Publikohet lista zyrtare e çmimeve, si do të zhvaten qytetarët që kalojnë në autostradën e Bashkim Ulajt

Kompania “Gener 2” ka publikuar listën finale të çmimeve për kalimin në autostradën Thumanë-Kashar. Nga 4 janari nisi aplikimi i tarifës dhe ndryshe nga sa u deklarua në fillim, tarifta janë vërtet të kripura për një aks 21 km të gjatë.

Për më tepër që nuk është fare në cilësinë e një autostrade, ku fillimisht u deklarua se do të lëvizej me 130 km/h. Në shumë pjesë ka dëmtime, sidomos te korsia e parë ku dhe lëvizin makinat e tonazhit të rëndë.

AdvertisementsTarifat e segmentit Kashar-Thumanë

Sipas çmimeve të publikuara nga “Gener 2” e Bashkim Ulajt, motoçikletat me cilindratë mbi 250 centimetër kub do të paguajnë 170 lekë, ndërsa automjetet 250 lekë ose 2.5 euro. Për kamionët, autobusët dhe mjetet me 2 apo tre kate e lartësi mbi 2.2 metër është aplikuar tarifa 620 lekë. Ndërkohë mjetet me 4 ose më shumë akse do të paguajnë 870 lekë ose me kursin e këmbimit, 8.8 euro.Tarifat e segmentit Kashar-Rinas

Kompania koncesionare ka publikuar gjithashtu edhe tarifat për segmente të veçanta të kësaj autostrade, si Rinas-Thumanë, Kashar-Thumanë dhe Kashar-Rinas.Tarifat e segmentit Rinas-Thumanë

Kështu, për aksin Kashar-Rinas, çmimi nis nga 50 lekë për triciklat, ose 0,6 euro, deri në 270 lekë (0,6 euro) për kamionët ose automjetet e tjerë me katër ose më shumë akse.

Për aksin Kashar-Thumanë, tarifat nisin nga 170 lekë për triciklat, ose 1,8 euro, deri në 870 lekë (8,8 euro), për kamionët ose automjetet e tjerë me katër ose më shumë akse.

Në çdo vend të botës ka kalime me pagesa. Por te Thumanë-Kashar ka dy probleme. E para 21 km rrugë fare mirë mund t’i ndërtonte shteti vetë dhe tarifat shkonin në buxhet. Askush nuk do të ishte kundër. E dyta, rruga nuk ka cilësi. Në shumë pjesë asfalti ka rënë dhe të paguash 2.5 euro është zhvatje. /Pamfleti

“Unë do martohem këtu”-Deklarata e Gjestit bën lëmsh Eglin: Me mua e ke?! Këngëtari: Kur të pashë ty, ndjenjat… (Video)

Ndërsa po bisedonin, Egli i kërkoi Gjestit t’i tregonte shenjën e tij të horoskopit.

Ai iu përgjigj se është Dem, ndërsa ajo u befasua dhe i tha se ajo është Virgjëreshë, duke theksuar se Demi dhe Virgjëresha janë një kombinim shumë i mirë.

“Nëse Demi shkon me një shenjë është Virgjëresha dhe nëse Virgjëresha shkon me një shenjë është Demi”, tha Egli.

Gjesti më pas tha se ka përshtypjen se do të martohet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

“E kam një fare ndjenje se kam me u martu dikë në Big”, tha Gjesti.

Egli u shpreh se e beson këtë, duke shtuar se e di se kush është personi që Gjesti mendon të martohet.

“Edhe unë e kam një farë ndjenje se ti ke me u martu me dikë këtu dhe e di se kush është, ta lexoj në sy gjatë lëvizjeve” tha Egli.

Kur Gjesti kërkoi që Egli të thoshte shkronjën e parë të emrit të personit që mendon, ajo tha “L”.

Gjesti, megjithatë, e hodhi poshtë këtë, duke thënë se nuk është e vërtetë.

“Kurrë në jetë”, tha Gjesti.

“Nuk më gënjen intuita”, tha Egli.

“Pastaj mua më kanë thënë se ti je i martum diku”, tha Egli.

“Jo, vetëm për hajgare?”, tha Gjesti.

“Ti e ke pas një histori tek produksioni ku ke qenë”, tha Egli.

