Luiz Ejlli bën këngë për Martinin, 14-vjeçarin që u νra me nga bashkëmoshatari (Video)

Këngëtari Luiz Ejlli ka surprizuar së fundmi me një dedikim emocionues për Martin Canin, 14-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht më 18 nëntor të vitit që lamë pas.

Martin, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri ndodhur jashtë shkollës “Fan Noli” në kryqytet, kishte ëndërr të bëhej futbollist dhe ishte i njohur mes shokëve për energjinë dhe buzëqeshjen e tij.

Kjo këngë e Luizit jep një mesazh dashurie dhe kujtimi për Martinin dhe ëndrrat e tij që u prenë në mes.

Në videoklip shfaqen momente nga jeta e 14-vjeçarit, teksa luante futboll apo teksa krijonte kujtime më shokët, vëllanë dhe prindërit që aq shumë e deshën.

Teoritë konspirative për zjarret në Los Angeles: Plan për krijimin e një qyteti të ri nga Inteligjenca Artificiale

Zjarri ka prekur edhe shkrimin ikonë “Hollywood”. Këtë e konfirmojnë disa pamje që po qarkullojnë në platforma si X, Truth (rrjeti social i krijuar nga Donald Trump) dhe YouTube.

Por nuk është e vërtetë.

Ky është vetëm shembulli i fundit i një imazhi të krijuar me inteligjencë artificiale. Për më tepër, janë disa imazhe nga përdorues të ndryshëm që janë shpërndarë dhe ribashkuar më pas online.

Zjarri që ka përfshirë qytetin kalifornian, i cili ka djegur tashmë 117 kilometra katrorë, ka vrarë 9 persona dhe ka bërë që 180 mijë të evakuohen me dëme për 150 miliardë dollarë, ka edhe një pasojë tjetër.

E zakonshmja, ajo që ndodh pas çdo katastrofe të madhe. Nga COVID-i te përmbytjet më të fundit të shkaktuara nga uragani Helene.

Kur një problem është kompleks, ndiqet një përpjekje për të gjetur një zgjidhje të thjeshtë. E cila mund të shfrytëzohet për qëllime politike ose ekonomike dhe që luan me nevojën tonë për të kuptuar dhe vendosur atë që nuk mund ta kuptojmë në një model të paracaktuar: fajtori duhet të jetë dikush.

Kjo është struktura klasike nga e cila lindin të gjitha lajmet e rreme dhe teoritë e komplotit.

Personi, i cili mund të caktohet “fajtor”, në këtë rast, është Kristin Crowley, shefja e Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles. Ajo punon atje prej 22 vjetësh, ka drejtuar disa departamente dhe mban këtë post që nga viti 2022.

Por është gjithashtu grua, lezbike dhe angazhuar aktivisht në mbrojtjen e të drejtave Lgbtq+ dhe vlerave të lidhura me diversitetin dhe përfshirjen.

Crowley është kritikuar fuqishëm në disa postime në X dhe TikTok për fokusimin më shumë në promovimin e asaj që quhet “kultura e DEI” (diversitet, barazi dhe përfshirje), që është një filozofi shumë e pranishme në zonat administrative dhe qeveritare të Los Angeles, sesa në efikasitetin e sektorit.

“A mendon vërtet se DEI ka përkeqësuar dëmet nga këto zjarrvënie? Po, mendoj kështu. DEI ishte qëllimi i shefit të zjarrfikësve. Departamenti dhe qyteti shpenzuan para për DEI ndërkohë që degët e rrezikshme nuk u hoqën dhe hidrantët nuk kishin ujë”, ka shkruar Robby Starbuck, një aktivist konservator që synon të shkatërrojë mentalitetin “woke”, i cili nga e djathta ekstreme shikohet si propagandë e majtë ekstreme që lidhet me çështjet Lgbtq+.

Ky postim është ripostuar nga Elon Musk, me komentin: “DEI means people DIE” (DEI do të thotë që njerëzit vdesin).

Por sipërmarrësi, gjithashtu aleat i ngushtë i Donald Trump, duket se mbështet edhe deklarata shumë më ekstreme.

Si ato të Alex Jones, gjithashtu i njohur si komplotisti i Amerikës, i cili sugjeroi – gjithashtu në X – se zjarret ishin ndezur qëllimisht si pjesë e një “plani global për të udhëhequr një luftë ekonomike”. Komenti i Musk (më pas i fshirë): “E vërtetë”.

Po kthehemi te çështja e zjarrit, Donald Trump ka fajësuar publikisht guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, për vështirësinë në furnizimin me ujë të Los Angeles.

