VIDEO virale, zbulohet personi që Rozana takoi në dhomën e dëshirave

Pak ditë më parë u bë shumë virale në rrjetet sociale një video nga “Big Brother VIP 4”, e cila shkaktoi reagime dhe diskutime të shumta. Në pamjet në fjalë, shfaqet Rozana teksa futet te dhoma e dëshirave.

Aty shihet se dikush po e pret banoren brenda. Klipi, ka nxitur shumë komente dhe spekulime nga ndjekësit, duke e bërë këtë moment viral në rrjetet sociale.

Ditën e sotme kjo video u shfaq edhe gjatë emisionit “Fan Club”, duke sqaruar njëherë e mirë të vërtetën dhe duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.

Te dhoma e dëshirave, atë ditë Rozanën po e priste psikologia e “Big Brother VIP 4”, Jorida Rustemi. Kjo e fundit ishte e ftuar sot në studion e “Fan Club”, ku u shpreh:

“Shikoni pak profilin tim se e keni aty. Ka shumë polemika dhe shumë diskutime, çfarë po bëhet dhe çfarë po ndodh? Po e thoja edhe më hertë, kuptojeni, është në interesin tonë të parë që të gjithë banorët të jenë mirë. Ndaj sa herë kanë ngarkesa, sa herë unë e gjykoj si shikuese e thjeshtë por edhe si bashkëpunëtore me produksionin, se dikush ka nevojë të rishikohet apo të bëhet një bisedë se ku jemi apo mekanizmat motivues, apo kur produksioni e gjykon të arsyetueshme pasi është 24/24 se me tepër se dy stream, e pastaj kur banorët e kërkojnë vetë, unë jam atje, kam qenë atje edhe në 12 të natës, në 2, në 4, edhe në mëngjes“.

Familjarët e υik timaνe në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund t’u bëni aυtoρsi fëmijëve, po i υr isni për herë të dytë

Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën pas zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e të ndjerëve t’i ushtrohen autopsisë.

Ata kanë bllokuar hyrje-daljet e spitalit kryesor në Koçan për të mos lejuar heqjen e trupave të fëmijëve të tyre që duhet të dërgohen për obduksion. Ata kanë bllokuar me makina rrugën, ndërsa janë shprehur se nuk mund të lejojnë që fëmijët e tyre të vriten për së dyti.

“Duhet të na vrisni ne që të bëni autopsi fëmijët tanë. Nuk mund ti vrisni për herë të dytë”, janë shprehur prindërit e viktimave.

Ndërkohë, miqtë dhe të afërmit e njerëzve të plagosur nga zjarri presin jashtë spitalit në Shkup për lajme mbi gjendjen e tyre.

Simeon Sokolov, 50 vjeç, thotë se vajza e tij Anastasija, 23 vjeçe, po trajtohej në spital për djegie dhe thithje tymi. Mes lotësh dhe emocionesh ai pohoi se “ka shumë fëmijë që po vuajnë”, duke uruar që të mbijetojnë e të shërohen.

“Jam babai i njërit prej fëmijëve të prekur nga tragjedia e madhe në Koçan. Anastasija Sokolov është vajza ime, është këtu në spitalin e Shkupit, ka qenë disa orë në Shtip, ka djegie, ka edhe thithje tymi, dhe është këtu për mjekim me respirator, është në gjendje të qëndrueshme. Më e rëndësishmja, ajo është gjallë. Dhe presim për lajme të tjera, tami për tani kaq dimë. Di vetëm që janë shumë fëmijë që kanë vuajtur. Ne ishim gjithë kohës në spitale. Doktorët po bëjnë punën e tyre, por numri është i madh. Dashtë Zoti gjithësecili të mbijetojë dhe të bëhet mirë”, shprehet babai.

Zjarri mori jetën e të paktën 59 të rinjve dhe lëndoi 160 të tjerë filloi në klubin e natës ‘Pulse’ kur çatia mori flakë nga një ekspozitë piroteknike, thanë autoritetet. 27 persona janë shtruar në spitalin e qytetit të Shkupit me djegie të rënda dhe 23 të tjerë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike. Mes të plagosurve ka edhe të mitur.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se 18 persona janë në gjendje kritike. Ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski e quajti këtë një ditë të vështirë dhe shumë të trishtueshme për Maqedoninë!

“Humbja e kaq shumë jetëve të reja është e pariparueshme, dhimbja e familjeve, të dashurve dhe miqve është e pamatshme”, tha kryeministri, ndërsa Maqedonia shkon në një javë zie kombëtare.

