rakipi: Po ti i shikon gjërat dhe bëjnë sikur nuk i shikon.

Blendi Fevziu: Qori tha nuk më ftojnë as në Top Channel. Pse unë do mbaj përgjegjësi edhe për Top Channel? Po të doja unë nuk e merrja fare Qorin. Tani të zë be unë? Mua as më ka thënë njeri dhe as ka rënë muhabeti. Për asnjë emër.

Ylli Rakipi: Kur Rama donte ta sulmonte Qorin përdorte epitetin “Sude me gjyzlyke”…

Blendi Fevziu: Nuk e di..

Ylli Rakipi: Këto gjëra nuk i di ti… Kurse ti tani gjen gjënë më qesharake, thua kundërshtarët e Zamos paguajnë Arlind Qorin. Arlind Qori mund të bëhet komunist por kurrë nuk mund të paguhet…

Blendi Fevziu: Unë thashë se edhe pse vijnë mesazhe si ky, unë nuk e them. Po të them e di sa gjëra më erdhën aty? Pse legen jam unë të merrem me këto. Ja solla si shembull, që ai thoshte më ka thënë njëri dhe bëj kalkulimin se nuk më merr… Nuk është e vërtetë.

Ylli Rakipi: Krijuam një keqkuptim që në fillim. Unë nuk kam për qëllim të them që Fevzi…

Blendi Fevziu: Ti pret të shaj ndonjë koleg?

Ylli Rakipi: Të thuash të vërtetën nuk është sharje.

Blendi Fevziu: Nuk është e vërtetë, unë e mora Arlind Qorin për të prezantuar programin.

Ylli Rakipi: Këtë media që e kontrollon qeveria dhe një fragment të vogël opozita, ti nuk e sheh?

Blendi Fevziu: Po është ndikim.

Ylli Rakipi: Ai e merr dhe e zapton, ti thua ndikim…

Blendi Fevziu: Ku hyj unë këtu?

Ylli Rakipi: Ti të thuash të vërtetën Fevzi!

Jozi kritikon muzikën e Gjestit: Këngë për filma të animuar, klikime të vjedhura

Jozi dhe Gjesti patën një debat të nxehtë në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku shkëmbyen akuza dhe kritika të ashpra për muzikën e njëri-tjetrit.

Jozi, e kritikon shumë muzikën e Gjestit, duke e përshkruar atë si një stil që i përshtatet më shumë filmave të animuar për fëmijë.

G Bani debaton ashpër me Gjestin e Gertën, hedh rrobat e kësaj të fundit në tokë
Ai nisi ta përqeshë dhe ta imitojë muzikën e Gjestit, duke e bërë situatën më të tensionuar.

Në përgjigje, Gjesti mbeti i qetë dhe tha se ai kishte ndryshuar zhanrin muzikor dhe tani nuk këndonte më balada si më parë.
Jozi, megjithatë, nuk e kurseu ironinë dhe e kritikon për klikimet, duke sugjeruar se Gjesti kishte përdorur metoda të dyshimta për të arritur sukses në muzikë.

Ai gjithashtu tha se klikimet e tij ishin “të vjedhura”, ndërsa ato të tijat “reale”.

Jozi vazhdoi me përçmim, duke thënë: “Ti në odën e burrave mundesh vetëm të shërbesh kafe, sepse të ndjekin për të të larguar”.

Gjesti, megjithatë, e ruajti durimin dhe nuk u përfshi në këto sulme.

Në fund, ata vunë bast për klikimet e ardhshme të Gjestit, pasi Jozi thoshte se nuk mund t’ia arrinte kurrë.

“Tek lokali im mos hajde më”/ Si nisi sherri mes këngëtarit dhe tregtarit të fruta-perimeve! 50-vjeçari nxori th. ikën duke go. ditur disa herë artistin

Detaje të reja mësohen nga plagosja me thikë e këngëtarit shkodran Ademir Fresku.