Po ashtu, kryebashkiakja e qytetit, Karen Bass, akuzohet për përgjegjësinë për zjarrin, pasi ka shkurtuar buxhetin për zjarrfikësit. Dhe është e vërtetë: vitin e kaluar është shkurtuar me 17.6 milionë dollarë nga një buxhet total prej 820 milionë dollarësh.

Por përgjigjja e kryebashkiakes ka qenë: “Mendoj se nëse kthehemi pas dhe shohim reduktimet që janë bërë, nuk ka pasur asnjë ulje që do të kishte pasur ndikim në situatën që kemi përballuar këto dy ditë”.

Po teoritë e komplotit që po qarkullojnë këto ditë po prekin gjithashtu dy nga industritë më të rëndësishme të Kalifornisë, atë teknologjike dhe atë të argëtimit.

Sipas këtyre teorive, zjarri – që për të dyja është sigurisht i qëllimshëm – ka origjinën në një plan për të krijuar një qytet të ri të drejtuar dhe menaxhuar nga inteligjenca artificiale, mbi mbetjet e Los Angeles.

Ndihma vjen nga një dokument i vitit 2020 për digjitalizimin e qytetit, me një plan 8-vjeçar të quajtur SmartLA 2028. “A ishte ky një sulm i synuar për të marrë më shumë tokë të çmuar?”, sugjeron një përdorues. Dhe më tej: “Po flasim për SmartLA 2028… dhe për mënyrën se si zjarret e Los Angeles janë përshtatur me programin e tyre të ri-kualifikimit urban. Zjarret krijojnë toka të lira… që papritmas janë në dispozicion për “ri-imagjinimin” e lagjeve në përputhje me vizionet e qytetit smart”.

Dhe pastaj është Hollywood, “klasa e yjeve” që do të bëjë gjithçka për të mbrojtur krimet e saj. Edhe duke ndezur një zjarr.

Këtu protagonisti është Sean Diddy Combs, i cili në shtator u akuzua për dhunë seksuale dhe trafikim të qenieve njerëzore. Dhe duket, sipas disa teorive që po qarkullojnë online, se ekziston një tunel që lidhte shtëpinë e artistit me vilën e PlayBoy.

Një lloj kalimi sekret për të lehtësuar trafikun e tij, por që nuk është gjetur kurrë.

Zjarri do të ishte shkaktuar, sipas komplotistëve, nga përpjekjet për të shkatërruar këtë tunel për të fshirë prova që mund të kishin përkeqësuar pozitat e Combs dhe – për më tepër – për të zbuluar krimet e yjeve të Hollywood-it.

Njihuni me djaloshin shqiptar që zbuloi problemin në telefonat Samsung dhe u shpërblye prej kompanisë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fushën e teknologjisë, pasi një djalosh shqiptar 14-vjeçar ka gjetur një problem në sistemin operativ në telefonat e kompanisë “Samsung”.

14-vjeçari Andrea Tosku ishte duke eksperimentuar në telefonin Samsung, kur vuri re se një “mode” specifik, ndodhej e hapur dhe paraqiste rrezik ndaj hackerave.

Sipas djaloshit, një hacker mund të hynte në këtë “mode” dhe të merrte lehtësisht të dhënat e telefonit.

Kompania e Samsungut i është përgjigjur djaloshit duke e rregulluar gabimin që ai zbuloi. Për këtë atij do ti jepet edhe një shpërblim monetar.

Andrea: Isha duke eksperimentuar në një telefon samsung dhe kur eksperimenton shkon në një mode specifik në këto telefona, por kjo mode nuk ishte e mbyllur nga hakerat, ishte portë e hapur.

Pyetje: Pra një hacker mund të hynte dhe të merrte të dhënat e telefonit?

Andrea: Një haker mund ta ngulte tek kompjuteri hackerimin dhe normaisht softueri i samsungut e kishte bllokuar këtë, por në këtë telefon nuk e kishte bllokuar. Unë e njoftova nga website i tyre, iu shkrojta email dhe thanë që do e investigonin dhe pasi e investiguan, thanë që do ta rregullonin. E rregulluan dhe tani do më japin një premium.

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Groenlanda, ishulli më i madh në botë, kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pasi Donald Trump shprehu dëshirën për të fituar “kontrollin e tij për arsye të sigurisë kombëtare” . Përtej ngjarjeve politike, ky ishull Arktik fsheh kuriozitete të shumta magjepsëse. Revista italiane Focus.it ka përzgjedhur dhjetë fakte befasuese për Groenlandën që mund të mos i keni ditur.