‘S’do ma shohi më surra tin kur të dalim’! Video e Gjestit që tronditi Eglin para rifutjes së saj në BBV

Spektakli i së shtunës në “Big Brother VIP 4” solli një moment të bujshëm për Eglin, e cila ishte e ftuar në studio pas largimit nga shtëpia. Teksa diskutonte për eksperiencën e saj në reality show, ajo u përball me një klip aspak të këndshëm, pasi zbuloi detaje shokuese mbi marrëdhënien e saj me Gjestin.

Fillimisht, në pamjet e transmetuara u shfaqën momentet e ëmbla mes dyshes, me deklarata dashurie dhe afrimitet të ndërsjellë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por më pas, klipi mori një kthesë dramatike, duke zbuluar një tjetër anë të Gjestit. Në një rrëfim privat në Dhomën e Rrëfimit, ai shprehej:

“Kur të dal nga këtu, do të zhdukem, s’do të mi shohë sytë. Nuk e di si e ka paraprirë kjo, unë në Prishtinë e kjo në Tiranë… s’mundem me e dashtë”.

Kjo deklaratë tronditi jo vetëm Eglin, por edhe publikun dhe opinionistët, duke ngritur pikëpyetje mbi sinqeritetin e ndjenjave të tij. Kontrasti mes fjalëve të tij brenda shtëpisë dhe atyre në rrëfimet private ka ndezur një debat të madh në rrjetet sociale, ku fansat po diskutojnë nëse marrëdhënia e tyre ishte e vërtetë apo thjesht një strategji loje.

A ishte gjithçka një lojë nga ana e Gjestit, apo ndjenjat mes tyre ishin të sinqerta? — Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim pasi Egli është rikthyer mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Kaloi me semafor të kuq e dehur dhe përρΙasi për υdekje shqiptarin, arrestohet 22-vjeçarja greke

Policia greke ka arrestuar 22-vjeçaren e cila aksidentoi për vdekje 47-vjeçarin nga Tirana, Gentian Kamberi.

Sipas raportimeve, e reja Ekaterina Caci kishte konsumuar alkool dhe po udhëtonte me shpejtësi të lartë kur përplasi makinën e cila drejtohej nga shqiptari.

Ndërkohë efektivët e policisë thonë se e reja ka kaluar kryqëzimin me semafor të kuq, duke shkaktuar kështu përplasjen fatale.

Të plagosur mbetën edhe dy pasagjerë të rinj të cilët ndodheshin në makinë me 22-vjeçaren.

Kelly nxjerr ‘zbuluar’ produksionin? Flet për Gjestin: Fiku mikrofonin dhe …

Pas prime-it të djeshëm në Big Brother VIP Albania, një deklaratë e papritur e Kellyt gjatë një bisede me Rozanën ka bërë bujë.

Kelly tregoi se pardje, Gjesti i kishte thënë dy gjëra që nuk i pëlqyen, por ajo që e habiti më shumë ishte se ai kishte fikur mikrofonin dhe kishte shpërthyer në sharje.

Në bisedën e zhvilluar në oborr, Kelly dëgjohet duke i thënë Rozanës: “Kishte fikur mikrofonin dhe vetëm shante.”

Rozana i përgjigjet: “Shante, kë shante? Emo mirë, çun është.”

Ndërkohë, Kelly vijon: “Thoshte ‘S’më lënë të dal’.”

Ky diskutim ka ngjallur reagime të shumta nga publiku, me fansat që spekulojnë mbi atë çfarë mund të ketë ndodhur realisht.

Kujtojmë se pas tentativës së tij për të dalë nga shtëpia, produksioni vendosi që nëse Gjesti fiton çmimin e madh, ai do të marrë vetëm gjysmën e tij, 50 mijë euro.

“Një fëmijë kisha, ç’më duhet jeta mua pa djalin?” Prindërit e SHKATËRRUAR para spitaleve të Maqedonisë, i gjejnë fëmijët në morg!

Maqedonia e Veriut është gjunjëzuar këtë të diel para lotëve dhe dhimbjes. Tragjedia e orëve të para të mëngjesit ku 59 të rinj humbën jetën pasi flakët përfshinë lokalin e natës ku dhe ata ishin duke festuar, ka lënë “zemërthyer” prindërit e tyre, familjarët, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por jo vetëm.

Rreth 1500 të rinj ishin mbledhur për të ndjekur performancën e grupit të hip-hopit “DNK”, ku 4 prej tyre artistëve të këtij grupi fatkeqësisht humbën jetën. Ashtu sikurse raportuam dhe më herët në mesin e viktima ishte edhe futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov.

Sipas mediave vendase një baba “zemërthyer” kërkonte si i “marrë” nëpër spitalet e Shkupit vajzat e tij të cilat ndodheshin në klubin e natës. Fatkeqësisht njërën prej tyre ai e gjeti në morg, ndërsa tjetrën të plagosur në spital, me plagë të shumta të trup të shkaktuara nga djegia.