“Si të pashë ty komplet ndjenjat m’u hoqën”, tha Gjesti.

“Ti e ke me mua?”, tha Egli.

“Jo s’e kam, këtë shkronjën L hiqe prej mendje”, tha Gjesti.

VIDEO

I birësuar nga një familje, drama në jetën e Gjestit! Vështirësitë e këngëtarit, pse e mbajti të fshehtë?

Artisti nga Kosova, Gjesti është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Albania”, duke shkaktuar trazira jo vetëm në shtëpi, por edhe në publik. Pas 85 ditësh qëndrimi në “BBVK”, Gjesti u largua dhe vetëm të nesërmen u bë pjesë e edicionit në Shqipëri.

Megjithatë, pak dihet për jetën e tij para se të bëhej pjesë e lojës.

Në një koment të një fansi, u zbuluan detaje emocionuese nga jeta private e Gjestit.

Sipas këtij komenti, Gjesti është rritur larg prindërve biologjikë dhe është adoptuar nga një çift që e kanë dashur si fëmijën e tyre.

Kjo histori ka prekur thellë zemrat e publikut, duke e bërë atë edhe më të dashur për ndjekësit e tij.

Gjesti ka treguar se është një lojtar i fortë dhe një personazh që di të mbajë publikun të mbërthyer pas ekranit. Me hyrjen e tij në “BBVA4”, ai është gati të sjellë energji dhe dinamika të reja në lojë. Fansat e tij janë të bindur se ai do të shkëlqejë edhe në këtë edicion, duke e kthyer në një nga figurat më të paharrueshme të reality show-t në Shqipëri dhe Kosovë. Vetë këngëtari ka preferuar që mos të flasë rreth kësaj teme, por të flasë për familjen e tij vetëm me dashuri dhe mall.

Familjarët e Gjestit kanë reaguar për herë të parë pasi këngëtari iu bashkua shtëpisë së “Brother VIP Albania”, 24 orë pas largimit nga “Big Brother VIP Kosova”.

Në një postim në llogarinë e Gjestit në Instagram, familjarët shkruajnë se janë pa fjalë për gjithë mbështetjen e madhe që ai po merr.

“Jemi pa fjalë nga përkrahja dhe dashuria që ju publik i dashur i keni dhënë Gjestit gjatë këtij rrugëtimi, e po vazhdoni ende ta përkrahni Gjestin dhe lojën e tij, jemi përjetësisht falënderues për mesazhet e panumërta, e për përkrahjen që nuk po e kurseni asnjëherë, e përkundrazi vetëm po shtohet çdo ditë e më shumë. Gjesti ju do shumë, vazhdoni ta ndiqni e ta përkrahni siç edhe keni bërë deri tash”, thuhet në postim.

“Na ftuan për birra e kok*inë…” Rasti në Astir, çfarë dëshmuan në polici shoqet e 21-vjeçares

Pesë të rinjve të cilët ndodhen në kërkim për mbylljen në banesë të vajzës 21-vjeçare në Astir, e cila alarmoi policinë, u është shtuar edhe një tjetër akuzë.

Tani ata akuzohen edhe për prodhim dhe shitje narkotikësh. Me këtë akuzë shtesë të rinjtë do të përballen me drejtësinë pasi shoqet e 21-vjeçares i thanë policisë së kanë shkuar me dëshirë në banesë, pasi shoqja e tyre i thirri për të festuar me djemtë dhe të konsumojnë kokainë.

Akuzat e tjera për të cilat ata akuzohen janë armëmbajtja pa leje për shkak të dy pistoletave të gjetura në shtëpi, heqje e paligjshme e lirisë pasi izoluan vajzën në apartament dhe falsifikim dokumentesh. Kjo e fundit për shkak se njëri prej të rinjve mbante me vete dokumente false.

Mes personave të shpallur në kërkim është dhe i dashuri i vajzës që telefonoi policinë për ndihmë. Ai është Joni Sadikaj, 26 vjeç, nga Tepelena, i cili së bashku me 4 shokët e tij nga Tirana dhe Vlora kanë kaluar mbrëmjen nën shoqërinë e 3 vajzave në 2 apartamentet që kishte marrë me qira ditore.

