REAGIMET/ Europa rreshtohet me Ukrainën: ‘Kievi nuk është vetëm’. Moska me Trump: ‘Zelensky mori një shuplakë të fortë’

Pas takimit të dështuar dhe tejet të tensionuar mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodimir Zelensky, kanë reaguar liderët europianë.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri polak dhe ish-Presidenti i KE, Donald Tusk, iu drejtua Zelenskit dhe i tha: “Të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”.

Gjermania dhe Franca mbështesin Ukrainën

Nga ana tjetër, Presidenti Macron, i pyetur për këtë debat teksa po viziton Portugalinë, tha se Rusia është vendi agresor dhe se Ukraina po sulmohet.

Sipas Macron, është e rëndësishme që të tregohet respekt ndaj atyre që kanë luftuar prej fillimit për të mbrojtur dinjitetin, të drejtat dhe sigurinë e Europës.

Presidenti francez theksoi se vendet europiane dhe aleatët e tjerë kishin të drejtë që ndihmuan Ukrainën prej 3 vitesh dhe sanksionuan Rusinë.

Edhe Gjermania është rreshtuar me Kievin, duke i treguar solidaritet. “Jemi të bashkuar me aleatët tanë europianë në krah të Ukrainës kundër agresionit rus. Ukrina mund të llogarisë mbështetjen tonë”, tha ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre ofroi mbështetjen e tij për Zelenskyy dhe Ukrainën duke u shprehur: “Ne qëndrojmë pranë Ukrainës në luftën e saj të drejtë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson deklaroi: “Suedia qëndron me Ukrainën. Ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, por edhe për të gjithë Evropën. Slava Ukraina!”

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda shkroi në rrjetet sociale: “Ukrainë, nuk do të ecësh kurrë vetëm”.

Ministri i jashtëm irlandez Simon Harris shkroi: “Ukraina nuk është fajtore për këtë luftë të shkaktuar nga pushtimi i paligjshëm i Rusisë. Ne qëndrojmë me Ukrainën”.

Mbështetje për Ukrainën shprehu edhe kryeministri i Spanjës, Pedo Sanchez.

Demokratët amerikanë: Trump punon për Putin

Kanë reaguar edhe demokratët amerikanë.

“Trump dhe zëvendëspresidenti Vance janë duke bërë punën e ndyrë për Vladimir Putin”, tha liderit i demokratëve në Senat, Chuck Schumer.

Rusia rreshtohet me Trump

Edhe Rusia ka reaguar pas takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentëve Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, i cili u shoqërua me tensione dhe tone të ashpra.

Ish-presidentit rus Dmitry Medvedev, tha se Zelensky mori një “shuplakë të fortë” në bisedimet e tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Një shuplakë në Zyrën Ovale,” postoi në Telegram Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se ishte një mrekulli që Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance e kishin frenuar veten të mos goditnin Zelenskyin gjatë debatit.

Ndërkohë më herët, Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm i Kremlinit për bashkëpunimin ndërkombëtar ekonomik dhe investues, e përshkroi takimin në Shtëpinë e Bardhë mes Trump dhe Zelenskyt si “historik”.

Përplasja në Zyrën Ovale, cila ishte fjalia e Zelenskyt që acaroi Trump dhe Vance

Përplasja e ndodhur në Dhomën Ovale gjatë vizitës së presidentit ukrainas Zelensky në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe zëvëndësi i tij JD Vance, përpara kamerave ka marrë vëmendjen e mediave.

Donald Trump dhë zëvëndësi i tij JD Vance, kanë ngritur zërin ndaj presidentit ukrainas duke i folur me tone shumë të ashpra.

Liderët amerikanë lëshuan një sulm frontal ndaj presidenti ukrainas, duke e vënë atë me “shpatulla pas murit” dhe e gjetën të papërgatitur saqë nuk i vinin fjalët në anglisht dhe të përgjigjej.

