Tëtmet i fortë shkund tokën

Frikë në Foggia pas dy tërmeteve të fortë me magnitudë 4.4 dhe 4.9 ballë.

Tronditja është ndjerë edhe në provincat e tjera të Pulias, nga Bari dhe Brindisi në Bisceglie, Andria dhe Trani.

Paraprakisht nuk raportohet për dëme.

Prej 24 orësh paniku është rritur mes banorëve të zonës, edhe pas disa tërmeteve të njëpasnjëshme në Napoli.

Emra/ Dy studentet humbin jetën në aksidentin e rëndë

Dy vajza, 23 vjeçe dhe 20 vjeçe, kanë humbur jetën sot në Kosovë pas lëndimeve të marra në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës 10:00.

Aksidenti ka ndodhur në një rrugë të rajonit të Gjilanit dhe ka përfshirë një kamion dhe një automjet tjetër, ku shoferi i kamionit është ndaluar nga policia, ndërsa një pasagjere e veturës së përfshirë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Dy vajzat që ndërruan jetë janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi të cilat ishin studente në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar ngjarjen dhe ka bërë me dije se hetimet janë në zhvillim e sipër. Sipas tij, hetimet e kryera nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimi i vendit të ngjarjes, analiza e kamerave të sigurisë dhe mbledhja e provave të tjera kanë çuar në dyshimin se aksidenti nuk ka qenë një vetaksident, por një aksident trafiku i shkaktuar nga manovrat e papërshtatshme të drejtuesit të kamionit.

“Drejtuesi i kamionit, mashkull kosovar i lindur në vitin 1970, dyshohet se ka bërë një kthim të pasigurt, duke penguar një automjet që ishte në tejkalim. Si pasojë e kësaj, drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe ka tentuar të shmangë goditjen me kamionin, duke u rrokullisur jashtë rrugës,” tha Hashani.

Policia dhe autoritetet e tjera përkatëse po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa ngushëllime për humbjen e jetëve të rinjve janë shprehur nga komuniteti dhe familjarët.

Polici rrugor në mes, dy të rinjtë qëΙ Ιojnë me shκeΙma e skafandër njëri-tjetrin në Tiranë (Video)

Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku dy të rinj ushtrojnë dhunë ndaj njëri-tjetrit në kryeqytet

Në videon e publikuar, dy të rinjtë qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe skafandë, ndërsa në mesin e tyre qëndron një efektiv i policisë rrugore.

Ky i fundit tenton që të ndajë dy të rinjtë, ndërsa goditjet mes tyre vijojnë.

Ende nuk dihet shkaku i sherrit apo nëse të rinjtë janë shoqëruar në komisariat nga policia.

https://streamable.com/e/9hp9mz?quality=highest

Tuneli i Murrizit hapet për qarkullim, Tiranë- Peshkopi për 60 minuta

Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, është hapur për qarkullimin e automjeteve, duke reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Tirana në Dibër me rreth 3 orë.

Me një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbërë nga dy korridore, një për trafik dhe tjetri për emergjenca, ky tunel e bën plotësisht të aksesueshme Rrugën e Arbrit, e cila shtrihet në 74 kilometra dhe lidh Tiranën me Dibër, si dhe me veriun e Maqedonisë së Veriut, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin.

Projekti, pjesë e Korridorit të Tetë paneuropian, u përball me sfida të mëdha për shkak të gjeologjisë së vështirë dhe rrëshqitjeve të dherave, duke bërë që ndërtimi të nisë në maj të vitit 2019 dhe të zgjasë më shumë se sa pritej. Me hapjen e tunelit, tashmë shmanget kalimi përmes bypassit të Murrizit, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke nxitur rritjen ekonomike dhe turizmin në zonë.

“Nuk i shkon aspak!”, Projekti i ri muzikor i Parashqevi Simakut ‘shpërthen’ në kritika

Artistja Parashqevi Simaku, ka vendosur të rikthehet në skenën e muzikës shqiptare pas shumë viteve mungesë. Projekti i saj i ri u paralajmërua prej kohësh nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili e ka mbështetur këngëtaren në këtë rikthim. Së fundmi, Simaku ka publikuar një pjesë të këngës së re, por pritja nga publiku nuk ka qenë ajo që pritej.

