Dalin pamjet e rënda të aksidentit fatal në Shkodër / Motori me shpejtësi të madhe, makina i preu rrugën (VIDEO)

25-vjeçari Xhevahir Maksuti humbi jetën paraditen e 18 marsit teksa po udhëtonte në aksin Shkodër-Velipojë me motorin e tij.

I apasionuar pas motorave, 25-vjeçari u aksidentua me një tjetër automjet, përplasje që rezultoi fatale për të.

Në pamjet e publikuara më poshtë, shihet makina që del nga ambientet e një gomisterie teksa i pret rrugën motorit që po vinte me shpejtësi të madhe.

Motori ka mbetur në vend, ndërsa i riu ka fluturuar disa metra më tutje. Ai është transportuar drejt spitalit të Shkodrës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Kujdes! Pamje të rënda.

VIDEO

A do u sjellë vota? “Diss-i” Rama-Basha deri tani ka shtuar vetëm klikimet te këngët e Unikkatil-it (FOTO)

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha janë përfshirë në replika mes tyre duke përdorur këngët e reperit Viktor Paloka, i njohur si Unikkatil, për të thubuar njëri-tjetrin.

Ishte i pari Basha që me një këngë të reperit nga Kosova e pyeste Ramën se “ku i ka shokët”, duke e ironizuar për zyrtarët e PS-së të burgosur nga SPAK.

Po aq e “hidhur” ishte edhe përgjigja e Ramës, i cili i bëri “diss” me një këngë tjetër të Unikkatil: “Pse nuk po kupton që ti smun me u shty me mu, sa herë ke provu, çdo herë ki dështu”. Vargje të forta këto për Bashën, i cili s’ka njohur asnjë fitore elektorale përballë Ramës.

Mirëpo, kjo strategji mes tyre duket se po provon të jetë e suksesshme për të dy, teksa klikimet e kapura në rrjetet sociale kanë arritur majat, e ata janë tashmë kryefjalë mes të rinjve.

Por a do të përkthehet kjo strategji në vota? Kjo mbetet për t’u parë, por ajo që dihet me siguri është se deri tani ajo çka ka prodhuar janë vetëm më shumë klikime për këngët e Unikkatil në YouTube.

A do u sjellë vota? “Diss-i” Rama-Basha deri tani ka shtuar

Teksa vihet re një rritje e lehtë e shikimeve, bien në sy edhe komentet që thonë se janë rikthyer apo i kanë zbuluar këto këngë falë dyshes Rama-Basha.

A do u sjellë vota? “Diss-i” Rama-Basha deri tani ka shtuar

Futbolli në zi/ Ndërron jetë lojtari i Bayern Munchen

Ish-futbollisti i grupit të të rinjve të Bayern Munichut, Guo Jiaxuan, është konfirmuar se ka ndërruar jetë pas një lëndimin serioz që mori në kokë shkurtin e këtij viti, shkruan DailyMail.

Ai kishte luajtur në një ndeshje stërvitore kundër skuadrës spanjolle RC Alcobendas në një kamp të organizuar nga Shoqata e Futbollit të Pekinit.

Mbrojtësi 18-vjeçar, i cili më parë ishte në listën e gjigantëve bavarez, thuhet se u godit në fytyrë nga një gju,gjatë kampit stërvitor muajin e kaluar.

Vëllai i tij zbuloi në mediat sociale se Guo kishte pësuar një hemorragji subaraknoidale, një formë goditjeje e shkaktuar nga gjakderdhja në tru, pas përplasjes aksidentale. Mjekët në Madrid më pas e diagnostikuan Guo me ‘vdekje truri’, sipas vëllait të tij.

Klubi i tij Beijing Guoan ka bërë të ditur lajmin tragjik me një homazh prekës për ‘një fëmijë që e donte futbollin’.

Kemi humbur një fëmijë që e donte futbollin. U preftë në paqe Jiaxuan!’ tha klubi.

“Klubi do të vazhdojë të bëjë maksimumin për t’u marrë me pasojat në mënyrë të duhur dhe për të ofruar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për familjen e Guo Jiaxuan.”

Bayern Munich gjithashtu bëri nderime për të riun pas lajmit për vdekjen e tij.

“FC Bayern po mban zi për vdekjen e Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të skuadrës botërore, i cili ka vdekur në moshën 18-vjeçare në Kinën e tij të lindjes. Ai iu nënshtrua pasojave të një dëmtimi të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt. Mendimet e klubit janë me familjen dhe miqtë e tij.

guo

Debatet me Eglin, Gjesti i dërgon mesazh familjarëve i përlotur: Jam duke u çmendur…

Pas rikthimit të Eglit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, tensionet mes saj dhe Gjestit kanë arritur kulmin.