Presioni ishte që Zelensky të pranojë sa më shpejt një marrëveshje armëpushimi me Rusinë dhe më pas të kërkojë një garanci për sigurinë, pasi në këtë momente sipas presidentit amerikan, ai nuk është në pozita të vendosë kushte.

Duket se qejfmbetja me Zelenskyn i ka rrënjët më të thella, pasi J.D. Vance nuk harroi t’i kujtonte presidentit ukrainas se në muajin tetor ai kishte bërë fushatë për rivalët e tyre në presidenciale.

“Pa ne nuk ke asnjë letër. Sjellja e tij duhet të ndryshojë. Duhet të jesh mirënjohës. Duhet të bësh një marrëveshje ose ne do t’iu braktisim dhe nëse ne ju braktisim ne atëherë do të shohësh në të vërtetë se sa i fortë je. Nuk ke letrat. Po nënshkruam marrëveshjen do të jesh në pozitë më të mirë”, ishin disa nga fjalët e Trump drejtuar Zelenskyt në këtë takim.

Gjatë fjalës së tij, Trump i ka thënë Zelenskyt të jetë mirënjohës teksa e ka akuzuar atë se po “luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

“Je vendosur në një pozicion të keq. Po luani bixhoz me Luftën e Tretë, nuk i keni kartat e duhura duhet të arrini një marrëveshje me Rusinë. Ose bëni një marrëveshje ose ne tërhiqemi, dhe nëse tërhiqemi, do të duhet ta përballoni vetë. Nuk mendoj se kjo do të jetë një gjë e mirë”, theksoi Trump.

Ndërsa Zelensky iu kundërpërgjigj se nuk kam ardhur këtu të luaj bixhoz, teksa nuk mungoi përplasja me zv,presidentin e amerikan.

“Nuk kam ardhur këtu të luaj bixhoz. Putin është një kriminel, ai e nisi luftën edhe duhet të paguajë, duhet të ndalet në nuk kemi asnjë kompromis me një vrasës”, u shpreh Zelensky.

Gjatë replikave, Zelensky e ka pyetur Zv/Presidentin Vance nëse ai ka qenë në Ukrainë për të parë skenat e luftës. Ndërkohë, Vance shprehet se ka lexuar dhe ka parë.

Më pas, Zelensky tund kokën duke i thënë se edhe SHBA-ja do të ndjejë pasojat e luftës.

Pas kësaj fjalie, Trump shfaqet dukshëm i frustruar dhe ndërhyn: ”Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejmë. Do të ndihemi shumë mirë dhe shumë të fortë”.

“Nëse mund të arrini një armëpushim tani, unë do t’ju thoja ta pranoni atë në mënyrë që plumbat të ndalojnë së fluturuari”, thotë Trump.

Zelensky: Sigurisht që dua të ndaloj luftën

Trump: Ti thua se nuk dëshiron armëpushim.

Zelensky: Dua një marrëveshje armëpushimi me garanci.

Presidenti amerikan nuk la pa përmendur dhe paratë që Ukraina ka marrë nga paraardhësi i tij për këtë luftë, të cilit iu referua dhe me fjalë fyese.

“Ne ju dhamë nëpërmjet këtij presidenti budalla 350 miliardë dollarë, ju dhamë pajisje ushtarake… nëse nuk do të kishit pajisjet tona ushtarake, kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh”.

“Për tre ditë e dëgjova nga Putini”, përgjigjet Zelensky.

Më herët në takimin Trump-Vance-Zelensky

Trump: Ajo që po bëni është mungesë respekti për vendin ky vend që ju ka mbështetur shumë më tepër se sa shumë njerëz kanë thënë se duhet të kenë.

Zelensky: Unë jam me gjithë respekt për vendin tuaj.

Zëvendëspresidenti Vance: A keni thënë ‘faleminderit’ një herë gjatë gjithë takimit?

Zelensky: Shumë herë

Vance: Jo, në të gjithë këtë takim, a keni thënë ‘faleminderit’?”