Një tjetër prind ka “shpërthyer” para ambienteve të spitalit. Dragi Stojanov humbi djalin e tij 21-vjeçar. I tronditur dhe i shkatërruar ai kërkoi drejtësi për të birin, teksa theksoi se të vetmit që janë përgjegjës në këtë tragjedi ku humbën jetën 59 të rinj e mbetën të plagosur 155 të tjerë janë autoritetet.

“Për çfarë më duhet jeta mua, nuk më duhet mua jeta. Një fëmijë kam pasur, për çfarë më duhet jeta… Një fëmijë kam pasur, vdiq, nuk më duhet jeta mua o njerëz. Një fëmijë kam pasur, vdiq, çfarë të bëjë, edhe të tyre mos të jenë më, edhe ata të vuajnë siç po vuaj unë. 150 persona në një disko, 500 persona në disko”, tha ai.

Gjesti del “huq”, Gerta, Danja dhe Egli e injorojnë banorin e BBV4

Gerta, Danja dhe Egli vendosën që të mos dëgjonin Gjestin, i cili tentoi që t’iu tregonte një gjë për të qeshur.

Fillimisht Gjesti shkoi pranë Gertës dhe i tha që t’a dëgjonte se do i tregonte një histori për të qeshur. Banorja nuk pranoi dhe u çua duke thënë: “Kur të mësosh të dialogosh me mua, vetëm atëherë”.

Më pas Gjesti u kthye nga Danja, e cila edhe ajo u ngrit menjëherë duke u larguar nga ai.

“Jo ‘funny’ kur të duash ti, me të futme kur të duash ti, ik re”, i tha Danja.

Egli pasi u larguan Danja dhe Gerta, edhe ajo vendosi që të çohej nga divanët jashtë.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Vetëm të tregoj diçka, vetëm dy fjalë kam me ty

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Eglit i ndodh e papritura brenda 12 orëve

Egli Tako u rikthye mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” pas një votimi publik që i dha një shans të dytë për të luftuar për çmimin e madh dhe për të rikthyer dinjitetin e saj.

Megjithatë, rikthimi i saj nuk është pritur mirë nga të gjithë.

Brenda vetëm 12 orësh pas hyrjes së saj, këngëtarja ka humbur rreth 10,000 ndjekës në Instagram, duke rënë nga 353,000 në 343,000.

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma vijon të jetë e aksesueshme, megjithëse me vështirësi dhe shenja të qarta të një bllokimi të pjesshëm. Afati i fundit i vendosur nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), që detyronte kompanitë e internetit të ndalonin plotësisht aksesin deri më 13 mars, është shtyrë për disa ditë.

Sipas burimeve nga AKSK, procesi teknik për bllokimin e plotë do të zgjasë deri në 10 ditë, pasi kërkohen hapa shtesë për ekzekutimin e plotë të masës. Kjo përfshin koordinimin me kompanitë që operojnë shërbimet e internetit dhe zbatimin e procedurave për heqjen e aksesit nga pajisjet mobile.

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut u propozua nga kryeministri Edi Rama pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri të nisur në rrjetet sociale. Pas kësaj, qeveria zhvilloi konsultime me 65 mijë prindër dhe mësues, duke e argumentuar mbylljen si një masë për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e dhunshme dhe rreziqet online.

Rihapja e mundshme e TikTok-ut do të varet nga angazhimi i kompanisë për të vendosur filtra dhe masa mbrojtëse që do të kufizojnë përmbajtjet e dëmshme për të rinjtë.

(Balkanweb)

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 15 Mars 2025

Dashi

Dashuria: Sot është koha e duhur për të punuar me forcën tuaj të brendshme dhe të mendoni se si të rivendosni ekuilibrin në jetën tuaj. Është një kohë e mirë për dashurinë! Yjet shpallin mundësi të mëdha në sektorin sentimental për beqarët!

Puna: Mundësi të reja pune për ata që duan të jenë të gatshëm për të ecur para.

Demi

Dashuria: Mëngjesi fillon me më shumë energji se zakonisht. Hëna në aspektin e favorshëm paraqet momente të bukura në sferën romantike. Momente të mirëkuptimit me partnerin/en. Zemrat e vetmuara do të kenë takime të reja, disa prej të cilave janë shumë të rëndësishme.

Puna: Yjet ju këshillojnë të mendoni për investimet dhe të mendoni me kujdes përpara se të ndërmerrni veprime për të shmangur falimentimet.

Binjakët

Dashuria: Sot jeta emocionale nuk është saktësisht një shtrat me trëndafila dhe disa momente tensioni me partnerin/en do ta trondisin pak ditën. Merrni kurajo me të dy duart! Surpriza të këndshme për beqarët të cilët nuk duan të jenë vetëm!