Përplasjet e tyre të shpeshta, sidomos pas debatit të ashpër në Prime dhe ditën e sotme, kanë ndikuar ndjeshëm në gjendjen emocionale të Gjestit.

Sot, ai është parë në një gjendje të rënduar, teksa nuk ka mundur ta përballojë më situatën. I vetëm në oborr dhe me lot në sy, ai i ka dërguar një mesazh prekës familjarëve të tij:

“Familja ime, kam mall për ju, jam tu u çmend. O Zot i madh, o tu më myt malli për ju. Çdo sen e kam bërë për ju. Kam 5 muaj izolim veç për ju, hiç për veti.”

Duket se presioni i lojës dhe konfliktet me Eglin e kanë ndikuar rëndë Gjestin, i cili tashmë po përjeton një nga momentet më të vështira brenda shtëpisë.

Në Shqipëri e “shkarkuan dhe po e hetonin”, Yuri Kim me detyrë të re në Departamentin e Shtetit, emërohet këshilltare e lartë

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është emëruar në postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në Departamentin amerikan të Shtetit (DASH).

Lajmi vjen i konfirmuar nga vetë DASH, një ditë pasi në Shqipëri shpërthyen zërat se ajo ishte shkarkuar nga posti që mbante, madje dhe sipas zërave nga Partia Demokratike, ishte vënë nën hetim.

Profili i ish-ambasadores Kim në uebfaqen e DASH u fshi për një ditë, duke bërë që të shpërthejnë spekulimet se ajo ishte larguar. Por mesa duket, kjo ka ndodhur për të përditësuar të dhënat e saj me postin e ri që do të mbajë.

Si Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, Kim do të mbajë këtë post të ri të krijuar së fundmi, mesa duket i inspiruar nga Departamenti i Efiçencës së Qeverisë, së Elon Musk.

Njoftimi i DASH për ish-ambasadoren Kim:

Yuri Kim është Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Më parë, ambasadorja Kim ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesor i Byrosë nga viti 2023 deri në vitin 2025.

Një diplomate karriere, ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ishte ambasadore e SHBA në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e emëruar nga Presidenti Trump dhe në vazhdim nën Presidentin Biden. Para kësaj, ajo ishte drejtore e Çështjeve të Europës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e Mesdheut Lindor; drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; dhe drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe, më herët në karrierën e saj, Asistente Speciale e Sekretarit Colin Powell. Ajo ishte gjithashtu një anëtare e delegacion të SHBA në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK-së. Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo u rrit në ishullin Guam.

Në Shqipëri e “shkarkuan dhe po e hetonin", Yuri Kim me

Youri Kim në DASH

Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?

Një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e zemëroi Serbinë, e cila e konsideroi atë si kërcënim ndaj saj. Çfarë thotë NATO-ja për nismën e re ballkanike, dhe si e shohin atë njohës të sigurisë në Prishtinë dhe në Beograd?

Kosova dhe dy shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan këtë javë një deklaratë për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Pa dhënë detaje konkrete, ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve thanë se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, si dhe do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride, por edhe do të koordinojnë politikat për integrime euroatlantike.

Serbia e pa këtë si hap që “minon stabilitetin rajonal” dhe si kërcënim për “integritetin territorial” të saj, kurse Kosova tha se nisma s’duhet të shihet si kërcënim ndaj askujt, por duhet të pranohet edhe si mesazh se tri shtetet do të jenë të bashkuara përballë çfarëdo sfide apo kërcënimi.

Njohës të sigurisë, në Prishtinë dhe në Beograd, nuk e shohin deklaratën si hap drejt formimit të një aleance formale të mbrojtjes, sikurse është ajo e NATO-s.

Çfarë i bashkon tri shtetet?

Për Ramadan Ilazin, udhëheqës i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), rëndësia e deklaratës qëndron te fakti se erdhi në kohën kur është rritur paparashikueshmëria e aleancave ekzistuese të sigurisë në botë.

Ai e sheh nismën si hap drejt forcimit të alternativave ose aleancave strategjike, që Kosova të avancojë në aspektin e mbrojtjes, pasi ende nuk ka një rrugë të qartë të anëtarësimit në NATO.

“Unë nuk jam optimist që kjo aleancë shënon fillimin e krijimit të një blloku formal të mbrojtjes, por më shumë të një grupi të ri të shteteve në Evropë, të cilat e ndajnë të njëjtin shqetësim ose të njëjtin lexim të situatës së sigurisë në Evropën Juglindore”, tha Ilazi për Radion Evropa e Lirë.

Ilazi beson se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe vetë aleanca, do të jenë ombrellë e këtyre bashkëpunimeve, pasi nuk mendon se Shqipëria dhe Kroacia do të vepronin në kundërshtim me interesat e NATO-s në rajon.