Vance: Ofroni disa fjalë vlerësimi për SHBA-në dhe Presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.

Zelensky përpiqet të përgjigjet, duke thënë: “Ju lutem, mendoni se nëse do të flisni shumë me zë të lartë për luftën…”

Ai ndërpritet nga Trump: Vendi juaj është në telashe të mëdha.

Diskutimet me tone të larta dhe kritikat e forta të bëra nga Trump-Vance ndaj Zelenskit, bënë që marrëveshja të mos nënshkruhej.

Në këtë mënyrë, Presidenti ukrainas u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe konferenca për shtyp që ishte lajmëruar paraprakisht, u anulua.

Donald Trump akuzoi Zelenskyn në rrjetet sociale se nuk respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i la derën hapur se mund të kthehet sërish ku të jetë gati për paqe.

Një takim ky që nuk prodhoi asnjë të mirë, dhe që ndoshta solli dhe fundin e mbështetjes së Uashingtonit për Kievin.

Njihuni me fatlumët e horoskopit për muajin Mars

Muaji i parë i pranverës sjell zhvillime pozitive për disa shenja të zodiakut, të cilat do të shohin ëndrrat e tyre të realizohen, qoftë në fushën profesionale, qoftë në jetën personale.

Akrepi: Koha për ndryshime dinamike

Nga fillimi i marsit, personat e shenjës së akrepit do të ndiejnë energji intensive që do t’u japë forcë për të hedhur hapa vendimtare përpara. Ambicia e tyre do të shpërblehet, sidomos në fushën profesionale. Hëna e re do t’i ndihmojë të kapërcejnë frikën dhe të ecin me guxim për mundësi të reja.

Çfarë i pret akrepët gjatë marsit:

• Muaji ideal për projekte të reja ose përparim në karrierë.
• Vetëbesim dhe forcë në jetën personale.
• Takime që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre në dashuri dhe karrierë.

Këshillë: Jini të guximshëm dhe mos kini frikë nga rreziqet, pasi do t’ju çojnë drejt suksesit

Bricjapi: Zhvillim në karrierë dhe stabilitet financiar

Ju presin mundësi të mëdha për promovime, përpjekje të reja profesionale ose investime fitimprurëse. Hëna e Re do t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimet e tyre.

Çfarë sjell marsi:

• Progres i rëndësishëm në karrierë dhe financa.
• Mundësi të reja profesionale që do të zgjerojnë horizontet e tyre.
• Stabilitet dhe harmoni në jetën personale.

Këshillë: Dëgjoni intuitën tuaj.

Virgjëresha: Zgjerimi i horizonteve dhe rritje personale

Marsi sjell frymëzim për Virgjëreshat. Do të jetë një muaj plot njohuri të reja, udhëtime dhe rritje personale. Yjet i inkurajojnë ata të zgjerojnë botëkuptimin e tyre dhe të realizojnë qëllimet e tyre.

Çfarë do të sjellë:

• Kreativitet dhe ide të reja për zhvillimin e karrierës.
• Mundësi udhëtimi që do të hapin perspektiva të reja.
• Harmonia në marrëdhënie të rëndësishme personale.
Këshillë: Lëreni rutinën pas dhe përqafoni sfida të reja – suksesi ju pret!

Peshqit: Takime romantike dhe fatale

Për Peshqit, Marsi do të jetë plot emocione dhe përvoja emocionuese. Jeta e tyre e dashurisë do të lulëzojë dhe do të tërheqin vëmendjen. Kjo është një periudhë e mirë për marrëdhënie të reja ose për thellimin e atyre ekzistuese.

Çfarë duhet pritur:

• Momente romantike dhe takime që mund të ndryshojnë jetën e tyre.
• Zhvillimi shpirtëror dhe intuitë e zgjeruar.
• Mundësi të reja për shprehje krijuese.

Këshillë: Jini të hapur ndaj ndjenjave të reja dhe lëreni dashurinë të hyjë në jetën tuaj.