Në rrjetet sociale, komentet kanë qenë të shumta, por kryesisht negative. Shumë ndjekës shprehen të zhgënjyer, duke theksuar se prisnin një rikthim më dinjitoz për një artiste të kalibrit të saj.

“Nuk ka fjalë, është një moshë që nuk i shkon kështu… o jam gabim?”, shkruan një komentues.

Dikush tjetër e cilëson projektin si të papërshtatshëm për imazhin e saj: “E papërshtatshme për emrin tënd e moshën tënde. Më vjen vërtet keq që s’ke forcën të vendosësh vetë për veten. Ndërsa një tjetër ndjekës e krahason me artistin Elton Ilirjani, duke thënë: “Ka filluar të bëjë sjellje si Eltoni.”

Dikush tjetër e cilëson projektin si të papërshtatshëm për imazhin e saj: “E papërshtatshme për emrin tënd e moshën tënde. Më vjen vërtet keq që s’ke forcën të vendosësh vetë për veten. Ndërsa një tjetër ndjekës e krahason me artistin Elton Ilirjani, duke thënë: “Ka filluar të bëjë sjellje si Eltoni.”

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 14 mars 2025

DASHI

Është e rëndësishme të rizbuloni dëshirën për të qenë mes të tjerëve. Tashmë edhe Venusi është i favorshëm, lajm i mirë për beqarët e shenjës. Është koha për takime, argëtim dhe relaks. Për sa i përket punës, do të jeni më të hapur për të provuar shtigje të ndryshme edhe në qytete të tjera nëse është e nevojshme. Përgjegjësitë e reja mund të shkaktojnë ankth, por është e rëndësishme të merrni ndihmë nga njerëz të mirë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, familjet me angazhime të mëdha financiare apo probleme me fëmijët do të mund të marrin frymë lehtësisht, do të ketë ditë më pak të rënda në përgjithësi. Për sa i përket punës, kanë filluar të piqen ngjarje që mund të ndryshojnë jetën tuaj brenda pak javësh.

BINJAKËT

Gjatë orëve të ardhshme të këtij muaji mars do ta gjeni veten të malluar për dikë që është i vështirë për t’u arritur, por kjo është krejt normale për ju që i doni ndërmarrjet e ndërlikuara. Për sa i përket punës, kjo është një periudhë interesante ose të paktën e qëndrueshme. Një pikë kthese në marrëveshje është e mundur.

GAFORRJA

Nëse një histori është përtej rikuperimit, lëre të shkojë dhe ktheje shikimin drejt së ardhmes. Situata e përgjithshme me Venusin e kundërta do të sjellë disa dyshime të vogla. Për sa i përket punës, këmbëngulja dhe durimi juaj do të shpërblehet. Pas periudhave të gjata praktike, studimesh dhe praktike, shumë shpejt do të vijnë konfirmimet dhe kënaqësitë e këndshme.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, është koha për zgjedhje të rëndësishme. Çiftet tashmë të martuara mund të mendojnë të kenë një fëmijë. Puna? Perspektiva interesante të vlefshme për të gjithë periudhën, disa ditë mund të jenë të jashtëzakonshme…

VIRGJËRESHA

Një moment fuqie të madhe po vjen. Kini kujdes sepse hëna do të jetë pikërisht në shenjën tuaj. Nëse duhet të diskutoni tema, bëjeni! Mos i nënvlerësoni takimet, marrëdhëniet dhe gjërat e reja. Sa i përket punës, jeni duke punuar për një projekt, por tensionet e javëve të fundit nuk do të kalojnë brenda natës.

PESHORJA

Çiftet që vendosin të martohen tani do të duhet të përballen me disa telashe të vogla ekonomike. Për sa i përket punës, kjo nuk është koha e duhur për të humbur kohë të çmuar. Ekziston një dëshirë e madhe për t’u rikuperuar dhe për të bërë më shumë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ka ende disa çështje praktike dhe ekonomike për t’u kuptuar më mirë për çiftet që janë bashkë prej kohësh. Për sa i përket punës, yjet po e rregullojnë veten në një mënyrë aq pozitive sa do të jetë vërtet e vështirë të rrish duarkryq dhe të shikosh.