Burime bëjnë me dije se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë në gjendje të dehur në lokalin në pronësi të këngëtarit.

Por mëngjesin e sotëm, 30-vjeçari Ademir Fresku i ka thënë që nuk do i shërbehet më duke e paralajmëruar që të mos shkonte më tek lokali i tij.

Tregtari raportohet se menjëherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë këngëtarin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, policia ka vendosur në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, Gjergj Dardha

“Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Dimri ka “trokitur”, por çfarë ndodh me trupin kur bën papritur ftohtë! Këshillat se si duhet të veproni

Shqipëria dhe vende të tjera të Mesdheut gëzojnë një mot përgjithësisht të mirë me diell, por kur dimri troket, i ftohti është i mprehtë.

Sipas të dhënave i ftohti, veçanërisht kur ndodh papritur, ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit.

Këto luhatje shëndetësore janë të rëndësishme dhe me to duhet patur kujdes.

Çfarë Ndodh me Ju Kur Bën Ftohtë Papritur?

Digjni më shumë kalori

Studimet, kanë treguar se ritmet bazë të metabolizmit ose djegia e kalorive pa aktivitet fizik rritet gjatë temperaturave të ftohta.

Kjo ndodh sepse trupi punon më shumë që të ngrohet.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni në të ftohtë gjithë kohën.

Gishtat tkurren

Gishtat tkurren gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe enjten gjatë verës, thonë ekspertët.

Moti i ftohtë ngushton enët e gjakut në përpjekje për të ruajtur temperaturën e trupit.

Kjo do të thotë se gjaku qarkullon më pak nëpër gishta, rrjedhimisht duke i bërë ato të duken më të vegjël.

Dhimbje më të forta në gishta

Gjatë motit të ftohtë, disa njerëz vuajnë nga një simptomë e quajtur Sëmundja e Rejnaudit që shoqërohet me mpirje e të disa pjesëve të trupit si pasojë e të ftohtit ose stresit.

Kjo ndodh në zonën e duarve, këmbëve dhe veshëve dhe shkaktohet si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut që furnizojnë lëkurën me gjak.

Një gjë e tillë nuk është e rrezikshme por është e parehatshme dhe shkakton dhimbje.

Vishni rroba të përshtatshme dhe mos rrini shumë jashtë, thonë ekspertët.

Probleme me sytë

Kujdes me sytë gjatë të ftohtit.

Ekspozimi i tepërt në temperature të ftohta ndikon në shikimin tuaj.

Fytyra skuqet

Nëse gjatë ekspozimit në të ftohtë ën mëngjes ju skuqet hunda apo faqet atëherë duhet të dini se gjaku i anashkalon këto zona dhe fokusohet tek zemra ose mushkëritë.

Kur ngroheni gjaku rikthehet në rrugëtimin normal duke shkaktuar skuqje.

Probleme me zemrën

Kjo ndodh zakonisht tek të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rreziku është në rritje sepse trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë dhe rrit presionin në zemër.

Kjo e fundit duhet të punojë fort që të furnizojë gjakun tek gishtat e duarve dhe këmbëve.

Luhatje humori

Moti i ftohtë ka ndikim të fortë në gjendjen tuaj shpirtërore.

Rënia e temperaturave nënkupton më pak ditë dhe dritë.

Rrjedhimisht, trupi merr më pak vitaminë D.

Mungesa e dritës dhe vitaminës shkakton depresion dhe çrregullime humori.

Suplementat e vitaminës D duhen marrë në konsideratë për të kuruar problemet me humorin./AgroWeb.org

“Vëllai i Madh” t rondit banorët! Ky është vendimi më i fundit

“Vëllai i Madh” tronditi banorët, teksa në shtëpi hyri një tjetër zarf i zi.

Bullizmi, sjellje dhe fjalë të patolerueshme që janë hasur në shtëpi, bënë që nominimi të anulohej, teksa pritet të merren masa ndëshkuese. Cili/ët banor/ë do dënohet/n?