Një zyrtar i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se Shqipëria dhe Kroacia janë kontribuuese të kamotshme për stabilitet rajonal, edhe përmes kornizës të KFOR-it. I pyetur për nismën e re, zyrtari tha se aleanca “është në dijeni”, por se u takon palëve nënshkruese të deklaratës të thonë më shumë.

Pavarësisht se nuk e ka formën e një marrëveshjeje ndërkombëtare, nisma, me vullnet politik të palëve, mund të çojë “në veprime të buta politike”, sipas ekspertit për çështje të sigurisë në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë, Vuk Vuksanoviç.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë se bashkëpunimi ballkanik pjesërisht është nxitur mes paralajmërimeve për një reduktim të mundshëm të “angazhimit të Shteteve të Bashkuara në NATO, nëse evropianët nuk investojnë më shumë për mbrojtjen e tyre”.

Sipas Vuksanoviçit, në një mjedis ku NATO-ja nuk largohet, por “ku ajo dobësohet, mund të ndodhë që shtetet e caktuara të formojnë grupime joformale për të bashkëpunuar”.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia paralajmëruan se nisma mund të zgjerohet me anëtarë të rinj, ndonëse s’kanë përmendur emra shtetesh. Megjithatë, Serbia aludoi se një nga këto shtete mund të jetë Bullgaria.

Edhe nëse i shtohen vende të tjera, Ilazi nuk mendon që ky grup po lëviz drejt krijimit të një aleance ushtarake që mishëron parimet e NATO-s, sikurse mbrojtja kolektive.

Pse Serbia po e kundërshton nismën?

Beogradi kërkoi shpjegim nga Tirana dhe nga Zagrebi lidhur me qëllimet e nismës, teksa tha se “nuk do të lejojë veprime të njëanshme që mund të rrezikojnë integritetin tonë territorial, sigurinë e qytetarëve dhe paqen në rajon”.

Ministria e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës u kundërpërgjigj, duke thënë se një sjellje e tillë e Serbisë paraqet një shkelje të re të Marrëveshjes së Brukselit, “e cila përcakton qartë se Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës”.

Ndërkaq, Kroacia tha se ka kaluar koha kur Zagrebi i kërkonte leje Beogradit se si të vepronte e më kë të bashkëpunonte.

Për Vuksanoviçin, Serbia me më shumë gjasa e sheh këtë nismë si “provokim politik nga ana e Zagrebit”.

Sipas tij, pushteti në Beograd mund ta përdorë këtë zhvillim për të zhvendosur vëmendjet nga situata politike në Serbi dhe protestat që po mbahen atje tash e disa muaj.

Edhe Ilazi mendon se reagimi i ashpër i Serbisë është thjesht për shkak të përfshirjes së Kroacisë, e cila në vitet ’90 zhvilloi një luftë për pavarësi nga ish-Jugosllavia.

Megjithatë, ai konsideron se bashkëpunimi trepalësh është nxitur nga mendimi i njëjtë se Rusia ushtron një ndikim dashakeqës në rajon, dhe se regjimet autokratike në rajon paraqesin kërcënim për stabilitetin e Ballkanit – akuza që janë bërë vazhdimisht edhe nga autoritetet kosovare.

Përderisa mendon se Kosova do të përfitonte shumë nga përvojat e dy shteteve të NATO-s, por edhe nga trajnimet e ndryshme, Ilazi shpreh skepticizëm rreth zbatimit të nismës, duke kujtuar nivelin e ulët të zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme mes Prishtinës dhe Tiranës./ Radio Evropa e Lirë

Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vuçiç: E kemi kuptuar mesazhin, do mbrohemi nga një agresor i fuqishëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi gjatë qëndrimit të tij në Bruksel se nënshkrimi i një memorandumi ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes është në shkelje të një marrëveshjeje nënrajonale dhe shtoi se është i sigurt se NATO-ja nuk ishte e informuar për këtë gjë.

“Kjo është shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996, por ne kemi parë nga reagimet e Kroacisë dhe disa pjesëve të tjera të rajonit se ata nuk janë shumë të interesuar për të. Jam pothuajse i bindur se NATO-ja as që ishte e informuar dhe se as që u është thënë se cilat marrëveshje janë shkelur”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se nuk mendon se për këtë do të shqetësohen Prishtina, Zagrebi apo Tirana.

“Na takon neve, për më tepër, t’i theksojmë Rutte dhe njerëzve në NATO dhe gjithë të tjerëve se kjo është një shkelje e asaj që është pranuar, nënshkruar dhe respektuar që nga viti 1996. Na takon neve të kuptojmë realitetin dhe të përgatitemi për të ardhmen në përputhje me rrethanat”, u shpreh më tej presidenti serb.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar Deklaratën për Forcimin e Bashkëpunimit Mbrojtës, ndërsa Serbia tha se do të kërkojë një shpjegim urgjent nga Ministritë e Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë në lidhje me dokumentin e nënshkruar.