Rasti i pazakontë ndodhi rreth orës 13:30 të së enjtes. Menjëherë shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA shkuan në zonë, ku nisën negociatat për të hapur derën. Pretendime për dhunë dhe rrëmbim patën edhe prindërit e vajzës të cilët bashkëpunuan me policinë.

Forcat RENEA zbritën nga tarraca e pallatit dhe hynë në ballkonin e banesës në katin e tetë, pasi patën dyshime se vajza mund të ndërmerrte ndonjë akt ekstrem.

Pas marrjes në pyetje të vajzës, u zbuluan armët, dozat e kokainës dhe jeleku antiplumb në apartamentin tjetër.

Për kë e ka fjalën? Gjesti bën deklaratën e papritur: Kam një ndjenjë që do të martohem në këtë Big

Teksa Gjesti dhe Egli ndodheshin te dhoma e grimit duke rregulluar rrobat e banorit, këngëtari bëri një deklaratë të papritur.

Ai u shpreh se ‘ka një ndjenjë që do të martohet në këtë Big”. Fillimisht këtë e konfirmoi edhe Egli, duke i thënë se do të martohet me një banore me shkronjën “L”, referuar Livias pasi ata qëndrojnë shpesh bashkë.

Por Gjesti u shpreh se nuk është ajo dhe më pas Egli i tha se ka dëgjuar se ai është ‘i martuar’.
Këngëtari u shpreh se jo dhe bëri një lojë fjalësh me Eglin, e cila e mori sikur Gjesti e kishte për të pjesën e martesës ne “Big Brother VIP 4”.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: E di si e kam një ndjenjë që do të martohem në këtë Big

Egli: Edhe unë e kam një far ndjenje se ti do të martohesh me dikë këtu

Gjesti: Edhe unë e kam një far ndjenje

Egli: Edhe e di kush është

Gjesti: Kush është shkronja e parë?

Egli: Ta lexoj në sy gjatë lëvizjeve me kë e ke

Gjesti: Më trego shkronjën e parë e unë po të them “po” ose “jo”

Egli: L

Gjesti: Kurrë në jetë

Egli: S’më gënjen intuita

Gjesti: Jo është duke të të gënjyer shumë

Egli: Mua më kanë thënë se je i ‘martuar’ diku

Gjesti: Jo, s’jam

Egli: E ke thënë vetë këtu

Gjesti: Jo, veç bëj hajgare. A të dukem si i martuar?

Egli: Ti ke pasur një histori te produksioni ku ke qenë këtë e dimë. E ke, në një moment në shtëpi ke thënë se ke frikë se ‘është mërzitur me mua’, seç ke bërë diçka. Ke ndjenja për të. Si i bie të martohesh me dikë këtu, kur ke ndjenja për dikë që ke lënë atje?

Gjesti: Po si të pashë ty, mua komplet me ndjenja më ikën

Egli: Ti e ke me mua?

Gjesti: Jo, si të pashë ty po them

Egli: Këtë situatën e ke kundrejt meje?

Gjesti: Jo. Po them që shkronjën “L” hiqe prej mendje

Egli: Kur thua që do martohem e ke për mua?

Gjesti: Jo

Egli: Për kë e ke? Më the thuaj shkronjën e parë, V, D?

Gjesti: Jo

Egli: Me ato që janë të martuara nuk do martohesh

Martesa sekrete 12-vjeçare e Rozana Radit, partneri që mban larg famës

Prej shumë vitesh, Rozana Radi e ka ruajtur jetën e saj personale në hije, duke zgjedhur një partner që preferon të mbetet larg vëmendjes mediatike. Ky qëndrim i saj në lidhje me privatësinë, siç duket, përputhet edhe me dëshirat e partnerit që ka zgjedhur, i cili shfaqet rrallë në publik. Së fundmi, në një debat në ‘Big Brother’, Rozana zbuloi se ata janë martuar, një moment që e mori të gjithë në befasi.

Duke debatuar me Gjestin, njërin nga konkurrentët, Rozana e bëri të qartë se statusi i saj civil është i pamohueshëm. Ajo e tha qartë: “Jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë”. Kjo deklaratë konfirmoi se ajo dhe partneri i saj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një martesë të fshehtë, një fakt që shumë prej ndjekësve të saj nuk ishin në dijeni të tij.