SHIGJETARI

Është më e lehtë të gjesh në çift bashkëfajësinë dhe butësinë, kreativitetin në marrëdhëniet në përgjithësi. Aspekti i shkëlqyer i Venusit do t’ju shoqërojë për shumë ditë. Për sa i përket punës, nuk janë të paktë ata që kërkojnë zgjidhje, konfirmime. Ata që punojnë mirë në një kompani duhet të shpresojnë për diçka më shumë.

BRICJAPI

Nëse një histori ka mbaruar, është më mirë të mos ktheheni në hapat tuaj. Duhet vetëm pak përpjekje për t’u hapur ndaj botës. Për sa i përket punës, në këtë periudhë të vitit ka pak qetësi. Fatkeqësisht nuk është një periudhë e bujshme, me sa duket duhet të merreni me atë që keni ose dëshironi të shijoni pak relaks duke eliminuar telashet.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, gjithçka është në proporcion me situatën tuaj emocionale, Afërdita është e favorshme, por herë pas here ju humbni kontrollin. Për sa i përket punës, ky është një moment i rëndësishëm edhe për studentët që do të mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera dhe të përparojnë deri në fund të pranverës.

PESHQIT

Ata që kanë pasur forcën për të ndryshuar do të kuptojnë se transformimet që kanë ndodhur kanë qenë përfundimisht pozitive, në disa raste të dhimbshme por të nevojshme. Puna? Nëse jeni ndër ata që tashmë keni pasur një shpërblim apo çmim në shkurt, mos u frikësoni, do të keni edhe më shumë nga mesi i qershorit.

Deri dje pro Bashës, sot krah Ramës/ Zamira Sina: Nuk më vjen keq ta pranoj se Rama shihte më larg se ne në atë çadër

Zamira Sina është pjesë e listës së mbyllur të PS për qarkun e Vlorës.

Në një intervistë për “Top Story” në Top Channel, Sina u shpreh se “Nuk ndihem keq ta pranoj se Edi Rama shihet më larg se ne”.

Pedagogia dhe dekania Sina ka qenë një ndër “banoret” më stoike të çadrës së Lulzim Bashës para kryeministrisë në vitin 2017.

Zamira Sina: Jam angazhuar politikisht pas vitit 2013. Gjatë periudhës 2017 kam qenë një zë intelektual opozitar. Gjatë asaj periudhe kam votuar ish-partinë tonë, Grida.

Ndihesh e shpërblyer tani?

Zamira Sina: Nuk më vjen keq ta pranoj publikisht se Edi Rama shihte më larg se në atë çadër. Mandatet e Ramës konkretizuan shumë gjëra, por edhe për sa i përket investimeve që qeveria e tij bëri për Vlorën. Ndoshta në atë periudhë, arsimit të lartë ende nuk i kishte ardhur radha, flas në anën financiare.

Ke një zonë gjeografike në Vlorë?

Zamira Sina: Ende nuk jemi ndarë. Presim zotin Çuçin të bëjë një mbledhje me deputetët e qarkut Vlorë dhe më pas të ndahemi në bazë të zonave.

“Ka qenë në çadër zonja, pedagoge, kërkonte rritje pagash dhe sot është në listën e mbyllur”, është shprehur Edi Rama për Sinën.

U tërhoq nga lista e PD-së, Alesia Balliu tregon sms-të: Noka dhe Boçi vendosën në listën e sigurt mikeshën e Alketa Vejsiut (VIDEO)

Ish-kandidatja në primaret e Partisë Demokratike, Alesia Balliu ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve më të lartë të PD-së, për përfshirje në manipulimin e rezultatit të garës brenda forcës më të madhe opozitare.

Ajo ka zbuluar detaje për manipulimet dhe marrëveshjet politike që kanë ndodhur në Elbasan, duke përfshirë Luçiano Boçin dhe Flamur Nokën.

Në një intervistë për A2 CNN, Balliu ka treguar se Noka dhe Boçi kanë pasur një rol të rëndësishëm në vendimmarrjet për listat zgjedhore, duke bërë pazare dhe duke ndikuar në procesin e kandidaturave.