“Ata kanë hapur një garë armatimesh në rajonin tonë, është një situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Dhe do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do të mbrohemi me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq i fuqishëm”, tha Vuçiç.

Ferma Vip drejt nisjes, dalin emrat e personazheve që priten të bëhen pjesë

Ka qenë vetë produksioni i cili ka konfirmuar rikthimin së shpejti.

Në rrjet kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë që do ti bashkohen spektaklit në Fermë.

Burime ekskluzive për “Bordo” kanë zbulaur disa nga ‘fermerët’ e parë që do të jenë pjesë e këtij ‘reality show’.

Bëhet fjalë për emra të njohur për publikun, si këngëtari Federik Ndoci, Big Basta, Erand Sojli, Rovena Dilo, Olsi Bylyku, Elinara Shehu, Alba Pollozhani.

Akuzë e re për Erion Veliaj? Klodiana Lala nxjerr detaje: Dyshohet se ka futur në qeli …

Akuzë e re për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj?

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga marrja në pyetje e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj nga prokurorët e SPAK.

Veliaj u paraqit paraditen e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme ku u mor në pyetje për rreth një orë e gjysëm dhe më pas u nis sërish drejt qelisë së paraburgimit të Durrësit.

Veliaj është marrë në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij, ndërkohë që gazetarja Lala thotë që ndaj kryebashkiakut është ngritur një akuzë e re.

Sipas Lalës dyshohet se Veliaj ka futur sende të ndaluara në qëlinë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është marrë në pyetje në prani të avokatëve të tij.

Silvinjo pakt me Brojën, Zabaleta del në origjinë. Çfarë ndodhi në seancën e fundit të kuqezinjve në Shqipëri

Për rreth 1 orë e 30 minuta, ekipi përfaqësues mbylli përgatitjet në Tiranë paraditën e djeshme, duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore në tokën shqiptare. Me grupin në fillim të seancës u bashkua edhe Ismajli me Kumbullën, por të dy mbrojtësit u stërvitën të diferencuar për shkak të problemeve fizike. Ndërkohë Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të dy lojtarët do të udhëtojnë me skuadrën në Londër për ndeshjen me Anglinë.

SEANCA- Pas ushtrimeve të lehta atletike në formën e nxehjes, ekipi u fokusua te loja me top duke u ndarë në dy grupe. Ajo që mori kohën më të madhe të seancës, ishte testi brenda grupit, ndërsa u provuan edhe situata apo skema të ndryshme të lojës, po ashtu edhe goditjet standarde dhe ato në portë.

ZABALETA- Për rreth 10 minuta gjatë testit brenda grupit, kur Gjimshiti dhe Ajeti u larguan, sepse morën ngarkesën e duhur, duke qenë se kanë pasur një sezon të ngarkuar, në mbrojtje veshi fanellën Pablo Zabaleta, ndihmëstrajneri i Kombëtares. Argjentinasi i cili me futbollin e luajtur është mbajtur mend si një mbrojtës agresiv dhe për lojën e ashpër, nuk mund të mos dilte në “origjinë” dhe “viktima” ishte Nedim Bajrami. Pasi mori një pasim nga Asllani dhe po tentonte të kontrollonte topin, Zabaleta i ndërhyn nga mbrapa, me Nedimin i cili ndaloi një moment dhe po duronte dhimbjet e goditjes. Një paralajmërim për mesfushorin anësor për ta kuptuar se çfarë e pret në “Uembli”. Gjithçka kaloi dhe Bajrami vijoi lojën normalisht.

BROJA-SILVINJO- I rikthyer nga një dëmtim në kavilje, Silvinjo e di shumë mirë sa i rëndësishëm është Armando Broja për ekipin kombëtar. Kur nuk kishte mbetur edhe shumë nga seanca stërvitore, trajneri dhe sulmuesi po bisedonin nga afër, në lidhje me diçka teknike që braziliani po i shpjegonte. Në fund, gjithçka mbyllet me një shtrëngim duarsh. Sulmuesi pritet të marrë minuta.

UDHËTIMI- Pas stërvitjes, Kombëtarja u kthye në hotel dhe pasdite fluturoi nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Londrës. Pas akomodimit, ditën e sotme skuadra do të mbyllë përgatitjet në stadiumin “Uembli”, ku do të zhvillojë seancën e fundit zyrtare stërvitore. Përballja me Anglinë do të luhet nesër në orën 20:45. Panorama Sport