Publiku dhe mediat menjëherë shpërthyen me spekulime mbi këtë zbulim. Një jetë private e mbajtur në hije për një artist të njohur si Rozana është gjithmonë një çështje interesante. Ajo gjithmonë e ka shmangur bisedat rreth marrëdhënies së saj, duke preferuar që ato të mbeten një mister për adhuruesit e saj. Ndoshta, ky është një nga arsyet pse shumë e duan atë – sepse jeta e saj personale është e paparashikueshme dhe intriguese.

Artistja, e cila e ka ndarë jetën profesionale nga ajo personale, theksoi se ka kaluar më shumë se 12 vjet në një lidhje dashurie. “Jo vetëm kaq”, vazhdoi ajo, “por kam përjetuar një situatë të çuditshme kur mediat e përfshinë atë në skena të paqarta, duke krijuar tension midis nesh”.

Rozana gjithashtu zbuloi se partneri i saj është i fiksuar pas ruajtjes së privatësisë dhe nuk ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes. “Ai nuk merret fare me botën e televizionit dhe ka një preferencë të fortë për të qëndruar larg mediave”, tha ajo, duke shpjeguar se ky është një çelës për një lidhje të qetë dhe të qëndrueshme.

Ky qëndrim i tij ka ndihmuar në forcimin e marrëdhënies së tyre. Rozana tha se është e lumtur të dijë se partneri i saj është shumë mbështets dhe i kupton nevojat e saj për privatësi. “Në një emision, tha: ‘Jam shumë e lumtur se jam ndarë më të dashurin’, dërgoi një mesazh publik që, për fat të keq, u keqkuptua”, shpjegoi ajo. Kjo çoi në një situatë të vështirë për të dy, kur mediat filluan të spekulojnë mbi një ndarje të mundshme.

Megjithatë, Rozana është e bindur se marrëdhënia e saj është e fortë dhe e qëndrueshme. Ajo vazhdon të përqendrohet në karrierën e saj dhe në përkushtimin ndaj partnerit të saj.

“Ne jemi në një vend të mirë dhe jemi të lumtur bashkë”, përfundoi ajo. Këto zbulime thjesht theksojnë se ndonjëherë, dashuria dhe angazhimi nuk kanë nevojë për publikim dhe esa ndjenja e autenticitetit çdo herë mbetet më e rëndësishme se transparenca në jetën publike./panorama

Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t’a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në bυrg?

Sali Berisha, i pandehur për korrupsion, i shoqëruar nga Flamur Noka me dosje në SPAK, u shfaq dy ditë më parë në burgun e Fierit, për të vizituar Ervin Salianjin, me të cilin u përlesh tre vite më parë për selinë e PD-së.

Sali Berisha, i pandehur për korrupsion, i shoqëruar nga Flamur Noka me dosje në SPAK, u shfaq dy ditë më parë në burgun e Fierit, për të vizituar Ervin Salianjin, me të cilin u përlesh tre vite më parë për selinë e PD-së. Berisha shprehu dëshirën për të vizituar edhe Ilir Metën në burgun 313, aleantin e tij në frontin anti-amerikan dhe anti-SPAK, por shtoi se kishte disa pengesa procedurale.

“Ilir Metën do shkoja 10 herë ta takoja unë, por këta pretendojnë se të paraburgosurit nuk mund të takohen. Këta më kanë thënë mua, se sigurisht unë jam interesuar, por më kanë informuar se ai është në paraburgim dhe nuk lejojnë takime”, tha Berisha.

Kreu i PD e konsideron Ilir Metën të burgosur politik, me shpresën se me dromcat e LSI-së rahmet pastë, që hodhi ‘në erë’ Edi Rama (një nga veprat më patriotike), mund të qepë ndonjë mandat më tepër në zgjedhjet e 11 majit 2025, për të ruajtur monopolin e opozitës deri në 2029. Në gusht të vitit 2001, në një konferencë për shtyp, Sali Berisha parashikonte se Ilir Meta do ta mbyllte jetën e tij prapa hekurave.

“Për PD, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij, ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllavërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve. Mbi këta të dy (për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij) rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbyllë jetën e tij pas hekurave të burgjeve”, deklaronte Berisha.