Kujtojmë se një ditë më parë, por dhe gjatë mbrëmjes që lamë pas ka patur debate të shumta mes banorëve.

Gjesti ka pasur një konflikt të fortë me Jozin dhe G-Banin, me këtë të fundit që i ka përmendur edhe anëtarët e familjes së Gjestit, duke i përmendur emrat e nënës dhe motrës së tij, duke shtuar edhe më shumë tension në situatën.

Megjithatë, Gjesti ka reaguar me qetësi ndaj ofendimeve, edhe pasi Jozi i ka hedhur ujë mbi kokë, duke intensifikuar edhe më tej përplasjen. Më pas, G-Bani e ka ndjekur dhe janë “përplasur” kokë më kokë, duke bërë që tensioni të arrinte nivele të reja.

Debate në shtëpi kanë patur dje edhe Livia me Amber, ku është përdorur një fjalor aspak i këndshëm si “zhgarravinë, pornografike”. Gjithashtu Livia ka debatuar edhe me Loredanën.

Amber është nervozuar pasi në banjë kishin vendosur emrin e saj, por ende nuk dihet se kush e ka bërë atë veprim. Gjithashtu Amber ka patur debat edhe me Rozanën, të cilës në një moment i thotë ‘klouni i shtëpisë’, nga ana tjetër këngëtarja i drejtohet ‘e bukura e shtëpisë ti’.

Gjesti gjithashtu ka patur debat mbrëmë edhe me Xumin. Gerti nga ana tjetër ka patur një debat të ashpër me Bernardin, të cilit i tha “skuth, ti të ha pas shpine. Ti kur të vendos dorën në krah të vret”.

HOROSKOPI, e martë 14 janar 2025

DASHI

Gjatë orëve në vijim do t’ju duhet pak durim edhe sepse kjo hënë disonante mund t’ju shkaktojë ende disa fërkime të vogla ose pengesa. Kjo është një periudhë disi urgjente në të cilën do të thirreni për të bërë zgjedhje ose do t’ju duhet të kryeni disa detyra të rënda.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, mëngjesi do të jetë sigurisht më i mirë se pasditja. Në këtë moment do të ishte e rëndësishme të hiqni qafe disa ngarkesa. Ata që kanë një histori të bukur, jo vetëm mund ta konfirmojnë, por edhe të mendojnë për zhvillime të reja si bashkëjetesa apo shtatzënia. 2025 u hap nën flamurin e frymëzimit.

BINJAKËT

Të dashur Binjakë, emocione të forta janë në rrugën e duhur. Nga shkurti do të fillojë një fazë rikuperimi dhe mundësia që një histori e lidhur me të kaluarën të kthehet në modë ose të ringjallet përsëri. Mundohuni të ndiqni instinktet tuaja ndoshta duke e çliruar veten ose duke lënë mënjanë disa situata…

GAFORRJA

Kohët e fundit ka pasur disa grindje apo keqkuptime në punë që kanë qenë shkak për agjitacion për ju. Afërdita në aspektin pozitiv mund t’ju lejojë të rikuperoni një marrëdhënie që është lodhur së fundmi, por gjithçka do të varet nga ju dhe dëshira juaj për t’u rikuperuar.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ka shumë probleme që ju mundojnë, por ka edhe shumë zgjidhje në rrugë. Nga data 4 shkurt do të keni një qiell shumë të favorshëm për të korrigjuar disa dëme nga e kaluara ose për të gjetur zgjidhje të reja për çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura prej kohësh.

VIRGJËRESHA

Fillon një fazë e rikuperimit të pjesshëm në të cilën do të ketë një mënyrë për të gjetur zgjidhje ose për të fituar kënaqësi të madhe. Konfliktet mund të lindin në dashuri, ndërsa ata që i kanë dhënë fund një lidhjeje nuk do duan të fillojnë një lidhje të re. Të qenit më i vetëdijshëm për atë që vleni do t’ju ndihmojë të ecni përpara edhe në punë.