U largua nga Shtëpia e Bardhë, reagon Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas takimit të tensionuar me presidentin amerikan, Donald Trump, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Në një postim në rrjetin social “X”, ai shkroi:

“Faleminderit, Amerikë, faleminderit për mbështetjen, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit President Donald J. Trump, Kongresit dhe popullit amerikan.

Ukraina ka nevojë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë.”

Ky reagim vjen në një moment kritik për marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, pas tensioneve gjatë takimit mes dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë.

Anulohet konferenca/ Trump “përzë” Zelenskyn nga Shtëpia e Bardhë: Kthehu kur të jesh gati për paqe

Është anuluar konferenca e përbashkët për shtyp mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskyy, e planifikuar për t’u mbajtur këtë mbrëmje pas takimit në Zyrën Ovale.

Dy liderët pritej të përballeshin me mediat në Shtëpinë e Bardhë nga ora 18:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë, pas përplasjeve të forta në Zyrën Ovale, Fox News raporton se Donald Trump i ka kërkuar homologut të tij Volodymyr Zelenskyt të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Largimi i Zelenskyy-t nga Shtëpia e Bardhë është njoftuar edhe nga vetë Trump përmes rrjeteve sociale. Në një deklaratë në llogarinë e tij në Truth Social, Trump tha se Zelenskyy “nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika”, duke shtuar se “ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

“Ne patëm një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelenskyy nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”,- shkruan Trump.

Me largimin e liderit ukrainas, marrëveshja mes Uashingtonit dhe Kievit për mineralet e rralla ukrainase mbetet e paarritur, pasi në këtë takim pritej firmosja e saj nga dy palët.

Tentoi të arratisej nga shtëpia e “BBV”, dalin pamjet e Gjestit majë murit (Video)

Big Brother VIP Albania” ka publikuar spotin për spektaklin e të shtunës, ku një prej temave kryesore do të jetë tentativa e arratisjes së Gjestit nga shtëpia.

Në spot, janë publikuar edhe një pjesë e pamjeve të tentativës së arratisjes së Gjestit, ku këngëtari është ngjitur sipër murit dhe më pas është hedhur matanë oborrit të shtëpisë së BBV.

Produksioni dërgoi një Zarf të Zi në shtëpi, ku njoftonte dënimin e Gjestit për veprimin e kryer, por se cili është vendimi, pritet të njoftohet gjatë spektaklit të nesërm.

VIDEO

E paprecedentë / Trump dhe JD Vance ofendojnë dhe i bërtasin Zelenskit: Je i pasjellshëm, firmos ose ik lufto i vetëm! (Video)

Tensione të forta në takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodomyr Zenelski.

Trump paralajmëroi Zelenskin se Ukraina duhej të bënte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, ose Uashingtoni do t’i jepte fund mbështetjes ndaj tyre.

“Njerëzit tuaj janë shumë të guximshëm, por ju ose do të bëni një marrëveshje ose ne do të dalim, dhe nëse jemi jashtë, ju do ta luftoni atë vetë”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë në një përplasje verbale dramatike.

“Unë nuk mendoj se do të jetë e bukur, por nuk i keni kartat për të luajtur”, vijoi Trump.

Ndërsa tensionet u ndezën në Zyrën Ovale, JD Vance u përpoq të kritikonte Volodymyr Zelenskin se nuk ishte mirënjohës për mbështetjen e SHBA.

“A keni thënë faleminderit një herë?”, e pyeti Vance liderin ukrainas pasi e akuzoi atë për “mosrespektim”.

Vance tha se ishte “e pasjellshme për Zelenskin”, që të hynte në Zyrën Ovale, duke debatuar para mediave amerikane”.

Trump tha se Rusia nuk do të guxonte të prishte një marrëveshje armëpushimi me të, sepse ata “e respektojnë” atë.