Nuk dihet se kush e pengon më shumë për t’a vizituar Ilir Metën në burg, procedurat apo sikleti nga kjo profetci e përmbushur, po ky parashikim në atë kohë ishte aq i pabesueshëm sa profecia e Çim Pekës, i cili në korrik të vitit 2019 tha se Lulzim Basha është i dënuar të bëhet kryeministër!

Romeo Veshaj i jep fund romancës me vajzën misterioze dhe kthehet në krahët e Heidi Baçit?! E vërteta e ribashkimit të ish-çiftit të BBV

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe që u bënë një prej dysheve më të komentuara nga publikut për ndarjen mes tyre pas përfundimit të spektaklit, kanë marrë sërish vëmendjen e ndjekësve.

Romanca e tyre vazhdoi për disa kohë edhe jashtë shtëpisë, por ata vendosën të ndahen për arsye që nuk i kanë zbuluar publikisht. Pas ndarjes, dyshja filloi të mos ndiqej më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe hoqën gjithashtu të gjitha fotot e përbashkëta nga profilet e tyre.Sidoqoftë, këtë javë u shkruajt se kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre, pasi veprimi i fundit i tyre tregon se romanca është rikthyer.

Romeo dhe Heidi tani kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një hap që lë të kuptohet se romanca e tyre ka marrë një tjetër drejtim. Por duket se mes tyre nuk ka një rikthim. Nga ajo çfarë mundëm të mësonim, Heidi dhe Romeo nuk janë rikthyer së bashku.

Ndjekja në Instagram, është vetëm një shenjë që dyshja duket se nuk ka mëri ndaj njëri-tjetrit, por jo se janë rikthyer. Heidi aktualisht është rikthyer në Shqipëri për të drejtuar Big Brother Fan Club, por sapo përfundon me xhirimet, ajo largohet nga Tirana, duke preferuar që të qëndrojë me familjarët e saj. Nga ana tjetër, Romeo po vijon me angazhimet e tij, tashmë larg televizionet. Dyshja nuk është parë bashkë që në verë. Vetëm pak javë më parë, të dy ishin pjesë e një eventi të zhvilluar në Tiranë. Por ashtu si të pranishmit pohuan, mes tyre nuk kishte as edhe një përshëndetje, dhe jo më një takim.

Ishte fillimi i tetorit, kur edhe Panorama shkroi për një flirt të ri që aktori kishte nisur. E tashmë, kur kanë kaluar më shumë sesa dy muaj, miqtë pranë tij zbulojnë se lidhja që fillimisht përflitej si thashetheme, tashmë është konfirmuar.

Të shumtë janë njerëzit që e kanë parë tashmë Romeon në shoqëri të vajzës brune që gjithnjë e më shpesh po shfaqet krah tij. Fillimisht, miqtë e afërt të tij ishin skeptik rreth fatit që kjo histori do të kishte. Por kur kanë kaluar disa javë, partnerja e re e Romeos, e shoqëron kudo artistin. Ndonëse deri më tani, çifti i ri nuk ka dalë ende hapur, të shumtë janë ata që e kanë marrë vesh për këtë histori.

Ditët e fundit, çifti ka qenë edhe në zonën e ishBllokut, ku vëllai i Romeos, ka edhe një biznes. Nën shoqërinë e miqve të përbashkët, çifti ka qëndruar në një nga baret e njohura në qytet, por pa dhënë shumë skena, si për të mos u zbuluar. Vajza në fjalë, nuk është e famshme, por ka shumë miq në fushën e showbizzit, ndaj edhe në një nga këto evente, ajo është njohur me Romeon, pak ditë pasi historia ishte mbyllur.

Rrethi i ngushtë i Romeos, bën me dije se nuk e dinë kohën fiks kur ai dhe Heidi u ndanë, por dinë se në fillim të shtatorit, kur Romeo iu rikthye netëve live si këngëtar, partnerja e tij e shoqëronte. Duket se kjo histori po vijon dhe Romeo dhe Heidi tashmë i përkasin të shkuarës, pasi Heidi po shijon famën në televizion, ndërsa Romeo historinë e re të dashurisë.