1- Është ishulli më i madh në botë

Me një sipërfaqe prej përafërsisht 2.16 milionë kilometra katrorë, Groenlanda është ishulli më i madh në planet, ndër ata që nuk janë kontinent. Pothuajse 80% e territorit të saj është e mbuluar nga një kapak akulli.

2- Emri “Greenland” ka një… kuptim mashtrues!

Pavarësisht nga peizazhi i saj kryesisht i ngrirë, emri “Greenland” do të thotë “tokë e gjelbër” . Emri u zgjodh nga Eriku i Kuq, një eksplorues islandez që kishte mërguar në ishull, me shpresën për të tërhequr kolonët.

3- Është në kontinentin e Amerikës së Veriut, por është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës

Pavarësisht se është gjeografikisht pjesë e kontinentit të Amerikës së Veriut, Groenlanda ka qenë e lidhur politikisht dhe ekonomikisht me Europën, veçanërisht Danimarkën, për rreth një mijëvjeçar. Në vitin 1979 fitoi autonomi të brendshme, e cila u zgjerua më tej në vitin 2009.

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Një hartë që tregon pozicionin e Groenlandës, është më afër kontinentit amerikano-verior sesa Europës.

4- Groenlanda ka dendësinë më të ulët të popullsisë në botë

Me një popullsi prej rreth 56,000, Groenlanda ka një nga dendësitë më të ulëta të popullsisë në botë. Shumica e banorëve jetojnë përgjatë bregdetit jugperëndimor, ku klima është relativisht më e butë.

5- Është shtëpia e parkut kombëtar më të madh në botë

Groenlanda është shtëpia e Parkut Kombëtar të Groenlandës Verilindore, më i madhi dhe më verilindor në botë, që mbulon gati 45% të sipërfaqes së ishullit.

6- Ishulli krenohet me tre vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Ilulissat Icefjord (trashëgimi e UNESCO-s që nga viti 2004): është një fjord 61 km i gjatë, i furnizuar nga akullnaja më e shpejtë në botë. Është një vend spektakolar me ajsbergë magjepsës të pranishëm gjatë gjithë vitit.

Aasivissuit – Nipisat (që nga viti 2018): Një terren i lashtë gjuetie Inuit, që shtrihet nga shtresa e akullit në det, i përdorur për mbi 4200 vjet, duke përfaqësuar një trashëgimi kulturore unike.

Kujataa (që nga viti 2017): Në Groenlandën jugore, feston 1000 vjet të ndikimeve bujqësore norvegjeze dhe inuit, të cilat kanë formësuar tokën dhe kulturën lokale.

7- Nuk ka pyje në Groenlandë…

Ndryshe nga sa mund të mendoni, Groenlanda nuk ka pyje të gjera. Në qytetin e Nanortalik ka një pyll të vogël, por në pjesën tjetër të territorit mungon mbulesa e konsiderueshme pyjore.

8- …por mund të gjenden shumë burime natyrore

Pavarësisht kushteve ekstreme klimatike, Groenlanda posedon burime natyrore si zink, plumb, xeheror hekuri, qymyr, molibden, ar, platin, rubin, diamante dhe uranium.

Peshkimi, veçanërisht për fokat dhe balenat, është jetik për ekonominë lokale.

9- Kultura mijëravjeçare Inuit

Popullsia vendase rrjedh kryesisht nga kultura Thule, një grup inuit që migroi në ishull rreth shekullit të 9-të pas Krishtit. Kjo trashëgimi kulturore është ende e dukshme në traditat dhe mënyrën e jetesës së banorëve.

10- Efektet e ngrohjes globale në Groenlandë

Shtresa e akullit të Groenlandës po pëson një shkrirje të konsiderueshme për shkak të ngrohjes globale, duke kontribuar në ngritjen e nivelit të detit dhe duke tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve në mbarë botën.

Ibrahimovic shqiptar pranë transferimit te Lazio

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic mund të rikthehet në Serie A. 19-vjeçari është pjesë e Bayern Munich në Gjermani, por minutat e pakta në dispozicion pritet të sjellin largimin e tij.

Eksperti i merkatos në Itali, Alfredo Pedulla raporton se Lazio është në bisedime të avancuara për afrimin e sulmuesit të talentuar.

Ibrahimovic ishte pjesë e Frosinone-s sezonin e kaluar në Serie A dhe për këtë arsye e njeh mirë kampionatin, ndërsa tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjet e treguara.