I pyetur nëse Vladimir Putin do ta mbante fjalën e tij, Trump tha “po sikur bomba të bjerë mbi kokën tuaj tani?”.

“Ata e prishën atë marrëveshje me Bidenin, nuk e respektuan atë. Ata nuk e respektuan Obamën. Ata më respektojnë mua”, tha Trump.

Të gjithë e njohim si Egli Tako, por ky është emri i vërtetë të banores!

Për të gjithë që nuk e dinë banorja e BBVIP4, saktësisht quhet Egli Aleksandra Tako dhe është e talentuar në muzikë, aktrim dhe së fundmi ushtron profesionin si trajnere personale fitnesi.

Egli ka lindur më 15 shtator 1997 dhe ka përfunduar studimet në artet e teatrit dhe muzikë.

Ka rreth 2 muaj që Egli është bërë banore e shtëpisë më të famshme Vip, Big Brother 4.

Gjatë prezantimit të saj, ajo shprehu dëshirën që publiku ta njohë atë përtej thashethemeve dhe të zbulojë personalitetin e saj të vërtetë.

Fotolajm/ Kjo është 24-vjeçarja palestineze e cila u gjet e paj etë në Tiranë! Ku po fshihet bashkëshorti i saj!

Vajza që shihni në foto është 24-vjeçarja Rayyan Alwan e cila u gjet pa shenja jete në një apartament me qira në vendin tonë. Ndërkohë sot po ashtu është bërë publik momenti kur 24-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, 49-vjeçari Fadi Alwan mbërritën në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit më 19 Shkurt.

Çifti shihen të qetë duke ecur krah njëri-tjetrit në aeroport, ndërsa mësohet se kishin ardhur si turistë në Shqipëri. Viktima dhe bashkëshorti i saj 25 vite më i madh raportohet se jetonin në Gjermani, nga edhe ku kishin mbërritur në Rinas, ndërsa në aeroport janë prezantuar me dokumente greke.

Pasi kanë marrë një taksi ata janë akomoduar në banesën e marrë me qira tek Blloku i Ambasadave, ku dyshohet se 3 ditë më vonë, konkretisht më 22 Shkurt ndodhi edhe vrasja ku 49-vjeçari masakroi me thikë bashkëshorten e tij.

Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës Rayyan Alwan u gjet pesë ditë më vonë, më 27 Shkurt, me plagë të shumta në trup. Grupi hetimor ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim pas analizimit të gjitha veprimet e autorit, Fadi Alwan. Bashkëshorti i viktimës pasi kryerjes së krimit e ka mbuluar trupin me çarçaf dhe ka dalë shumë qetë nga banesa ku ishin akomoduar.

Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49 vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë.

Akuzat për laptopin e Ëngjëll Agaçit/ Rama: Mushkritë i dolën jashtë funksionit, tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme akuzat e Opozitës kundër Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçin. Gjatë një video-mesazhi, Rama ka deklaruar se Agaçi ndodhet në një spital në Itali, pas disa komplikacioneve në mushkri. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se Agaçi as nuk është arratisur dhe as nuk i janë sekuestruar dokumente dhe laptopi.

“Prej ditësh këneta ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën, familjen me fermant të bufit që e shpalli sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë të arratisur nga drejtësia. Agacci studio në Itali, u bë pjesë e një prej studiove të njohura të avokatisë në Romë, u kthye në Shqipëri me ftesën time dhe i përket ajkës së juristëve shqiptarë.

Për atë që përfaqëson është vlerësuar me medalje nderi nga Presidenti i Italisë. Para disa kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes si pasojë e një bllokimi të një arterie koronare për të cilën u operua në zemër dhe pas operacionit pati një dalje të mushkërive nga funksioni gjë që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar,” tha Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i është nënshtruar disa ditë më parë një ndërhyrje kirurgjikale në Itali. Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një denoncim ka ngritur pretendime se Agaçi është arratisur për t’iu shmangur një arrestimi të mundshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.