Puna: Përpiquni të zhvilloni disa projekte të rëndësishme për karrierën tuaj, një moment i rëndësishëm po afrohet.

Gaforrja

Dashuria: Dashuria në këtë ditë nuk do të jetë në maksimum. Mundohuni të mos mendoni për atë shumë dhe të shijoni argëtimin, një shëtitje me miqtë ose një mbrëmje me kolegët. Shpesh ju duhet të mendoni edhe për veten! Mërkuri krijon probleme për beqarët, kujdes.

Puna: Perspektiva të shkëlqyera për punë, veçanërisht për ata që kanë një aktivitet tregtar. Do të ketë të ardhura të shkëlqyera.

Luani

Dashuria: Urani në shenjë sinjalizon kaq shumë mundësi në sferën private. Nëse keni një dashuri solide ju mund të filloni programe shumë interesante në të ardhmen! Beqarët do të jenë në gjendje të llogarisin një entuziazëm të madh dhe plot energji, ata do të jenë gati për të filluar një histori të re.

Puna: Mundësitë e punës në ditët e sotme nuk do të mungojnë, do t’ju takojë që të zgjidhni se cilën rrugë duhet të shkoni dhe çfarë të vendosni.

Virgjëresha

Dashuria: Në pasdite dashuria do të jetë në nivele të larta. Përpiquni të përqendroheni te dashuria dhe të qëndroni të qetë, Saturni u jep gëzim dhe qetësi atyre që dinë ta kuptojnë atë. Yjet ofrojnë mundësi të reja për beqarët që duan një histori të rëndësishme.

Puna: Mbështetuni mbi të gjitha në entuziazmin tuaj për biznes, por mos humbisni mundësinë për të eksperimentuar me projekte të reja.

Peshorja

Dashuria: Ju do të stimuloheni nga energjia e madhe dhe madje edhe pengesat sot nuk do të ndikojnë në qetësinë tuaj. Një buzëqeshje dhe një sy ‘qorr’ do të fshij shqetësimet në botën emocionale. Shumë lajme për beqarët, bukuria dhe misteri që I karakterizon do t’I bëjë të kapin shumë zemra sot!

Puna: Marsi është gati të bëjë gjithçka që mundet për të promovuar mundësi të mira pune, vendosni vendosmërinë tuaj dhe gjithçka do të jetë një sukses!

Akrepi

Dashuria: Yjet sot ofrojnë frymën e duhur për të kryer projektet në çiftit që ju interesojnë. Për disa nga shenjat një festë e bukur është gjithashtu në horizont. Për beqarët do të ketë shumë mundësi të favorshme për të takuar shpirtin binjak, mos i humbisni!

Puna: Puna sot do të vazhdojë pa probleme, por nëse keni diçka për të thënë, vazhdoni, keni yjet në favorin tuaj.

Shigjetari

Dashuria: Yjet do t’ju japin frymën e duhur për të zbutur çështjet e dashurisë. Venusi në rrugë do të jetë vendimtar në ditët në vijim për të marrë vendime të rëndësishme. Zemrat e vetmuara do të duhet të bëjnë një zgjedhje, vetëm mbani këmbën tuaj në tokë!

Puna: Puna këto ditë nuk ju peshon, jeni fokusuar në projektet tuaja dhe shikoni drejt për rrugën tuaj.

Bricjapi

Dashuria: Dita fillon e mrekullueshme, sot ju do të ndani momente të bukur me partnerin/en tuaj. Planetet e favorshme sigurojnë marrëveshje të përsosur në të gjitha frontet! Edhe beqarët sot do të kenë guximin të deklarojnë tërheqjen për një person.

Puna: Hëna ju këshillon që të investoni në karrierën tuaj dhe Urani do t’ju ndihmojë gjithashtu për të mbështetur përpjekjet tuaja.

Ujori

Dashuria: Disa vështirësi në sferën emocionale do të ndikojnë në disponimin tuaj. Nëse e pranoni se keni gabuar, rishikoni hapat dhe gjithçka do të kthehet si më parë. Marsi në shenjë së shpejti do të shpërblejë beqarët që janë në kërkim të dashurisë, takime të reja në horizont.

Puna: Përpiquni ta kuptoni atë që është e gabuar me punën dhe përpiquni të keni më shumë besim te vetja. Nëse është e nevojshme, pushoni.

Peshqit

Dashuria: Përpiquni të përqendroheni te ndjenjat dhe t’i jepni përparësi dialogut, gjërat me të dashurin tuaj do të përmirësohen. Por ju nuk do të jeni të lumtur ta dëgjoni një person pas një kohe të gjatë. Beqarët do të duan të ndajnë këtë ditë me familjen.

Puna: Yjet njoftojnë probleme në fushën profesionale, por sigurohuni, do të zgjidhni çdo mërzi.