Po diskutohet për një huazim deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje për 10 milionë euro. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të mësuar më shumë rreth të ardhmes së sulmuesit.

Sherr me thi ka në berberhane mes të rinjëve, një i ρ Ιagosur

Një sherr me thika është regjistruar mes dy të rinjëve në ambientet e një berberhaneje në lagjen nr. 2 në Pogradec.

Nga informacionet paraprake mësohet se shtetasi S. Syzo ka plagosur me thikë 23-vjeçarin N. Agolli.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ndërsa autori ka ikur në drejtim të paditur pas krimit.

Burime bëjnë me dije se fillimisht përplasja mes tyre ka qenë verbale, por më pas sherri ka degraduar në fizike, ku S. Syzo ka nxjerrë thikën duke plagosur Agollin, i cili ka qenë duke u qethur.

Mësohet se 23-vjeçari është dërguar në spital me fraktura në kokë, krahë dhe njërën dorë. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

T merr në pistë, avioni merr flakë gjatë nisjes, 200 persona evakuohen mes dëborës, 4 pasagjerë të Iënduar

Një avion i kompanisë Delta Air Lines me mbi 200 persona në bord u detyrua të evakuohej urgjentisht në pistën e aeroportit ndërkombëtar Hartsfield-Jackson në Atlanta, pasi një problem me motorin ndërpreu nisjen e fluturimit. Incidenti ndodhi të premten në mëngjes, në mes të kushteve të motit të rënduar nga dëbora, duke lënë katër persona të lënduar, sipas burimeve zyrtare.

Avioni, një Boeing 757 që po përgatitej të nisej për në Minneapolis-St. Paul, ndërpreu ngritjen në orën 09:10 për shkak të një defekti të papritur në motor. Disa pasagjerë raportuan se motori kishte marrë flakë gjatë përpjekjes për ngritje. “Diçka nuk shkoi mirë dhe motori mori flakë. U desh të evakuoheshim menjëherë,” tha një pasagjer për CNN.

Delta Air Lines deklaroi se ekuipazhi ndoqi të gjitha protokollet e sigurisë dhe ndërpreu nisjen e fluturimit kur u sinjalizua një problem në motor. Të dhënat tregojnë se avioni kishte arritur një shpejtësi prej rreth 100 milje në orë përpara se të ndalej në mes të pistës.

Katër pasagjerë pësuan lëndime të lehta; një prej tyre u transportua në spital për trajtim, ndërsa tre të tjerët u ndihmuan në vendngjarje. Një pasagjere, Allison Wade, regjistroi momentet e evakuimit dhe raportoi tym që dilte nga avioni. “Kjo është e çmendur. Ne po qëndrojmë këtu në dëborë, në pistë,” tha ajo në video.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 12 Janar 2025

Dashi

Dashuria: Një Hënë miqësore sot do t’ju ftojë të keni besim në intuitat tuaja, gjërat që bëni me zemrën tuaj. Pasioni në krye për një person që e doni. Të gjitha marrëdhëniet emocionale përmirësohen për zemrat e vetmuara që do të ndjehen më pak të vetmuar.

Puna: Në vendimet tuaja profesionale mos lejoni që ju të ndikoheni nga pritjet e të tjerëve, mbështetuni në tuajat.

Demi

Dashuria: Shqetësimi për një të dashur ju ka mbajtur të tensionuar, por tani jeni të lirë nga të gjitha kufizimet dhe mund të vendosni pa vonesë. Megjithatë, jepni shpjegime personit që ka qenë afër jush deri më tani. Dita sfiduese për shumë beqarë, shumë lajme në horizont.

Puna: Ju jeni arkitektët e fatit tuaj, kështu që duhet të lëvizni me kujdes për të ndryshuar jetën tuaj të punës.

Binjakët

Dashuria: Mërkuri dhe Venusi janë në pamje të mirë dhe me sezonin e verës thuajse bëhen edhe më të forta dhe më të sigurta. Entuziazmi juaj do t’ju lejojë të përshtateni me partnerin/en tuaj. Dita me pesë yje për beqarët, dashuria, puna dhe fati do të jetë në krye!

Puna: Përfitoni nga kjo ditë që të filloni të punoni në një projekt që shpejt mund të realizohet.

Gaforrja

Dashuria: Sot ju mund të përballeni me sqarime me të dashurin/ën tuaj me guxim. Momente tensioni në çift, por ato do të kalojnë retë. Ditë interesante dhe pozitive për beqarët, do të keni përparësi nëse veproni para se të jetë tepër vonë.