PESHORJA

Po kaloni një periudhë lodhjeje dhe tensioni. Ata që janë prej kohësh në çift duken paksa të shqetësuar për partnerin. Shkurti do jetë një muaj i rëndësishëm për punë. Yjet ju këshillojnë të shmangni këtë qëndrim dhe të viheni më në dispozicion për njerëzit që ju rrethojnë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, fakti i të paturit të Venusit, Diellit dhe Mërkurit në favorin tuaj do të jetë i rëndësishëm për t’u rikthyer në lojë dhe për të lënë mënjanë pesimizmin. Yjet ju ftojnë të jeni më pozitivë por edhe të lini mënjanë të gjitha ato gjëra që kanë qenë shkak tensioni në të kaluarën.

SHIGJETARI

Jupiteri në opozitë mund të përfaqësojë një lloj disfate të dukshme për ju, por është vetëm një pengesë që nuk duhet t’ju shqetësojë dhe nuk duhet t’ju dekurajojë, sepse gjërat janë të destinuara të ndryshojnë në ditët në vijim. Ajo që ka ndodhur ka ndodhur dhe nuk mund të ndryshohet.

BRICJAPI

Pjesa e parë e vitit do të jetë shumë e rëndësishme për ju për të zgjidhur disa punë të papërfunduara. Në këtë moment po ndjeni një farë lodhjeje edhe sepse jepni gjithmonë maksimumin në punë dhe nuk dëshironi t’i delegoni askujt asgjë. Afërdita e favorshme do të sjellë diçka të rëndësishme në dashuri.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, me Hënën përballë mund të ndjeni një shqetësim fizik ose tension, i cili megjithatë është i destinuar të zhduket që nesër. Pas pak javësh Venusi do të nisë një tranzit pozitiv sidomos për çiftet e reja. Kjo është koha e duhur për të filluar të mendoni për shtatzëninë apo bashkëjetesën.

PESHQIT

Shumica prej jush po e kuptoni se diçka po ndryshon në vitin 2025. Nëse po mendoni të shkëputni lidhjet me një person apo të sqaroni disa çështje, tani do të keni dritën jeshile nga yjet. Ata që janë kthyer nga një periudhë shumë negative tani do të duhet ta shikojnë jetën nga një kënd tjetër.

U takua me Parashqevi Simakun, Curri rrëfen detaje tronditëse: Ka probleme shëndetësore serioze. Ata që i qëndrojnë pranë….

Analisti Arjan Curri pak ditë më parë ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu takuar me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ai deklaroi se gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë, andaj duhet patjetër mjekim urgjent që Parashqevia të shërohet.

Curri shtoi se ende nuk e ka marrë veten nga ai takim me ikonën e muzikës, historinë e së cilës e konsideron tragjike.

“Pashë që për Parashqevi Simakun ata që ishin pranë saj nuk donin të shihnin realitetin e plotë. Rrethi i vogël dhe miqtë e saj. Situata është shumë më dramatike, gati-gati tragjike, nga sa ka dalë në emisione deri tani. Unë në respekt të tyre kam vendosur të hesht, deri në momentin që duan të thonë diçka vetë. Parashqevi Simaku është një personazh publik dhe njerëzit kanë interes për të.

Parashqevi Simaku ka probleme shëndetësore serioze, fizike dhe psikike të natyrës shpirtërore. Ka nevojë për mjekim. Unë nuk e di nëse do ta bindin të mjekohet, por dikush duhet ta bëjë. Dashuria për një person nuk shfaqet duke i qëndruar afër, e duke i ofruar ushqim e strehim, por asistencë për ta shëruar.

Historia është shumë dramatike dhe tragjike, dua të rezervohem deri në momentin që njerëzit e saj duan të thonë të vërtetën. Nuk mund të fshihet shumë gjatë sekretet për jetën e saj. Jam i tronditur, ende nuk e kam marrë veten nga ajo vizitë”, u shpreh Curri.