Balliu e cila iu bashkua Shqipëria Bëhet të Adriatik Lapajt, tha se Flamur Noka dhe Luçiano Boçi vendosën në garë mikeshën e Alketa Vejsiut, Klodiana Çapja, e cila u rendit e treta në listën e opozitës në qarkun e Elbasanit.

Më tej, ajo tha se procesi i primareve në PD ishte një paçavure dhe listën e kandidatëve e ka vendosur Flamur Noka.

“Më vijnë sms nga Elbasani dhe e kam një detyrim një shpjegim për ta! Ky është numri personal i Flamur Nokës, (tregon bisedën në telefon), ku vihet deputetja që është në listë të mbyllur! Një nga mikeshat më të ngushta të Alketa Vejsiut dhe drejtoreshën e burrit të saj, që këta dalin dhe vetëm e baltosin me çështjen e Ramës, vihet në listë të mbyllur duke bërë pazare, dhe këtu kemi përfshirjen e nënkryetarit të PD-së Luçiano Boçi për të marrë vota për këtë vajzën, pa filluar gara.

Ky është numri i Nikës që shkruan: E di unë së kë ka telefonuar Luçiano për t’i dhënë votat Klodit.

Duke e parë këtë paçavure, 48 orëshin e fundit dhe duke e konfirmuar nga numri personal i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, unë nuk mund të rrija më në atë parti. I kam shkruajtur zotit Noka dhe nuk më ka kthyer përgjigje.

Ndërsa kam pasur komunikim me zotin Alizoti, dhe ai s’ka pasur fare të bëjë me listën e Elbasanit. Kandidatët i ka vendosur Flamur Noka”, tha Alesia Balliu.

Pjesë nga intervista:

Komunikim me zotin Noka, zotin Boçi, keni patur?

-Unë me zotin Boçi nuk kam patur komunikim. Zotit Noka i kam shkruajtur sms të gjitha dhe nuk më ka kthyer përgjigje.

Po me zotin Alizoti që është drejtues politik i qarkut?

-Po, pa diskutim. Me zotin Alizoti kam patur komunikim dhe zoti Alizoti ka qenë  një ndër personazhet që nuk ka patur fare të bëjë me listën e Elbasanit

Kush i ka vendosur?

– Flamur Noka. Alizoti ka qenë thjesht drejtuesi i parë politik, por që nuk ka patur vendimmarrje për listën.

Aks ident tra gjik: Një e re humb jetën, pesë të ρΙa gosύr transportohen në Tiranë

Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Bulqizës, ku një makinë tip “Fuoristradë” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e pesë personave të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur “Ura e qytetit”, në aksin rrugor Bulqizë-Peladhi.

Automjeti drejtohej nga shtetasi Edmir Zogu, i cili ka humbur kontrollin mbi timonin, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përfundojë jashtë asfaltit.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, ka humbur jetën në vend bashkëshortja e tij, 31-vjeçarja Matilda Zogu.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po transportohen me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, por dyshohet se humbja e kontrollit mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, lagështirës në rrugë ose një defekti teknik.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik. /noa.al

“Më ke puthur edhe …”, Xheneta i kujtoi momentet bashkë, si reagoi Gjesti?

Sfida e mosreagimit i vendosi banorët e “Big Brother Vip” para shumë surprizave gjatë ditës së djeshme dhe sot në shtëpi.

Megjithatë, më e papritura ndodhi sot, teksa Xheneta Fetahu, ish-partnerja e Gjestit hyri në shtëpi.

Banorët nuk duhet të reagonin, por Xheneta ndërkohë, nuk i ndali ngacmimet.

Në një moment, ajo qëndroi e ulur pranë tij, duke e ngacmuar dhe duke sjellë në vëmendje kohët e tyre të bukura.

Xheneta i kujtoi Gjestit puthjet e tyre, madhe duke thënë se ai i ka puthur dhe gishtat e këmbës. Gjesti ndërkohë nuk reagoi dhe vijoi bisedën me banorët.

“I shikoni thonjtë e këmbës? Dikush m’i ka puthur gishtat e këmbës! Sa të bukur i kam”- tha Xheneta, teksa qëndronte pranë Gjestit.