Puna: Mundësi të reja në sy për të rritur pritjet në punë, mos humbisni për të treguar sa jeni të vlefshëm.

Luani

Dashuria: Në përgjithësi nuk ju pëlqen t’i ndani të gjitha marrëdhëniet përgjithmonë, por tani është koha për ta kthyer faqen. Ju keni nevojë për më shumë paqe mendore për të parë të ardhmen. Në këtë ditë, zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të mbulojnë një marrëdhënie vetëm nëse plotësohen kushtet.

Puna: Diskutimet dhe polemikat kanë vënë një tendosje në marrëdhëniet tuaja të punës, të jeni diplomatik dhe gjithçka do të funksionojë.

Virgjëresha

Dashuria: Dinamik dhe aktiv, sot ju do të tregoni euforinë tuaj në të gjitha fushat. Ju e dini se si ta magjepsni partnerin/en tuaj dhe të kënaqni çdo nevojë! Periudha me fat në dashuri për beqarët, shpirti binjak është aq shumë afër në njohjet tuaja.

Puna: Ju mund të arrini qëllime të mëtejshme, por do të keni për të zgjidhur një çështje që ju pengon të vendosni.

Peshorja

Dashuria: Hëna sot do t’ju ndihmojë të mbani marrëdhënie të mira dhe distancën e duhur me disa njerëz. Mbrëmja në intimitet me partnerin/en, mundësia edhe për të planifikuar të ardhmen e një çifti. Beqarët do të kenë kredencialet për të kryer një histori dashurie të lindur kohët e fundit.

Puna: Me favor të yjeve, nuk do të jetë e vështirë për të zënë pozita udhëheqëse, gjithashtu sepse ju mund të jepni më të mirën tuaj.

Akrepi

Dashuria: Planetet do të jenë gati për të mbrojtur sektorin sentimental të Akrepit. Sot do të ketë shumë momente të buta dhe romantike. Beqarët do të duan të ndryshojnë disa aspekte të jetës së tyre, të jenë më të qetë. Po vijnë njohjet e reja.

Puna: Disa dyshime në një nivel profesional ju vuajnë, por është akoma herët për të marrë vendime të mëtejshme.

Shigjetari

Dashuria: Kjo nuk është koha e duhur për të ekspozuar veten shumë, madje edhe në dashuri mund të keni distancuar veten nga dikush që ju ka zhgënjyer. Për çiftet e qëndrueshme, marrëveshja është shumë e mirë. Për beqarët që duan të bien në dashuri, ka takime interesante, që nuk duhen humbur!

Puna: Në sferën profesionale mund të ketë disa tensione, më mirë të jemi të kujdesshëm me fjalë dhe të shmangim keqkuptimet.

Bricjapi

Dashuria: Ditë e madhe për shenjën e Bricjapit! Yjet e favorshme ju bëjnë optimistë dhe mund të ketë impulse të mëdha te çiftet. Është gjithashtu një moment interesant për të vetmit që duhet të marrin vendime në lidhje me çështjet private dhe familjare.

Puna: Është koha për projekte ambicioze, në këtë fazë jeni në gjendje të dilni me plane vërtet të jashtëzakonshme!

Ujori

Dashuria: Shmangni polemikat dhe kritikat, partneri/ja nuk mund të durojë komentet tuaja. Jini edhe më pak të ngurtë me veten dhe bëni një pushim për të reflektuar. Hëna nuk është më në opozitë dhe beqarët mund të afrohen me një person.

Puna: Jeni përmirësuar vazhdimisht në sferën e punës, rezultatet edhe më të habitshme janë në rrugë të mbarë.

Peshqit

Dashuria: Nëse keni mbyllur raporte ose keni marrë vendime vendimtare, tani mund të rishikoni hapat. Është një kohë interesante për të zgjidhur problemet e pazgjidhura, veçanërisht të një natyre sentimentale. Beqarët mund të duhet të merren me një ish-që shfaqet përsëri.

Aksident në rrugën drejt kishës së Shna Ndout/ Mjeti del nga rruga dhe përpleset me një banesë, plagosen shoferi dhe një shtetase angleze

Aksident në rrugën drejt kishës së Shna Ndout në Laç. Mjeti del nga rruga dhe përpleset me një banesë, plagosen shoferi dhe një shtetase angleze.

‘Në rrugën e “Kishës Laçit”, shtetasi Eduart Çeta, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja shtetasja angleze Danielle Siellege, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit’, njofton policia.