I birësuar nga një familje, drama dhe vështirësitë në jetën e këngëtarit, ja pse e mbajti të fshehtë Gjesti

Artisti nga Kosova Besart Kelmendi, i njohur nga të gjithë me emrin “Gjesti”, është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Albania 4”, duke shkaktuar trazira jo vetëm në shtëpi, por edhe në publik.

Pas 85 ditësh qëndrimi në “Big Brother Vip Kosova 3”, Gjesti u largua dhe vetëm të nesërmen u bë pjesë e edicionit në Shqipëri.

Megjithatë, pak dihet për jetën e tij para se të bëhej pjesë e lojës. Në një koment të një fansi, u zbuluan detaje emocionuese nga jeta private e Gjestit.

Sipas këtij komenti, Gjesti është rritur larg prindërve biologjikë dhe është adoptuar nga një çift që e kanë dashur si fëmijën e tyre.

Kjo histori ka prekur thellë zemrat e publikut, duke e bërë atë edhe më të dashur për ndjekësit e tij.

Gjesti ka treguar se është një lojtar i fortë, si dhe një personazh që di të mbajë publikun të mbërthyer pas ekranit.

Me hyrjen e tij në “Big Brother Vip Albania 4”, ai është gati të sjellë energji dhe dinamika të reja në lojë.

Fansat e tij janë të bindur se ai do të shkëlqejë edhe në këtë edicion, duke e kthyer në një nga figurat më të paharrueshme të reality show-t në Shqipëri dhe Kosovë.

Vetë këngëtari ka preferuar që mos të flasë rreth kësaj teme, por të flasë për familjen e tij vetëm me dashuri dhe mall.

Familjarët e Gjestit, kanë reaguar për herë të parë pasi këngëtari iu bashkua shtëpisë së “Brother VIP Albania”, 24 orë pas largimit nga “Big Brother VIP Kosova”.

Në një postim në llogarinë e Gjestit në “Instagram”, familjarët shkruajnë se janë pa fjalë për gjithë mbështetjen e madhe që ai po merr.

“Jemi pa fjalë nga përkrahja dhe dashuria që ju publik i dashur i keni dhënë Gjestit gjatë këtij rrugëtimi, e po vazhdoni ende ta përkrahni Gjestin dhe lojën e tij, jemi përjetësisht falenderues për mesazhet e panumërta, e për përkrahjen që nuk po e kurseni asnjëherë, e përkundrazi vetëm po shtohet çdo ditë e më shumë. Gjesti ju do shumë, vazhdoni ta ndiqni e ta përkrahni siç edhe keni bërë deri tash”, thuhet në postim

Dashamir Shehi: Kur t’ua sekuestrojnë vilat dhe llogaritë bankare politikanëve, atëherë ka filluar lufta e vërtetë e SPAK

Teksa ishte i ftuar në studion e “Debat”, Dashamir Shehi, ka deklaruar se lufta e vërtetë e SPAK-ut do të nisë “kur t’ua sekuestrojnë vilat dhe llogaritë bankare politikanëve”.

“Ka 3 ministra në burg, dhjetëra funksionarë në hetime, po ashtu edhe kryetarë bashkie dhe vazhdohet sikur nuk ka ndodhur gjë.

Kjo ndodh sepse kjo është Shqipëria jonë, e lodhur dhe nuk ka reagim publik. Drejtësia shyqyr që po bën diçka, por edhe SPAK-ut i janë turrur me egërsi të dy palët”, tha Shehi.

“Askujt nuk i leverdis që të hapen letrat sepse pothuajse të gjithë janë përlyer. Nuk po them që këta të SPAK-ut janë të rënë nga qielli, por i ka lëvizur pak ujrat në Shqipëri, pasi këtu ishte bërë kënetë fare.

Mendoj se diçka pozitive në fund të kësaj historie do të dalë. Të paktën një pjese të këtyre funksionarëve që vjedhin pa iu dridhur qerpiku do tremben paksa, një pjesë e politikës do të bëhet e përgjegjshme.

Por, ajo që duhet të ndodhte ende nuk ka ndodhur sepse deri tani, asnjë nuk është dënuar tamam. Deri tani, nuk janë sekuestruar paratë. Kur t’i marrin vilat e pallatet e llogaritë bankare, që mos të kenë më para të paguajnë gjykatësit, atëherë nis lufta e vërtetë”, theksoi Shehi.